Unaza gishti me legjendë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Unaza gishti me legjendë

Këto janë sigurisht objekte me interes më të madh, në disa pikëpamje. Duke i vëzhguar para së gjithash nga ana paleografike dhe duke marrë në shqyrtim ekzemplarin që mban mbishkrimin më të plotë dhe të ruajtur më mirë (të riprodhuar besnikërisht ne shohim se disa elemente të këtij alfabeti janë grekë dhe tregojnë qartas periudhën e vonë në të cilën duhet të vendoset ekzemplari. Në rreshtin e parë gjejmë A-të me vija të pjerrëta majtas; në të dytën, 0-në jo të rregullt në formë këndore; një formë të tillë e ka edhe O-ja; në rreshtin e tretë E-ja ka formë gjysmëhënore; edhe E-ja është në trajtë gjysmëhënore. Pothuaj të gjitha këto elemente, në vetë truallin grek, luhaten nga shek.II-I p.Kr. Shkronja E në trajtë gjysmëhënore, megjithatë, ndeshet edhe më vonë: në Peloponez e gjejmë në kohën e Tiberit. Por nga ana tjetër dimë se në Greqi format gjysmëhënore të shkronjave E dhe E mbizotërojnë përfundimisht vetëm në kohën e Antoninëve. Pra, nëse mbishkrimet greke, të gjetura në vetë truallin grek, të cilat mbajnë shkronja në trajtë gjysmëhënore, duhet t’i datojmë të shek.II m.Kr., unë besoj se një datim i tillë nuk është më i saktë për mbishkrime të gjetura në një vend i cili, nëse nuk është shumë i largët nga Greqia për sa i përket hapësirës, është i tillë për sa i përket ndikimeve të qytetërimit që rrezatonte ajo. Prandaj, unë mendoj se një datim i tillë duhet të ngjitet dhe të çohet drejt shek.III m.Kr.

Ky konkluzion mund të nxirret nga paleografia e mbishkrimeve. Përmbajtja e tyre në të kundërt nuk sjell asnjë ndihmesë, pavarësisht nga fakti se mbishkrimet janë tepër të shkurtra. Legjendat e shkruara, mirë apo keq, shprehin një formulë magjike, apotropeike, që duhej të imunizonte atë që mbante unazën. Një vlerë të ngjashme mund të kenë shenjat e kafshëve të gdhendura në rrethin e disa unazave dhe vizatimet me yje me pesë cepa, siç do të flas më tej. Ky interpretim nuk do të gjykohet arbitrar po të reflektohet mbi fakte të ndryshme që mund ta mbështesin atë. Në radhë të parë dihet se qysh nga lashtësia nëpër unazat, dhe veçanërisht në gurët zbukurues të vendosur në rrathët e unazave, ishte zakon të gdhendeshin jo vetëm kafshë, lule apo shenja të tjera të veçanta, por edhe emra e formula të frymëzuara prej magjisë dhe astrologjisë lindore që kishin shpesh domethënie misterioze, të pakuptueshme. Në radhë të dytë, në Koman, pashë një prift: të shkruante një formulë mbi një shirit letre, duke e palosur në formë trekëndore, duke e bekuar dhe duke ia dhënë një malësori. Ai më tha se formula kishte shumë fuqi kundër prapësive. Në radhë të tretë, pikërisht në syprinat e unazave të ditëve të sotme, ose pak a shumë të vjetra të botës bizantine, gjejmë mbishkrime të karakterit të krishterë. Përgjithësisht madje, përpara shkronjës së parë, ose në rreshtin e sipërm, gjejmë një kryq, pikërisht si në unazën me numër 6 të pajisjeve të Komanit që kemi shqyrtuar më parë.

Duke bërë këtë analizë të unazave, duhet t’i përmbahemi një përafrie të kronologjisë që na jep për to shqyrtimi paleografik i legjendave. Datimi në bazë të saj mund të ngjitet në kohë, por jo të zbresë, siç do të shohim të ndodhë kur, në vend që të shqyrtojmë një nga një elementet e ndryshme përcaktuese të kronologjisë së nekropolit, do t’i grupojmë së bashku. Këtë ulje të datimit e mbështesin edhe disa unaza, të cilat janë pa diçiturë. Si shembull sjellim unazën n. 7 të varrit E, e cila nuk na duket e epokës së lulëzuar klasike greke apo romake, e aq më pak e epokës primitive.

info@balkancultureheritage.com