Tregtia e Shqipnisë së Jugut
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Tregtia e Shqipnisë së Jugut

Sundimi i Ali Pashë Tepelenës përban nji periudhë me randësi në historinë e Shqipnisë së Jugut, sepse ai theu fuqinë e feudalëve të këtij vendi, siguroi qetësinë e mbrendshme dhe e bashkoi vendin nën hijen e tij. Janina u ba kryeqyteti i shtetit të tij.

Prandaj mund të themi me plot të drejtë se Ali Pasha e pushtoi Shqipninë për Perandorinë Osmane dhe u ba rregulluesi i kësaj province, tue formue kështu nji tanësi të fortë.

Njikohësisht me ndryshimin e gjendjes politike të vendit filloi edhe nji lulëzim i gjendjes politike dhe nji lulëzim i gjendjes ekonomike, sepse ç’prej kësaj kohe u zhvillue edhe ma tepër, bile krijoi edhe tregje të tjera.

Në kohnat e para tregtia bahej sidomos nëpër tokë. Tregtarët e Shqipnisë blinin plaçkat që u nevojiteshin në fabrikat e Tumovës dhe të Ambelaqit në Tesali dhe në tregjet në Selanik dhe Stamboll. Bile ata shkonin edhe në panairet e Serezit dhe të Perlepes në Maqedoni për me ble mallna të ndryshme nga Evropa. Tregtia nëpër det asaj kohe ishte në duart e frëngjve, dhe ata, përpara kryengritjes së parë, banin mjaft tregti me Artën dhe Prevezën.

Lidhjet me Venedikun me anë të Korfuzit dhe Prevezës ishin te pakta.

Në kohën e luftrave frënge tregtinë e Shqipnisë e tërhoqi Malta; por kur u ba paqa e përgjithshme, gjendja ndryshoi krejt përsa i përket marrëdhanieve ekonomike të këtyne viseve. Tashi po shofim se tregtia e tokës po bahet nëpër det, gja që asht shumë në favor të vendit dhe në radhë të parë qëndrojnë Austria dhe Anglia. Franca asht përjashtue fare nga tregu dhe të gjitha përpjekjet e saj me i lidhë përsëri marrëdhëniet e para, deri sot nuk kanë pasë sukses.

Sot me sot asht Janina tregu i parë i provincës dhe tregtia e saj shtrihet edhe përtej kufijve, sepse nuk mban vetëm Tërhallën dhe nëpërmjet saj edhe Tesalinë e pereridimit me mallna koloniale dhe manifakturë, por i ban konkurencë Selanikut edhe në Larisë. Kjo fumizon edhe tregun e Kosturit në Maqedoni, sepse tregtarët e tij, ndonëse e kanë ma afër Manastirin, preferojnë tregun e Janinës, mbasi këtu plaçkat i blejne ma lirë. Për zhvillimin e tregtisë se Janinës ka kontribue shumë edhe krijimi i vijës sonë të lundrimit.

Tashti në kohën e fundit po bahet Korça, që asht në lulëzim e sipër, nji konkurënt i rrezikshëm i Janinës përsa i përket tregtisë me viset e veriut. Sepse tregtarët e atjeshëm mujtën me u shkëputë nga tregu i Janinës dhe banë lidhje direkte me Korfuzin, pjesërisht edhe me Triestën dhe mallrat angleze i sjellin nga Vlona nëpër rrugën ma të shkurtën. Pozita e Korçës, ku kryqëzohen shumë rrugë kryesore, asht shumë e përshtatshme për tregtinë dhe tregtarët e Janinës kanë fillue me u shqetësue.

Janina ka dy skela: atë të Sajadhës kundrejt Korfuzit dhe atë të Artës (quhet Salaora) në gjinin që ka po këtë emën. E para nuk ka nji molo, por vetëm nji radë të hapët, e cila rrezikohet shumë prej ernave që fryjnë nga perëndimi. Rruga prej këtu deri në Janinë mban 20 orë; kjo kalon buzës së lumit të Kalamasit dhe asht shumë e keqe. Dimën për dimën rrëzohen këtu mushka dhe bien në lumë. Mbi këtë rrugë transportohen mallrat ma të mira që shkarkojnë vaporet tonë në Korfuz dhe manifaktura angleze. Mallnat koloniale dhe ato që janë të randa, të cilat i sjellin gjemitë, shkojnë në Artë. Rada e saj, megjithëqë nuk asht e mbrojtun nga të gjitha emat, asht ma e sigurtë se ajo e Sajadhës dhe rruga, që mban vetëmn 16 orë, asht shumë ma e mirë. Prandaj edhe qiraja asht ma e lirë, por hymja e gjinit të Prevezës ka vetëm 12 kambë ujë dhe nga ky shkak nuk ban për vaporë ma të mëdhenj.

Tregtia e këtij qyteti asht fare e vogël. Ky ka marrëdhanie me Korfuzin dhe me Shën Mavrën, prej ku merr venë dhe me ishujt e vegjël të Jonisë. Qyteti grek Vbnica, që gjindet në brendi të gjinit, i blen në Korfuz ato pak plaçka evropiane që i duhen. Edhe marrëdhaniet e Artës shtrihen vetëm me viset e aferme. Skela ma e njoftun në Shqipërinë e Jugut asht Vlona, sepse në gjinin e saj gjejnë strehë të gjithë vaporët që i kap furtuna në grykën e Otrantos.

Berati ka nji skelë shumë të keqe në grykën e Semanit, prandaj përdor Vlonën për me eksportue prodhime natyrore, të cilat me lundra të vogla i dërgon deri në Vlonë.

Përvec kësaj ka edhe skela të tjera të mira gjatë bregut të Shqipnisë së Jugut, por, mbasi në shpinë të tyre nuk kanë krahina prodhimtare, janë braktisë dhe shërbejnë vetëm me ngarkue prodhime natyrore të viseve të afërme.

Administrata doganore gjatë bregut të detit ka zanë afer 20 stacione; për importin kanë vlerë, si thamë më sipër, vetem skela e Sajadhës dhe ajo e Salaorës.

Parga, e njohur qysh kur e bleu Ali Pasha, nuk ka asnji lëvizje tregtare. 

Në Shqipninë e Jugut nji lundrim më vete ka vetëm Himara, por këtu, si dhe në të gjithë Levanten, mallnat transportohen prej anijeve greke, sepse ato pak barka të ishujve të Jonisë nuk çojnë peshë. Mbas Greqisë vjen Austria; vapore angleze duken rrallë. Marrëdhëniet detare të Shqipnisë bahen sidomos me Triestën dhe Korfuzin, sepse lidhjet e saj me Greqinë, Livomon dhe Maltën janë shumë.të vogla. Edhe me bregun italian, që asht kundrejt, Shqipnia nuk ka marrëdhënie direkte, bile as me skelat e tjera turke dhe as me Francën.

Shuma e përgjithshme e eksportit dhe importit të Shqipnisë mund të zajë nja 4-6 milion franga ari (2-3 milion gulde). Prej kësaj shume 2/5 i përkasin eksportit dhe 3/5 importit. Këto shifra nuk janë të sigurta dhe nji statistikë mbi të hymet dhe të dalmet e Shqipnisë asht e pamundshme; vetëm nji gja mund të themi, se në Shqipni hyjnë ma shumë mallra nga Anglia, sesa nga Austria, por edhe me anë të Trieshtës. Kështu kjo skelë asht e para për tregun shqiptar. Nga ato që thamë ma sipër duket kjartë se tregtia e Shqipnisë së Jugut tashti në kojiën e fundit po lidhet ngushtë me sistemin tregtar të Evropës Perëndimore. Kjo gja vlen dhe ma shumë për tregtinë e Shqipnisë së Veriut Kthesa e tregtisë së Shqipnisë kah perëndimi ka nji randësi të madhe për tregtinë tonë, seps vlen për zhvillimin ma të gjanë të saj.

Shqipnia asht nji vend agrar dhe blegtoral si dhe të gjithë fqinjët e saj. Prandaj të gjithë manifakturat qe i nevojiten, i merr nga jashtë dhe shet, në anë tjetër, prodhimet natyrore të saj.

Si thamë ma sipër, në Shqipni të Jugut sjellin mallna drejtpërsëdrejti Anglia dhe Austria.

Prej atyne mallnave që nuk vijnë në Shqipni drejtpërsëdrejti, por me anë të Trieshtës dhe Korfuzit, po përmendim vetëm hekurin e Rusisë, nja 200 kuintal në vit dhe nja 2000 litra fije gjymyshi nga Napoli, me qindisë rrobe. Importimi nëpër tokë asht shumë i pakët në krahasim me atë të detit.

info@balkancultureheritage.com