Tregtia e Shkodërs
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Tregtia e Shkodërs

Gryka e Bunës asht skela e Shkodrës, por e hymja në të asht shumë e zorshme, sepse bregu i detit asht i mbushun prej lumit, që sjell plaçka në det, prandaj asht edhe shumë i cekët. Ujët e lumit që shkon ne det formon nji kanal të ngushtë, i cili asht 5 deri 7 kambë i thellë dhe e ndryshon trajtën e tij sa herë ban fortunë. Nga ana tjetër, kjo grykë nuk asht e sigurueme nga ernat e detit. Nga ky shkak asht e lundrueshme vetëm për anijet bregdetare, të cilat mund të hyjnë këtu vetëm kur asht koha e mirë dhe duke përdorë plumbçen që u tregon thellësinë.

Lumi asht i lundrueshëm 4 orë përpjetë grykës deri në Obot, i cili asht nja dy orë larg prej Shkodre; ky lokalitet, në pjesën ma të madhe, përbahet prej magazinave dhe haneve. Prandaj Obotin mund ta quejmë skelën e vërtetë të Shkodrës, sepse edhe anijet ma të mëdha, të cilat nuk mund të lundrojnë deri këtu, i transportojnë barrët me barka të vogla; prej këtu shkojnë pastaj nëpër tokë për Shkodër. Lumi ne fjalë, sipër Obotit ka formue dy banka rane, të cilat i pengojnë barkat me lundrue deri në Shkodër. Këto duket se janë ba tashti vonë, sepse këtu, tregojnë pleqtë, ma përpara vinin anijet e vogla prej deti deri te ura e Bunës në pazar të Shkodrës.

Lugina veriore e Liqenit të Shkodrës. Kjo fushë, që shtrihet në lindje të liqenit, vazhdon deri te fusha e Moraçës së Poshtme. Kjo në lindje kufizohet prej vargjeve jugore të Alpeve Shqiptare, të cilët e dërgojnë nji degë deri te liqeni i Hotit. Kjo asht fusha e Bajzës. e cila me përjashum të livadheve l€ bregut, asht gurishtë dhe ujë nuk ka fare. Përkundrazi. larg becgut dalin shumë burime ose burojnë nën sipërfaqen e liqenit, gja që tregon se shtresat e tokës janë poroze. Mbas përshkrimit që më bani nji njeri që e njeh mirë këtë krahinë, në anën e lindjes ka shumë lugina. Kjo gja më tërhoq vërejtjen. prandaj po e shënoj këtu që ta hetojnë ma mirë shetitsit e ardhshëm. Sepse në lindje të Moraçës njofim vetëm nji të tillë luginë edhe kjo gjindel në Alpet. Kjo asht lugina e liqenit Rikavec, në jug të Kom Kuçit.

Bregu moçalik si edhe fusha e Moraçës së Poshtme janë mjaft të damshme për shëndetin, mbasi këtu ka shumë ethe malarjeje. Kjo vlen sidomos për Zhabjakun, që asht nji fortesë e vogël në derdhjen e Moraçës në liqen. Simbas nji gojëdhane, që merr nji mendim se lokalitetin e emnuen mbas gjasendit të parë që do të ngjitej në themelet, këtu u gjet nji bretkocë, e cila sllavisht quhet “zhaba".

Krahina e Moraçës në Kohën e Mesme përbante thelbin e Zentës, emnin e të cilës e ka ruejtë deri sot Zeta. Ne po ua lamë filologëve sllavë me caktue a kanë po nji rranjë Çetinja, kryeqyteti i malit të Zi, dhe Cetina e Dalmacisë, e cila në kohën e mesme quhej po Cetina. Kjo krahinë, si duket, ka qenë baza e sundimit të Balshajve, të cilët përmenden në historinë e Shqipnisë së Veriut. Kjo, në kuptimin ma të gjanë, formonte pjesën veriore të shtetit të Balshajve (Zeta e sipërme), kurse pjesa jugore e tij përfshinte lokat në jug të liqenit, i cili quhej edhe liqeni i Zentës.

Sot kufini në mes Shqipnis dhe Malit të Zi shkon në mënyrë që fusha i përket Shqipnisë dhe mali i takon Malit të Zi.

Ajo pjesë e krahinës së lumit që i takon Shqipnisë formon një krahinë të veçantë të pashallikut të Shkodrës, atë të Podgoricës.

Këto vise jetojnë në luftë të vazhdueshme me malazezët, e cila pushon vetë nga nji herë për një kohë të shkurtën, sepse malazezët sulmojnë natën tokat e turqve, vrasin, presin dhe vjedhin gja të gjallë dhe drithë dhe këtë e kanë ba si profesion. Nga ky shkak popullsia muhamedane asht e detyrueme të jetojë, si me thanë, me pushkë në dorë.

Megjithatë, kjo krahinë që vuen kaq shumë asht e popullueme dendun. Banorët janë, si thamë ma sipër, të gjithë sllavë; ndër qytete popullsia asht muhamedane, fshatrat janë të krishtenë.

Podgorica, asht kryeqyteti i kësaj krahine, të cilën e mbron nji kala e fortë, dhe shtrihet aty ku Rubnica derdhet në Moraçë, nja 3 orë e gjysmë prej liqenit. Qyteti në fjalë ka 1000 shtëpi muhamedane dhe 200 kristiane ortodoksc dhe mbi muret e tij shifen kafkat e malazezve të vramë, që janë vue me radhë.

Nja dy orë në veriperëndim të Podgoricës gjindet Shpuza, kalaja e vogël, por me randësi, e kuflnit, e cila e ndan pjesën veriore të fushës të Zetës, që asht e Malit të Zi, prej asaj të jugut, që i takon Turqisë. Qyteti ka 200 shtëpi muhamedane dhe 30 shtëpi të krishtena ortodokse; përmes tij kalon lumi. Kalaja ngrihet në bregun lindor. Bejllikun e Shpuzës e ka deri sot trashëgim vetëm nji familje.

Fortesa e Zhabjakut, që përmendëm ma sipër, ka vetëm 209 shtëpi muhamedane. Kjo fortesë e vogël gjindet mbi nji nga ishujt që ka formue Moraça në grykën e saj, ma afer kufinit të Malit të Zi, banorët luftëtarë të të cilit e kanë shtye atë deri aty. Se si veprojnë ata në këtë rasë e mora vesht në Shkodër: në perëndim të Zhabjakut asht nji tjetër ishull si ky. Ai quhet Salkovina, mbas nji fshati që u prish në kohën e luftave të Mustaf pashës me malazestë. Ishulli në fjalë sot asht i malazezve; ata kanë ndërtue mbi një kodër kundrejt Zhabjakut nji fshat me nji kullë të fortë, e cila duket nga larg, mbasi asht e lyeme me gëlqere të bardhë.

Këta ma përpara ishin bujq të pronarëve muhamedanë dhe punonin tokat e tyne, por shpeshherë kishin ngatërresa me zotnitë. Por kur u bashkue me ta ishulli i Vraninës më 1832, atëherë shpallën se Salkovina ishte e tyne dhe ndërtuen kullën e Dadoshit. Gjatë kohës, pjesa me e madhe e bujqve u muer vesht me pronarët në mënyrë paqësore dhe sot i ka tokat me tapi.

Në vitin 1835 pushtuen nji herë befas kalanë, por e liruen përsëri kur erdhën shkodranët për ndihmë, natyrisht, tue marrë me vete të gjitha plaçkat që mund të mbaheshin.

Njëherë tjetër malazezët pushtuen fushën në mes kufinit të tyne dhe Zhabjakut, e cila mund të prodhojë nja 20.000 stoja drithë në vit, mbi identitetin e të cilës po hahen në Shkodër.

Ata gërmuen nji hendek të gjanë, përbri fortesës, vetëm nji qitje pushke larg prej saj.

Pastaj i matën tokat simbas marrëveshjes që kishin ba ma përpara, i ndanë në mes tyne dhe ia shitën pjesët shoqi-shoqit duke marrë edhe dëftesat që të hollat ishin pague. Ata këtë fushë e punojnë së bashku dhe secili ka edhe pushkën në krah. Por, mbasi nji pjesë e kësaj fushe mund të gjuhet me top prej kalasë dhe ushtarët turq u dërgojnë rregullisht disa gjyle si dhuratë anmiqve që lirojnë ditën arat, malazestë vendosën që ata që lanë punën nga frika e gjyleve të gjobiten me 20-50 talerë gjobë. Veç kësaj atyne u merren qetë e parmëndës, të cilët theren dhe hahen bashkarisht.

Turqit ranë shumë herë në përpjekje me malazeztë për me e pushtue përsëri këtë fushë, por nuk patën sukses. Në vitin 1839 filluen bisedimet për me ba nji paqë të përgjithshme në mes Malit të Zi dhe Pashallikut të Shkodrës dhe mbi të gjitha pikat u arrit nji marrëveshje, me përjashtim të asaj fushe. Përfaqësuesi i pashës erdhi bashkë me dy malazez në Shkodër për me bisedue mbi këtë çashtje, e cila ende nuk ishte përfundue. Pasha mbajti nji fjalë, ku tregoi se qeveria turke kishte të drejtën e pakundërshtueshme mbi këtë fushë dhe se malazestë e kishin pushtue me forcë. Atëherë ma i vjetri i delegatëve të Malit të Zi iu përgjegj kështu: kur erdhët ju turqit në këtë vend, nuk e sollët këtë fushë nga Medina, por e keni pushtue, si edhe të gjitha vendet e tjera, me forcë, me dinakëri dhe me të holla. Por ne e kemi fitue përsëri në saj të këtyne (me këte fjalë vue doren mbi koburet që kishte në brez) dhe kemi vendos me e mbajtë, qoftë edhe sikur të përzihet gjaku ynë me dheun e saj, sikundër mbruhet mielli me ujët, kur bahet bukë.

Mbas këtyne fjalëve, bisedimet dështuen dhe gjendja e luftës vazhdoi ma gjatë. Kjo përgjigje mund të krahasohet fare mirë me fjalët e luftave që kemi nga Koha e Vjetër, sepse nuk asht fjalë boshe, por tregon karakterin burmor të tyne.

Unë nuk mujta me marrë vesht me siguri, e kanë mbajtë malazeztë këtë fushë, mbasi turqit pushtuen ishullin Lesendro dhe Vraninën, apo jo. Mbi këta ishuj u banë edhe bisedime diplomatike, prandaj meritojnë me i kqyrë ma afër.

Vranina gjindet ma përpara grykës së Moraçës dhe vetëm nji kanal i ngushtë e ndan prej toke: rrethi i saj asht nja 1 orë e gjysmë. Gjysma veriperendimore ka toka të mira, që prodhojnë nja 200 barrë misër në vit; pjesa e jugut asht mal dhe joprodhuese. Ishulli Lesendro asht shkamb dhe nji kanal i ngushtë e ndan prej bregut perëndimor të Vraninës, që nuk asht ma se 100 kambë i gjanë. Ishulli ne fjalë asht nja 1, 1/2 mile deti larg bregut malazez.

Me gjithë kullën e shkambit të Gurmeshurit, që gjindet fare afër bregut malazez, por pak nga jugu, tri pika dominojnë grykën e Rjekës të Cemoviçit, e cila asht e lundrueshme 3 orë përpjetë lumit, dhe mbi atë të përroit të Virit, që asht ma në jug.

Ishulli i Vraninës ka qenë gjithmonë i Turqisë dhe tokat e tij ishin të agallarëve të Zhabjakut.

Shkaku që ai u shkëput nga Turqia ka qenë ky: më 4 nandor të 1832133 tetë vranjotë shkuen në Shkodër gjoja me ble atje krypë. Këta u kapën si spiunë të malazezve me urdhër të vezirit të madh, Reshit pasha, që atëherë ndodhi në Shkodër dhe u futën në burg. Njani prej tyne mujti me shpëtue nga burgu, por ata shtatë të tjerët u varën. Vranjotët, kur e muerën vesht këtë, dërguen nji delegacion te Vladika dhe iu lutën që ishullin e tyne ta pranonte brenda tokës malazeze. Lutja e tyne u pranue me gëzim dhe Vladika dërgoi shpejt në këte ishull nji gamizon ushtarësh dhe Lesendron e siguroi duke ndërtue nji kullë të fortë. Në këtë mënyrë malazeztë fituen sundimin mbi pjesën veriore të liqenit dhe u banë të vetmit pronarë të plloçave të mira të atjeshme. Nuk kaloi shumë kohë dhe ata filluen me pengue lundrimin në liqen me barkat e tyne dhe shqetësuen sidomos bregun jugperëndimor, ose'Krajën që banohet prej shqiptarëve muhamedanë.

Në Shkodër nuk bani ndonji përshtypje pushtimi i ishullit, sepse të gjithë vëmendjen e qytetarëve e kishin tërhekë rrëzimi i Mustafa pashës dhe refor-mat e vezirit të madh, Reshit pashës, i cili pak ma vonë u transferue në Anadoll për me luftue atje kundra Ibrahim pashës së Misirit.

Në qytet vazhdonin trazimet dhe grindjet me pashallarët e Portës së Naltë përsa u përket reformave, që ata i donin me ua imponue banorëve dhe kjo gjendje e shtoi edhe ma tepër guximin e malazezëve, të cilët e rrezikuen aq shumë lundrimin e liqenit, sa që as bagëtia e shkodranëve nuk mund të kulloste ma pa rrezik nëpër fushat pranë qytetit.

Kjo gjendje vazhdoi deri në vitin 1843, në të cilin Osman pasha vendosi me e pushtue përsëri ishullin. Sepse n’atë vit plasi lufta në mes Malit të Zi dhe Hercegovinës dhe forcat e malazezëve ishin zanë në kufijtë veriorë të vendit. Ajo fuqi ushtarake që u nis kundra Lesendros, gjet atje një gamizon prej 32 ushtarësh dhe menjëhere filloi bombardimin me topat, që i kishte prue me barka. Gamizoni bani fare pak kundërshtim dhe u dorëzue, mbasi humbi 10 vetë. Tashti shqiptarët zbarkuen edhe në Vranishtë, banorët e të cilit ishin arratisë në mal të Zi, dogjën fshatin dhe kishën ortodokse dhe u vendosën atje.

Pasha urdhënoi me i zgjanue shpejt fortifikatat e Lesendros dhe me ndërtue nji kullë në Gurmeshur dhe të gjithë mundimet e Vladikës me i shtie në dorë përsëri keto dy ishuj, deri tashti qenë të kota. Vladika, me shpenzime të mëdha, transportoi disa topa të randë deri në breg dhe me këta bombardoi fortifikatat e Lesendros, por pa as ma të voglin sukses dhe sulmi i 300 malazezëve kundra Vraninës u praps prej gamizonit të shqiptarëve me humbje të mëdha për armikun.

Ç’prej kësaj kohe të dy ishujt u banë pronë e Turqisë, e cila mban atje gjithmon nji gamizon prej disa qindra vetë. Pjesa ma e madhe e banorëve të vjetër të Vrahinës u kthye përsëri në trojet e veta.

Kurpushtuen malazezët ishujt, katundi sllav, që gjindet në bregun perëndimor afër kufinit, u bashkua me ta, por, tashti q&ato u ripushtuen prej turqve, u nda edhe fshati në* fjalë dhe iu nënshtrue përsëri sundimit të Portës së Naltë. Bile malazeztë i zu frika se mos ndiqnin shembullin e Selicës të gjitha krahinat e bregut. Këto humbje, si edhe humbja e tokave. që Mali i Zi u detyrue Vi dorëzojë Hercegovinës në kufijtë e veriut dhe pakënaqësia nga shkaku i taksave të reja, shkaktuen ndamjen e Berdës së Jugut prej Kuçit. e cila qe bashkue me të në vitin 1836, kur ylli i Malit të Zi ishte tue u ngjitë nalt, Por kjo krahinë sot asht kthye prap ke Mali i Zi.

Në Shkodër thonë dhe e besojnë të gjithë se bajraktarët e Berdës kanë në shtëpi dy flamurë, nji flamur turk dhe nji malazez që përdorin simbas nevojës herë njanin, herë tjetrin. Kjo tregon gjendjen e tyre delikate dhe nuk ka nevojë me pru prova të tjera për pozitën e tyne të dyshimtë.‘

info@balkancultureheritage.com