Udhëtime hulumtuese nëpër Shqipëri 1905-1910
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Udhëtime hulumtuese nëpër Shqipëri 1905-1910

~Franc Baron Nopça

Udhëtimet e mia për të hulumtuar Shqipërinë filluan në verën e vitit 1905. Në fillim të gushtit udhëtova për në Cetinjë. Aty takova sërish diplomatin tonë Kuhn von Kuhnenfeld dhe bashkëshorten e tij, konteshën Anna Raday (mbiemri i vajzërisë). Me këtë rast u regjistrova për vizitë te princi Nikita dhe pasdite sëbashku me familjen Kuhn isha ftuar për tenis te princesha Jutta von Mecklenburg. Erdhën edhe princi tinzar Nikolaus i Malit të Zi dhe princesha, të cilës edhe iu prezantova. Jutta ishte shumë e këndshme. Unë luajta me të kundër diplomatit francez markezit Sarcey dhe Anna Kuhn. Besoj se humbëm.

Në mbrëmje Jutta dhe princi malazez Danilo ishin te familja Kuhn për darkë sepse ishte dita e emrit e konteshës Anna. Bëra muhabet gjerë e gjatë me Danilon për gjuetinë. Ai me rrëfeu se sa e këndshme ishte të gjuaje delfinë me gjyle. Unë i tregova për dhitë e egra e kështu me rradhë. Koha kaloi për mrekulli dhe më në fund ra fjala për Londrën. Danilo u shpreh, “Londra është e shkëlqyer. Është shtet i vërtetë'. Unë, “Po Madhëri, është shumë më e madhe se disa shtete europiane.” Në atë çast me ra ndër mend se isha përpara një pasuesi të fronit të mikroshtetit Mal i Zi dhe vetëm për të mos shkëputur Çalinë vijova, ”Për shembull Norvegjia, e cila ka  vetëm 4 milionë banorë.” Situata u përmirësua. Përveç kësaj, po atë mbrëmje Danilo iu ankua konteshës Kuhn se ende nuk e kishte Kryqin e Madh austriak, ndërsa çdo princ çunak gjerman kishte një të tillë dhe tha “Unë, admiruesi besnik i Sovranit Tuaj, kam mbetur 14 vjet në vend.’ Ndërsa mua më zuri një dhimbje e madhe koke.

Në Cetinjë njoha diplomatin turk Ahmet Fevzi Pasha. Me familjen Kuhn dhe Ahmet Fevziun mora pjesë në shëtitjen për në Lovcen kur doja të shkoja nga Cetinja për në Shkodër Ahmet Fevzi, i cili me sa dukej kishte zënë miqësi të ngushtë me mua, më dha një letër rekomandimi për Valiun e Shkodrës. Mirëpo kjo ishte e koduar dhe siç mora vesh më vonë këtij Valiu i thuhej që kur të hyja në Shqipëri të mos lejohesha të udhëtoja nëpër viset e saj. Kur pas disa ditësh në Shkodër më priti Valiu, ai pasi mori letrën rekomande të koduar u soll ftohtë ndaj meje dhe më ndaloi të udhëtoja nëpër Shqipëri. Kur informova konsullin Kral për këtë ndalim të papritur që më njoftoi Valiu, konsulli më ftoi dhe më tha, “Për këtë ka vetëm një përgjigje, pavarësisht ndalimit që ka urdhëruar Valiu, ju qysh sonte do ta kaloni natën jashtë Shkodrës dhe do ta nisni menjëherë udhëtimin tuaj.” U tha, u bë. Unë ndërmora një shëtitje nëpër Shosh, por u sëmura dhe u desh që me shumë mundim të më transportonin për dy ditë prej Shoshit nëpër Prekal dhe pastaj drejt Shkodrës. Në Shkodër mbërrita me shumë stërmundime dhe qëndrova një javë i sëmurë te Csaky Imre në nënkonsullatë. Konsulli A. Kral është njeri shumë i mirë. Ai më shfrytëzoi dhe unë e shffyëzova atë dhe kësisoj çdo gjë është në rregull. Njoha imzot Primo Doçi, infulierte Abbas Nullius i Mirditës. Ky peshkonte  njerëzit, por vetëm për qëllimet e tij private.

Megjithëse udhëtimi im i parë për në Shqipëri ishte vënia në zbatim e një projekti të vitit 1901, prapëseprapë doli i pafat, pasi sëmundja sërish më pengoi për një udhëtim të gjatë. Por nuk e lashë pas dore. Shkova i sëmurë në Szacsal, qëndrova prej gushtit deri në tetor në Karpate për tu shëruar dhe u ktheva sërish nëpër Cetinjë për në Shkodër dhe pastaj më në fund qëndrova me sukses në Shqipëri deri në dhjetor.

Ahmet Fevzi më dha sërish një letër rekomandimi kur u nisa për udhëtimin e ri, por njëkohësisht një letër urgjente për avokatin e tij në Shkodër. Te Valiu nuk shkova me letrën rekomande të Ahmet Fevziut dhe vetëm pasi isha në malësi ia dërgova avokatit letrën, pasi këtë herë hamendoja se kishte përdorur stilin e një letre prej Uriahu dhe kështu i kurseja diplomatit otoman një telegram të koduar. Kësisoj letra rekomande e Ahmet Fevziut mbeti pronë e imja dhe rastësisht më vonë më hyri në punë akoma më mirë.

Për udhëtimin tim të dytë të madh kam disa gjëra për të thënë. Kur kisha ardhur në verën e vitit 1905 në Shqipëri, natyrisht që ende nuk e dija se si udhëtonin në Shqipëri. Asokohekisha në shërbim tim si përkthyes një shqiptar plak gjermanofolës, Santoja, përveç këtij kisha një qiraxhi kuajsh me dy kuaj, një për Santojan dhe një për mua. Qysh me ndalesën në Gjan vura re se në Shqipëri kishte vështirësi me kuajt, kjo sepse nuk ishte e lehtë të gjeje strehë dhe ushqim për ta. Përveç kësaj pashë se cilësia e udhës e vështirësonte vijimësinë me kuaj, por mendova se nuk isha i vetmi që kisha ardhur të udhëtoja në këtë mënyrë në Shqipëri, nëse rastësisht Steinmetz nuk do të më kishte tërhequr vëmendjen në librin e tij, Shëtitje nëpër Shqipërinë e Veriut, në lidhje me metodën e tij të udhëtimit. Arrita ta kuptoj këtë  çështje, pra Steinmetz e kishte zakon që udhëtimet e tij t'i bënte me këmbë dhe në të vërtetë i shoqëruar vetëm nga malësorë vendas dhe kështu vendosa që kur të shkoja sërish në Shqipëri, në nëntor të vitit 1905 të ndiqja shembullin e tij. Metodën e tij të udhëtimit e përpunova deri diku më vonë, atëherë kur unë krejt ndryshe nga Steinmez përveç prestigjit fitova edhe simpatinë. Prestigjin e arrita duke dhënë shuma të mëdha parash, çfarë na i shtrenjtonte së tepërmi udhëtimin mua dhe pasuesve të mi por që mua më bënin shumë punë, ndërsa simpatinë e fitova nëpërmjet komunikimit miqësor, dashamirës dhe gazmor me malësorët. Në fillim, për shkak të njohurive të pamjaftueshme të gjuhës shqipe patjetër që mora përkthyes, një shkodran katolik, Deli Shala, ndërsa më pas shkova me kalë deri në Reç, por prej aty e ktheva kalin për në Shkodër. Famullitarit të Reçit, ku kalova natën, iu luta për një shoqërues për më tej, i cili duhej të më çonte në Shkrel dhe kështu vijova më tej nga njeri famullitar te tjetri. Në fillim udhëtimin e bëra nëpër zonën karstike midis Centalit dhe Proni i Thatë, pastaj nëpër Theth dhe Plan dhe më pas drejt Shkrelit. Pastaj shkova për në Shkodër.

Më bëri një përshtypje të madhe një ndodhi në Cental, në urën e Tamarës, e cila gjendet në zonën e Kelmendit. Kërkova për të pirë ujë në një shtëpi dhe në vend të kësaj, i zoti i shtëpisë, i panjohur për mua, më solli një tas me dhallë, të cilin e piva deri në fund. Sakaq erdhi në shtëpi vëllai i të zotit të shtëpisë, gjithashtu i panjohur për mua dhe meqë po binte muzgu dhe ishte i lodhur nga rruga kërkoi dhallë. Natyrisht që gjeti vetëm tasin bosh dhe kur i zoti i shtëpisë i dha të kuptojë se kush e kishte pirë, ai jo vetëm që nuk mbeti aspak i zemëruar, siç do të mendonte cilido, por përkundrazi mendonte se ky ishte fat për ta, së pari sepse unë kisha shkelur në shtëpinë e tyre dhe më tej se familja e tij fatmirësisht nuk kishte qenë e detyruar ta linte mikun të largohej i etur.

Fatkeqësisht gjatë udhëtimit tim të parë më këmbë, calikut të Kodakut tim iu hap një vrimë e madhe dhe kështu i humba të gjitha foografitë e bukura, gjashtëmbëdhjetë të tilla, të cilat i bëra gjatë këtij udhëtimi. Kjo ma prishi lezetin e të fotografuarit sa që në shëtitjen e dytë nuk e mora fare aparatin fotorafik dhe vetëm në të tretin, fillova të fotografoj me zemër të ngrirë. Shëtitja e dytë, në të cilën u njoha me zonën midis Drinit dhe Alpeve të Shqipërisë së Veriut vazhdoi si e para, por kur doja të shkoja nga Nikaj për në Shalë, isha i detyruar ta lija në Shalë përkthyesin tim, pasi ai kishte frikë të shkonte në Nikaj. Mirëpo më tej megjithëse nuk dija fare shqip, kur me shoqëruesit e mi, disa nga Nikaj dhe Shala, me nam si të tërbuar, i shkuam deri nëkrye Qafës së Nermajës, 1700 m e lartë, duke luajtur më topa dëbore, kuptova se edhe pa përkthyes unë mund të jetoja midis këtyre njerëzve shumë mirë dhe shend e verë.

Pikakulmuese e shëtitjes së dytë ishte efekti i ndriçimit që u krijua kur po zbrisja sërish nga Qafa e Nermajës për në Shalë, pasi në luginën e errët të Shalës vetëtinin prej shtratit blu të saj vetëm krismat e pushkëve, me të cilat përshëndetej karvani dasmor, ku gjendesha edhe unë. Malet dolomite të vargmalit Nemanja kuqëlonin nga një ngjyrë e kuqe dhe përtej Qafës së Boshit shihej lëmshi i zjarrtë i diellit që humbiste nëpër detin e kthjellët në një ngjyrë verbuese portokalli. Ishte një mori ngjyrash. Prej Shalës vizitova Dushmanin dhe Toplanën dhe mu duk se Deliu çdo ditë e më shumë po bëhej edhe më i panevojshëm, aq sa dalëngadalë u bë barrë për mua. Në shëtitjen e tretë të vitit 1905, ku unë u drejtova nga bregu jugor i Drinit e mora edhe Deliun me vete. Por gjatë gjatë kësaj shëtitjeje, kur po e kuptonte gjithmonë e më shumë se ishte i tepërt e tregoi fytyrën e vërtetë të tij si një kopuk i madh, u largua përfundimisht ndërkohë që unë isha në Mirditë për Krishtlindje.

Për të parë edhe një herë vendin, ku unë para disa viteve pothuajse do të isha qëlluar vdekje, ndërmora një shëtitje nga Oroshi për në Urën e Vezirit dhe në të vërtetë kësaj here pa u rrezikuar fare, pasi udhëtoja jo me zaptije por me shqiptarë. Përveç kësaj, deri në pranverën e vitit 1906 hulumtova zonën nga Puka deri në Mirditë dhe në përgjithësi munda gjithashtu të kap një pamje të përgjithshme të malësisë katolike të Shqipërisë.

Gjatë këtij udhëtimi ndodhi që Qerim Sokoli, nga Bugjioni, më luti që të bëhesha probatim (vëllam) i tij, gjë që e pranova me gjithë qejf. Në prani të Deli Nout, kushëriri i Qerim Sokolit por dhe si dëshmimtar, lidhëm gishtat e vegjël të dorës së djathtë, i shpuam dhe morëm nga një pikë gjaku, njomëm me këtë dy copëza sheqeri që ia dhamë njeri tjetrit për t’i ngrënë dhe pastaj u përqafuam dy herë me thirrjen për hair. Më këtë përfundoi ceremonia në mes të pyllit, jo larg Fletit, ku unë bëhesha pjesëtar i familjes së Qerim Sokolit. Përveç Qerim Sokolit edhe bajraktari i Dragobisë, në vitin 1914, përfundoi të bërët vëllam me mua nëpërmjet po kësaj ceremoni.

Përveç vëllamit në Shqipëri ka edhe një zakon që quhet kumbara. Kumbarë u bëra në vitin 1907 për Sokol Shytani nga Shala dhe në vitin 1909 për Nik Preloci nga Gruda. Edhe të qenit kumbarë është një zakon i shenjtë në Shqipëri dhe në të vërtetë bëhesh kumbara i dikujt, nëse gjatë periudhës që hëna zmadhohet i pret flokët për herë të parë fëmijës së aksh personi. Nëse dikush bëhet kumbarë, ka të drejtën që prej këtej e tutje ta quajë nënën e fëmijës ndrikulla. Detyrë e ndrikullës është t'i dhurojë si shpërblim për preijen e flokëve një palë çorape, ndërsa fëmijës si dhuratë i jepen para. Për të dy rastet unë dhashë nga një napolon, përveç kësaj nuk mora përsipër të përkujdesesha për fëmijën që isha kumbarë.

Për të hedhur një vështrim të përgjithshëm mbi rrethanat e sigurisë në Shqipërinë e Veriut, mblodha në vitin 1905 dhe 1906 statistikat e vrasjeve të bëra në këtë zonë, por botimi i kësaj statistike u mor për keq nga imzot Doçi, abat i Mirditës.

Në janar të vitit 1906, meqenëse udhëtoja pa pashaportë, u burgosa në Pukë nga autoritetet vendore. Situata në fillim mund të kishte qenë jo e këndshme, pasi jo larg një burimi bashkë me dy mirditorët e mi, pashë papritur rreth 30 usharë me armë të ngrehura, gati për të shtënë, të vendosur përqark në formë gjysmë rrethi. Një komandant (Çaush) doli përpara për të na hequr armët ne të treve. Në çast i kthyem armët, në fillim shërbëtori im Gjok Prenga, pastaj mirditori tjetër dhe më pas edhe unë morëm në shenjë komandantin, i cili nuk mund të na prekte pa rrezikuar jetën e tij. Patjetër as ne nuk mundnim. Në fillim ra një heshtje, pastaj më në fund trimi im plak Gjok Prenga mendoi duke qeshur hidhur se nga tridhjetë armë ndonjera mund të mos qëllonte në shenjë. Ai ia tha këtë Çaushit pastaj shtoi se në këtë rast në të vërtetë ne ishim të vdekur, por edhe Çaushi do të hante tri plumba. Ai kërkoi gjijthashtu që ushtarët t'i ulnin armët, pastaj këtë do ta bënim edhe ne. Çaushi e pranoi propozimin dhe kështu filluan bashkëbisedimet, nëpërmjet të cilave gjendja u përmirësua në një farë mase. Ai më tha se më kërkonte Kajmekami. Kësisoj duhej të shkoja. Ndërkohë mendova se nëse Kajmekami kërkonte të më takonte, ai duhej të kishte ardhur këtu, pasi nga ne të dy unë isha zotëria më i madh dhe gjithashtu pozicionet poshtë dhe lart janë po aq larg. Çaushi u habit nga ky propozim. Ne debatuam në lidhje me këtë, por pastaj vendosa meqë Kajmekami i informuar kishte dërguar te mua sekretarin për shkuar tek ai dhe pastaj kur sekretari më ftoi lidhur me këtë i thashë, “Me gjithë qejf. Që kajmekami është njeri i mirësjellshëm e dalloj nga hapi i tij i parë që e bëri nëpërmjet dërgatës së tij.” Armën që e kisha mbajtur kundër Çaushit e zbraza në mënyrë provokuese dhe bashkë me sekretarin shkova drejt Pukës. Armët tona na i lanë.

Në Pukë duhej të isha i çarmatosur, prandaj më përpara, në hyrje të ndërtesës unë ia dorëzova me vullnet të lirë armën njerit prej ushtarëve që qëndronte aty. Aty është zakoni, që në hyije të një ndërtese qeveritare edhe sikur të jetë bastun, ky duhet t'i dorëzohet shërbëtorit, kësisoj shmangej idea që më kishin çarmatosur. Këtë sërish mund ta shënoj si një sukses diplomatik.

Përshëndeta Kajmekamin shkurt por miqësisht dhe e pyeta se çfarë kërkonte. Fillimisht ai mendoi për një eufemizëm turk, për burgimin, pra duke përdorur respektivisht nj ë arrestim tëbutë, kështu që edhe në mungesë të dokumenteve unë duhej të mbetesha ‘mik i qeverisë’. Por më vonë kërkoi të më pengojë që të lajmëroja konsullatën time me telegraf për gjithçka ndodhi. Ditën tjetër donte të më çonte në Shkodër në gjendje arresti dhe në të vërtetë sepse një arritje e tillë e shkëlqyer, siç ishte arrestimi i një të huaji të dyshimtë, do t'i siguronte atij karrierën e ardhshme pranë Abdyl Hamitit, ndërkohë që telegrami im mund t'ia shkatërronte këtë. Kjo zgjidhje e çështjes nuk mu duk e keqe. Kjo krijonte pauza të ndryshme. Kajmekami mendonte se kartëvizita  ime nuk vlente si dokument meqë nuk përmbante asnjë përshkrim personi nga ana e autoriteteve. Duke buzëqeshur i dhashë plotësisht të drejtë, pastaj ai bëri edhe një hap më tej duke pyetur se çfarë kisha në xhep. Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë kjo do të thoshte se duhej t'i tregoja se çfarë kisha nëpër xhepa. I thashë se kjo nuk shkonte dhe kundërshtova fuqishëm, por pesë minuta më pas nxorra nga njeri xhep një thikë të madhe, nga tjetri një mollë dhe i thashë, “pa shiko se çfarë kam në xhepat e mi” dhe fillova ta qëroj mollën dhe ta ha. Kajmekami me pyeti me ironi nëse isha i uritur. Unë iu përgjigja ‘natyrisht, meqenëse tashmë është drekë” dhe ai solli bukë dhe diçka të gatuar me vezë, ndërsa mirditorëve të mi asgjë. Unë ia dhashë bukën mirditorëve dhe u bëra gati që të haja vezën pabukë. T'i japësh për të ngrënë njerit dhe të mos t'i jepje tjetrit, kjo ishte në kundërshti me mikpritjen shqiptare. Nuk zgjati shumë dhe të gjithë muslimanët e Pukës erdhën në bashki për të parë se çfarë po ndodhte, të cilët edhe qortuan kajmekamin. Si rijedhojë e kësaj ndërhyijeje edhe mirditorët e mi morën për të ngrënë. Kjo për shqiptarin e burgosur ishte sërish një sukses i padëgjuar kurrë. Përpara se të haja bëra kryqin dhe thashë një lutje që bëhet përpara ngrënies, sigurisht duke qenë përballë një shpërthimi të fanatizmit musliman dhe një vrasjeje të çastit. Mirditorët e mi ndoqën shembullin tim. Meqë kjo ndodhi në një bashki muslimane dhe në prani të Kajmekamit, me të vërtetë që i acaroi muslimanët, por ishte një diçka që pati peshën e saj. Kështu dalëngadalë fitova prestigjin edhe në marrëdhëniet personale dhe kjo gjë në Orient është një pasuri e madhe.

Natyrisht, Kajmekami më shumë se gjërat e tjera që kisha në xhep donte të dinte për bllokun tim të shënimeve, për të cilin hamendonte se e kisha në xhep. Sa më qetësisht e merrja unë aq më pak besonte ai që të kalohej nga fjalët në vepra. Pavarësisht protestave të mia, ai vuri një ushtar për kontrollimin e pakove të mia, por më pas nuk guxoi dhe prandaj e bluajti në mendje se si t'ia arrinte qëllimit në mënyrë të tërthortë. Një përpjekje, për të nxitur muslimanët e Pukës kundër meje si spiun austro-hungarez, në mënyrë që ata të suleshin kundër meje edhe pa urdhërin e shprehur të kajmekamit dhe kësisoj të kërkonin nëpër xhepat e mi dështoi, pasi ndërkohë që Kajmekami u tërhiqte vëmendjen muslimanëve, unë menjëherë pranova se kisha një bllok shënimesh me shënime kompromentuese dhe të tradhëtisë së lartë por shtova se kjo për mua nuk ishte e gjitha çfarë i interesonte një ushtrie armike, por tashmë mbante edhe emrin e kajmekamit të ardhshëm të Pukës. Kajmekami e mori si një kërcënim të vërtetë këtë dhe u duk qartë që frikësua sepse unë qeshja në mënyrë provokuese.

Muslimanët e vunë re që unë po e vija në lojë Kajmekamin dhe qeshën me frikën e tij. Situata u përmirësua sepse të qeshurat vazhduan të paktën edhe për çerek ore, natyrisht në favorin tim. Sigurisht, nga ky hutim në rradhë të parë më eci mbarë në lidhje me prestigjin e ngritur me mundim, pasi te muslimanët dhe madje te vetë Kajmekami në veçanti u krijua mendimi se duhej të isha një fisnik i madh, por gjithsesi duhej që të mos bazohesha kaq shumë në prestigjin tim dhe t'i shmangesha përsëritjes së një situate kaq kritike dhe kështu ndryshova taktikë. I thashë Kajmekamit se një kontroll trupor ishte ndodhi shumë e rëndë, prandaj nuk mund të bëhej përpara dëshmitarëve. Nëpërmjetkësaj para së gjithash krij ova mundësinë që të gjithë shikuesit e tepërt të largoheshin nga zyra. Pas këtij suksesi ikërkovakajmekamit që nëse dëshironte të kontrollonte xhepat e mi, të thërriste disa ushtarë dhe në fund shpalla se njëkontroll trupor ishte i mundur vetëm me anë të forcës. Njerën dorë e futa në mënyrë provokuese në xhepin e xhaketës, sikur doja të bëja gati revolverin. Kajmekami e dalloi vendosmërinë time, madje edhe një e shtënë sikur të lihej të shpëtonte nuk i shkonte midesë së tij, pasi ai nga një sjellje e tillë nuk e dinte nëse më pas veprimi e tij do të ishte i mirëpritur në Konstandinopojën gjithë trille. Gjithsesi nuk donte të hiqte dorë nga kontrolli trupor, pasi kjo ishte detyra e parë e tij. Që do të më çonte ditën tjetër në Shkodër, tashmë as që vihej në dyshim, kësisoj i duhej të gjente një rrugë për të zgjidhur vështirësitë e çastit. Si njedhojë e kësaj mëdyshjeje ai i telegrafoi për një këshillë edhe Valiut dhe në mënyrë të tërthortë u njoftua edhe konsullata ime për të gjithë ndodhinë. Nëpërmjet kësaj konsulli i përgjithshëm Kral më ndihmoi dhe po atë natë ai ia doli mbanë për lirimin tim. Bashkëbisedimet kishin vazhduar prej orës 11 të paraditës deri në orën gjashtë të mbrëmjes dhe vetëm në orën gjashtë nga Shkodra erdhi përgjigja me telegraf që unë të lihesha i lirë. Kur kjo përgjigje erdhi, Kajmekamit u bë për të ardhur keq dhe atëherë i thashë atij “A e sheh, mik i nderuar, se si unë me anë të zgjuarsisë dhe të një rrugë të tërthortë ia arrita që të lajmërohej konsullin austro-hungarez.” Natyrisht që Kajmekami sakaq e ndryshoi sjelljen e tij ndaj meje dhe meqë tashmë ishte tepër vonë për atë që kisha planifikuar në fillim, pra që të arrija nga Puka deri në Qerret, atëherë me gjithë dëshirë e kalova natën si “mik i vërtetë” te Kajmekami i Pukës.

Në Pukë, për herë të parë me rastisi të shihja një ekzemplar zinxhirash burgu, gati njëzet kile të rënda, të cilat asokohe në Turqi ia vinin të burgosurit në këmbë dhe për ta patur si një objekt kujtimi për gjendjen e Turqisë Europiane të asaj kohe, vendosa që një ekzemplar autentik të një zinxhiri të tillë ta bleja drejtpërdrejtë nga një burg. Meqë bëhej ijalë për një mall që i takonte policisë, kjo gjë nuk ishte aq e lehtë, siç e mendova në fillim, prandaj u deshën të kalonin tetë vjet derisa t'ia arrija qëllimit.

Gjatë udhëtimit tim të parë nëpër Shqipëri, mars 1906, më ngacmoi pasioni im për drurin e gdhendur, një veprim që për mua mund të kishte pasur pasoja të këqia. Kur mbërrita në famullinë e Velas, në banesën e famullitarit pashë një portë prej druri të gdhendur të bukur, vjetërsinë e madhe të së cilës e dallova menjëherë dhe kur famullitari më tha se disa e kishin këshilluar ta shiste këtë derë, unë nuk u mendova gjatë dhe e pyeta shkoqur se sa mendonte ta shiste derën. Famullitari tha “tri napolona”. Unë gërmova gjithë gëzim në xhep dhe pa e zgjatur i vendosa paratë para famullitarit. Ky veprim i shpejtë pati një reagim të papritur, Gjatë udhëtimit tim të parë nëpër Shqipëri, mars 1906, më ngacmoi pasioni im për drurin e gdhendur, një veprim që për mua mund të kishte pasur pasoja të këqia. Kur mbërrita në famullinë e Velas, në banesën e famullitarit pashë një portë prej druri të gdhendur të bukur, vjetërsinë e madhe të së cilës e dallova menjëherë dhe kur famullitari më tha se disa e kishin këshilluar ta shiste këtë derë, unë nuk u mendova gjatë dhe e pyeta shkoqur se sa mendonte ta shiste derën. Famullitari tha “tri napolona”. Unë gërmova gjithë gëzim në xhep dhe pa e zgjatur i vendosa paratë para famullitarit. Ky veprim i shpejtë pati një reagim të papritur, munda ta dërgoja atë për në Szacsal nëpërmjet konsullatës, natyrisht pas disa vështirësive. Kështu u bë dhe porta ende edhe sot është në banesën time.

Ajo që doli në pah ishin pasojat e këtij sakrilegji. Famullitari, peshkopi, konsullata dhe unë duhej ta pësonim për këtë. Shitja e portës së Velas u mor vesh menjëherë. Për shkak të çështjeve të tjera pala kundërshtare e famullitarit të famulllisë Vela e përdori edhe këtë çështje. Fama crescit eundo dhe sakaq u tha se famullitari i Velas ia kishte shitur njëportëkishe, shumëtëçmuar, njështegtari tëhuaj për3OO napolona, por se nga kjo kishte dhënë në famulli vetëm tri napolona, ndërsa pjesën tjetër e kishte shpërdoruar. Më kot u betua peshkopi për pafajësinë e famullitarit të tij. Pati një grumbullim para qelës dhe Negrit, për t 'i shpëtuar rrahjes, iu desh që nëpër natë të merrte arratinë nga famullia dhe kjo për të ishte humje. Sipas mendësisë shqiptare ai ishte dëbuar nga famullia. Tashmë, si rrjedhojë e protektoratit të kultit që ushtronte monarkia për shqiptarët katolikë, duhej të ndërhynte kosullata e përgjithshme perandorake në Shkodër. Për shkak të ngatërresave që dolën nga ky moment, mallkuar qoftë vendi ku pashë portën e Velas. Famullitari u ankua, pasi madje edhe në rrethet e tjera të famullisë besimtarët nuk donin ta pranonin për shkak të këtij rasti. Peshkopi për një kohë të gjatë u mundua më kot ta strehonte në një famulli tjetër dhe vetëm pas shumë bashkëbisedimesh, ia arriti më në fund ta nxirrte në dritë këtë çështje, ndërkohë që unë natyrisht as që më shkonte ndërmend ta ktheja derën.

Përsa më takon mua, duhej t'i ndjeja edhe unë pasojat e sakrilegjit në vitin 1907, në Prokletijen, pasi ndërsa kaloja natën në stanet e Jezercës në vitin 1907 në mënyrë që të merrja vesh se çfarë thoshin njerëzit për mua, bëra sikur fjeta siç edhe bëja shpesh. Aty menjëherë dëgjova se biseda rrotullohej nëse ishte me përfitim që të huajt hynin në thellësi të Shqipërisë. Njeri e hidhte tjetri e priste. Në veçanti për mua nuk kishin ndonjë gjë kundër, meqenëse isha tërheqës, shtija mirë, gjithashtu edhe pse sillesha mirë me të gjithë njerëzit dhe mbi të gjitha nuk dukesha aspak njeri i keq. Ndërsa për të huajin që para disa vitesh kishte blerë në Vela portën e kishës, gjatë bisedës u tha se nëse rastësisht do ta shtinin në dorë, ai duhej damkosur, pasi ishte një skandal të përdhosje portën e kishës. Pothuajse pa vetëdije edhe këta kelmendas vërenin se i huaji i mirë duhej dalluar nga i huaji i keq dhe natyrisht unë u ruajta që të mos thoja se i përkisja “të këqinjve”. Vetëm shumë vite pas kësaj bisede dhe vetëm pasi pozicioni im në Shqipëri kishte ndryshuar tërësisht, iu bëra të ditur miqve të mi shqiptarë të Jezercës identitetin tim si “turpëruesi i kishës” dhe për përgjimin e bisedave të tyre, gjë për të cilën ata qeshën.

Nga nëntori i vitit 1905 deri në maj të vitit 1906 qëndrova në Shqipëri derisa më në fund u sëmura nga trakoma dhe për shkak të mjekimit të kësaj duhej të mendoja për kthimin në atdhe. Udhëtova drejt Prizrenit, meqë në fund të udhëtimit tim të dytë në Konstandinopojë po vërtiteshin re të tilla stuhish sa që një kthim drejt Shkodrës nuk dukej i këshillueshën, Për të mos pasur asnjë vështirësi për të hyrë në Prizren meqë nuk kisha vizë kalimi më duhej sërish ndonjë dinakëri. Më kishin njoftuar se sipas parimeve të Abdyl Hamitit rrethi i Prizrenit, i cili i përkiste vilajetit të Shkupit, zyrtarisht nuk dinte se çfarë ndodhte në vilajetin e Shkodrës dhe për më tepër kjo vlente shpesh edhe për vetë konsullatat e ndryshme austro-hungareze. Mbi 

këto thurra planet. Nga Iballja i dërgova një letër nënkonsullit Lejhanec në Prizren, në të cilën e lusja, pa i vënë veshin çmimit, për të më dërguar kalin më të mirë të Prizrenit dhe më tej e lusja për të më dërguar një kavas  në urën e Vlasnas. Aty shkova me gjashtë shqiptarë të armatosur, ndër të cilët i mirënjohuri Pal Nika nga Fleti dhe i hipa kalit. Ndërkohë karvani u vu në lëvizje drejt Prizrenit: në kiye, mbi kalë ishte kavasi i konsullatës, pastaj gjashtë shqiparë të armatosur vinin më këmbë dy e nga dy, pastaj unë mbi kalë dhe pastaj një kalë barre me një qiraxhi kuajsh. Natyrisht posta e policisë Prizrenit duhej t'i çarmatoste që në hyrje të qytetit shoqëruesit e mi, por karvani me kavasin në krye hynë solemnisht dhe gjithë policët menduan se ishte ijala për diçka të veçantë dhe këshu na linin të kalonim pa na kërkuar pasaportat. Kësisoj mbërritëm të patrazuar në kosullatë dhe për kënaqësinë e madhe të shqiptarve të mi, tërhoqëm vemendjen e të gjithëve nëpër rrugë dhe prej këtu me nënkonsullin Lejhanec shkova për te gjenerali, shkëlqesia Shemsi Pasha për t'i bërë një vizitë zyrtare.

Pavarësisht se ishte në rangun e gjeneralëve të lartë dhe pavarësisht titullit të tij Pasha, Shemsi Pasha ishte analfabet, por që të mund të ruante autoritetin e tij kundrejt oficerëve mbante vetëm një komandant toge si sekretar. Ky gjeneral energjik, i vendosur, madje edhe kokëkrisur, i cili kishte lindur në Bosnje dhe ishte fanatik i Turqisë së vjetër, i urrente vetvetiu shqiptarët. Ai ishte një shërbëtor besnik i zotërisë së tij, Abdyl Hamidit dhe me të drejtë frikësohej nga kundërshtarët e tij. Kjo ishte edhe arsyeja përse xhonturqit e vranë në vitin 1908 në Manastir.

Ai karakterizohej nga guximi, sa një herë kur shqiptarët e rrethuan sërish Gjakovën ai i la pas shoqëruesit e tij me kuaj dhe i vetëm kalëroi përmes qarkut të rrethuesve për t'i sjellë lajmin garnizonit të Gjakovës se së shpejti do të vinin për përforcim katër batalionet e këmbësorisë që ishin nën komandën e tij. Ndër rradhët e këmbësorisë shqiptarët natyrisht e dalluan gjeneralin që shkonte i vetëm me galop dhe i tërhoqën vemendjen njeri tjetrit për këtë. Ata gjithashtu dinin ta vlerësonin guximin e tij dhe nuk qëlluan as edhe një herë të vetme kundër kalorësit të vetëm. Të tilla gjëra mund t'i lexosh te Iliada, të Coopers Lederstrumpf apo në ndonjë roman të Karl May, por për Europën e shekullit XIX kjo do të shihej si e pamundur.

Te Shemsi Pasha, për të cilin unë a priori isha antipatik nisi biseda e mëposhme. Pashai: “Ne u përkujdesëm shumë për sigurinë tuaj gjatë udhëtimit.” Unë : “Faleminderit shkëlqesi, për sigurinë time kujdesem vetë. Kam ardhur mëse i sigurtë deri në mes të qytetit me gjashtë njerëz të armatosur.” Në vazhdim të bisedës, në mënyrë që të mos isha i detyruar të merrja edhe më tej vendas të armatosur, e luta për të më caktuar një shpurë qeveritare për në Ferizaj. Shemsiu e miratoi menjëherë këtë. Por ndërkohë na ndërpreu konsulli Lejhanec në gjermanisht me vërejtjen “Shiko, hyija juaj në Prizren ishte një lloj parakalimi!” Unë: “Sigurisht që ishte dhe ju zoti nënkonsull pa e ditur më kini ndihmuar nëpërmjet kavasit.

Për udhëtimin nga Prizrenipër në Mitrovicë nukka asgjë për të treguar. Ky udhëtim vijoi nëpërmjet hekurudhës. Më pas vijuam me kalë. Në Mitrovicë më dhanë dy zaptije me kalë Në Sjenica një polic i zellshëm më kërkoi pasaportën. Meqë nuk e kisha dhe meqë nuk ishte fort e këndshme që kur udhëtoje me një shpurë qeveritare të mos zbatoje rregullat e policisë, ndërkohë që dielli po perëndonte kombinova pyetjen me kundërpyetjen, “A është mytesarifi ende në zyrë?” Polici pohoi dhe unë i kërkova që të nxitonte për te mytesarifi dhe t'i thoshte se për dhjetë minuta një i huaj me një shpurë qeveritare po hynte dhe që mutesarifi të vinte dhe ta priste. Polici bëri siç i thanë. Unë bëra vizitën të mytesarifi dhe pas kësaj vizite zyrtare natyrisht që asnjë polic nuk ndërhyri për të më kërkuar pasaportën.

Kjo vizitë ishte nga më komiket që kam përjetuar. U ula përballë mutesarifit, Shkëlqesia X.Y, në një dhomë si punë salle, por menjëherë pas këmbimit të fjalëve të para doli se nga të gjithë gjuhët e Ballkanit unë kuptoja vetëm shqip ndërsa Mutesarifi vetëm turqisht. Meqë unë kisha një zaptije që kuptonte shqip dhe sllavisht, ndërsa Mutesarifi kishte një polic, i cili dinte sllavisht dhe turqisht u thirrën të dy këta persona. Ata u ulën larg vendeve tona, diku te dera dhe nga skaji tjetër i dhomës zaptija përsëriste në sllavisht gjithçka që unë duke parë Mutesarifin ia thoja policit në shqip dhe pastaj polici e përkthente në turqisht. Mytesarifi duke më parë mua i thoshte përgjigjen policit në turqisht. Ky ia përsëriste të gjitha zaptijes në sllavisht. Kjo më në fund më thuhej mua në shqip. Si rijedhojë e këtyre rrethanave biseda ishte rraskapitëse dhe kësisoj një bisedë aspak e gjallë. Meqë kjo rrotullohej vetëm rreth çështjesh konvencionale p.sh. sa më pëlqen Sjenica, apo klima dukej të ishte e mirë dhe e shëndetshme apo si e gjeja ujin dhe të tilla sikëto, atëherë dilnin edhe më qartë përpjekjet heroike të përkthyesve tanë.

I shoqëruar nga gjenerali i shtabit të përgjithshëm Helle nga Pljevlja deri në Sjenicë më doli përpara Drashkovic dhe tashmë shkova me kalë bashkë me ta nëpër Novi Pazar dhe Prijepolje drejt Pljevlja. Nëse e shihje nga ana gjeologjike kalërimi ishte shumë interesant. Nga ndodhitë nuk ka ndonjë gjë të veçantë për tu shënuar. Qëndrova disa ditë në Pljevlja te Luis Drashkovic dhe njoha Brigadierin Langer, i cili me pas ishte nënshef i shtabit të përgjithshëm perandorak. Auoritetet ushtarake në Szaszvaros kërkonin të hidhnin baltë mbi mua, kjo edhe sepse unë nuk për një kohë të gjatë nuk i kisha kthyer përgjije shkresave të tyre. Por trakoma i mund të gjitha.

U nisa për Vjenë për tu trajtuar për trakomën nga profesori Bergmeister, ku çdo ditë vizitoja edhe xhaxhain tim Feri në Shdnbrunn. Korrikun dhe gushtin i kalova në Szacsal si dhe duke shkuar për gjah për dhi të egra, madje edhe në malësitë Retyezat. Nuk kam qëlluar kurrë në jetën time kaq mirë si asokohe. Fay Viktor dhe të tjerë plasën nga zilia. Me njëmbëdhjetë fishekë qëlloja shtatë dhi të egra. Madje disa në një largësi prej treqind hapash. Të gjitha në vrap e sipër. Kësisoj kjo ishte një trofë e dyfishtë. Në gjueti mori pjesë edhe Horty Jen6, i cili edhe për mua ishte shumë tërheqës.

Në tetor isha në Vjenë dhe hyra në marrëdhënie të ngushta me zyrën e topografisë së Ministrisë së Luftës, me të cilën kisha qenë në kontakt qysh në verën e vitit 1903. Kjo zyrë ndërmori punimin e hartave të mia. Shkruajta broshurën Shqipëria katolike e Veriut dhe në nëntor isha në Szacsal. Në mes të nëntorit udhëtova për në Bukuresht dhe Craiova. Në Bukuresht pata rastin të vërej se si konsulli i atyshëm italian vepronte plot energji ndër shqiptart e shumtë që gjendeshin në Bukuresht dhe kështu i tërhoqa vëmendjen Szapary Lorincz në lidhje me këtë. Pavarësisht se komunikoja me Alexis Catargiu në Bukuresht, u futa në Jockey Club, por gjithsesi njoha shumë pak njerëz.

Më datën 20 nëntor njoha në Bukuresht Bajazit Elmazin. Qysh prej asaj kohe Bajaziti qëndroi me mua dhe pas vdekjes së Drashkovic ishte i vetmi njeri që më donte me të vërtetë, cilit mund t' i besoja me sy mbyllur, pa patur frikë as edhe për një çast të vetëm se ai do ta keqpërdorte besimin tim. Edhe ai kishte mangësitë e tij por edhe unë kënaqesha nga kjo epërsi. Nga urrejtja kundrejt gjithçkaje që është austro-hungareze dhe në veçanti sepse unë veproja në Shqipëri dhe nga urrejtja kundër meje, serbët në vitin 1913, në Stirovica, i vranë Bajazitit të atin dhe vëllain e tij.

Në fund të nëntorit, dhjetorit dhe në janarin e vitit 1907 isha me Bajazitin në Szacsal dhe në shkurt bashkë me të në Londër. Ndenja në Bullingham Mansion 22. Prej datës 10 deri më datën 13 shkurt udhëtova për në Szacsal për varrimin e gjyshes sime. Më pas, në Londër, njeri pas tjetrit u sëmurëm Bajaziti nga gripi dhe pastaj unë nga bajamet. Mjeku që na trajtonte ishte Dr.Huxley, djali i hulumtuesit të shquar të natyrës. Dukej që ai ishte këshilluar nga babai i tij si dhe duke marrë parasysh rrethanën se njeri djalë i Darvinit të madh është një mjek i mirë, ndërsa pikëpamja e Lombrozzos është po aq e çuditshme sa edhe dhuntia e djalit të dytë të Darvinit, Darvin matematikan. Nuk ndodh kështu me djalin e gjeologut E.Suess, gjeologu E.Suess junior. Fundja edhe babai i Darvinit të madh nuk kishte qenë aspak idiot. Një arsyetim i veçantë dukej të ishte i trashëgueshëm edhe në familjen Darvin. Edhe kësaj here ndërmora nga Londra një shëtitje çlodhjeje për në Sandon, te një peshkatar, te Z.Kemp. Pastaj sërish deri nga fundi i prillit isha në Londër dhe u nisa për në Brasso (Kronstadt) për stërvitje me armë. Më caktuan në Fekete Halom me mjeshtrin e kalërimit Zoltan. Në Kronstadt pata vajtje-ardhje së tepërmi në shtëpinë e oficerit të atyshëm, kontit Mikes Zsigmond. Bashkëshortja e tij nënë e shumë fëmijëve, ishte një amvisë e magjishme.

Në fillim të gushtit ndërmora një udhëtim të ri në Shqipëri. Hyrja u krye sërish nga Cattaro (Kotor), por i bëra punët ndryshe nga deri tani, pasi doja ta kaloja kufirin fshehtazi. Gjatë udhëtimit për në Kotorr, në bordin e avullores Ungaro-Croata, u njoha me një shqiptar, Mar Gjeku dhe ai më pyeti për ku po udhëtoja. “Për në Mal të Zi” i thashë. Pastaj ai më pyeti nëse do të shkoja edhe në Shqipëri. Unë i thashë, “Jo, sepse te ju është shumë e rrezikshme. Të gjithë ju shqiptarët jini hajdutë dhe i vrisni të gjithë të huajt.” Mar nisi të kundërshtonte dhe unë fillova të qesh, ndërsa më tej i sqarova se nuk kisha pashaportë të vlefshme për Turqinë dhe se kufiri turko-malazez nuk mund të kalohej me armë. Mar, te i cili ndjenja e mikpritjes ishte lënduar nga rromuzi se shqiptarët i vrasin të huajt, për të më vërtetuar të kundërtën më ftoi që ta vizitoja dhe më premtoi se do të më kalonte kontrabandë, nëpër kufi, mua bashkë me armën time. Kjo gjë i shkonte midesë sime, por në filim vazhdova ta kundërshtoj pranimin e ftesës sikur kisha frikë, në mënyrë që ai të bëhej gjithmonë e më shumë mosbesues. Më në fund pranova. Gjithçka shkoi shkëlqyeshëm. Nëse do t'i isha lutur që në filllim për ta kaluar kufirin kontrabandë, atëherë do të kisha ngjallur dyshim dhe do të dukej sikur unë doja të përfitoja nga ai, do të kërkonte para dhe meqë nuk do të kishte besim në qëllimet e mia, ka të ngjarë të më tradhëtonte e kështu me rradhë. Përkundrazi, ai dukej shumë i gëzuar që e pranova ftesën që më bëri. Përveç kësaj, meqë nuk kisha asnjë lloj informacioni për Mar, nuk e dija sa të bazohesha në zgjuarsinë e tij dhe nëse nga kjo do të ishte e mundur t'i jepja të kuptonte se unë në të vërtetë doja të shkoja për në Shkodër dhe ka shumë të ngjarë aspak, për në Prokletije.

Temperatura shënonte 37°C në hije më 8 gusht 1907, kur u largova nga Podgorica për të depërtuar për të dytën herë, sipas programit tim, nëpër malësitë e ashpra shqiptaro- malazeze, ku hamendësohej se në zonën e ‘Bjeshkëve të Namuna’ ende të paarritshme qysh prej kaherësh, gjendej pika kulmuese e Alpeve të Shqipërisë së Veriut. Mar, me të cilin unë hyra në kufirin turk ishte nga zona e Sharit. Aty ishin farefisnia Gruda, të cilët po ktheheshin për në shtëpi prej pazarit në Podgoricë dhe përveç këtyre ishin një duzinë banorësh të tjerë të Grudës, të cilët ashtu si Mar kishin punuar në rrethinat e Budapestit, në punishtet e tullave të Totmegyerer. Atje kishin fituar shuma të majme dhe tashmë, pas një gjysmë viti mungese, ktheheshin shend e verë në shtëpi.

Mar Gjeka, njeri nga miqtë e mi të rinj, më i nderuari, i cili për transportin e rrangullave të mia më gjeti një kalë shqiptar kockëfortë të malësisë, i cili përveç se barte bagazhin tim me jepte edhe idenë e një shoqëruesi udhëtimi. Misri dhe kripa ishin pjesa më e madhe e ngarkesës. Meqë po ktheheshin nga një vend i huaj për në atdhe shqiptarët kishin lloj-lloj gjërash, si kuverta, tenxhere, një llampë dhe orendi të tjera shtëpiake primitive dhe kështu mbi kurriz të kalit kishte edhe një mish-mash shumëngjyrësh të bërë pirg. Muhabeti i përgjithshëm rreth pasurive të tyre sigurisht rrotullohej rreth një tigani të madh për të skuqur dhe pati një shpërthim të qeshurash kur një burrë trupmadh, i armatosur me një Martin, sajoi me këtë një çadër dielli disi praktike. Për shkak të kësaj pajisjeje joharmonike shoqëruesit e mi kiyesisht bënë vërejtje pasi pjesa më e madhe parakalonin me çadra me vija të kaltërta dhe të kuqe. Pa dyshim, nga të gjitha objektet e lluksit të Europës, në Shqipëri ishte përhapur më shumë çadra e diellit. Përsa i përket përhapjes së tyre, ato pothuajse mund të konkurronin me ‘artikullin e luksit’, sapunin.

Vapa e drekës e zbutur disi nga një erë e lehtë e jugut, nuk e prishi aspak humorin e grupit të udhëtimit që marshonte më këmbë. Mar Gjeka dhe njerëzit e tij gëzoheshin që pas një gjysmë viti mungese po e shihnin sërish atdheun e tyre. Farefisnia e mbetur në shtëpi, me të cilët ata u takuan në Podgoricë, festonin për kthimin e guximtarëve dhe për mua kjo risi ishte ajo që më interesonte më shumë. Shqipërinë dhe popullsinë e saj të këndshme, sidoqë ndonjëherë e paqytetëruar, në të vërtetë e njihja nga udhëtimet e mëparshme. Deri tani dalja ishte bërë kryesisht nga Shkodra dhe udhëtimi më pas kishte qenë një endje nga njera famulli në tjetrën. Përkundrazi këtë herë e kisha lënë pothuajse papritur ’Europën’ dhe kisha hyrë në kontakt të drejtpërsëdrejtë me popullsinë e malësisë. Përveç kësaj kisha edhe një arësye tjetër për të qenë në humor të mirë. Për mua në çdo aspekt kishte shpresë të arrija majën më të lartë, ende të virgjër, të Shqipërisë së Veriut.

Ultësira midis Podgoricës, e rëndësishme për Malin e Zi, të cilën e kishim pas shpine me dyqanet e shumta shqiptare e saj dhe Tuzit apo më mirë ultësira midis Podgoricës dhe destinacionit tonë të mëtejshëm të udhëtimit, fshati Dinosha në kufirin turk, është një brez toke i zhveshur, i mbuluar me gur gëlqeror, i cili gjatë kohës që kalonim vetëm herë pas here shfaqte fushat me drithëra, tashmë të korra. Përveç të korrave, thatësira e javës së fundit kishte nxjerrë kudo përreth edhe copa guri gëlqeror, çka i jepte të gjithë vendit një ngjyrë disi të shëmtuar. Malet gëlqerore të rrumbullakuar, tejet të lartë që shquheshin në Lindje, shfaqnin forma pak interesante dhe vezullonin në një ngjyrë të bardhë në gri.

Një ultësirë e mbuluar me një mbetje diluviale nuk është e ndonjë interesi të veçantë as nga ana gjeografike dhe as gjeologjike. Kësisoj kisha mundësi të përqëndrohesha në bisedën e miqve të rinj. Sërish ishte fjala për mbresat që u kishte lënë Budapesti banorëve të Grudës dhe po t'i vije veshin mësoje shumë, ngase ky qytet nga disa krahasime afrohej me Shkodrën. Pyetjet për pazarin e Budapestit, nëse ishte po aq i madh sa ai i Shkodrës, e ilustronin në mënyrë shumë të qartë mendësinë e këtyre, të cilët nuk kishin dalë kurrë jashtë kufijve të vendit të tyre. Si dëshmitar okular mund të raportoj se lajmet për Budapestin dhe ‘Europën', të cilat u përhapën shumë lehtë në këtë udhëtim, lanë një përshtypje të thellë te dëgjuesit dhe përveç kësaj bënë që të përzmadhohej deri diku vizioni i autoktonëve.

Nga Dinosha kaluam në një rrjedhë uji të pashënuar në hartën e përgjithshme (1:200 000), e cila me sa duket ishte indentike me atë të E.Shulz. Anët e zgjeruara nga cektina konglomeratesh të ndryshme dhe horizontale, si rijedhojë e punës së nëndheshme të vërshimeve periodike formonin faqe vertikale dhe na ofronin një vend çlodhjeje, sidoqë jo krejt të freskët, por gjithsesi gjithmonë me hije. Kështu nuk humbëm rastin për të ndezur një cigare nën hije. Shpejt të gjithë u sheshuam buzë lumit dhe dolën menjeherë qeset e mëdha të duhanit, që ishin prej lëkure dhe gjysmë litri, me përmbajtjen e tyre që nuk i nënshtrohej monopolit shtetëror. Gratë që na shoqëronin duhej të mjaftoheshin me një vend të vogël me më pak hije, por edhe ato morën disa cigare.

Më habitën miqtë e mi kur më ofruan një shishe të madhe me qumësht, të cilën pa u vënë re e kishin sjellë për mua nga Podgorica dhe kur ajo nisi të pikonte u kishte nxjerrë telash gjatë udhëtimit. Vëmendja e heshtur, jo e bezdisur, që ata shprehnin ndaj çdo lloj vogëlsie është një nga tiparet e natyrshme, gjë që për fat të keq tashmë mungon shpesh në Europë, por që jo rrallë ndeshet ndër malësorët e Shqipërisë së Veriut.

Me forca të ripërtërira iu afruam kufirit turko-malazez në orën dy pasdite. Kalimi i kufirit bëhej jo larg Omer Bozovcit dhe ndërsa i afroheshe këtij fshati nuk dallohej për asgjë, por veç se kishte gëmusha të shumta shegësh të egra dhe shkurre pak a shumë me gjemba të florës mesdhetare

Jo larg Dinoshas më treguan rrënojat e një kishe që pretendohej të ishte e vjetër. Për fat të keq nuk kishte mbetur asnjë gur me mbishkrim apo me zbukurime, nga të cilat mund të përcaktoje vjetërsinë e rrënojave. Një nëpunës dogane dhe një ekip i rregullt ushtarësh në rreshta, me uniforma të mira, apo nizamët, përfaqësonin në Dinosha autoritetet perandorake otomane.

Kur mbërritëm aty të gjithë policët e doganës po flinin, pasi duke e ditur mirë se nëpunësit turq bënin merak të flinin në vapën e drekës ne qëllimisht u nisëm nga dreka prej Podgoricës, kështu i vetmi nëpunës që gjetëm zgjuar ishte një kolxhi apo roje dogane, i cili po pinte kafe në hanin e Dinoshas. Kolxhiu natyrisht që donte të kontrollonte bagazhin që ishte pirg në njerin kalë, ku gjendej gjendej edhe arma ime. Por Mar e bindi që fillimisht të pinte me ne një limonadë me manaferra. Dhe kolxhiu kështu bëri. Limonadën e parë e pasoi një kafe, kafen një limonadë tjetër, limonadën sërish një kafe e kështu me rradhë dhe më në fund kur kishte kaluar një orë e më shumë dhe kur kollxhiu zriti shkallët për të kontrolluar kalin e barrës, i thanë se shqiptarët që gjendeshin aty poshtë nuk mund të prisnnin kaq gjatë për kontrollin e doganës, për shkak se kali gjoja ishte gërdallë. Kësisoj e kishin dërguar përpara me gratë që na shoqëronin, në mënyrë që të hynin në Selishtë me ditë, meqënëse kali ecte shumë ngadalë dhe nuk mund ta arrinte Selishtën dhe për më tepër në një udhë të keqe dhe natën natyrisht që kali mund të thyente këmbën. Kolxhiu u ndodh përpara një fakti të kryer dhe edhe kjo punë u mbyll duke na siguruar se rradhën tjetër do të bënte një inspektim edhe më të saktë. Në fund të fundit edhe për kolxhiun patjetër që nuk kishte qenë e pakëndshme ta qerasnin një orë të tërë me limonada dhe kafe dhe kësisoj atij as që i shki ndërmend të kërkonte pasaportën time. Dhe për mua ishte mjaft e këndshme, pasi në të vërtetë pashaporta time ishte me destinacion për në Shkodër, çka Gjeku nuk e dinte, madje edhe nëse më ndalnin postat e kufirit nuk ndodhte ndonjë gjë e veçanë, gjithsesi druaja se nëse më duhej të shkoja në Shkodër atje do të më nxirrnin vështirësi për udhëtimin e mëtejshëm. Prandaj qysh në fillim mendova se ishte më mirë të mos shkoja aty. Kësisoj Mar Gjekut ia mbajta të fshehtë që kisha një pasaportë për në shkodër, në mënyrë që ai gjatë kalimit të kufirit të mos e humbte kujdesin e domosdoshëm. Përveç kësaj, qysh në fillim kisha bërë sikur hyija ime në Shqipëri nuk kishte qenë fare në programin tim. Gjithashtu duhej që të mbetesha konseguent edhe kundrejt Mar Gjekut. Falë përkujdesjes së Mar Gjekut e kalova Dinoshan pa u cënuar. Që ta kaloja kufirin turko-malazez pa u marrë vesh, do të më duhej një kohë e gjatë që të endesha pa u trazuar nëpër malësitë e larta të Shqipërisë. Sigurisht, më pas autoritetet turke e morën vesh se kisha hyrë në këtë vend.

Përtej Dinoshas ndryshonte i gjithë mjedisi i drejtpërdrejtë dhe jo i drejtpërdrejtë. Cemtali na priste dhe shoqëruesit e mi të shkujdesur, të gjithë pa përjashtim, herë-herë të jepnin pamjen e shoqëruesve të rrezikshëm. Të gjithë shqiptarët qëndruan këtu, tashmë në tokën mëmë, nxorrën dhe i vunë Martinat dhe armët wemdl në shtëpitë mikpritëse të fshatit.

Përveç kësaj hyrja e banorëve të Grudës që khehej në atdhe brenda territorit të fisit, ngjante me një karvan ngjadhnjyes. Nga të gjitha lartësitë dhe përtej bregut të Cemit, ata i prisnin me brohoritje dhe të shtëna gëzimi dhe shumë shpejt u përhap lajmi se pararendësit e fisit Gruda, të cilët kishin guxuar të shkonin të parët në mërgim për të fituar para, fatmirësisht e kishin kapërcyer nismën e guximshme dhe ishin kthyer të gjithë dhe shëndoshë e mirë. 25 napolonat që tregonte Mar Gjeka flisnin më shumë se gjithçka për suksesin financiar të nismës. Patjetër, pamja e pazakontë në Gruda, ajo e një dore me kallo shkakton një llahtari jo të vogël, pasi puna e rëndë nuk është aspak ndonjë qejf i madh për malësorët.

Meqenëse secili nga ata që na takonte na përshëndeste me hos—gelden që në Gruda ishte shprehja e zakonshme, por sakaq donte të dinte edhe diçka për ata që ktheheshin në atdhe edhe për qëndrimin e tyre në Budapest, atëherë ne nuk mund të kalonim andej pa u ulur dhe pa pirë një gotë qumësht, një filxhan kafe apo të paktën një gllënjkë ujë dhe kështu i afroheshim ngadalë destinacionit tonë.

Cemtali, në të cilin kaluam prej Dinoshës për në Selishta, është me interes për shkak të shpellave të përdorura për banim, ka të ngjarë qysh në parahistorinë e mugët. Ashtu si në rijedhat e ujit të Dinoshas edhe këtu në breg të lumit shquheshin shtresa diluviale të forta, të përforcuara nga ujrat e shiut, të gërryera nga sipër dhe që krijonin hapësira të zgavërta, të cilat kanë nevojë vetëm për ndonjë lloj thurrjeje ose ndonjë mur të thatë të ulët për tu përmbyllur, në mënyrë që të shërbejnë si mjedise banimi. Këto ju vlejnë barinjve si strehë gjatë muajve të verës. Megjithatë pjesa më e madhe e këtyre kolonëve të çuditshëm për arsye të mangësive të mjediseve janë të detyruar që gjatë ditës të fushojnë jashtë në natyrë. Në veçanti, ishin këta trogloditë modernë, por as tinzarë as të paqytetëruar, ata që donin të na përshëndetnin dhe të na prisnin.

Përveç këtyre fushimeve të barinjve, për ne në Cemtale pati edhe pengesa të tjera të këndshme për të kapërcyer, pasi kudo ku në breg të lumit kishte një ngastër toke të sheshtë mund të hasje ara të punuara mirë që prodhonin duhan, misër dhe drithëra. Nëpër gardhe zgjateshin hardhitë, të cilat megjithëse nuk ishin aspak pa zot, dukej sikur bistakët e tyre ishin për këdo, pasi askush nuk e merrte për keq nëse kalimtari këpuste ndonjë. Përkundrazi, do të dukej e çuditshme nëse nuk e shijoje mallin e tjetrit. Barinjtë, lopët, shtëpitë dhe vreshtat e vonuan udhëtimin tonë dhe kështu mbërritëm vonë në Selishta. Pothuajse përpara shtëpisë së Mar Gjekas, duhej të shkoje tërthor Cemit vetëm në një shkallëz të rrezikshme, të thurrur me kulpër.

Më 9 gusht u largova nga shtëpia e rehatshme e Mar Gjekas dhe u drejtova për në famullinë e Grudës, e cila gjendej në një lartësi 320 metra mbi det dhe pastaj për në zonën e Kastratit, drejt Traboinës. Streha në Gruda nuk ishte e shkëlqyer, pasi aty qelën e re të famullisë e gjeta duke u ndërtuar, ndërkohë që ndërtesa e vjetër tashmë ishte rrënuar. Por mirësia e famullitarit më ndihmoi ta hidhja tutje mjerimin. Në Traboinë gjeta Don Luigj Bushi apo Pater Nou, siç e quanin fëmijtë e famuillisë së tij në Nikaj, që ishte një i njohur i vjetër dhe një zot shtëpie shumë i kujdesshëm.

Popullsia e këtij vendi, për shkak të shterimit të burimit të vetëm egzistues në këtë terren karstik ishte në hall jo të vogël dhe sakaq u tërhoqi vëmendjen dija e mia gjeologjike për rifitimin e ujit. Por për fat të keq nuk mund të bënim asgjë sepse ishte shumë e qartë se këtu kishim të bënim me një degëzim të hollë uji, që kishte gjetur një drejtim nëntokësor. Meqë si rijedhojë e thatësirës së verës edhe burimi Kroni i Zi, i cili buronte treçerek ore në veri të kishës së Traboinës, tashmë ishte tharë, i propozova njerëzve që të kërkonin ujë pak më tej, në veri të së ashtuquajtuar Shpella e Prenkut. Në rrugën nga Gruda për në Traboinë, pikërisht duke zbritur për në grykën e shpellës gjeta sipërfaqe shumë të lagështa dhe formacione sinter*4). Nëse e ndoqën apo jo këshillën time nuk kam arritur ta marr vesh.

Prej hulumtimit të pasuksesshëm gjeologjik u ktheva në kishë dhe u njoha me ekzistencën e të çuditshmes gruas- burrë të Shqipërisë apo virgjnesha, për të cilën kishin shkruar kohë më parë Dr. E. Shulz, më përpara se Hahn dhe Steinmetz. Virgjinesha që unë takova ishte një vajzë e re, e cila për mos u ndarë nga babai i saj duhej të mohonte seksin e saj. Asgjë nuk e dallonte nga një djalë i armatosur dhe i këndshëm, i cili duke pirë cigare ulej midis burrave përfaqësonte një tjetër element në shoqëri.

Ditën tjetër (10 gusht), prej Traboinës në zonën e Kastratit mora udhën për në Brixha në krahinën e Hotit. Në Brixha shkova të asistoj në meshë për të patur mundësi të marr pjesë në drekën që do të shtronte famullitari. Ky më gjeti një shoqërues me të cilin bëra udhën nëpër Fushë Rrapsha, tashmë të njohur për mua, drejt zonës së Veleçikut për te stanet e Gropa e Ahut. Këtu unë kalova natën time të parë mes barinjve të bjeshkëve shqiptare. Ngase këtu në vend të ujit të pishëm të japin dëborë të pëijetshme, në vend të kafes një përzieije të kësaj dëborë të pëijetshme me qumësht deleje, atëherë para së gjithash mund të kuptosh se nuk gjendesh në një fshat por në një ngulim të përkohshëm, veçse lloji i ndërtimit të një shtëpie të varfer në fshat dhe një stani ishte pothuajse i njejtë.

Meqenëse stanet e Bunit të Thatë ishin pothuajse në gjysmë të udhës midis Okol i Bogës dhe Thethit, dukej sikur ishin ndërtuar për të bërë këtu pushimin e drekës. Ishte e vështirë që të vendosje për ndonjë stan. Secili kërkonte që ne të bujtnim aty. la lashë shoqëruesit që të zgjidhte. Pritja ishte jashtëzakonisht e përzemërt. Pas të ngrënit, që ishte bukë misri, salcë kosi dhe një lloj gatimi që quhej maza, një lloj përzieije e bërë me gjalpë, djathë dhe miell misri, njerëzit e mi ranë të flinin ndërsa mua më pëlqente që të shihja rreth e rrotull këtë skaj malor ku nuk kishte shkelur këmbë ‘europiani”.

Një stuhi kërcënuese më detyroi menjëherë të ndërprisja vëzhgimin dhe të vrapoja për në kasolle. Stuhia kaloi. Mund të dilnim sërish në ajër të pastër dhe meqë stanet për arësye të papastërtisë së tyre nuk të tërhiqnin ta kaloje natën aty, vendosa që të shkoja po atë ditë për në Theth, qela e banueshme e famullitarit, patjetër që do të ishte shtabi im për shëtitjet e ditëve në vijim. Thethi përveç banesës së rehashme kishte edhe përparësinë e një pozicioni qendror dhe gjithashtu sepse unë nga udhëtimet e mëparshme kisha njohur shumë persona. Por gjithsesi, natyrisht që më prekte lakmia për para e banorëve të Thethit

Një pengesë e madhe për udhëtimin tim të mëtejshëm ishte se për momentin që gjendesha aty, fisi Shala, të cilit i përkiste Shoshi, jetonte në një armiqësi të trashëguar jo vetëm me fqinjët e tyre nga lindja, pra fisin Nikaj, por për momentin kishte plasur mëria edhe me fisin Shkrelin, meqë të dy fiset kerkonin për vete të drejtën e kullotës në malin Troshan. Siç mora vesh në hyije të famullisë, nga këto rrethana u vështirësua kalimi i zgjojeve të Kakinjas, ndërsa ai i malit të Troshanit për fat keq ishte bërë pothuajse i pamundur.

Shëtitjen time të parë në një lartësi 780 metra mbi nivelin e detit, te kisha e Thethit, e bëra në shoqërinë e Zog Sokolit dhe Lekë Currit të Majës së Boshit.

Gjatë kësaj shëtitjeje patëm një përvojë jo të këndshme, kur u kthyem në kasollen e thurrur vetëm me shkarpa të Kurt i Dudavet45), në lartësinë 1230 m. Mushka e bjeshkëve vinte përqark dhe kjo gjë për të gjithë vendasit ishte si shenjë e keqe për udhëtimin tonë të mëtejshëm. “Po ta dinim se mushka jote ishte sëmurë, nuk do të kishim ardhur fare,” këtë mënyrë shoqëruesit e mi, të cilët dukej qartë se ishin të hidhëruar, i kërkonin falje bariut të bjeshkëve po aq të hidhëruar. Shumë shpejt ky parashikim doli i vërtetë, pasi ndërsa i afroheshim Qafës së Dnelit (rreth 2000 m), një bari plak i fisit Shala na mori për pjesëtarë të fisit Nikaj dhe u bë gati që të qëllonte sepse u frikësua për një sulm të papritur nga ana jonë dhe mësymjen nga ana e tij e trajtonte si mbrojtjen më të mirë. Besa e çobanit, e cila zakonisht bën pjesë në shresat e barinjve, nuk ishte në fuqi në atë kohë. Nuk ishte e lehtë që ta sqaroje këtë njeri për gabimin e tij dhe për të mos na parë si njerëz të padëshirueshëm. Na ndihmoi vetëm qetësia që patëm, natyrisht vetëm në dukje. Më vonë Doda Prela i Prel Marrashit, na pohoi se i kishte hyrë frika se nuk mund të na përballonte. Duke menduar për frikën e tij, madje shoqëruesit e mi të pafajshëm, nuk ditën asgjë më të mirë se sa ta thubmonin plakun. Arësyeja që Dod Prela frikësohej ishte se kishte disa çështje gjakmarrjesh ende të papërfunduara.

Siç mu qartësua te Maja e Drenit, nëpër zonën e Nikajt, për fat të keq nuk mund të udhëtonim prej Shalës. Duhej të hiqnim dorë për të arritur në Plan, nëpër Shalë dhe Curraj për te qafa e Valbonës. Në Shalë mësova se Bajraktari i Shoshit me dy miq, me kërkesë të autoriteteve turke kishte tri ditë që përgjonte për mua për të më vrarë dhe se kjo përpjekje, për të cilën nuk kisha dijeni në kohën e duhur, dështoi pasi rastësisht hyra në Shalë katër orë pas largimit të bajraktarit, ku famullitari më bëri të ditur se në çfarë rreziku ndodhesha.

Qëndrimin në Shalë e shfrytëzova për të mësuar diçka për të kaluarën e fisit. Pastaj pas marrjes shënim të disa gojëdhanave gjithë sqarime për të kaluarën e Shalës u ktheva sërish për në Shosh. Prej këtu arrita më 19 gusht Majën Praça, në lartësinë 1630 m dhe aty vizitova fshatin e panjohur Kapreja, që gjendej në luginën Nerlumza. Herën tjetër i shoqëruar nga Zog Sokoli dhe Lek Curri ndërmora nismën e parë drejt Gucinjës, pasi pas gjithfarë marifetesh i hoqëm qafe një rradhë të tërë shoqëruesish të bezdisshëm.

Meqënëse hulumtimi i shtratit të luginës së Ropojani- Vruja për shkak të qartësisë së vogël më premtonte pak sukses, atëherë programi ishte një vizitë në stanet e Bunit të Jezercës, ku gjendeshin disa liqene të Alpeve, të panjohur deri tani. Udha nuk ishte e rrezikshme por ishte për të qarë hallin. Herë pas herë kishte sedimente shkëmbinjsh që mund t'i ngjiteshe vetëm me këmbë e me duar. Këpucët prej gome apo opingat, të cilat Steinmetz i pëlqente shumë për shëtitjet e tij, e përligjnin shkëlqyshëm këtë në një pjesë të tillë. Pavarësisht ndonjë pëllëmbe toke jo larg Qafës së Pejës vetëm në faqen veri-perëndimore të Malit të Shorës, e cila kufizon në jug Qafën e Jezercës, fushat me dëborë i hasje në lartësinë 1820 m.

I veçantë ishte sërish një efek shkëlqimi te qafa e Jezercës. Për fat të keq orët e vona të ditës më penguan që ta shijoj për një kohë të gjatë pamjen që ndodhej para meje, me të gjithë ashpërsinë e saj, pra këtë vend të shkretë mbushur me dëborë dhe shkëminj, pa asnjë lloj bimësie, mbresëlënës dhe të virgjër. Tashmë dielli po perëndonte. Të gjitha majat e larta kuqëlonin në një ngjyrë të kuqe që kalonte në rozë të thellë dhe të mahnitshme, ndërkohë që jashtë luginave hijet në ngjyrë blu të thellë dhe në ngjyrë vjollcë lartësoheshin për te skaji i malit. Megjithë bukurinë e peizazhit as që mund të mendohej për të fotografuar. Me rënien e muzgut nxituam tetëposhtë për te stanet e Jezercës, duke lajmëruar mbërritjen tonë me britma dhe të shtëna armësh. Sakaq nga thellësia e natës u dëgjuan të shtënat e mirseardhjes. Tashmë e dinim se banorët e stanit Mark Kola dhe Zef Toma e kishin marrë vesh mbërritjen tonë, kishin vënë në dispozicion tonë një stan, kishin përgatitur kafen dhe po na prisnin.

Përpara se të vendoseshim në banesën që do të kalonim natën patëm edhe një aventurë gjuetie. Kaluam në lartësinë 1880 m, pothuajse në errësirë të plotë, drejt një fushë me dëborë të pëijetshme, kur disa kafshë si dhi, papritur u shkëputën me galop. Dhi të egra! Ky ishte mendimi i çastit. Lashë bllokun e shënimeve të më binte dhe armën, sidoqë e pambushur, e mbështeta në faqe, këto ishin lëvizjet e para instinktive dhe lëvizjen e fundit megjithëse në mënyrë më të ngadaltë e bënë dhe shoqërusit e mi. Nuk zgjati shumë dhe kërciti një breshëri mbi kafshët që ishin në vrap e sipër. Por në çastin e fundit zotësia jonë për gjueti u shua. Ishin dhi të buta me qime të gjatë, të cilat ishin ndarë nga tufa. Ky gabim do të na kishte futur në konflikt me të zotin e ‘dhive të egra’. Gjithsesi pa ndonjë përfitim nuk ishte kjo ndodhi. Siç mora vesh më vonë, i huaji fiton emër të mirë, kur në një moment vendimtar nuk e harron përse e mban pushkën. Në sytë e malësorëve është burrë i vërtetë vetëm ai që di të përdorë pushkën. Tamam shqiptar, kjo është mburrja më e madhe që arrin njeriu në këto vise.

Tashmë kur mbërritëm te Buni i Jezercës ishte bërë shumë vonë dhe lartësinë e saj arrita ta përcaktoj deri 1710 m. Paraqitja e të parit të huaj në Jezercë, në këtë pjesë të zonës së Kelmendit, të patrazuar deri tani nga Europa, bëri jo pak bujë. Përveç meje si person dhe veshjes sime, vëmendja e të gjithëve u përqëndrua kryesisht në dy objekte.-Dylbia e armës sime të gjuetisë dhe sholla prej gome e këpucëve të mia. Të dyja këto gjëra u rekomandohen të gjithë atyre që do të vinë pas meje. Ato e ngrinin së tepërmi prestigjin e pronarit.

Në Jezercë kishin bërë shumë kujdes për të ngrënët. Mish, maza, bukë misri, qumësht, djathë, kos dhe qepë ishte darka ime e parë, por dhe gjatë qëndrimit tim aty këto ushqime jepeshin me bollëk. I vetmja gjë me të cilën kishin vështirësi ishte uji, sepse shqiptarët pretendonin duke këmbëngulur se uji që gjendej në liqenet e vegjël në afërsi të staneve nuk ishte i mirë për shëndetin dhe kështu nuk të mbetej gjë tjetër veçse për të përmbushur zakonin e vendit veçse të pije ujin e dëborës së pëijetshme që ata të ofronin. Këtë ujë, ashtu si në stane të tjera të shumta të Kelmendit dhe Kastratit, këtu e bënin në mes të dhomës, ku niste shkrirja e një blloku të madh dëbore në një koritë të drunjtë.

Siç është përmendur, pas gostive të shkëlqyera të mirseardhjes, mikpritësit e mi në Bunin e Jezercës tregonin ndodhi politike dhe jopolitike të kohës. Meqë atyre iu dukej më e rëndësishme se çdo gjë tjetër mungesa e oreksit të njerës dele apo tjetrës, ndër këta njerëz bota shpirtërore kishte shpjegim interesant dhe nuk ishte e habitshme pasi kjo përputhej edhe me pozicionin e tyre. Vetëm në orën katër allaturka, që në verë është te ne ora 11 e natës, ramë në qetësi. Më hapën një shtroje dhe për kuvertë kisha kapotën time. Megjithëse në këtë mënyrë ishin kujdesur për më të domosdoshmen, mua nuk më zuri gjumi për një kohë të gjatë, pasi përveç të ftohtit të madh, ndodhja në një vend të ri me bënte të frikësohesha pas çdo dremitjeje. Gjithsesi ndër ndër Kelmendasit e egër që kishin emër të keq. Lloj- lloj mendimesh dhe ëndrrash mbushën natën time të parë në stanet e bjeshkëve të Jezercës dhe nuk e kuptova fare se si më zuri gjumi dhe kur me dritën e zbehtë të mëngjezit banorët e stanit u çuan dhe kësisoj më zgjuan edhe mua.

Vizita te Buni i Jezercës ia vlejti mundimin. Aty shihje vendburime të reja topografike, përmbushjen dhe shndërrimin e hartës. Më 22 gusht, për shkak të rreshjeve të zgjatura nuk mund të ndërmerrje asgjë. Mu desh të qëndroja te Buni i Jezercës, ku gjithsesi pata rastin të njoh disa burra të fisit musliman Krasniqi që i përdornin kasollet si mjedis për të kaluar natën, fisit që i përkiste një pjesë e madhe e luginës së Valbonës. Kelmendasit dashamirës më prezantuan si italian! Unë duhej të flisj a hollësisht për shkëlqimin e Romën dhe të Italisë, madje edhe mbi tërmetet e Kalabrisë. Por edhe për simpatinë e intervistuesit nuk mbeta i paqartë.

Natën e 22 gushtit, duke gdhirë data 23, në malet në jug të Bunit të Jezercës ra dëbora e re dhe kështu bashkë me Zog Sokolin, Lek Currin dhe Zef Tomën u nisëm, për të vizituar Valbonën e sipërme me një mot të ftohtë, por krejtësisht të kthjellët. Improvizuam një gjueti meqenëse te Lugu i Gradës dhitë e egra duhej të ishin të shumta. Lek Curri u ngjit në Majën e Paplukës, Zog Sokoli në faqen e Majës së Lisit, një çoban u dërgua në rrugën e vështirë të Qafës së Gradës, ndërsa unë depërtova nga perëndimi nëpër lugun e Gradës. Dhi të egra kishte, por për fat të keq ne nuk arritëm t'i qëllojmë. Sipas atyre që dëgjova, në këtë pjesë të Shqipërisë, dukej se dhitë e egra për shkak të armëve të gjindjes kishin nisur të shfaroseshin. Edhe disa  vite dhe ato do t'i njiheshin në Prokletije vetëm nga ato që thuheshin lart e poshtë. Më mirë dukeshin se ishin ruajtur në zonat me pyje të Cukalit dhe Munellas.

Prej Qafës së Gradës u kthyem sërish në fushat e paanë me dëborë, në shpatin e Maj ës së Jezercës, maj ës së Rragamit që edhe pse vogël ishte e spikatur dhe me dy maja. Disa qindra metra poshtë nesh gjendeshin tri lugje mbushur me dëborë, të cilat edhe më thellë bashkoheshin me një hulli të madhe që drejtohej për në luginën e Valbonës.

Natën e datës 23 gusht, duke gdhirë data 24, ijeta aty ku buronte Valbona, te Buni i Valbonës (2250 m). Në datën 24 depërtova sërish në bjeshkë me Zog Sokolin, tashmë në Ndreaj, shumë pranë burimit të Valbonës. Në datën 25 gusht i dhashë Zog Sokolit pagesën e merituar, i cili tashmë ishte rraskapitur disi nga udhëtimet e deritanishme. Lek Curri, gjithmonë i kthjellët dhe i palodhur, mbeti edhe më tej shoqëruesi im. Përveç kësaj, në shërbimin tim mora edhe Sadri Lukën nga Okoli i afërt, njeri i njohur për mendjemprehtësinë dhe trimërinë e tij, i cili rekomandoi për udhëtimet e mëtejshme edhe njohjet e tij të shumta me Kelmendasit. Meqë kishin qenë pikërisht Zog Sokoli dhe Sadri Luka, urrejtja reciproke e të cilëve bëri që të rrezikohej jeta e Steinmetz dhe meqënëse edhe unë ashtu si Steinmetz po e lija Zog Sokolin për të marrë Sadri Lukan si shoqërues, puna duhej bërë me shumë kujdes, nga njera anë për të mos e kompromentuar Zog Sokolin në sytë e fisit të tij dhe nga ana tjetër për t'iu ruajtur ndonjë shpërthimi të mundshëm inati nga vetë Zog Sokoli. Kjo çështje u zgjidh shkëlqyeshëm me anën e një bakshishi dhe më 26 gusht mund të shkohej për t'iu ngjitur Majës së Radohimës time dhe e quajtur maja e Kozhnjes në hartën, pika kulmuese e Prokletijes perëndimore

Shëtitja doli pa ndonjë incident, megjithëse ishte tejet e vështirë duke dalë nga Okoli. Në një lartësi rreth 1750 ni kalova përmes monopatit, i cili përmendet nga Seinmetz dhe Liebert, prej Qafës së Pejës deri në Qafën e Shtegutqenës. Pjesa e fundit e ngjitjes, në anën jugore të malit gjigand, mund të bëhej vetëm duke vënë jetën në rrezik, pasi këtu na doli përpara një faqe pothuajse thikë, ku ishin hapur disa kanale të thella uji. Në këtë situatë Lek Curri e përligji veten shkëlqyeshëm, pasi shkathtësia e tij ishte për tu admiruar. Ai dukej sikur kapej pas shkëmbit si majmun. Në vendet tejet të lëmuara kacavirrej dhe i tërhiqte lart njera pas tjetrës plaçkat tona, mua dhe Sabriun. Ndër ne të tre nuk isha vetëm unë që ndjehesha i gëzuar, kur më në fund pasdite shumë vonë, fatmirësisht i kishim shpëtuam faqes së lëmuar shkëmbore dhe e arritëm kreshtën, të lodhur dhe të uritur.

Para së gjithash shijuam një pushim të shkurtër. Shoqëruesit e mi nxorrën bukë misri dhe djathë deleje, me të cilat ishim ushqyer qysh në mëngjez. Bëmë gjithë lezet pushimin e fundit, pimë pak ujë në një vend të zgavërt të një shkëmbi dhe pastaj vijova me shënime.

Termometri shënonte io°C në hije. Aneroidi për habinë time jo të vogël, shënonte pikërisht 2430 m. Në vitin 1906 e kisha përcaktuar lartësinë 2800 m dhe e kisha trajtuar si pikën më të lartë të Shqipërisë së Veriut. Ngjitja më tregonte se kjo mbetej pas Majës së Jezercës. Me të vërtetë më erdhi keq që në majën e kësaj të fundit kisha qenë para disa ditësh vetëm disa qindra metra larg dhe mu desh ta lija pa iu ngjitur. Sikur asokohe të kisha marrë me mend vendndodhjen e saj mbizoruese! Dr.Liebert sipas një njoftimi gojor e vlerësonte lartësinë e tyre, rreth 2600 m.

Zbritja vijoi së pari në një brinjë shkëmbi të rrëpirë në verilindje. Pastaj arritëm te Qafa e Radohimës në lartësinë 2310 m, ku hasëm në një fushë me dëbore të pëijetshme, por të rrëpirë. E kaluam këtë me shpejtësinë e erës, ku të tri shajakët tanë i përdorëm si slitë të përbashkët. Të tilla zbavitje duket të jenë të përhapura në Malësinë e Shkodrës. Të paktën Lek Curri dinte të tregonte për shumë udhëtime të tilla nëpër luginë. Ganxhat e dëborës dhe unazat e dëborës janë këtu po aq të njohura.

Fatkeqësisht për shkak të errësirës, më 26 gusht ishte e pamundur të kontrolloje nga ana gjeologjike në brezin midis Majës së Radohimës dhe Bunit të livadhit. Prandaj isha i detyruar që ditën në vijim të shkoja nga tashmë nga verilindja, ku iu ngjita edhe një herë Majës së Radohimës,. Përveç kësaj, këtë ditë kontrollova Gropën e Livadhit të Bogës të përbërë prej guri gëlqeror jurasik-kretazik.

Prej Bunit të Livadhit të Bogës shkova sërish për nga veriu me qëllimin për të shkuar në Gucinja përgjatë faqes perëndimor të luginës së Ropojanit, pasi dukej me vend të shkoje andej. Nuk kisha ndërmend që të hyja në këtë qytet për të shmangur çdo mundësi të një përplasjeje me muslimanët e atyshëm dhe prej kësaj edhe mundësinë me këdo nga qeveria otomane, nëpunës të konsullatës ose gjëra që për mua rezultonin të papëlqyeshme.

Unë dhe shoqëruesit e mi vendosëm ta kalonim natën te Rrethi i Vukoçës. Si zakonisht dëbora dhe qumështi ishin ushqimet e para që na ofruan. Por këtë herë patën pasoja kaq të këqia sa m'i prishën shëtitjet e ditës tjetër. Darka e zakonshme, maza, kos, bukë misri dhe kafe e përkeqësuan edhe më shumë gjendjen. Për të zëvendësuar përgjysmë mungesën e ilaçeve, ditën tjetër zvogëlova ushqimin sa më shumë që ishte e mundur, vetëm me kafe të ngrohtë me qumësht. Kafja mu përgatit. Por përgatitja e tjetrës ishte me vështirësi jo të vogla, pasi mungonte një enë e përshtatshme për të ngrohur gjithë këtë sasi të madhe qumështi. Mikpritësit e mi vendosën që për këtë të përdornin tiganin që shërbente vetëm për përgatitjen e mazas, i cili ishte i nxirë nga jashtë dhe nga brenda nga tymi dhe gjithë yndyrë. Si enë për të pirë shërbeu një tas i vogël në të cilin pihej vetëm kafe. Si rijedhojë e këtyre rrethanave, përzieija e kafes me qumësht dhe mbushj a e tasit ishin procedura shumë të ndërlikuara dhe ngjallën interes por edhe të qeshurat pa zë të malësorëve.

Nga Buni i Rrethit të Vukoçës, i shoqëruar nga disa barinj u nisa për në vend tjetër verimi, për te Buni i Kodrës së Niçit. Lidhja midis dy vendeve, do të ishte eufemizëm nëse quhej rrugë, çka mund ta paguaje me jetën. Një shteg i ngushtë, i rrëpirë, mes një faqe shkëmbore thikë nga njera anë dhe në anën tjetër një humnerë e thellë prej disa qindra metrash dhe si për të provuar nervat nga çdo hap që bënim, rrëshqinin në thellësi gurishtat. Te Shkalla e Danit (1700 m) ‘rruga’ bëhet edhe më e sikletshme. Kjo pjesë e ngushtë ngushtohej gjithmonë e më shumë dhe pjesët e shkëmbit sipër dhe poshtë shtegut bashkoheshin me njera tjetrën, kësisoj shtegu i rrëpirë duke shkuar lart nga ana e humnerës, më në fund ishte në një lloj zgavre vetëm 1.5 m e thellë, por aq e ulët sa mund të kalohej vetëm duke ecur barkas. Aty baza e shkëmbit që zbret drejt luginës, është e lëmuar dhe ka pak vende për tu kapur me duar. Madje mjedisi përreth, një faqe shkëmbore e lëmuar që lartësohej rreth 60 m, ku ishin vendosur stanet e Kodrës së Niçit, mund të vizitohej vetëm nga ata që nuk kanë marramendje nga lartësitë.

Kasollja ishte mjerane. Nga çatia copë-copë shihej qielli dhe nga muri mbushur me myshk hynte me furi era, sa që tymi dhe shkëndijat nuk kursenin as edhe një qoshkë të saj.

Edhe darka nuk ishte e shkëlqyer. Menjëherë pas ngrënies barinjtë veshën një lloj jelek gëzofi të quajtur xhurdi, ndërkohë që gjatë ngrënies shtrënguan rreth brezit gjerdanin e fishekëve dhe hodhën në sup pushkët Martina të mbushura, duke u bërë kështu gati për të §etur jashtë kasolles te delet. Për ata që ndenjën në kasolle u hapën gëzofët e bagëtive. Përveç kësaj na ofruan veshje dhe mbulesa të tjera. Sakaq të gjithë ranë në gjumë të thellë. Vetëm shndërritja e thëngjijve të zjarrtë ndriçonte grupet e ndarë nga njeri tjetri.

Sapo zbardhi dita në çdo skaj filloi gjithçka të lëvrijë. U bë kafeja dhe sakaq hynë sërish njeri pas njeri tjerit barinjtë, të cilëve u kishin hyrë të dridhurat dhe për tu ngrohur rreth zjarrit dhe me një filxhan kafe që nxjerr avull.

Këtu bëmë një kuvend të shkurtër për rrugën nga e cila mund të arrija më mirë në rrethinat e Gucinjës. U vendos që në vend të udhës së zakonshme të luginës që shkonte nëpër Vushanj (Vusanje), të merrej një shteg shumë lart mbi shpat. Shkoi gjithçka mirë dhe isha shumë i kënaqur kur pas një sorrollatje, relativisht të shkurtër, mbërrita te Maja e Potkajës dhe prej një kepi shkëmbor, pashë papritur Gucinjën.

E gjithë zona ebukur dhe pjellore dremiste në një qetësi idilike. Qëndrova rreth gjysmë ore mbi kepin shkëmbor për të marrë shënime, ndërsa bashkudhëtarët e mi bënin sytë katër prej muslimanëve përqark, për shkak të lehjeve të mbytura të qenve që ndëgjoheshin prej Vushajt. Pastaj u kthyem sërish te Buni i Kodrës së Nikçit.

Qëllimi im ishte të shkoja nga Buni i Kodrës së Nikçit drejt Nikçit, për të hulumtuar më saktë rrethin kufizues të Gucinjës. Shoqëruesi im dhe në veçanti Prenk Olumi, pronari i Bunit të Rrethit të Vukoçës, gjatë një debat të gjatë ditën të parashtronin kaq shumë arsye kundër kësaj, saqë unë në datën 30 gusht u ktheva për në Bunin e Rrethit të Vukoçës dhe në datën 31 gusht mora rrugën nëpër Qafën e Koprishtit.

Përpara hyijes në Bunin e Rrethit të Vukoçës pati edhe një tjetër skenë origjinale. Doli pikërisht siç edhe kisha frikë, që këpucët e mia prej lëkure dreri ishin dëmtuar nga stërmundimet e ditëve të fundit dhe kishte rrezik që sholla e trashë prej gome të shkëputej nga sholla e hollë prej lëkure. Kjo gjatë udhës mund të kishte pasoja jo të këndshme, kështu duhej t' i dilje tëkeqes përpara në çastin e fundit. Të vënë në një garë të mirëfilltë, shqiptarët ‘e egër’ u përpoqën t' i bashkonin sërish pjesët e shkëputura nga njera tjetra. Lek Curri patjetër që bëri marifetet e duhura si dhe disa shaka mjerane. Bijtë e maleve nëse donin mund të përdornin gjëlpërën dhe spango po aq mirë sa edhe pushkën dhe këtë e tregoi riparimi që bënë. Tashmë këpucët mund të përdoreshin edhe për një farë kohe. Si vend për ruajtur gjilpërën dhe fillin shërben kryesisht pjesa e brendshme e qeleshës.

Pasi mbaruam riparimin e këpucëve u nisëm. Ndërsa burrat parakalonin vetëm me armë, një bareshë mbajti deri në lartësinë e qafës (2190 m), shportën time të rënduar nga mostrat e shkëmbinjve.

Nga mesdita mbërritëm stanet e Koprishtit. Pasi hëngrëm drekë, që këtu ashtu si edhe prej disa ditësh kryesisht përbëhej nga maza, shkuam nëpër një kreshtë relativisht të ulët por gjithsesi lartësia absolute ishte 1900 m, ku gjendeshin stanet dhe prej aty u ngjitëm nëpër Majën e Ropunës për në Jama.

Pas shëtitjesh shumëditëshe nëpër shkëmbinj gëlqeror pothuajse shterpë dhe të ashpër, na bëri mirë për këmbët, sytë dhe humorin kur duke zbritur nga Maja e Ropunës pamë lëndinat dhe format e buta dhe kur hymë në një terren që tashmë përbëhej nga dheu. Gjatë zbritjes nga Jama dallova ngurtësime interesante kretazike. Fillimisht i mblodha me Lek Currin por meqë ngazëllimi është ngjitës, sakaq të gjithë shoqëruesit i zuri zelli për të mbledhur. Kësisoj lanë armët mënjanë, e thërrmonin bllokun gëlqeror dhe nga të gjitha anët sillnin mostrat e para të studimit të tyre paleontologjik.

Sikur të kishte qenë ndonjë nga ata shkrimtarucët që dinë shumë mirë të tregojnë historira rrënqethëse për shqiptarët! Një shpat në formë shkalle na çoi nga Jama për në Nikç dhe prej aty shkuam për në Vukël.

Famullitari plak i Vuklit, françeskan, më kishin folur gjatë një prej udhëtimeve të mëparshme si dhe për qelën e famullisë në rrëzim e sipër. Ai më priti gjithë dashuri dhe shumë shpejt e ndjeva veten shumë rehat aty. Për ditën tjetër ai më gjeti një trim, i cili do të më çonte nga Osoja për në Selcë.

Më 2 shtator i shoqëruar nga një banor shkova nga Selca për në Budaç dhe pasdite u ula për të pirë kafe në shtëpizën e ndërtuar me bredha të Lani Turkut në Budaç dhe njoha njerëzit te të cilët duhej të qëndroja për pesë ditë. I zoti i shtëpisë, bajraktari i Nikçit, për fat të keq nuk ishte aty, prandaj nderet m'i bëri i vëllai i tij dhe shumë shpejt këtu, si në asnjë vend tjetër të malësive shqiptare, u ndjeva si në shtëpinë time. Siguria pulike ishte këtu më e madhe se në zona të tjera, gjë që e kuptoje nga lëvizja e lirë e njerëzve. Njerëzit janë të pastër dhe të kulturuar dhe të ngrënët mund të konkurronte me atë të disa famullive shqiptare. Pa e vënë re unë, kur ra mbrëmja ata therrën një qingj, i cili krahas gjellëve të tjera të shumta formoi një darkë të shkëlqyer

Shëtitja, të ngrënët, gjumi dhe të pirët, kjo është e gjitha që bëra në Budaç. Në një shëtitje shkova në Leshnica, një tjetër shëtitje në Qafa e Godijës dhe në shëtitjen e tretë, më 5 shtator, iu ngjita Trojani.

Gjatë kësaj ngjitjeje gjeta një busull xhepi, për të cilën më vonë mësova se i kishte humbur disa javë më parë zotit Steinmez. Për fat të keq nuk munda t'ia ktheja, pasi disa ditë më vonë nga nisja me nxitim nga Paja më humbi

Dëbora dhe era me dëborë e lindjes nuk të ftonin të qëndroje gjatë në majën e Trojanit. Të gjithë u larguam shumë shpejt dhe me shumë dëshirë. Për të mos bërë dy herë të njejtën shëtitje, vendosëm që natën të mos e kalonim në Budaç por në Paja, e cila ende ishte e panjohur për mua.

Pas të ngrënit u morëm me parashikimin e së ardhmes. Kockat e shpatullës së qingjave që kishim ngrënë mbahej para zjarrit dhe nga drita që binte studioheshin njollat e errta dhe të hapura. Në një pikë të çuditshme dalloheshin njolla të shumta, të vogla dhe në ngjyrë të kuqe në të zezë. Këto parashikonin afrimin e të armatosurve. Ata ishin hajdutë apo ushtarë? Ky ishte një parashikim i keq. Kjo u lidh me afrimin e bandave të hajdutëve malazezë dhe meqë njerëzit ishin të bindur në pagabueshmërinë e parashikimit u mërzitën së tepërmi.

Paja mu duk aq e veçantë sa vendosa ta kaloj aty këtë stinë të vitit për ta hulumtuar edhe më shumë zonën e panjohur të Doljas dhe të Berishdolit. Por një ngjarje e papritur m'i prishi të gjitha planet e mia. Kockat e shpatullave të qingjave që kishim hëngrën nuk gënjenin.

Ndërkohë që isha në Paja autoritet turke dërguan në Budaç 3 o o usht arë për të më kapur. Ky sulm i p apritur dështoi rastësisht meqenëse unë gjendesha në Paja, por trupat turke në vend tim arrestuan si pengje tri vetë, ndër ta edhe një farë Gjok Doda nga Shkreli, i cili kërkohej nga policia për ta syrgjynosur. Me anë të këtyre pengjeve ushtarët shpresonin të detyronin fiset e Kelmendit dhe të Shkrelit që të më dorëzonin mua. Kjo pothuajse do të kishte ndodhur sepse Syni Doda, rastësisht shoqëruesi im, të cilin nuk e njihja mira asokohe, ishte vëllai Gjok Dodas. Natyrisht kjo ishte shumë e rëndë për mua. Për të mësuar nëse Syni për të liruar vëllanë e tij ndoshta nuk donte të më dorëzonte te autoritetet turke, mendova se para së gjithash, për tu qetësuar duhej të flija një çerek ore. Shqiptarëve kjo iu duk e natyrshme dhe kështu më lindi idea të përgjoja planet e tyre të mëtejshme. Dëgjova që Syni i tha shqiptarve të tjerë sa më poshtë, “Gjokën nuk do ta shoh më prapë, por më mirë të zhdukej Gjoka se miku ynë.” Nga kjo bisedë e kuptova krejt situatën. Nuk duhej të kisha frikë për ndonjë dorëzim. Në vend të kësaj më duhej që të liroja Gjokën me çdo kusht. Së pari protestova me shkrim në konsullatë kundër mënyrës se si autoritetet turke më gjurmonin. Shkruajta se isha shumë i fyer sepse nuk më kishin ftuar sipas rregullave, nëpërmjet konsullatës që të shkoja në Shkodër, por pavarësisht pozicionit tim shoqëror më ndiqnin sikur të isha një keqbërës, kërkova të shfaqnin pendimin dhe e dërgova letrën natën me një lajmëtar për në Shkodër. Pastaj nxitova po atë ditë nga Nikçi për në Kapan e Brojës, te kisha e famullisë së Shkrelit. Ditën tjetër shkova më tej për në Shkodër dhe me ndihmën e konsullit Kral, duke shmangur në momentin e fundit një patrullë policie të dërguar drejt meje për të marrë bllokun tim të shënimeve, fatmirësisht arrita pasdite në qytet.

Këtu, bashkë me konsullin tonë shkova te Valiu, për të kërkuar prej tij gojarisht dhe personalisht vënien në vend të nderit tim. Natyrisht që yaliut iu desh të kërkonte falje kur unë i tregova vizën e kalimit. Vërejtjes së tij që shkrimi i rekomandimit ishte i vitit 1905, pra para gjysmë viti, ia ktheva me vërejtjen, se paraardhësi i tij kur unë në verën e vitit 1905 kisha nderin t'i tregoja rekomandimin e këtyre diplomatëve kishte qënë kaq mospërfillës ndaj meje, sa unë e quajta si të pamundur që të paraqitesha sërish në vjeshtën e vitit 1905 me një rekomandim të ri dhe prandaj kishte mbetur ky rekomandim në xhepin tim. Vetëm tani mund ta përdorja atë pa u druajtur për ndonjë sjellje fyese. Ligjëratës së mëtejshme të Valiut se nuk e dinte se kush isha unë, pasi unë kisha kaluar nëpër kufi në një udhë të fshehtë, ia ktheva me forcë duke iu referuar faktit se unë kisha hyrë nga Dinosha dhe më në fund ia hodha fajin qeverisë turke që nuk e kishin informuar autoritetet turke për mua, pikërisht për policinë e Dinoshës që flinte në drekë. Në bazë të këtij fakti duhej që të liroheshin të gjitha pengjet. Fatmirësisht qeveria turk ëishte sërish në gabim, kësisoj unë mund të udhëtoja më tej. Konsulli i përgjithshëm Kral më mbështeti shkëlqyeshëm gjatë gjithë debatit.

Pati një ndodhi interesante kur ca kohë pas incidentit në Budaç, Valiu i Shkodrës sërish e ndaloi zyrtarisht udhëtimin tim nëpër Shqipëri, por privatisht tha se nëse do të doja të udhëtoja në Mirditë, ai do ta mbyllte njerin sy. Pikërisht në këtë kohë Zef Nozi prej Spaçi, tashmë ishte paralajmëruar se në Mirditë njëfarë Myslim Lezi nga Luma bashkë me njerëz të tjerë donte të kapte një të huaj për të arritur mundësinë e një manipulim kundrejt qeverisë turke në lidhje me një çështje private. Për këtë çështje Myslimi dhe e shoqja u ishin drejtuar disa mirditorëve. Nga kjo hamendësova se edhe Valiu duhej të kishte dijeni për këtë çështje dhe prandaj edhe më la të udhëtoja, në mënyrë që të kapesha dhe ai pasi të më kapnin mund t'i thoshte konsullin, tashmë në një pozicion superior “A e shihni, kështu ndodh nëse i huaji udhëton nëpër vend kundër vullnetit të qeverisë turke.”

Unë e pranova ftesën e Valiut, udhëtova në Mirditë, gjithsesi me shumë kujdes. I gjithë udhëtimi shkoi mirë dhe nuk ndodhi asgjë. Por kur disa mirditorë në vend tim donin të kapnin famullitarin e Laçit, çka përveçse për famullitarin nuk ishte aspak e pëlqyeshme edhe për vetë Valiun, ndërkohë që u ktheva në Shkodër shëndoshë e mirë, Valiu papritur më tha se për fat të keq do të ma ndalonte sërish udhëtimin dhe se nuk mund t'i mbyllte më sytë pasi kishte një urdhër të prerë nga Konstandinopoja. Sigurisht Bedri Pashës as kjo dredhi nuk i bëri punë. Në të vërtetë i thashë se më vinte shumë keq që dëgjoja këto fjalë, pasi unë do ta vazhdoja, pa u lëkundur fare, shëtitjen time.

Pas hulumtimit të Prokletijens në vitin 1907, udhëtova sidomos në Mirditë. Gjatë këtij udhëtimi iu ngjita maleve më të lartë të Mirditës, pikërisht Munella, Guri i Nuses dhe Zeba, por më pas hulumtova edhe Zadrimën.

Një episod i vogël, që më ndodhi në vitin 1907 në urën e Bunës në Shkodër, hedh dritë mbi gjendjen e asokohe, prandaj po e përmend këtu. Nga Nënshati u nisa vonë pasdite me qiraxhiun tim besnik Pjetër Dushi dhe shërbëtorin tim të vjetër Gjok Prenga dhe prandaj arrita shumë vonë, madje pas perëndimit të diellit te ura e Drinit në Shkodër, e cila kur binte nata mbyllej me dy porta të mëdha prej druri. Sipas urdhëresës, natën këtë portë e kalonin vetëm nëpunësit e qeverisë. Meqenëse nuk isha nëpunës duhej të flija jashtë Shkodrës dhe të prisja hapjen e portës së urës në mëngjez. Kjo s'më pëlqeu fare. Prandaj shkova me kalë deri te porta dhe me një zë të vendosur e urdhërova rojen që të hapte portën. “Jeni nëpunës?’ pyeti ky, “Jo, jam Nemce (austriak),” bubulliu përgjigja ime, “hapeni menjëherë.” Vendosmëria e sjelljes sime e detyroi. Ushtari njoftoi rojen se dikush kërkonte të hynte dhe porta u hap, unë kalova portën e urës sëbashku me shoqëruesit e mi.

Përtej urës bëhej kontrolli i detyruar i bagazhit dhe kjo u krye pa vonesë. Patjetër që nëpunësve të financës të Turqisë së atëhershme iu duk diçka e dyshimtë aneroidi im. Por kur unë pyetjes së nëpunësit të financës se çfarë ishte kjo iu përgjigja me kundrapërgjigjen nëse nuk e njihte orën e xhepit, atëherë nëpunësi u turpëruar për padijen e tij ma lejoi aneroidin. Unë kërceva sërish mbi shalën e kalit dhe rastisi që pushkën që kisha varur në sup, e cila deri në atë çast nuk dallohej, ra në sy dhe kësisoj tërhoqi vëmendjen e policëve. “Ai paska një armë,” vërejti njeri nga policët dhe sakaq një i dytë pyeti nëse kisha një lejekalimi për armën. Meqë nuk kisha as pasaportë, kisha në majë të gjuhës një gënjeshtër por një polic i tretë ma kurseu këtë. “Sigurisht që duhet të ketë leje meqënëse e mban kaq hapur armën e tij, për më tepër një pushkë të mirë, tha me zë të lartë dhe me bindje. Të gjithë u qetësuan nga kjo vërejtje dhe unë munda të vazhdoj më tej udhëtimin pa u penguar.

Kur në orën dhjetë të natës me pushkën time në sup hyra papritur në Grand Hotel Micic, nënkosulli ynë u habit për fatin dhe paturpësinë time.

Por një aventurë më e rrezikshme se ajo e urës ishte një tjetër aventurë në Kalis. Në nëntor të vitit 1907 doja të shëtisja prej Shkodrës nëpër Kalis dhe sipër në Korab dhe prej aty për në Sirovica dhe kështu ktheva për këshilla te abati i Mirditës. Për abatin e dija se ai ishte i mirëinformuar për Kalis dhe gjithë mjedisin përqark. Abati më këshilloi që në Kalis të kthehesha te njëfarë Mustaflita për të cilin tha se ishte një mik i tij. Me këtë të dhënë nisa udhëtimin. Në zonën midis Fanit dhe Arrën u vesha si mirditor. Kur bëmë pushimin në Zeba për të ngrënë drekë mu desh të merija vesh diçka për jetën e hajdutëve mirditorë. Erdhën dy katolikë me tetë dele. Ai që shkonte përpara na pa, u frikësua shumë dhe mori nishan për nga ne. Delet ishin të qethura në kurriz, në anën e djathtë dhe kjo ishte një shenjë se këto dele ishin të yjedhura në Reka. Pas kësaj ndodhie vazhduam rrugën më tej.

Marku, njeri nga shoqëruesit e mi, kishte qenë dikur pjesëtar i shpurës së Mustaflitas. Ashtu si të gjithë apo shumë ngabanorët e Fanit edhe ai kishte vjedhur së tepërmi në Dukagjin dhe në Reka dhe gjatë udhës për në Kalis më dha shumë sqarime për këtë vend. Vendi midis Arrën-Reç dhe Korabit si dhe zona e Pukës quhej Dukagjin, po ashtu edhe njerëzit e quanin veten dukagjinas dhe kështu i qiianin edhe fqinjët e tyre. Mbi Zeba, midis Arrën dhe guri i Nusjes kishte pyje të mëdha ahu. Nuk kishte fare shpresë për në Zebë prandaj unë dhe shoqëruesit e mi, fare pa u vënë dhe nëpër shi arritëm në Ujmisht. Duke zbritur për në Drin kaluam para stanit të dikujt, banor i Fanit, ai pa banorët e Arrënit dhe pyeti nëse ne kishim miq. Bajaziti pohoi se kishim. Por më pas ky njeri pa se morëm udhën drejt kullës së tij bosh dhe sakaq ai na u vu pas duke pasur frikë se mos ishim hajdutë. Edhe pa na shkuar mendja për këtë ndjekje ne ndërkohë e kishim anashkaluar këtë udhë, duke e shkurtuar përmes disa fushave. Kështu, kur ai na arriti ne nuk po shkonim drejt kullës së tij. Fillimisht pati një bisedë të acaruar, derisa më në fund kundërshtari ynë dalloi ndër shoqërusit e mi Nikollë Xhuxhajn, kumbarën e tij. Prandaj na shoqëroi për në Ujmisht, te Mahmudi, një tjetër kumbarë i Nikollë Xhuxhajt. Vendosëm që ta kalonim natën aty. I zoti i shtëpisë nuk ishte por e thirrën. Në mbrëmje biseda u rrotullua vetëm te bandat e hajdutëve të banorëve të Fanit dhe të Dukagjinit në zonën e Rekas si dhe për luftimet me nizamët e atyshëm. Nga kjo bisedë kuptova se bandat që depërtonin në Reka shpesh janë me 200 burra, se kishte shumë të vrarë dhe të plagosur dhe se shpesh preja shkonte nëpër shtigje të fshehta në Gjakovë dhe aty shitej. Preja shpesh ishte qindra dele dhe 50-60 kuaj. Kreu i një bande të tillë quhej kallauz. Përveç hajdutëve, në Ujmisht ka të tjerë, kryesisht kurbetlinj (bozaxhinj, hallvaxhinj, etj.).

Kostumi kombëtar i Ujmishtit përbëhet nga çakshirë të bardhë, gjysma e sipërme e gjerë dhe poshtë të ngushta dhe mbi këto çorapet e tërhequra që arrijnë deri në gjysmën e pulpës, shpesh të zbukuruara me të kuqe dhe shtrëngohen nga lidhëset e opingave. Në trup mbajnë një anteri dhe një veshje të quajtur xhurdi që është hollë dhe hidhet supeve por pa thekë, e cila arrin deri te ijet. Të gjithë mbajnë perçe4®.

Në Ujmisht fjetëm shumë mirë. Aty shtëpitë janë kulla, të cilat gjenden larg njera tjetrës. Në Vila ka kulla më të shpeshta dhe të ndërtuara me gurë të coptuar por pa llaç e suvatim. Në Ujmisht munda t' ihedh një vështrim ekzistencës së kurbetit, pasi gjatë rrugës për në Vila hasa njerëz që po shkonin të merrnin një nuse. Disa më morën për të huaj, por sqarimi i Mahmudit se unë isha mik qetësoi gjithçka. Më vonë karvani i dasmorëve u nda prej nesh dhe që nga larg vumë re se ata qëndruan përpara shtëpisë së nuses. la nisi një breshëri pushkësh, pastaj njerëzit e nuses hynë në shtëpinë e saj dhe më në fund e morën nusen me vete. Krejt ndryshe nga kjo ceremoni, në Reç nuk hyhet në shtëpinë e nuses. Mahmudi na shoqëroi në Vila. Të udhëtosh i veshur si shqiptar është shumë më e këndshme se sa të jesh i veshur si europian, pasi së pari njerëzia nuk mbeten gojëhapur dhe përveç kësaj je më shumë në kontakt. Përpara se të hynim në Vila Mahmudi u kthye për në shtëpi sepse kishte rënë në gjak në këtë fshat. Në Vila kishte një xhami të bukur por çdo banor ishtë hajdut, por që gjithsesi nuk duhet të vidhte në fshatin e tij. Në fshat, çka do të thotë brenda fshatit duhej të sundonte rregulli dhe qetësia. Nga Vila dërguam përpara Markun për të njoftuar Mustaflitan për ardhjen tonë. Në Vila dhe në Kalis Mustaflita kishte shumë kulla, që ishin një kompleks shtëpish të mëdha dhe kullash të rrethuara me oborr. Mustaflita nuk ishte në shtëpi por u kthye në Kalis në mbrëmje. Deri sa hyri ai u hoqa si shkodran, gjithsesi u ula në vendin e nderit pranë zjarrit. Nga shiu i ditës së mëparshme kur mbërrita në Kalis isha bërë qull deri në palcë por pranë zjarrit u thava menjëherë.

Dhoma e miqve në shtëpinë e Mustaflitas ishte një dhomë e madhe në katin përdhes ky hyje nëpërmjet një paradhome. Kjo dhomë ishte pothuajse bosh dhe porta ishte përballë oxhakut. Anash, përgjatë dhomës ishin shtruar qilimë. Në të majtë të oxhakut ishte vendi i zotit të shtëpisë dhe në të djathtë ishte vendi i nderit për mikun. Kundrejt zjarrit dhe fare pranë tij, ishte shtruar një lëkurë deleje, ku zinte vend njeriu i besuar i shpurës së Mustaflitas, i cili merrej me përgatitjen e kafes. Në mure kishte varëse për armët. Përveç armës së Mustaflitas, e cila ishte një armë këmbësorie bullgare, të gjitha armët e tjera liheshin në paradhomë.

Mustaflita ishte i shëndoshë por i shpejtë dhe i shkathët në lëvizjet e tij dhe dukej se ishte shumë muskuloz. Kishte mustaqe të hirta dhe të ashpra, në dhomë hynte gjithmonë me hapa shumë të shpejtë dhe gjithmonë nxitonte për të zënë vendin e tij, ndërkohë që të gjithë ngriheshin. Në vendin e tij i shërbente shpura e tij. Njeri i hiqte çorapet, një tjetër i sillte ujin për të larë këmbët, një tjetër i zgjaste një llullë një metër të gjatë me cigare dhe një tjetër i zgjaste thëngjijtë. Mund të thuhet se Mustaflita fliste pak dhe kishte një siguri në vetveteë dhe pse nuk e shprehte. Kishte sy shumë të mëdhenj ngjyrë hiri, çka e bënte të vështirë të lexoje mendimet e tij. Por dallimi i mendimeve të tij mund të bëhej nga intonacioni e zërit dhe nga gjestet. Nuk ishte tip i qetë por as edhe shumë i gjallë, kishte mënyra sjellje të përcaktuara. Biseda e tij kishte kryesisht një ton disi urdhërues. Arsyeja pse përpiqem të bëj një përshkrim të saktë të tij, meqë ai ishte një nga hajdutët më kokëkrisur dibranë, të cilin Turqia asokohe duhej ta kërkonte dhe sepse ai në përshkrim më kujtonte atë përshkrim që kemi për Ali Pashën e Janinës. I thashë Mustaflitas se kisha ardhur tek ai për të më ndihmonte që të përmbushja një dëshirë, të cilën sigurisht nuk e shpreha me saktësi. Tashmë Mustaflita më tregoi se ai kishte lutur abatin t'i blente një Bimbashllik por që gjithsesi do të prishej nga gjeneral-inspektori i Maqedonisë, Hysen Hilmi Pasha. Pastaj folëm për gjëra të përgjithshme. Ndërkaq lamë duart për të ngrënë bukën dhe pasi u soll tavolina e ngrënies, Mustaflita u ul i vetëm, ndau bukën dhe ia vuri secilit përpara. Të gjithë sa ishin në dhomë prisnin në vendet e tyre derisa Mustafai tu zgjaste bukën dhe të hanin bashkë me të. Mustaflita dukej se nxitonte edhe gjatë të ngrënit. Mbrëmja kaloi shumë mirë.

Por ditën tjetër moti nuk ishte i përshtatshëm dhe Osmani, i biri i Mustaflitas, na tha se rruga për në Stirovica ishte mbuluar nga dëbora. Në mënyrë që njerëzit e shumtë që ishin poshtë të mos na shihnin, ai mendoi të vendoseshim në një dhomë të sipërme të kullës, të shtruar me qilimë, ku asokohe kishte kaluar natën dhe Shemsi Pasha. Më tej Osmani na rrëfeu se këtu dikur ishin kapur edhe tri burra nga Topojani, të cilët gjatë natës ishin mbyllur në sofitë. Ai u mahnit nga karabineri, armë e vërtetë burrash, por edhe më tepër me bllokun e çeqeve dhe dylbinë time. Pastaj u tërhoq. Ndërkohë që ishin në dhomën e Shemsiut, fluturuan dy harabela në dhomë. I kapëm harabelat dhe ia dhamë djalit të vogël të Mustaflitas dhe i thamë me shaka se edhe ne kishim fluturuar në kullën e Mustaflitas, ku tashmë edhe na kishin kapur. Në mbrëmje Musaflita erdhi për të ngrënë në dhomën tonë. Edhe dita tjetër kaloi me vizitat e Osmanit dhe Dalipit por sërish edhe moti i keq na mbajti. Ditën e tretë mëngjezi ishte i bukur dhe prandaj i thamë Osmanit se patjetër donim të shkonim me ditë në Stirovica dhe se duhej të na jepte një shoqërues. Osmani u zhduk dhe u rishfaq vetëm në drekë. Tashmë ishte shumë vonë sipas mendimit të tij, por edhe ne mendonim se nuk ishte e udhës që të mbërrinim natën në Stirovica. Osmani tashmë mendonte se për këtë duhej folur me Mustaflitan por shpejt u kthye me përgjigjen se për sot Mustaflita nuk gjente dot asnjë shoqërues. Ndërsa nesër ai, pra vetë Osmani, me shumë nga njerëzit do të na çonte për në Stirovica.

Pretekstet e shumta nuk më pëlqyen as mua as Bajazitit dhe që të dy patëm një parandjenjë të keqe. Pasdite Mustaflita thirri Bajazitin dhe i tha se ne të dy ishin të burgosurit e tij dhe prej nesh kërkonte 10.000 Pfund turke për të na liruar. Në rast se kulla e tij do të dëmtohej për shkak të burgosjes sonë, vendosi edhe një kërkesë tjetër prej 10.000 pfund.

Njëkohësisht ai u përpoq që ta tërhiqte Bajazitin nga ana e tij me një premtim prej 2 ooo Pfund. Bajaziti rezistoi dhe u frikësua, por gjithsesi me mendjemprehtësi i propozoi Mustaflitas se nuk duhej të kërkonte asnjë para lirimin, por meqenëse unë isha i veshur kësisoj të më dërgonte mua si spiun për në Prizren. Mustaflita nuhati diçka të keqe dhe refuzoi. Bajaziti erdhi sipër në dhomë dhe e bisedoi me mua këtë çështje. Gjëja e parë që më shkoi ndër mend ishte ta vrisja Mustaflias dhe kështu ta mbyllja këtë muhabet, pastaj mendova diçka më të mirë. Mustaflita erdhi në dhomën tonë dhe unë u solla sikur nuk isha i burgosur. Ai më përsëriti ato çfarë i kishte thënë Bajazitit dhe shtoi se nuk do të më bënte keq por e bënte për të nxehur Sulltanin, pasi ai nuk e kishte emëruar bimbash. Në rast se kulla e tij do të digjej nga ushtarakët turq për shkak të sjelljes së tij, Mustaflita më tha se ishte i detyruar të kërkonte 20.000 Pfund. Unë e sqarova se qofshin 10 apo 20.000 Pfund as që doja t'ia dija se gjithsesi ishte Sulltani që do të paguante dhe jo unë por, por shtova se djegia e kullës së tij ishte e pakëndshme edhe për mua, meqë arratia prej ushtarëve dhe kalimi i dimrit në ndonjë kasolle mjerane do të sillte gjëra të pakëndshme. I premtova se edhe unë do ta pengoja pëmdjekjen. Mustaflita më dha të drejtë. I thashë Mustaflitas se kishte kapur një peshk të madh dhe që nuk duhej të linte t'i shpëtonte nga dora. Pasi e shoshitëm mirë këtë çështje i propozova të flisnim për diçka tjetër. Mustaflita me zor u shkëput nga çështja. Më në fund i kërkova pesë ditë kohë për ta menduar dhe për të vendosur se cilin do të njoftoja për rrëmbimin tim dhe përmenda abat Doçin, konsullin e Shkodrës, konsullin e Prizrenit, Hysen Hilmi Pashën, tim atë dhe ambasadën perandorake në Konstandinopojë. Krejt rastësisht i thashë se do t' i shkruaja Hilmiut. Por për këtë Mustaflita mendoi se në këtë rast sigurisht do të dërgonin ushtarë. E pashë çehren e tij dhe kuptova se ky mendim ishte i pakëndshëm për atë. Prandaj vendosa për këtë dhe kështu ai më dha kohën e dëshiruar për tu menduar. Më tha ‘sa duket” dhe u zhduk.

Sapo u largua Mustaflita erdhi një farë Dodë, vëllai i të cilit studionte për prift në Romë. E lashë të bënte kiyqin. Ai më la të thoja një lutje Pater noster dhe më pas më pyeti për një pjesë të meshës, për të kuptuar nëse isha me të vërtetë katolik. I plotësova kërkesën dhe më pas i tregova për tradhëtinë e Mustaflitit si dhe i dhashë një letër për abatin e Mirditës, të cilën duhej ta dërgonte menjëherë. Në këtë letër i lutesha abatit për 500 mirditorë të armatosur ose 20 njerëz dhe opium. Doda zbriti dhe Osmani hyri në dhomë. E përshëndeta Osmanin por nuk bëra ndonjë muhabet serioz me të dhe me shaka e pyeta se kush tamam e kishte bërë planin e kapjes sonë. Ai tha se kjo ishte ide e tij. Nga kjo mendova se kishte mësuar shumë nga i ati, por duke qeshur i thashë në shqip “pa besë”. Ai u bë spec i kuq. Pastaj i kërkuam Osmanit një tabelë qitjeje. Unë qëlloja me mirë se Osmani, i cili u largua shpejt. Tashmë na vjen Dalipi.

Dalipi ishte indinjuar dhe na tha se një maskarallëk i tillë nuk kishte ndodhur kurrë në Kalis dhe tha se donte të na ndihmonte. E kuptova se Dalipi ishte i prirur ndaj përfitimit vetiak dhe kësisoj fola seriozisht me të. Ai më pyeti se si duhej t'i jepej fund kësaj çështjeje. I thashë se Mustaflita nuk do të marrë asnjë para, kulla e tij do të shkatërrohet dhe pikërisht ai, Mustaflitas, pastaj Osmani, djali i dytë i Mustaflitas, Aliu, por edhe Bajaziti bashkë me mua do të vdisnim. I thashë se këtu do të vinin nga perëndimi e gjitha Malësia e Shkodrës, e gjithë Mirdita, Mati dhe Lura. Nga Dibra, Gostivari dhe Prizreni do të dërgoheshin trupa dhe kështu Mustaflita do të bëhej pluhur e hi. Dalipi mendonte se i gjithë Kalisi as që do të merrte anën e tij, pasi sjellja e Mustaflitas në përgjithësi po gjykohet. Pastaj pyeti se çfarë duhej bërë. Pas këshillimesh të shumta bashkë me

Dalipin formulova tri propozime. I pari, Mustaflita kërkon 10.000 Pfund dhe më pas vinë miqtë e mi dhe trupat turke; shtëpia e tij shkatërrohet dhe ka shumë të vrarë. Së dyti Mustaflitas për lirimin tim kërkon titullin bimbash.

Unë do t'i qetësoj miqtë e mi në këtë rast dhe gjithashtu përpiqem që të gjithë trupat e Kalisit të qëndrojnë larg dhe njëkohësisht të bëj tratativa me autoritetet. Por rezultati në këtë rast nuk është i sigurtë. Së treti Mustaflitas më çon si spiun në Prizren. Nëpërmjet kësaj, qeveria e shpërblen dhe unë si edhe më parë përdorem për titullin bimbash. Dalipi premtoi se do t'ia parashtronte këtë propozim Mustaflitas. Në rast se plani i Dalipit dështon dhe Musaflita na mban si të burgosur dhe nëse ne duhet të flemë me nië roje dhe na i marrin armët dhe thikat, atëherë unë dhe Bajaziti në ditën e arratisë duhet të kemi diçka në dorë kundër rojes, kështu që nën qylym të fshihej një brisk roje dhe pas vrasjes së rojes, ne të mund të zbrisnim nga lart me qylymat dhe çarçafët e lidhur me njeri tjetrin.

Dalipi fjeti me ne dhe në mëngjez foli me Mustaflitas. Por më përpara na la të kuptonim se për këtë ndërhyije shpresonte të merrte ndonjë bakshish. Gjatë gjithë kohës Bajaziti ishte i dërrmuar. Unë u përpoqa t'i ngrija moralin. Pas bisedës së Dalipit me Mustaflitan, në dhomën tonë përveç Mustaflitas erdhi Aliu, Osmani dhe Dalipi. Mustaflita tha se e gjithë kjo histori kapjeje kishte qenë një mashtrim për të na provuar ne dhe sqaroi se mund të shkonim për në Stirovica. Unë e nuhata këtë rast dhe sqarova se i mbetem propozimit që bëra me vullnet të lirë një ditë më parë, që ta ndihmoj Mustafliltan për të marrë titullin bimbash. Tashmë, meqënëse të gjithë e kishin marrë vesh burgosjen tonë, i thashë se akoma më shumë ishte e mundur që të më dorëzonte te autoritetet turke në Prizren si spiun austro-hungarez. Propozimi u pranua dhe Bajaziti duhej të vinte si njeri i shpurës së Mustaflias në Prizren. Unë duhej tu dorëzohesha autoriteteve turke në‘Prizren bashkë me Karabinën Mannlicher.

Dorëzimin e Karabinës time e trajtoja gjoja si diçka të rëndësishme, pasi Mustaflita sipas cilësisë së armës sime dallonte te mua një personalitet të shquar. Në të vërtetë doja që në këtë mënyrë t' ia bëja të pamundur që Osmani ta mbante armën time si ‘kujtim’. Osmani kishte qenë mjaft i pakujdesshëm kur ma shprehu këtë ‘dëshirë’.

I premtova Mustaflitas për ta ndihmuar për titullin bimbash, ndërsa Osmani pasi u largua Mustaflita na tha se Dalipi na kishte ndihmuar. I thashë Osmanit se s' merrte vesh fare, pasi tashmë nuk e merrte dot as Karabinerin Mannlicher, pasi do ta konfiskonte hyqymeti48). Pak para largimit nga Kalisi, Mustaflita mu lut që të njoftoja abatin, në mënyrë që të mos ndodhte asgjë në Kalis. Prandaj Doda mori një letër të parë të fshehtë dhe një letër të dytë të hapur për abatin e Mirditës dhe pastaj u ftuam nga Mustaflita të shkonin poshtë për të ngrënë dhe për të ndenjur. Gjatë gjithë qëndrimit tonë në Kalis, i biri i Musaflitas, Aliu dhe një farë Rrahman nuk erdhën fare te ne, pasi i kishte zënë turpi për tradhëtinë e Mustaflitas.

Në Kalis kishte shtëpi të vetmuara, të llojit mesjetar si dhe fshatra të vegjël, përkatësisht grupe shtëpish të ndërtuara pranë e pranë. Shpagimi për çështjet e gjakmarrjes midis familjesh të veçanta bëhej shpejt. Ashtu si edhe në Lurë, këtu nuk ndodhte ngujimi për vite të tëra. Dukagjinasit vidhnin në Reka. Gjindja nga Reka vidhnin në Shkup dhe Maqedoni por edhe në viset e Adrianopolit madje edhe Anadollit.

Ditën e pestë pas mbërritjes sime në Kalis u nisëm unë, Bajaziti, Mustaflitas prej aty për në Prizren bashkë me dy kuaj. Mbi njerin kalë qëndronte Mustaflita, tjetri ishte për Bajazitin dhe për mua. Kuajt na shoqëruan deri në një rrafshnaltë te Qafa e Restelicës, ku na pengonte dëbora e madhe që të ecnim më tej. Këtu hëngrëm një vakt të bollshëm me bukë të bërë me djathë, mielli misri dhe miell gruri.

Më pas, gjatë pasdites, vijuam më tej drejt Restelicas. Në udhën për në Restellca kishte mjegull dhe dëborë dhe prandaj pothuajse e humbëm rrugën por më në fund, fatmirësisht mbërritëm në Kepi dhe pastaj për në Restelica. Mustaflita, Abdyl Rrahmani, Dalipi, Bajaziti dhe unë ijetëm në shtëpinë e Molla Sadikut, ndërsa të tjerët në një shtëpi tjetër. Shtëpia ishte e mirë dhe e shtruar me qilimë. Madje kishte edhe një sobë të metaltë, ndërsa dritaret ishin të vogla dhe xhamat direkt të mur. Përpara se të shkonim në shtëpinë e Molla Sadikut pimë një kafe në kafene derisa na ftoi Molla Sadiku. Natyrisht që të zotit të shtëpisë i erdhën shumë vizitorë, ndër ta edhe një Haxhi rumanishtfolës si dhe klerikë të tjerë. Me Haxhiun fola diçka por pastaj u tërhoqa në një qoshkë dhe bëja planet e mëtejshme me Dalipin. Njerëzia janë të shkolluar dhe shumica dinë të shkruajnë dhe të lexojnë.

Restelica është buzë një pllaje sipër një luginë të rrëpirrët dhe është një fshat i madh me shumë dyqane bakallësh dhe kafene. Rrugët e fshatit jane të mjaft të mira. Shtëpitë prej guri, të cilave pa dyshim ju mungon suvaja, janë të ndërtuara mirë. Restlica ka mbi 300-400 shtëpi dhe më shumë se 100 kuaj dhe banorët nuk janë aspak të varfër. Këtu ka dhe shumë sllavofolës. Njerëzia relativisht pak pyetën se kush isha unë, vetëm Haxhiu u bë kureshtar. Por Bajaziti më tha në hungarisht “ne mondjon semmit”. Më vonë fola me Mustaflitan për ditën e nesërme. Në mënyrë që dorëzimi im të mos bënte shumë bujë i propozova të më dërgonin në aksham në Prizren dhe aty të kaloja natën në një qeli të veçantë.

Përveç kësaj dita në vijim ishte ditë pazari. Prandaj e morëm me mend se në të vërtetë hyqymeti do të ishte i mbyllur. Përveç kësaj pike kryesore vendosëm që të mos dorëzohesha me Karabinën time Mannlicher por me Martinën e Bajazitit. Në këtë mënyrë mund të shmangej konfiskimi i mundshëm i maliherit tim.

Sipas programit, të nesërmen në mëngjez do të largoheshim nga Restelica dhe pastaj do të nisnim një marshim të detyruar për në Prizren. Këto ditë unë isha pothuajse më këmbë, ndërsa Bajaziti megjithëse me kalë ishte i rraskapitur. Dreka ishte djathë dhe bukë. Një ditë më parë na kishin dhënë në Restelica fasule me mish dhe lloj-lloj gjellësh turke dhe që të gjitha ishin të mira por kisha djegësirë të madhe në stomak. Ndërkohë që po kalonim fshatin Zli Potok doja të haja një mollë në mes të rrugës Bajaziti, por u nxeh shumë dhe më tha se Shqipërinë lindore po të haje në mes të rrugës ishte turp dhe nuk tregonte edukatë. Udhën Prej Karaula Guri Derven e njihja qysh kohë më parë. Një orë e gjysmë para akshamit mbërritëm në Prizren.

Por pak para qytetit më morën armën dhe gjerdanin e fishekëve dhe më lidhën një litar rrefh trupit. Skaji tjetër të litarit e tërhiqte një banor i Kalisit, në mënyrë që kapja ime të binte në sy. Musafllita pati shumë frikë se mos unë e tradhëtoja në Prizren. Bajaziti, për një moment, pa u vënë re, mori nga mua një hartë për në konsullatë. Mustaflita mori bagazhin tim dhe ditën tjetër në mëngjez duhej ta sillte personalisht në hyqymet. Bajaziti nuk duhej të vinte në hyqymet, kaq shumë i trembej Mustaflita një tradhëtie të mundshme. Kalimi im me kostum mirditor nëpër rrugët e Prizrenit, bëri bujë. Po ashtu edhe në hyqymet, por në një shkallë më të ulët. Musaflita i tregoi bimbashit të policisë se më kishte hasur në udhën nga Vila për në Kalis, më kishte dalluar se isha i huaj, megjithëse i veshur si vendas. Më pas më kishte çuar në shtëpinë e tij. Unë kisha bërë përpjekje për tu arratisur dhe ai sërish më kishte kapur, prandaj edhe po më dorëzonte këtu. lu prezantova bimbashit, të cilin e njihja qysh kohë më parë, por që nuk po më njihte se kush isha. Prandaj më dërguan te mytesarifi. Aty u ula këmbë mbi këmbë alla frënga për t'iu imponuar Mustaflias të ulur dhe fola frëgjisht me Mytesarifin. Unë pohova thëniet e Mustaflitas dhe e luta Mytsarifin që të lajmëronte konsullatën. Mytesarifi u ndodh në gjendje të vështirë dhe i mbetën sytë te pashaporta ime derisa unë i thashë, “Mjaft e patë këtë pasaportë, dokumentet mbeten gjithmonë njësoj.” Pastaj i përsërita lutjen time, por me një ton më të ashpër. Më çuan sërish te bimbashi, pastaj te komandanti i burgut, njëfarë Mylazim dhe atje duhej të kaloja natën. Ndërkohë Bajaziti kishte lajmëruar konsullatën dhe tashmë ajo kishte ndërhyrë. Mytesarifi dhe konsullata telegrafuan në Selanik. Nënkonsulli Prochanska përveç të tjerave më dërgoi në burg ushqime dhe shtroje. Pasi hëngra, erdhi një telegram nga Hilmi Pasha, më vonë një tëlegram nga Valiu i Shkupit dhe më dërguan me ndere të mëdha në konsullatë. Mbrëmjen e kalova në konsullatë. Prochaska kishte ardhur në humor nga kjo çështjen. Ai është njeri i mirë por aspak i zgjuar. Qëndrova shumë ditë në Prizren. Hilmi Pasha telegrafoi dhe më ndaloi një udhëtim të mëtejshëm nëpër Turqi. Kur Mustaflita solli bagazhin tim në hyqymet dhe nuk ia hodhi sytë askush, ai u zhgënjye shumë sepse kishte premtuar për aneroidin dhe plot broçkulla. Komisari i policisë i solli të gjitha në konsullatë, madje edhe Martinën e dorëzuar. Për sa kohë isha në Prizren gjithçka shkoi mirë. Për të gjithë këtë çëshje me Mustaflita kishte dëgjuar edhe babai i Bajazitit në Stirovica dhe papritur u duk me dhjetë burra të armatosur në Prizren. Dyzet burra i kishte lënë në Restelica. Fillimisht ai donte ta kapte Mustaflitan në Kepi, por ishte vonuar dhe kësisoj donte që ta qëllonte Musaflitan në Prizren. Për këtë e penguam unë dhe Bajaziti. Por në Prizren i treguam Dodës dhe babait të Bajazitit të gjitha sa kishin ndodhur në Kalis. E vërteta u mor vesh në Prizren dhe Mitrovicë dhe kështu pas disa ditësh Mustaflitas i duhej të kthehej menjëherë në Kalis. Natyrisht edhe unë nuk mund ta ndihmoja më.

Disa ditë më vonë u nisëm me kalë me suvaritë dhe Bajazitin për në Ferizaj dhe prej aty shkova me tren për në Shkup, ku fillimisht isha mik te nënkonsulli Lukes, jo budalla, gjithsesi mendjemadh dhe i shtirur. Aty qëndrova tri ditë si mik i tij pastaj u vendosa në Hoteli Turati. Jubileu i madhërisë së Tij Franz Josef më gjeti në Shkup. Për këtë kremtim, natyrisht që në shtëpinë e oficerëve austro- hungarezë, ku haja vaktet, porosita shampanjë, pasi nuk shkon që në vend të huaj të tregosh grindjet brenda shtëpisë.

Ndërkohë që isha në Shkup, një natë u dogj një shkollë e madhe serbe. Mjeku serb Suskalovic medonte se djegia ishte bërë nga bullgarët. Në orën një të natës Valiu ishte në vËndin e ngjaijes, por nuk pati as ujë as zorra. Në veçanti Suskalovic theksonte se kasaforta ishte shpëtuar. Ai u hutua nga pyelja ime se sa para ishin, pasi kujtonte se unë e hidhja ijalën për paratë e propagandës. Prandaj u përgjigj, “Epo sa duhet të kenë qenë? Nuk e di, por ka të ngjarë shumë pak.” Përveç kësaj më tha se tashmë djegiet ishin në modë edhe në Manastir, një variant i ri i veprimtarisë që synonte dëmtimin e elemetit serb.

Në fund më tregoi nje ndodhi të shkëlqyer nga Kosova Polje. Një hajdut shqiptar mblodhi nga oborri i një serbi katër që. Meqënëse asokohe në Turqi kishin filluar reformat, ai filloi të frikësohej nga pasojat e veprimit të tij dhe pas tri ditësh ia ktheu pronarit qetë, duke thënë që ato i kishte parë te një hajdut me nam dhe ia kishte marrë me forcë, çka sigurisht nuk ishte e vërtetë dhe për shpërblim kërkonte 4 paund. Kështu qetë u kthyen në lopë që japin qumësht.

Historia është e vërtetë dhe ka humor shumë të lezeçëm. Ajo tregon se në çfarë shkalle kishte arritur reforma. Gjithçka që propozonin oficerët e Reformës refuzohej nga ambasada perandorake në Konstandinopojë dhe natyrisht aq më tepër kundër shqiptarëve.

Një reformator i zellshëm donte t'i konfiskonte një revolver një muslimani. Muslimani kundërshtoi dhe me urdhër të qeverisë kjo u pasua me kthimin e revolverit. Oficeri në shërbim duhej së pari edhe të arkëtonte paratë. Më vonë u mjaftuan duke e përzënë nga Shkupi për dënim dhe duke e çuar në një skaj të largët të Vilajetit. Në vitin 1907 as agjentët civilë dhe as ambasada perandorake nuk donte të viheshin në zbatim reformat. Qysh nga viti 1904 turqit ishin të frikësuar nga veprimi i reformave. Në vitin 1907 ata u qetësuan sërish pasi morën vesh se i gjithë reformimi ishte vetëm një luftë e gënjeshtërt dokumentesh dhe në pozicionet e larta, sa që nuk donin t' i hynin në thelb çështjes. Konsulli austriak Para, i cili me të vërtetë punonte dhe ishte një një element i fuqishëm mbeti i palëkundur. Të tjerë njerëz pa karakter erdhën në vend të tij. Ishte me vend ijala që në Ballkan, respektivisht në Maqedoni, duhet të ruhet status quo. Sigurisht diplomacisë austro- hungareze kjo i doli e rreme, pasi në të vërtetë Italia depërtoi në të gjitha zonat shqiptare muslimane, pra në Kalis, Reka, Opolje, por edhe në Krasniqi. Madje ndikimi i saj u përzmadhua ndër klerin katolik, të gjithë u bënë ithtarë-Aladro49) dhe italofilë. Tek Aladro ata shihnin realizuesin e Shqipërisë së vogël katolike. Konsulli Lukes i Shkupit por edhe Prochaska e nënvleftësuan Italinë dhe e trajtuan me një siguri të madhe. P.sh. Lukes ishte shumë i indinjuar me librin e Chlumecky505, i cili sqaron mirë çështjen italiane. Me sa duket që shprehja e mësipërme e status quos të përhapet, duhet ta mashtrosh publikun se Austro- Hungaria nukka fare interes për Ballkanin. 

Në Maqedoni, Aehrenthal bëri politikë miqësore ndaj yildiz në kurriz të refomave maqedonase. Por oficerët tanë mbetën gjithmonë pa e marrë vesh se ata duhej të kryenin punën e Sizifit. Përfundimi i kësaj loje të dyfishtë ishte ‘konçesioni i hekurudhës së Sanxhakut’.

Pretendimit të ngritur në vitin 1908 në gazetat angleze dhe të tjera, se diplomacia austro-hungareze në vitin 1907 luajti njëlojë të dyfishtë dhe sipas gjasave mbështeti Reformat në Maqedoni, por në të vërtetë do të ketë vepruar kundër këtyre, u kundërshtuan më vonë zyrtarisht nga ana austro- hungareze nëpërmjet shpalljesh solemne. Por këto shpallje kishin qenë vetëm gënjeshtra të detyruara diplomatike, pasi qysh në vitin 1907 pavarësisht të gjitha reformave, mundoheshin në favor të Sulltanit, armik i reformave, vetëm për të marrë konçesionin e hekurudhës së Sanxhakut dhe këto m' i tregoi më vonë ambasadori austro-hungarez i asaj kohe, kont-markezi Pallavicini. Ai gjithashtu më tregoi se ky konçesion, si të thuash ishte arritur falë një zenieje në befasi të Sullanit dhe se u dha me shumë vëshirësi.

Lajmin për konçesionin e hekurudhës së Sanxhakut e kapa si një shenjë të një politike aktive të Ballkanit, çka më gëzoi shumë. Isha i mendimit se përplasjet midis Austrisë dhe Hungarisë mund të zhdukeshin vetëm nëpërmjet një politike të jashtme ekspansive që mbështeste interesin e të dy palëve. Ekzistenca e interesave të përbashkëta nuk është e domosdoshme vetëm për solidaritetin e çdo shteti, por madje edhe për solidaritetin e një bande hajdutësh. Në çdo moment, ku udhëheqësi nuk mund t'i sigurojë përfitimin e përbashkët një çfarëdo bashkësie anëtarësh, atëherë çdo unitet prishet, qoftë shtet, shoqatë apo qoftë edhe bandë.

Meqë Hysni Hilmi Pasha, si rijedhojë e incidentit tim në Prizren më kishte ndaluar çdo udhëtim të mëtejshëm në Turqi dhe siç u duk më vonë, mu përcoll me gëzim urdhëri nga ana e përfaqësuesit të monarkisë që të ndërprisja udhëtimin tim dhe të khehesha në Hungari nga Zibesce. Nga ana tjetër gjithsesi s'ma kishte fare qefi të hiqja dorë përfundimisht nga hululmtimet, megjithatë më duhej ta përmbushja formulimin e këtij urdhëri, por në një farë mënyre edhe duke iu shmangur.

U largova nga Turqia duke kaluar nëpër Zibesce dhe hyra në tokën hungareze në Semlin (Zemun). Prej Semlinit menjëherë shkova nëpër Bosnisch-Brod, Sarajevo, Ragusa (Dubrovnik) dhe Kotorr për në Cetinje dhe meqënëse aty Ahmet Fevzi Pasha nuk ishte në dijeni të ngjaijeve në Prizren, kërkova një vizë turke për të udhëtuar për në Shkodrës. Viza mu dha. Kështu arrita në pikën time të daljes, në Kalis, pra tashmë bëhej fjalë vetëm se si të mos i dilja ballë për ballë ndalimit për të udhëtuar nëpër Turqi.

Kjo mund të ishte e mundur duke marrë me qira një banesë për një vit, pasi tashmë unë nuk do të udhëtoja më nëpër vend si një i huaj i rastësishëm, por si një hungarez i vendosur në Turqi. Shëtitjet jashtë Shkodrës nuk mund të quheshin si udhëtime krejtësisht të veçanta.

Kësisoj qëndrova në Shkodër deri në mes të janarit, pastaj udhëtova për në Vjenë dhe qëndrova aty deri më 11 mars. Gjatë kësaj kohe Alfred Pallavicini njohu motrën time. Nëna imë shtroi shumë gosti dhe më pas dy mbrëmje me ballo në hotel Bristol. Unë e ndihmova në organizimin e këtyre gostive, kryesisht në hartimin e menuve. E gjithë kjo përfundoi me fejesën e Ilonës me Alfredin me një darkë të madhe dhe vallzime.

Qëndrimin në Vjenë dhe pikërisht udhëtimin i vitit të kaluar nëpër Prokletje ende të pahulumtuar deri tani, i shfrytëzova për të mbajtur në Vjenë dhe në Budapest një referat mbi Shqipërinë e Veriut. Në të dy shtetet zhvilloheshin referate me mbështetjen e shoqatave përkatëse gjeografike dhe prandaj zhvillimi i tyre ishte krejt ndryshe. Në Budapest dilte figurë e shquar vetëm Konti Szëchenyi Bëla, në Vjenë kisha në auditorin tim dy arkidukë, arkidukën Rainer dhe arkidukën Franz Salvator, përveç kësaj një mori Shkëlqesish, gjë që bëri që ky seminar të ishte më i shkëlqyeri i sezonit.

Kishte dalë në skenë edhe imzot Primo Doçiss), abati i Mirditës. Nga konsiderata për konsullin e përgjithshëm Kral unë nuk e përmendja dhe kjo e vulosi përfundimisht armiqësinë tonë të thellë. Pengesa e parë për këtë qëndronte se unë për hir të Kralit, në trajtesën time Shqipëria veriore katolike nuk e pranoja ortografinë e tij shqiptare dhe për më shumë isha tallur me grindjen për alfabetin shqiptar dhe se më pas isha kaq i guximshëm sa për shkak të një fajdeje ta vendosja publikisht në shtyllë turpi një famullitar të 

Në lidhje me hekurudhën e Sanxhakut unë propozova ndërtimin e një hekurudhe, e cila të kalonte nga Ferizaj nëpër Spas dhe Orosh dhe më pas nëpër Ndënfandina si dhe një tjetër që të shkonte nga Kotorri nëpër Ndënfadina drejt Dibrës. Botova në Osterreichen Rundshau, patjetër si anonim, një artikull në lidhje me këtë.

Nga mesi i marsit udhëtova për në Szacsal dhe aty qëndrova deri në fund të prillit. Në maj u ktheva në Vjenë ku qëndrova deri në korrik. Në fillim të korrikut udhëtova sërish për në Shkodër, por pata një enjtje të nofullës së sipërme të djathtë. Aty mblodha në Kçira material dhe shkova në Vjenë më 18 korrik, ku më mjekoi Dr. Karoly. Disa ditë pas nisjes time nga Turqia shpërtheu revolucioni i xhonturqve. Në Shkodër kjo dihej shumë më parë, pasi dikush qysh me nisjen time vuri bast se do të ndodhnin gjëra të mëdha. Unë nuk doja ta besoja dhe kështu e humba bastin. Në fillim të shtatorit shkova edhe disa ditë në Ujarad, pastaj në Eleck me automobil nëpër Temesvar, Lugos (Lugoj) dhe Caransebeç për në Szacsal, ku asokohe u bë dasma e motrës sime me kont-markezin Alfred Pallavicini. Mua më pëlqeu që në dasmë ishin ftuar edhe fshatarë rumunë, pasi një diçka e tillë është veprim i zgjuar nga ana politike.

Në fund të shtatorit udhëtova sërish për në Shqipëri. Urra! Tashmë për të udhëtuar nuk kishte asnjë vështirësi nga ana e qeverisë së re turke. Mbizotëronte një muaj mjalti në të gjithë vendin. Njoha Preng Bib Dodën që ishte kthyer në Mirditë. Kishte një karakter të pavendosur dhe përveç kësaj kishte edhe një sy xhami, çka ua fshihte mirditorëve. Pavarësisht kësaj nuk ishte budalla dhe në Mirditë kishte një ndikim të madh. Ai ishte princi i fisit të kësaj zone. Ndikimi i tij mund të ilustrohej shumë mirë sepse ai në vitin 1912 pas një gjyqi publik bëri të gjykohej dhe të ekzekutohej me vrasje nje njeri dhe mundi ta zbatojë veprimin, i cili shihet vetëm si privilegj i princit sundimtar. Gjatë udhëtimit tim hulumtova kryesisht Shalën dhe Nikaj dhe gjatë këtij udhëtimi vesha për të dytën herë rroba shqiptare. Në dallim me vitin 1907 i lashë dhe flokët si perçe, çka quhet një tufë flokësh e rruar, në çaçkë të kokës. Me Mehmet Zenelin nga Shala, vëllain e tij Keçan Deda dhe Gjelosh Ramën nga Curraj i Epërm asokohe banova si bandit te Shpella e Bravnikut të mbuluar nga akulli, ku kishim marrë dy qingja dhe ushqimet e duhura si dhe gëzofë. Nga Shpella e Bravnikut nisa shëtitjen në zonën e Krasniqit, por moti i keq dhe dëbora na detyruan të ktheheshim sakaq në Currajn e Epërm. Prej këtu, pavarësisht se isha veshur me lëkurë dele të rëndë dhe me opinga, u ktheva pas nëpër shi dhe dëborë, çka vlerësohet si një arritje e madhe. Sigurisht që shoqëruesve të mi në këtë rast u lashë vetëm një herë aq kohë sa të dridhnin dhe të ndiznin cigaren. Qëndrimi i mëtejshëm disa ditësh në Curraj të Epërm i përket periudhave më të këndshme të udhëtimit tim nëpër Shqipëri. Në Curraj kishte një ndërtesë bosh në kohën e vizitës sime, sigurisht që e përdorte kisha si depo drithërash dhe që kishte shumë dhoma pa orendi, natyrisht me mure të palyer. Nëkëtë ndërtesë ndenja unë me Mehmet Zenelin. Me sanën pa insekte përgatitëm dy shtretër. Banorët e Currajt e morën vesh praninë time. Përveç kësaj mësuan se në qelë nuk kishte për të ngrënë dhe kësisoj për të ngrënë darkë më ftonte çdo mbrëmje një familje. Unë i pranoja ftesat dhe kthehesha në banesën time natën nën dritën e pishtarëve, i shoqëruar nga njerëzit e shtëpisë që më kishte ftuar. Në mëngjez zakonisht vinin për të më vizituar njerëz të ndryshëm të Currajt. Secili më sillte diçka për të ngrënë: peshk, mish, kripë, qepë, lakër arme, mollë, raki e të tilla si këto. Me këto Mehmeti përgatiste vaktin. Për mua dhe miqtë e mi vendoste një mbulesë si tavolinë dhe kështu hanim të gjithë në këtë mënyrë unë dhe të gjithë vizitorët e mi që më siguronin ushqimet me bollëk. Banorët e Currajt në vitin 1908, krahas atyre të Mërturit, u përkisnin njerëzve më të mirë kam hasur në Shqipëri. Më të tmerrshmit ishin asokohe banorët lakmitarë për para të Thethit.

Në veçanti interesante ishte se si ndikoi te banorët e Currajt fakti që unë gjatë gjithë kësaj kohe isha veshur me rroba shqiptare dhe kisha qethur kokën sipas zakonit të vendit. Fillimisht kur erdha në Shqipëri do të kisha zgjedhur që të shmangia veshjen e kostumit kombëtar shqiptar, pastaj i thashë vetes se kjo do të forconte dyshimin e njerëzve se unë kisha ndër mend diçka të veçantë. Përveç kësaj, si një shenjë frike do ta kishte dëmtuar figurën time. Por më vonë, kur të gjithë më njohën dhe të gjithë tashmë më thonin se unë prej qëndrimit tim të gjatë në malësi isha bërë një malësor i vërtetë, kësisoj mendoja se mund t'ia lejoja vetes këtë lluks. Edhe sikur të mos kishte shkuar fare mirë për të tjerat, të paktën ia vlente pasi dëgjova shumë rrëfenja shqiptare. Nëse më parë, kur shkoja i veshur si europian, një malësor në praninë time kishte filluar të rrëfente rrëfenjat dhe pasaj rastësisht më shihte mua, kjo në çast e bukoste dhe në të vërtetë thjesht sepse duke parë veshjen time të huaj padashje bëhej i vetëdijshëm se unë isha i pranishëm si një i huaj që përgjonte rrëfenjat e tij. Ndodhte që ai me të vërtetë zihej ngushtë dhe më lutej që të mos u jepte shumë rëndësi ‘broçkullave’ që kishte dëgjuar. Nëse ulesha i veshur me rroba shqiptare, atëherë prania ime nuk i bezdiste, megjithëse të gjithë ishin të qartë se kush isha, por thjesht sepse pavarësisht faktit se unë isha një i huaj, për arësye të kostumit tim kjo nuk depërtonte menjëherë në sytë e mendjes së tyre. Sjellje psikologjike krejt analoge i vërejta më vonë edhe ndër barinjtë rumunë të Siebenburgerit. Kuptohet vetvetiu se unë në Shqipëri mësova edhe parashikimin e fatit nga kocka e shpatullave të dhive dhe deleve të therrura e të tjera ‘vogëlsira’si këto.

Aneksimin e Bosnjes dhe Hercegovinës nga Austro- Hungaria sigurisht që e mësova dy javë më pas, lart në Qafen e Mrethit, në kufirin midis Currajt dhe Vranës. Unë e festova me pesë të shtëna dhe u sqarova se çfarë do të thoshte kjo banorëve të Nikajt dhe Shalës që ishin me mua.

Mu duk se ky lajm, që mbërriti shpejt pas konçesionit të Sanxhakut se ishte një shenjë që monarkia donte të kalonte një politikë aktive në Ballkan. Fundin e nëntorit 1908 dhe fillimin e vitit 1909 i kalova me çështjet e familjes në Ujarad. Në mes të janarit shkova në Vjenë, ku për shkak të ndonjë rast lufte kundër Malit të Zi, nëse ndërmerrja veprimtari, do të këshillohesha me shefin e shtabit të përgjithshëm, shkëlqesinë Conrad, të panjohur deri më tani për mua.

Shkëlqesia Konrad ishte njeri impulsiv, i papar- ashikueshëm, i thellë, me një vijë mendimi të qartë, gje- nial, me aftësi konceptimi të shpejtë, përveç kësaj ishte krejt idealist dhe si i tillë zemërgjerë si dhe ia kishte ënda çdo gjë tëbukur dhe të mirë. Dashuria e tij për nënëzën e tij plakë (një figurë prej porcelani ‘vieux saxe’) ishte gjithmonë prekëse. Betejat e mëvonshme e thyen shpejt atë, pasi ato i therrnin në zemër dhe si rrjedhojë e idealizmit të tij dhe të qenit impulsiv ai e kishte pësuar aq fort sa hante veten me dhëmbë. Për shkak të mirësisë së tij nga ky ndryshim nisi një dobësi e qartë në planin e parë të qenies së tij dhe kësisoj ai u ndikua nga mjedisi i tij, shpesh lehtë dhe pa ndonjë përfitim. Si idalist ai nuk mund të ishte kurrë njo- hës i njerëzve, pasi ai të gjithë njerëzit i gjykonte si vetja dhe meqë në vitet e pleqërisë ndikohej nga mjedisi kësisoj nuk mund të mbështëteshëjek ai. Prandaj ai i kalonte ‘çështjet’ po aq i pavetëdijshëm si edhe këta njerëz të mjedisit të tij, ndër të cilët një i tillë nuk të habit.

Mjedisit i tij duhej t'ia dinte për nder Conradi, që ai si një strateg, gjeneral nuk mund të synonte asnjë sukses mresëlënës. Vetëm një herë pati fat kur një plan i hartuar nga ai u vu në zbatim nga trupat dhe oficerët gjermanë. Kjo ndodhi në Gorlica, kur u thyen rradhët ruse. Ofensiva jug- tiroleze e kryer me oficerët austriakë u zhvillua në - apo e thënë më saktë ngeci. Austro-Hungaria ishte vetëm një konglomerat në ‘çoroditje të mëtejshme’ (thënie e Taffes).

Konti Stefan Tisza me këtë rast emëroi Conradin, një ‘njeri të nderuar’. Çdo hap i shoshitur mirë i gjeneralit impulsiv, gjenialiteti i të cilit nuk i kishte shpëtuar kontit Tisza, sigurisht që nuk mund ta karakterizonte ndryshe. Pas rrëzimit, Conradi i shkruajti kujtimet tij si një skllav i gjykuar, por shpirti i tij i pastër dhe frymëzues ishte shuar shumë kohë më parë.

Në bisedën e Conradin u vendos sa më poshtë. Në rast të një lufte kundër Sërbisë dhe Malit të Zi duhej ndërmarrë një aksion nga Shqipëria e Veriut kundër Malit të Zi dhe për këtë qëllim shqiptarët e Veriut duheshin armatosur qysh përpara shpërthimit të luftës. Për këtë qëllim shumë përpara shpalljes së luftës ishin dërguar kontrabandë në Shqipëri 10.000 karabina Mannliher dhe një milion fishekë, për t'ua dorëzuar shqiptarëve. Përveç kësaj, për të krijuar mjedisin për ne, duhej shpërndarë shuma prej 30.000 korona. Duhej parashikuar se për shkak të rojeve bregdetare turke, mungesës së mjeteve të transportit dhe udhëve të këqia, gjithsesi kjo sasi armësh të mund të sillej në vend me sukses. Prandaj prej meje dhe prej autoriteteve ushtarake u përllogarit dhe u përcaktua se për një kontrabandë të tillë, duhej të paktën një muaj e gjysmë. Aksioni i parë i këtij lloji për transport armësh duhej të bëhej nëpërmjet zbarkimit në Shqipëri në fillim të shkurtit. Këtë program ushtarak e miratoi në emër të Ministrisë së Jashtme edhe Shkëlqesia Macchio. Armët duhej t'i merrja nga arsenali. Për shkak të paketimit të armëve më duhej të hyja në kontakt edhe me drejtorin e arsenalit Krobatin601, më pas Ministri i Luftës. Si vendzbarkim i armëve pritej të ishte bregdeti i Bregut të Matjas. Kësisoj, pasi e kisha vënë në vijë këtë çështje në Vjenë, më 13 janar shkova në Shkodër, me 600 fishekë Mannliher në trup, të cilët peshonin 25 kg dhe shpejt fillova të veproj në bashkëpunim me konsullatën e përgjithshëm. 600 fishkët patën nje ndikim të madh.

Në fund të janarit të dy, pra Krali dhe unë, sipas diskutimit me Conrad morëm urdhër për zbatim. Sapo u ndodha në Bregun e Matës dhe u përcakua pika e zbarkimit të armëve tona me anë të raportorit, pra rreth 10 ditë pas bashkëbisedimit përfudimtar të Vjenës, mbërriti një lajmëtar nga konsulli Kral që më sillte lajmin për të shkuar menjëherë në Shkodër. Sapo hyra, konsulli më tha se nga Viena kishte ardhur urdhëri prej Ministrisë së Jashtme se kontrabada e armëve do të fillonte vetëm pas shpalljes së lufës. Ky urdhër mu duk i paarsyeshëm dhe sakaq i shkruajta Shkëlqesisë së tij Macchio se e gjithë kjo më dukej një marrëzi. Së pari, sidoqë në shpërthimin e luftës do të shpallej neutraliteti i tyre me Serbët që simpatizonin xhonturqit, atëherë bregdeti do të ruhej edhe më shumë se tani, së dyti menjëherë pas shpalljes së luftës do të ngrihej revolta e parë ndër shqiptarët dhe më vonë do të ishte shumë e vështirë t'i nxisje shqiptarët kundër malazezëve nëse bëhej krejtësisht e pamundur kontrabanda e armëve. Kjo mu duk mëse e mjaftueshme. Përsa i takon vështirësive të kontrabandës pas shpalljes së luftës në letrën time lexohej sa më poshtë: “Do të ishte me interes për mua të mësoja se si e përfytyron shkëlqesia juaj, në rrethana të tilla kontrabandën.” Në vend të Macchios konsullit të përgjithshëm Kral iu përgjegj Oppenheim. Por kjo mbeti urdhëresë. Kontrabanda nuk filloi. Por morëm 30 000 korona. Ndërkohë që ne tashmë bëmë gjithçka të mundur, fshehurazi, duke ndarë paratë e aksionit u ngrit një revoltë e tillë, saqë Mali i Zi në kufiri miqësor turk vuri 3 000 ushtarë dhe njerëzia paratë e dhëna nga ne i vlerësonte me miliona. Ndërkohë që ne u zemëruam për mungesën e armëve, për çudinë tonë një ditë prej ditësh të dy lexuam lajmin në Zeit se autoritetet financiare hungareze në bordin e avullores Shkodra të Ungaro-Croata, në Fiume (Rijeka), kishin konfiskuar shumë thasë me armë moderne të përcakuara për në Shqipëri. Faji i hidhej vetëm Ballhausplatz. Dukej qartë që aty kontrabandën tonë donin ta kalonin në sekret të plotë. Prandaj u la pas dore që kjo e fshehtë t'i besohej autoriteteve financiare hungareze dhe kësisoj kjo ishte pasoja. Kjo tregonte se njerëzit në Ballhausplatz ishin kontrabandistë të këqinj. Këtë e kisha nuhatur me kohë. Saktësia e hamendësimit tim lidhur me këtë mu vërtetua nga referenti i delegacionit për çështjet e jashtme, konti Thoroczkay Miklos, në vitin 1915« Në lidhje me interpelancën-Ivanka, të cilës duhet t' i kthehemi sërish, ai më sqaroi asokohe se kërkimi për mbajtjen sekret, nga Ministria e Jashtme në vitin 1909, përveç kësaj vërtitej, për t'ia mbajtur të fshehtë krejt armatosjen e shqiptarëve edhe Ministrit të Brendshëm hungarez, F.Kossuth.

Do të isha mjaft cinik, pas rreth një viti të aneksimit po të pyesja hollësisht Shkëlqesinë Conrad, nëse armët e tij të konfiskuara nga autoritetet financiare hungareze i ishin kthyer sepse kuptohej se atij ndodhinë e konfiskimit ia kishin mbajtur të fshehtë. Si pasojë e veprimtarisë sime ndër shqiptarët, autoritetet turke më dërguan fillimisht një polic te dera e shtëpisë. Pas një proteste nga ana ime, në vend të tij më vonë u shfaq një nënoficer policie i veshur si lypës. Shërbëtori im e njohu edhe nënoficerin, megjithëse ishte veshur si lypës, prandaj unë e përshëndeta dhe i ofrova një kolltuk. Pas këtij demaskimi natyrisht që u zhduk edhe lypësi. Si rijedhojë blloku i shtëpive ku gjendeshin shtëpia ime dhe konsullata, tashmë u bllokua në hyrje të katër rrugëve nga policë të shumtë dhe emrat e të gjithë njerëzve që vinin te ne duhej të shënoheshin nga policët. Natyrisht nga armatimi i shqiptarëve nuk u bë asgjë. Nga i gjithë aksioni u duk që në fillim se Ballhausplatz ishte treguar jokonsekuent dhe i trashë. Natyrisht edhe për shkak të letrës sime, midis meje dhe shkëlqesisë Macchio mbeti acarim i dallueshëm.

Kuptohej vetvetiu se bojkoti antiaustriak, që bashkë me të sillte krizën e aneksimit, ishte në kulmin e vet në Shkodër dhe në Lezhë. Këtu ai u mbështet pikërisht nga Sadri Keçe, një musliman nga fisi Kelmendi.

Meqë unë tamam në atë kohë, nëpërmjet ndërmjetësimit të shoqërisë tregtare Austro-Orientale, kisha marrë një pako të madhe me linoleum, duhej që dhe unë ta vuaja bojkotin. Linoleumi kishte mbërritur dhe tashmë Z. Nesavdal, përfaqësuesi i firmës, duhej ta vendoste në banesën time, por ditët po kalonin njera pas tjetrës dhe linoleumi nuk erdhi. Nesavdal më thoshte “Nesër, nesër”, por për shkak të bojkotit ai nuk mund t'i nxirrte nga zyra e doganës. Kur kjo gjë ma solli në majë të hundës vendosa që të merresha vetë me këtë punë. Për këtë qëllim u njoftova shërbëtorëve të mi që në lidhje me këtë ishin të detyruar të shkonin në malësi dhe prej andej të më sillnin aty 20 - 30 njerëz trima dhe të armatosur, pasi kisha si synim ta mirija me forcë linoleumin tim, të shkoja vetë në zyrën e doganës, në krye të bandës. Shërbëtorët e mi u rrëfyen të tjerëve detyrën që u kisha dhënë dhe kur ky thashethem mori dhenë dhe u kishte rënë në vesh të gjithëve, atëherë unë shkova personalisht në zyrën e doganës, patjetër pa truprojën, për të plotësuar formalitetet e doganës. Në formë bashkëbisedimi i thashë drejtorit të doganës se doja ta merrja linoleumin atë ditë. Ai mu shpreh, se i vinte keq se për shkak të grevës së hamallëve kjo nuk ishte mundur.

Por unë e falenderova duke buzëqeshur me dashamirësi për njoftimin, e qetësova për hallin që kishte dhe e sigurova se çdo gjë do të shkonte për mrekulli. Menjëherë mendova se tashmë i kisha përmushur rregullat e duhura. Kundër forcës së bojkotit duhej që dhe unë të përdoija kundraforcën. Meqenëse unë pak përpara kësaj bisede, Mehmet Pardo Efendi, një musliman shkodran, i cili më kishte fyer, e kisha rrahur paq me anë të disa njerëzve në farmacinë e tij, në mes të Shkodrës dhe natyrisht që të mos mund ta provonin se isha unë. Meqë edhe një famullitar katolik ishte vazhdimisht në rrezik nga i njejti fat dhe meqë unë njihesha në Shkodër si shejtan, mund ta mendonin se isha i zoti dhe për një veprim të dhunshëm kundër njerëzve të bojkotit. Njëzetekatër orë pas vizitës sime, z. Nesavdal shkoi sërish në zyrën e doganës për të bërë reklamimin se hamallët sipas urdhërit, e kishin ngarkuar linoleumin në dy karro qësh dhe se u soll në banesën time i paprishur. Natyrisht që nuk humba rastin për t'i shprehur drejtorit të doganës falënderimet e mia të përzemërta dhe kësisoj u ruajt edhe për të ardhirien komunikimi miqësor. Nëse plaku gazmor në Konstandinopojë, ambasadori ynë markezi Pallavicini, në fillimin e bojkotit në Konstandinopojë do të kishte marrë kundramasa të njashme, në çast do t'i dilnin në skenë 200 hamenj të huaj dhe nëse ai do t'a kishte instruktuar konsullatën e tij me këtë koncept, atëherë bojkoti do të kishte pasur një rijedhë tjetër.

Turqit pothuajse gjithmonë ishin të aftë për të gjitha, por ata kryesisht ngufronin që ta helmonin kaq shumë një çështje dhe për më tepër kjo në fund do të bënte të dilnin konflikte të mprehta të panjohura. Kjo ishte arsyeja përse një njeri i zgjuar, por megjithatë i vendosur, kryesisht ia dilte mbanë në Turqi, madje edhe vetëm me gjysmë shpresa në favor. Ai duhej vetëm të ishte gati që t'i hidhte të gjitha në një letër dhe të vinte në shfrytëzim të gjitha energjitë pa e lënduar publikisht dhe në mënyrë provokuese ndjenjën turke të ndershmërisë. Në rastin e fundit sigurisht që i lënduari dhe i kompromentuari nolens violens (dashje pa dashje) ishte i detyruar të rebelohej. Nëse ia dilje që të injoroje pa zhurmë një nëpunës, kjo gjë nuk kishte kurrfarë pasoje, meqënëse nëpunësi i lënë mënjanë trajtohet si një nënshtrim ndaj fatit. Poshtërimin në sy të të tjerëve, si rijedhojë e sundimit të veprimit arbitrar, turqit e durojnë shumë më lehtë se sa ne ‘europianët’.

Kriza e aneksimit vazhdoi dhe deri më 15 korrik qëndrova në Shqipëri. Gjatë gjithë kohës ishte Vali Bedri Pasha dhe me atë pata disa përplasje.

Një paradite më dërgoi ijalë me anë të një polici se atë ditë pasi të kishte ngrënë, jo si zakonisht, do të shkonte një gjysmë ore përpara në zyrë sepse duhej të fliste me mua pa u trazuar nga të tjerët. I thashë policit, “Njoftojeni Valiun se unë e dëgjova mesazhin tij”, pastaj natyrisht që nuk shkova te Valiu dhe për më tepër e lashë atë të vërtitej deri në mbrëmje. Në mbrëmje pasoi një ndërhyije e konsullit, e cila thoshte se si Valiu pa e zgjatur shumë, me anën e një polici, guxonte të thërriste një nënshtetas austro-hungarez. Valiu tha se kjo nuk ishte aspak një ftesë gjyqi por ftesë për një kafe dhe nga ky sqarim që bëri Valiu mori nga mua një letër si më poshtë, “Duke kuptuar nga përkthyesi i konsullatës suaj se polici këtë pasdite nuk ma ka përmendur, përpara autoriteteve, por që Shkëlqesia Juaj ka patur kënaqësinë për të më ftuar në mënyrë private dhe si mik, atëherë më vjen keq që e humba këtë rast për t'i bërë vizitë shkëlqesisë Suaj. E ndjej për detyrë për tu bërë një vizitë së afërmi dhe më lejoni që në pritje tu paraqes disa nga botimet e mia. Shkëlqesi, të jini i sigurtë për vlerësimet e mia më të larta.”

Një herë tjetër Valiu u përpoq me një tjetër mënyrë. Më tha se mund të udhëtoja nëpër Shqipëri por duhej të merrja një zaptije si shoqërues. Rasti nuk ishte i keq, pasi të gjithë zaptijet gjithmonë duhej tëlajmëronin autoritetet se ky apo ai udhëtar kishte bërë propagandë, nëse nuk donin që të binte mbi ata vetë dyshimi, apo që ishin korruptuar nga udhëtarët që shoqëronin. Në bazë të këtij raporti, qeveria mund t' i ndalonte udhëtimin cilido, por përveç kësaj kishte edhe një udhëtim me shpurë qeveritare, siç mora vesh, shumë e rrezikshme, kësisoj shumë persona kishin hequr dorë nga një udhëtim i tillë. Gjithashtu kisha mjaft arsye, përse doja ta refuzoja ofertën e Bedri Pashait dhe tashmë kisha shumë dëshirë të merrja me vete një shërbëtor të Prenk Bib Dodas në vend të zaptijes, por edhe kjo nuk ishte e mundur pasi Prenk Bib Doda ishte një katolik, të cilit nuk ibesonin Turqit. Kjo do të binte në sy dhe nëse do t'i isha lutur Valiut për këtë kishte të ngjarë që të mos e miratonte.

Kështu që duhet të hiqesha se isha i kënaqur për të bërë një lojë të pandershme dhe të pranoja propozimin e Bedri Pashës. Por vendosa që të arrija qëllimin tim me një rrugë të tërthortë. Sipas programit, udhëtimin tim për në Mirditë e nisa me një zaptije por me ndërmjetësimin e françeskanit të Gomsiqi dhe Pal Nikës, bëra që në Dushi i Poshtëm, mirditori Nue Laska të zinte pozicion si ndaj zaptijes dhe ndaj meje. Nue e bëri këtë dhe nuk e pranoi lutjen tonë për të na shoqëruar më tej. Dallova një frikë të madhe, zaptija u frikësua por edhe me të drejtë se unë e ndërpreva udhëtimin, nxitova për në Shkodër dhe u ankova te Valiu. Valiu erdhi i çoroditur, e kuptoi se ishte fajtor dhe më në fund mendoi, për të dalë nga qorrsokaku, se nëse doja të udhëtoja për në Mirditë në vend të një zaptije të merrja si shoqërues një shërbëtor të princit të Mirditës, Prenk Bibë Dodës. Ndodhi ashtu siç dëshiroja. U largova nga Shkodra në mënyrë demostrative me shërbëtorin e Prenk Bib Dodës, por pastaj shumë shpejt munda ta hiqja qafe edhe këtë dhe më pas të udhëtoja vetëm. Kështu me një rrugë të tërthortë arrita atë çfarë ma refuzuan në rrugë të drejtë. Përveç betejave të mëdha kishte me Valiun edhe duele të vogla. Në një rast Bedri Pasha më tha dhe duke theksuar se ai më fliste jo si Vali por si miku im, se qëndrimi im i gjatë në Shkodër mund të bënte bujë dhe për këtë arësye ishte mirë për mua që të largohesha nga Turqia për disa kohë. Unë e pranova këshillën e tij menjëherë dhe i tregova se për tridhjetëegjashtë orë do të udhëtoja drejt Cetinjës. Valiu u gëzua por më tej më pyeti nëse mendoja të kthehesha. I thashë, “Pasnesër”. Për këtë Valiu heshti.

Diçka shumë e leteçme ishte njëherë, kur shkova te Valiun për një ngatërresë dhe ky duke e nuhatur mirë qëllimin e vizitës sime, më priti por pastaj filloi të më ankohej për dhimbjet që e kishin zënë për shkak të sëmundjes që kishte. Ai shpresonte se unë nuk do ta bëja një gjë të tillë, pra t'i thoja ngatërresën një njeriu kaq të sëmurë, siç po e hiqte veten ai. Meqë isha informuar tashmë nga konsulli i përgjithshëm Kral se Valiu gjithmonë hiqte veten se kishte dhimbje të forta trupi, kur dikush vinte për ankesa, kësisoj kalova më shumë se një çerek ore në mënyrë që Valiu të pendohej. Por më në fund i thashë, gjithashtu për ta ngushëlluar, se cilido në këtë botë që kishte ngatërresa dhe i parashtrova më në fund rastin tim dhe e luta, meqë ai vetë ndiente dhimbje fizike, që të mund të më ndihmonte në gjendjen time jo të këndshme. Me fjalë të tjera i kërkova Bedri Pashës që atë çfarë e kishte thurrur me dhelpëri ta anullonte sërish vetë.

Udhëtimet e mia të vitit 1909 i përkasin së pari zonës midis rrugës kryesore Prizren-Shkodër dhe zonës së Drinit, pasaj shkova për në Rajë në bregun verior të Drinit dhe bëra për nga perëndimi, derisa arrita Mazrekun, jo larg Shkodrës. Prej Mazreku doja të shkoja për nga veriu për të hulumtuar fillimisht rrëzën jugore pasaj kreshtën e Alpeve të Shqipërisë së Veriut, por më pengoi sëmundja për vënien në zbatim të këtij plani.

Në vitin 1909 përveç të tjerave u ngatërrova një çështje dashurie. Vëllai i vëllamit tim, Sokol Shytanit, nga Shala, ishte fejuar me një vajzë nga Dardha e Shoshit dhe kur erdhi koha e caktuar, njerëzit e Shoshit sollën në kullën e tij një vajzë që i pëlqente jeta jo e rregullt. Për të mos qenë e detyruar të bëjë martesën me shaljanin, megjithëse ishte në shtëpinë e dhëndrrit, me anë gjithfarë lloj pretekstesh vajza e shtyu shkuaijen në kishë. Gjithashtu qëndroi disa ditë si konkubinase. Më në fund pretendoi se ishte e sëmurë dhe e luti Sokol Shytanin që të ndërhynte te mua në mënyrë që derisa të shërohej të qëndronte në spitalin austriak në Shkodër, nën mbrojtjen time. Sokol Shytani, pa nuhatur asgjë e solli vajzën në banesën time. Unë i premova se do t'ia përmbushja dëshirën dhe përveç të tjerave i premova se vajzën pas shërimit do ta ktheja të sigurtë. Kur Sokol Shytani u largua nga Shkodra dhe vajza mbeti vetëm te mua, atëherë ajo për habinë time dhe të kiyepeshkopit, imzot Mjeda, më tregoi se nuk ishte fare e sëmurë dhe se nuk donte të shkonte në spital, pasi e gjithë kjo kishte qenë një dredhi për të dalë nga shëpia e Sokol Shytanit. Na luti të dyve që të mos e kthenim sërish aty, qoftë si konkubinë ose jo, përndryshe për t'i shpëtuar kësaj ajo do të vriste veten. Ndodhesha në një gjendje të pahijshme. Po të mos i ktheja vajzën shaljanit, atëherë do të isha fajtor pasi po ndihmoja për arratisje një grua të martuar, gjë që sipas kanunit të fisit ishte faj dhe që çonte në gjakmarije midis Shalës dhe Shoshit. Ndërsa nëse ia dorëzoja vajzën dhëndrrit, atëherë sërish më kapte shkishërimi fatal që kiyhej me shumë solemnitet. Kësisoj klerin do ta kisha kundër meje dhe për më tepër në pjesën më të madhe, in puncto malësorët e bindur ndaj famullitarit. Meqenëse Sokol Shytani ma kishte dorëzuar mua vajzën dhe duhej që unë t'ia ktheja, atëherë s'duhej ta lija as jashtë shtëpisë sime, as në ndonjë manastir dhe as të arratisej diku tjetër. Meqënëse kisha vetëm shërbëtorë burra, atëherë duhej që vajzën ta burgosja në mënyrë formale dhe ta ruaja. Prandaj vajzën e mbylla në banesën time dhe u përpoqa të shoshisja çështjen. Shprehja “Të fitosh kohë, ke fituar gjithçka” shpesh më kishte dalë e vërtetë. Gjatë kësaj kohe shkova në Durrës për çëshjen e qymyrit linjit dhe kësisoj gjoja rastësisht nuk isha në shtëpi kur aty Sokoli u kthye për herë të parë te vajza. Sekretari im Bajaziti kundërshtoi që t'ia dorëzonte vajzën Sokolit me pretekstin se nuk i kishin dhënë të drejtën për këtë. Natyrisht që kjo e habiti Sokol Shytanin. Ai e kuptoi që diçka nuk shkonte. Ishte zhvilluar ndeshja e parë në këtë luftim dhe ishte fituar. Tashmë mund të shpresoja që ta vonoja edhe më çështjen. Por sapo u ktheva nga Durrësi, papritur konsullata perandorake austro- hungareze më kërkoi që ta liroja vajzën që mbaja të burgosur dhe këtë e motivonte me arsyen se kjo gjë më prishte emrin e mirë. Kjo kërkesë e ndërlikonte situatën dhe përveç kësaj, tashmë edhe Sokoli ishte në dijeni të kthimit tim në Shkodër dhe kësisoj erdhi për herë të dytë të kërkojë nusen e vëllait të tij dhe kur më në fund sjellja e shërbëtorit tim ndaj vajzës, e cila në të vërtetë ishte krejt e izoluar, kërcënonte për pasoj a të rrezikshme, atëherë plasi kriza. Ajo më kërkoi që në banesën time të mblidheshin unë, Sokol Shytani, kryetari i shtëpisë në Dardhën e Shoshi dhe kryepeshkopi Mjeda.

Vajza që gjendej në dhomën përbri e ndjeu se vendimi do të merrej shumë shpejt. Ajo nisi të ulëriste dhe të qante dhe të luante pjesën. Gjatë kësaj zallamahie i pyeta të gjithë të pranishmit çfarë duhej të bëja, meqënëse s'dija nga t'ia mbaja. Mjeda dhe Sokol Shytani ngulën këmbë, secili sipas pikëpamjes së tij, duke u shprehur se unë duhej të përmbushja pikëpamjen e tyre. Meqënëse në këtë mënyrë, për mua situata nuk mund të sqarohej dhe më në fund edhe e morrën vesh, atëherë i luta të dy që t'i nënshtroheshin vendimit tim. Të dy e bënë këtë, sigurisht me rezervë. Mjeda mendonte të pranonte për aq sa vendimi nuk shkelte ligjin e kishës dhe Sokoli përsëriti të njejtën gjë por në lidhje me të drejtën zakonore shqiptare, pra Kanunin e Lekë Dukagjinit. Unë u shpreha se mund të propozoja një kompromis të kënaqshëm për të dy palët dhe nëse nuk do të pranohej, atëherë do të isha i detyruar të veproja sipas mendjes sime, çka njërën apo tjetrën palë do t'i linte krejt të pakënaqur. Të dy palët e kuptuan se kundërshtimi nuk bënte punë dhe kështu munda ta formuloj kompromisin si më poshtë; Sokol Shytani do ta merrte vajzën për 14 ditë në kullën e tij, por të më premtonte para dëshmimtarëve që vajza nëse pas 14 ditësh nuk jepte pëlqimin për lidhje martesore, atëherë të lihej të shkonte në shtëpi pa u trazuar, pra t'i dorëzohej vëllait të pranishëm në këtë premtim. Ndërsa peshkopi premtoi që për 14 ditë do ta shtynte shkishërimin dhe vetëm në rast se Sokoli e thyente premtimin dhe nëse pas 14 ditësh donte ta mbante me forcë vajzën, atëherë do të kryente shkishërimin. Përveç kësaj u vendos që mbajtja e vajzës të vlerësohej si rrëmbim me forcë. Në këtë rast vëllai i vajzës kishte të drejtë që të binte në gjak me Sokol Shytanin. Të gjitha palët e pranuan kompromisin. Sokolit i dhashë këshillën që gjatë këtyre 14 ditëve ta trajtonte mirë vajzën dhe t'i blente ëmbëlsira. Pas kësaj ai e mori vajzën në malësinë e tij. Vetë dhëndrri nuk u duk aspak tek unë. Pa kaluar 14 ditë vëllai i Sokolit shkoi në altar bashkë me nusen e tij dhe qysh atëherë unë jam bërë mik i ngushtë me të dyja familjet, atë të Shalës dhe atë të Shoshit dhe shpesh kam bujtur atje.

Ky udhëtim i vitit 1909 shkaktoi edhe rastin e veçantë kur unë duhej të sillesha ashpër me një shqiptar. Kjo ndodhi ndërkohë që isha në Iballja dhe një burrë me pushkë dhe revolver, i cili donte të tallej me mua, unë vetë me duart e mia, atë bashkë me armën e tij e flaka jashtë dhomës. Gjithsesi kjo ishte me rrezik sepse vinte në pikëpyetje prestigjin tim.

Studimet gjeologjike dhe arkeologjike si dhe shënimet etnografike u shtuan gjatë udhëimit tim të vitit 1909 dhe si pasojë e stërmundimit fizik dhe shpirtëror u sëmura në muajin korrik dhe mbeta i sëmurë në Shkodër deri më 13 gusht.

Gjatë sëmundjes, rastësisht mësova një ditë për vdekjen e Vay Mussi, një mik i mirë i Dr. Julius Enderle, të cilin e kisha patur koleg universiteti si dhe të mikut tim të vetëm të vërtetë kontit Louis Draskovic, i cili përfundoi mjerueshëm si përkthyes i perandorisë në Konstandinopojë. Për Louis vdekja ishte fat, pasi për shkak të natyrës së tij idealiste dhe tejet të tensionuar, do të kishte qenë e frikshme për të që të jetonte vitin në vazhdim dhe të merte pjesë në shpartallimin e turqve të tij të dashur. Besoj se ai do të kishte hyrë në ushtrinë turke dhe do të kishte vdekur në fushën e betejës. Rrallë lindin njerëz si ai. Vdekja e tij e parakohshme ishte një humbje për bashkëkohësit e tij, pasi ata vetë vuanin kaq shumë për idealin e tyre. Për atë çfarë humba te Louis dhe që edhe sot më mungon, nuk mund të flas. I vetmi ngushëllim për mua është se për atë ishte më mirë që vdiq.

Meqë në Shkodër për herë të dytë u sëmura përsëri, sëmundja kësaj here më zgjati. Shpirtërisht isha mirë por fizikisht kisha rënë kaq shumë sa për javë të tëra çdo dië mezi pija 1-5 cm3 lëngje dhe kësisoj kisha vetëdijen se mund të kaloja në anoreksi. Shërbëtorët e mi shprehnin një dashuri që të prekte. Bajaziti qëndronte gjatë gjithë natës në dhomën time, pasi frikësohej se mos mbetesha pa frymë. Gjoka dhe Mehmeti qanin. Kjo gjendje vazhdoi disa javë dhe më vonë kur fillova të haja pakëz aspik dhe mund të gëlltisja dy lugë aspik në 24 orë, kjo të gjithëve na u duk një mrekulli. Ashtu si e përcaktoi profesor Steykal në një krizë të mëvonshme, sëmundja ime ishte për arsye të shpërthimeve të krizave nervore të sistemeve të pavarura nervore dhe kur rrahja e zemrës arrinte deri në 36 rrahje në minutë dhe lëkura dhe stomaku ngërtheheshin dhe përmbylleshin, atëherë asnjë ushqim nuk mund të depërtonte. Qysh se Steykal më ka dhënë beladon këto kriza janë më pak të shpeshta dhe në përgjithësi kalojnë shpejt.

Me një motobarkë të Kompanisë së Antivarit më sollën ende të sëmurë në Rijeka dhe prej aty me automobil nëpër Cetinjë dhe Kotorr dhe më në fund me anije për në Raguza (Dubrovnik). Në Cetinje familja Kuhn u soll shumë mirë me mua. Nga një telegram erdhi në Raguza edhe nëna ime. Mehmet Zeneli më shoqëroi deri në Raguza. E lezeçme ishte se Mehmeti, i cili në Raguza u mërzit shumë, udhëtimin e tij për në Shqipëri e argumentonte me faktin se kishte kohë pa vjedhur dhi dhe se vjedhja ishte diçka shumë e këndshme.

Në Raguza ukurova në një spital të mirë dhe i shëruar nisa udhëtimin për më tej për në veri. Në udhëtimin nga Raguza për në Vjenë u përkujdesa për ta mbështetur disi financiarisht Institutin Ballkanik të themeluar nga Patsch64). Kryesisht dëshiroja që ta ktheja për hulumtimin e Shqipërisë

Këtu tashmë do të tregoj një ndodhi të ngatërruar, por të këndshme të këtij instituti të kohëve të fundit. Patsch për arsye financiare donte ta shtypte broshurën e tij në shtypshkronjën shtetërore në Sarajevo, Prandaj më luti që të ndërhyja te Ministri i ngarkuar për Bosnjën, Baron Burian. Unë ndërhyra te Buriani, i cili më tha se lutjen duhej tabënte Patsch. Menjëherë e njoftova Patsch për këtë dhe meqë kaluan disa muaj dhe Patsch nuk u bë i gjallë, mendova se gjithçka ishte kryer. Rastësisht mora vesh të kundërtën. Prandaj pyeta Burianin se çfarë ishte bërë në lidhje me këtë dhe u nënkuptua se nuk ishte parashtruar asnjë kërkesë lidhur me këtë. Për këtë arësye pyeta Patsch përse nuk kishte drejtuar asnjë kërkesë dhe mora përgjigje se si të luteshe për diçka të tillë, për sa kohë që kjo ishte e ndaluar dhe derisa kjo autorizohej nga shefi i seksionit Thalloczy, la tregova këtë Thalloczy dhe Burianit dhe gjithçka u sheshua dhe përfundoi në të qeshura.

Natyrisht miratimi për ta shtypur u dha, por ndodhia më kujtoi një udhëtim me automobil që bëra në malësitë Hatzeg. Baroni Leopold Bornemisza erdhi nga Deva për në Bolldogfalva për të më bërë një vizitë në familjen Kendeffy. Gjithsesi automjeti ngeci në Plop përtej malit Hatzeg. Prandaj ai nëpërmjet telefonit i kërkoi ndihmë kontit Kendeffy dhe ai dërgoi Gaborin për në Hatzeg. Gabor shkoi në çast me automobilin tij, por në anën tjetër të malit u prish makina. Ndërkohë shkonte një karrocier nga Plopi për në Hatzeg, pa Gaborin që i kishte ngecur makina dhe i tha duke e ngushëlluar, “Në busuljon ninc egydill tulPlopen is mëg akadt egy” (Mos u trishtoni. Nuk jeni vetëm. Edhe nga ana tjetër, në Plop, ka ngecur një automjet).

Nga Sarajevo nëna shkoi në Ujarad dhe unë për në Vjenë. Gjatë shtatorit dhe tetorit qëndrova në Vjenë. Në fillim të nëntorit isha në Ujarad dhe Szacsal, pastaj në mes të nëntorit shoqërova fillimisht Bajazitin për në Shkup dhe prej andej udhëtova sërish për në Shkodër. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte në rradhë të parë të hulumtoja zonën e shquar të fiseve Hoti dhe Gruda, që binte drejtpërdrejt në lindje dhe verilindje të liqenit të Shkodrës.

kaq keq çështjet e kishës në viset e Iballjas sepse në Mila nukk ishte rezidencën e tij asnjë prift famullie i peshkopatës që të ishte i paguar nga Austro-Hungaria, çka nënkupton të ushqyer prej saj. Të dyja këto mendime famullitarëve u duken të drejta, pasi do të kishin famulli jo kaq të mëdha dhe do tu duhej shumë më pak për të shkuar te Peshkopi. Përveç kësaj prifti i famullisë duhet t'i dërgojë konsullatës edhe peticion. Tashmë Sereqi në Zadrimë ka vënë në zbatim parimin e famullive të vogla dhe të përmbledhura. Ndërsa në peshkopatën e Shkodrës, famullitë gjenden në një diametër prej më shumë se 20 orë rrugë, në Zadrimë famullitë gjenden në një diametër prej 20 minutash. Nëse nuk i plotësohej dëshira Sereqit, kjo është njësoj si të thuash ‘Austria nuk po bën asgjë’. Nëse kërkohet të pengohet dëshira e Sereqit për famulli të vogla, apo që në seminarin e priftërinjve të priten më pak seminaristë feje se sa kërkon Sereqi dhe që nëpërmjet kufizimit të brezit të ri të famullitarëve të pengohet ngritja e famullive të reja, atëherë Sereqi ‘i fyer’ i dërgon seminaristët e tij në Itali, të cilët kësisoj kthehen në italofilë. Për të bërë të mundur të gjitha këto, patjetër që paratë i merr nga Austro-Hungaria.

Në të gjithë zonën, shkak për përplasjen katoliko- muslimane është qëndrimi intrasigjent i klerit. ‘Që të vjedhësh një musliman nuk është mëkat’. Kjo shprehje miratohet në heshtje edhe nga kleri.

Raportet mbi gjendjen e famullive që Sereqi i dërgon konsullatës janë të padrejtë dhe madje qëllimisht të fallsifikuar. Qela e famullisë se Iballjas, p.sh. është në një gjendje mjaft të mirë, mirëpo Sereqi kërkon restaurimin e saj dhe këtë sepse famullitari është një italian. Kisha e Iballja ka shumë nevojë për riparim. Nga kjo famullitari nuk përfiton asgjë dhe prandaj ajo nuk riparohet. Famullia e Qelzës, në veçanti mjerane, ku mund të shohësh qiellin nga të çarat e murit, nuk parashtrohet për restaurim, pasi ky është një mjet i efektshëm agjitacioni antiaustriak. Që kisha e Fierzës ka tri vjet që nuk ka çati edhe kjo nuk përmendet pasi famullitari është një shok i ngushtë i Qerim Sokolit dhe Qerimi pothuajse si Thaçi, është austrofil, etj., etj.

Në të gjithë zonën prej Dardhës deri në Apripa ka një rrymë të dallueshme kundër françeskanëve dhe për botën e priftërinjve, gjë që nuk ndodhte më parë. Kjo të thotë që vetëm dembelët dhe fëmijët e njerëzve të varfër dërgohen në manastir. Asnjë françeskan i vetëm nga një familje e mirë nuk është në gjendje të jetë këshilltar. Në të vërtetë, tashmë as edhe një famullitar i vetëm nuk ka ndikim mbi çështjet e brendshme të zonës midis Qelzas, Qafa e Malit, Dardha dhe Fierza.

Imzot Sereqi u jep famullitarëve urdhër pas urdhri. Sidoqoftë famullitarët, nuk kanë kurrfarë pozicioni, nuk mund të jenë efektivë, përpiqen t'i zbatojnë urdhërat e peshkopit, grinden me bashkësitë e tyre për shkak të urdhërave të pamenduara të peshkopit dhe kështu bie prestigji i tyre, ndërsa gjindja gjthmonë e më shumë nuk i duron dot.

Dallkaukllëku dhe mendjemadhësia e pengojnë Sereqin që të merret me çështjet e malësorëve. Dëshira për të qenë padron e bën që ta harrojë rolin e tij si figurë mbrojtëse e Austro-Hungarisë. Ai këmben qitësin me mbrojtësin apo mendon se mbrojtësi ka të drejtë që t'i urdhërojë të tjerët. Frazën, “unë e kam keq më konsullatën”, që plotësohet me fjalët ”pasi ajo nuk ecën sipas urdhërave të mia” dhe “Austria nukbën asgjë për ne’ e dëgjova për herë të parë në Nënshat, në vitin 1907, nga Sereqi. Tashmë të gjithë famullitarët në peshkopatën e Sapas as që duan t'ia dinë për të.

Ilaçi i vetëm është që për një periudhë kohë t' i tregohet grushti i hekurt klerit, të mos kursehen ndëshkimet dhe torbën e bukës t'ua vendosësh sa më lart. Shqiptarët nuk mund të udhëhiqen me mjete gjysmake.

Për famullitë në vijim është për tu vënë re sa më poshtë. Famullitari i Berishas është një njeri kokëkrisur, i cili nuk di ta përmbajë veten. Ai i zbaton të gjitha urdhërat e Sereqit. Meqënëse gjashtë shtëpikanë gra të palidhura me martesë, atëherë duhet shkishëruar e gjithë famullia e Berishës dhe ndërkohë çdo funksion kishtar, me pëijashtim të pagëzimit dhe marijes së të dhjetave të kishës, aty shfuqizohen. Këtë e bën në mënyrë që të detyrojë bashkësinë e famullisë të dëbojë familjet që kanë konkubinat, t'i nxjerë jashtë zonës së fisit dhe që t'i djegë shtëpitë e tyre. Urdhëra të njejtë i jepen nga Sereqi famullitarit të Iballjas dhe Fierzës. Asgjë nuk bëhet, por gjindja e Berishës u zunë me famullitarin dhe shpallën se ata nuk mund tu vinin zjarrin për hir të peshkopit. Kësisoj Sereqi kërkon të veprojë kundër bashkësisë me anën e trupave qeveritare dhe në lidhje me këtë ndërmerr, sigurisht pa sukses, hapa te Kajmekami i Pukës. Unë sërish veprova me mendimin se nëse bashkësia i ndalon peshkopit përdorimin e trupave, atëherë kjo do të çonte në një konflikt me qeverinë. Për të shpëtuar prestigjin e tij më në fund famullitari mund tu thotë malësorëve se peshkopi në emër të Krishtit kishte kërkuar nga konsullata ushtarë austriakë për të djegur shtëpitë e të shkishëruarve. Gjithsesi konsullata nuk i përgjigjur kësaj dëshire, pasi kjo nuk ndërmerret aspak në emër të Krishtit dhe të fesë katolike. Kësisoj, fatmirësisht, kjo bela nuk i ngelet konsullatës, por as peshkopit.

Qerim Sokoli më tha, “Të të tregoj vargonjtë e trashë të françeskanëve dhe pastaj e merr vesh se kush janë”. Një këmbë e derdhur me vargonj të hollë vlen si shenjë fisnikërie. Në veçanti për famullitarin e Berishës thuhet se kur ishte fëmijë detyrohej të hante në shtëpinë e Prel Mehmetit në Iballja për shkak të varfërisë dhe si mund të kërkojë ai që ta reskektojnë këtu ku të gjithë e dinë dhe se nga familjet më të këqia është më e varfëra në Berisha. Të dërgosh këtë njeri si famullitar në Berisha, e cila është në kufi me Iballjan tregon për arsyetim të mangët të peshkopit për çështjet e malësorëve.

Famullitari i Shllakut thoshte se ai kishte ndërtuar kishën e tij të bukur në veçanti me paratë italiane. Ai thotë se edhe peshkopi Sereqi merr çdo vit nga italia 500 napolona. Në të gjithë vendin, vazhdon ai më tej, nuk egziston as edhe një qelë e vetme që të jetë rindërtuar me paratë austriake. Prandaj nuk mund të vendoset asnjë mbishkrim në lidhje me këtë, ndërkohë që qela e Shllakut e ngritur më ndihmën italiane mund të pajiset me një mbishkrim të tillë.

Në përgjithësi parrulla e famullitarit është “Austria nuk bën asgjë për ne.“ Madje disa thonë, “do të ishte mirë që Austro-Hungaria me rastin e krizës së aneksionimit të hiqte dorë nga protektorati, pasi kjo do të merrej përsipër nga Italia. Unë ua paraqita gabimin që sillte ky miratim dhe u thashë malësorëve se nga diskutimet me disa famullitarë që folën me mua dilte se nëse Austro-Hungaria hiqte dorë nga protektorati për shkak të veprimtarisë italofile të klerit, atëherë këtë nuk e merrte Italia por Turqia.

Administrimi ikeq i famullisë së Qelzës sqarohet nga sa më poshtë. Malësori Luk Malosi kishte rrëmbyer motrën e famullitarit. Ajo fillimisht tha se donte të martohej me Lukën por më pas tha të kundërtën. Pa përkrahje e famullitarit bashkësia mori hak dhe e vrau Lukën, i cili pati 16 plagë në trup. Famullitari shkoi nëNënshat. Peshkopi e dërgoi sërish në Qelza, pavarësisht këshillimit të të gjthë klerit kundër këtij veprimi, dhe prania e ripërsëritur e famullitarit, e cila i shtrëngoi fajtorët, pikërisht fajtorin kryesor të mbrohej, e acaroi hakmarrësin deri aty sa vëllai i Lukës me 12 burra të tjerë mori hak dhe e vrau në një pusi fajtorin kryesor me të dy vëllezërit. U vra edhe një shoqërues tjetër i fajtorëve, ndërsa një nga 12 gjakmarrësit ishte plagosur. Famullitari mori sërish udhën për në Nënshat, ndërsa në Qelza për ndëshkim u dogjën disa shtëpi nga Kajmekami i Pukës.

Famullitari i Qelzës vepronte për italianët. Qela së tij është një rrënojë. Por ai është zemëruar me konsullatën dhe për sa kohë që në Shkodër konsull i përgjithshëm të jetë Krali ai nuk do të vijë në konsullatë për të kërkuar ndihma për ndërtimin e qelës. Nga ana tjetër ai thotë se është Austria fajtore që qela ndodhet në një gjendje të tillë të keqe, pasi Austria nuk bën asgjë për katolikët. Prandaj ishte tamam koha që at të ktheheshin nga Italia.

Në Iballja është një klerik italian por si rijedhojë e mendësisë së tij antishqiptare dhe meqënëse komunikon pak me njerëzit, kjo këtu shkakton pak dëme. Ndërkohë për shkak të konkubinave ai ka hyrë në konflkit të ashpër me bashkësinë e tij

Martesa e fëmijve nën moshë dhe pa i pyetur për këtë është zakon i vendit. Këshilli shqiptar i vitit 1893 me të vërtetë e mallkoi këtë, por vetëm në mënyrë platonike. Pavarësisht këtij zakoni, gjatë pranisë sime në Iballja për shkak të nxitjes së famullitarit u desh të shkatërrohej një shtëpi dhe të dëboheshin banorët e saj, pasi vajza e kësaj shtëpie ishte martuar me një musliman në Gjakovë. Arrita ta pengoj djegien e shtëpisë që ishte nxitur nga mëritë e fisit si dhe tu bëj të qartë njerëzve se peshkopi donte t'i nxirrte gështenjat me duart e të tjerëve.

Në Dardha më pyetën se kush do ta pushtonte Shqipërinë, monarkia apo Italia. Aty para tri vitesh pothuajse nuk njihej emri i Italisë ose edhe nëse flitej për të ishte si të thuash sepse At Deda ishte hequr nga Austro- Hungaria meqenëse ishte italian. Përveç kësaj dëgjova edhe në vende të tjera të flitej për Italinë shumë më tepër se sa tri vite më parë.

Shkak për këtë është imzot Sereqi, pasi konsullata italiane nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me malësorët e atyshëm. Përkundër kësaj patjetër që konsullata italiane në Prizren i ka zgjatur fillet e saj deri në Gjakovë.

Para disa vitesh famullitari i Fierzës ka patur një përplasje të fortë me fshatin Bugjon, sa që qysh asokohe për një periudhë të gjatë puna e famullitarit në Bugjon duhej të bëhej nga famullitari i Iballjas. Qysh atëherë famullitari e mori për zemër këtë detyrë. Ai krijoi marrëdhënie miqësore me vendasit dhe ndërkohë është ende në marrëdhënie shumë të mira me fshatin e tij. Detyra e famullitarit ushtrohet edhe në Apripa pjesërisht nga Qelza dhe pjesërisht nga Berisha e gjendur larg, ku si rijedhojë e poligamisë shumë nga familjet e atyshme kishin rënë në një konflikt të ashpër me Sereqin.

Sereqi ka përdorur këtu lloj-lloj mjetesh për të ngritur prestigjin, madje shuma të ndryshme parash që ishin derdhur për të ndërtuar një kishë në Apripa ishin bllokuar për vite të tëra dhe tashmë edhe një pjesë e këtyre parave ishte te famullitari i Berishas, i cili nën pretekstin se njerëzia nuk do të kishin bërë asgjë, e kundërshtonte dorëzimin e tyre ndërsa njerëzia që donin të realizonin ndërtimin pretendonin se i pengonte mungesa e parave për ta përfunduar ndërtimin e kishës. Gjithsesi pengimi i ndërtimit të një kishe, sidoqë në famulli kishte disa familje të shkishëruara sepse kishin konkubina, është një mjet që gjithsesi pak i shërben qëllimit.

Se si duhen përzënë konkubinat dhe se si është e mundur kjo edhe në Iballja edhe në Apripa, këtë si peshkop i Sapas e ka dëshmuar imzot Mjeda, kjo para disa vitesh pati një përplasje teatrale. Pas meshës kremtuese të Pashkëve ai hoqi coram publico petkun e tij të meshës, papritur vërviti mitrën dhe skeptrin përtokë dhe në vend që t'i bekonte ai i mallkoi botërisht familjet që mbanin konkubina. Përshtypja që bëri kjo sjellje e papritur ishte kaq e madhe se ai pa i djegur shtëpitë dhe pa rritur skamjen ia arriti qëllimit menjëherë.

Në verën e vitit 1909 filloi politika armiqësore e Aechrenthal kundër shqiptarëve. Në veçanti në rastin e Qerim Sokolit u shfaq një aspekt i ri. Qerimi i përkiste atyre shqiptarëve, të cilët në pranverën e vitit 1909 ishin marrë në veçanti me parapërgatitjen tonë ushtarake. Ai ishte komprometuar së tepërmi në sytë e xhonturve, asokohe armiq për ne. Nën akuza fallso u fut në burg në verë të vitit 1909. Pa dyshim, që kjo gjë ndodhi për shkak të mendësisë së tij të njohur si austrofile. Meqë Qerimi ishte i pafajshëm, mund që konsullata të kishte ndërhyrë, siç kishte ndërhyrë shpesh me sukses në raste të ngjashme, por hjo nuk i shkonte për shtat politikës së re të Achrenthealit që i bënte lajka Turqisë. Kësisoj Qerimi mbeti në burg deri për Krishtlindjet e vitit 1909. Natyrisht që Qerimi e majti mend mësimin e dhënë dhe kur me kërkesën time më vonë u përkujdes për çështjen austro-hungareze, këtë gjithmonë e bëri vetëm deri aty ku nuk kompromentohej. Në vitin 1913 Rossman mu ankua se Qerimi nuk e kishte ndihmuar si duhej.

Duke parashikuar se në Shkodër për të festuar Krishtlindjet sërish do të kishte të shtëna, megjithëse të ndaluara dhe kësisoj nuk duhej të isha aty sepse të shtënat apo jo të shtënat gjithmonë kanë qenë një mëdyshje për mua, atëherë pa rënë në sy shkova në Kolaj, i veshur me kostum shqiptar, ku natyrisht mund të merija pjesë në breshëritë e Krishtlindjeve pa i prishur punë vetes. Në Shkodër të shtënat filluan në oborrin e Prenk Bib Dodës dhe pa ditur se nuk ndodhesha në Shkodër, kundërshtarët e mi në çast më paditën te Valiu se në Shkodër isha pikërisht unë që i kisha filluar breshëritë e Krishtlindjeve. Kur u ktheva në Shkodër pas Krishtlindjeve Valiu më qortoi për këtë dhe me një fytyrë të shtirë si i shqetësuar më pyeti nëse ishte i vërtetë kjo padi. Unë iu përgjigja fjalë për fjalë, “ Si urdhëron shkëlqesi, pranoj se i kam filluar unë breshëritë.” Valiu hapi sytë. Tashmë më në fund ai kishte një shkak për ta parashtuar kundër meje dhe ka të ngjarë për të kërkuar dëbimin tim. “Përse ebëtëkëtë?” ishte pyetja e tij dashakeqe. “Shkëlqesi”, i thashë unë, “mendova se e shtëna ime nuk do të dëgjohej në Shkodër, pasi kam qëlluar në Torovica, jo larg Kolajt dhe jo në Shkodër. Me sa di unë, kjo gjë atje nuk është e ndaluar kur feston natën e Krishtlindjeve.” Valiu mbeti i çuditur dhe mendoi se i kishin njoftuar diçka krejt ndryshe. “Shkëlqesi, e di”, iu përgjigja unë duke i mëshuar çdo fjale. “Më kanë fajësuar mua për breshëritë sepse nuk e dinin se isha larguar. Përveç kësaj kjo nuk është hera e parë që më kallzojnë te Shkëlqesia Juaj. Tashmë mundeni që ju vetë të mësoni gjithçka për historitë që qarkullojnë rreth meje.” Valiu dukej që u hutua dhe e gjithë kjo i shkoi huq.

info@balkancultureheritage.com