Tumë e Kodër Bogez
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Tumë e Kodër Bogez

Kjo kodër gjendet në afërsi të Laç Sebastit dhe mbi të gjendej një tumë e të njëjtit lloj me shumë të tjera që vërehen në këtë territor. Mungesa pothuaj e plotë e togut të dheut që e përbënte në fillim, bëri të mundur të arrihej shpejt zgavra e punuar me muret e vogla të tullave dhe me përmasat e së mëparshmes. Ndryshonte prej saj vetëm pasi në vend të strehës dyujëse të bërë me tulla të mëdha, në këtë rast të dytë mbrojtja e sipërme e kufomës përbëhej nga një qemer. Pajisjet mortore përbëheshin nga objektet e mëposhtme:

  1. Një unazë ari, e ruajtur mirë, me diametër të brendshëm 17 mm dhe me lartësinë më të madhe 32 mm (përfshirë dhe gurin). Pjesërisht mund të vihet re nga dy fotografitë e fig. 27 (ajo djathtas e tregon objektin në profil, ndërsa ajo majtas e paraqet në ballinë). Unaza përbëhej prej një shufre ari, e gjitha e punuar me azhur. Mbi faqet anësore gjendet një vizatim me zikzake të vogla që shkojnë nga njëra buzë në tjetrën e shufrës kanë të tillë ecuri. Duke filluar nga pjesa e poshtme, shufra zgjerohet gradualisht për të krijuar rrethin e gurit. Më saktësisht, duke nisur nga pika ku vërehet një kënd në rrethin e unazës (një kënd i tillë shihet në pamjen djathtas), shufra petëzohet në sipërfaqet e sipërme dhe është e stolisur me një punim, gjithashtu, me azhur, por me rrjetë rombesh të vogla. Mbi rrethin e gurit, fiksuar nga një rreth përforcimi, është ngërthyer një gur ornamental prej kristali të pastër shkëmbi, në formë trupi konik, mbi sipërfaqet më të vogla të të cilit, është gdhendur një katërkëmbësh.
    Punimi është i mirë. Unë mendoj se unaza i përket periudhës rreth shek.VII m.Kr.; por mbi të qe mbërthyer një gur ornamental i epokës romake.
    Ishte aty gjithashtu një bishtuk bronzi.
    Dy parzmore bronzi.
    Një fibul argjendi.
    Një monedhë e Septim Severit.
    Një monedhë e Maksimilian Dazës.
    tumat e përshkruara më parë. Këto gjenden në lokalitetet vijues: Kalivaç, Barti dhe në territorin që shtrihet nga Uji i Bardhë i Kurbinit deri në Vaun e Dejës.

Dhe tashmë, pasi kam përshkruar materialin e disa prej këtyre formave të varreve, po kaloj në përcaktimin e epokës së kategorisë së tretë të tumave, domethënë e atyre më të lashta. Parathem se më duket që atypari ato mund të grupohen së bashku edhe për sa i përket epokës së tyre. Në të vërtetë disa lloje objektesh janë të përbashkëta për të gjitha tumat dhe këto gjenden brenda një hapësire me diametër prej pak kilometrash. Shtoj, gjithashtu, se për përcaktimin e epokës është e nevojshme që unë t’i përmbahem asaj kategorie objektesh që kanë karakteristika të tilla prej të cilave arrihet një datim i sigurt apo mjaft i përafërt. Nuk do të marr parasysh në të kundërt grupin e objekteve të cilat, edhe pse janë shfaqur mes prodhimeve të industrisë njerëzore të një kohe shumë të lashtë, parahistorike madje, megjithatë mbesin deri në periudha të vona, gjë për të cilën vetiu i shpëtojne njc përcaktimi të ngushtë kronologjik (për shembull sëpata dytehëshe që, megjithëse prej bronzi, e gjejmë në qytetërimin kreto-mikenas; kmesa prej hekuri e cila shfaqet mes objekteve të fillimit të qytetërimit të LaTëne (6); qelibari, trupthat boshtorë që mund të jenë të epokës parahistorike, etj.). Duke qenë puna kështu, nuk mbetet veçse t’i përmbahemi elementeve kronologjike të nxjerra nga shqyrtimi i formave të varreve me mbulojë qoftë me qemer, qoftë me tulla të mëdha (dykrahëshe?) dhe me mure të vogla, gjithashtu, prej tullash. Veç kësaj, mes pajisjeve mortore, i referohemi unazës prej ari, bollëkut të mjeteve luftarake dhe të punës të gjitha në hekur, ndoshta edhe llambës së bronzit, por mbi të gjitha monedhave romake të epokës së vonë perandorake. Prandaj nuk mund të nxirret një përftmdim i ndryshëm nga ky: tumat që kam njohur unë, për të cilat kam folur më lart dhe që kanë nxjerrë në dritë një material arkeologjik, ngjan se janë të shekujve të parë të Erës së Krishterë, edhe pse paraqesin hera-herës objekte që, të marrë veçan, do të mund të gjykoheshin edhe shumë më të hershme.

info@balkancultureheritage.com