Vështrim Etnografik mbi zonën e Vurgut Sarandë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Vështrim Etnografik mbi zonën e Vurgut Sarandë

~Sfiro Shkurti

Në pjesën Jugperëndimore të Shqipërisë, në rrjedhjet e poshtme të lumenjve Bistricë e Kalasë, shtrihet pellgu i Delvinës. Ky pellg është i rrethuar nga ana veriore, veriperëndimore, lindore dhe juglindore prej malesh që e mbrojnë nga erërat. Vetëm në njërën anë, në atë jugpe- rëndimore, pellgu është i hapur dhe përfundon në liqenin e Butrintit, ku derdheshin në të kaluarën edhe të dy lumenjtë që përshkojnë fushën. I gjithë pellgu, ndonëse vend fushor, nuk është krejt i rrafshët; në mesin e tij lartësohen grupe kodrash mbi të cilat janë ngritur të gjitha fshatrat. Pellgu ndahet nga rruga automobilistike që lidh Sarandën me Delvinën në dy pjesë: në fushën e Nivicës dhe Rrezomë, në anën veriore të rrugës dhe në fushën e Vurgut, në anën jugore të saj.

Fusha e Vurgut shtrihet në të dy anët e lumit Bistricë. Fshatrat e kësaj fushe nga ana administrative, deri më 1920, kanë bërë pjesë me Delvinën, ndërsa mbas këtij viti pjesërisht me Delvinën, Sarandën e Konispolin. Qendra ekonomike ka qenë gjithnjë Delvina e për këtë në shtyp, administratë etj. kjo fushë njihet me emrin -«Vurgu i Delvinës*.

Emri i zonës ka rrjedhur nga fjala e greqishtes së re «vurgos» që do të thotë vend i ulët, moçalishtë, i mbushur plot kallama, zhukë e mush- konja. Në dokumenta historike përmendet për herë të parë, me sa dimë ne, në shekullin e XV me emrin «Vurgos Ovasi» (fusha e Vurgut), Sot zona njihet me emrin Vurg, jo vetëm nga popullsia që banon brenda saj, por edhe nga popullsia e zonave përreth. Po me këtë emër njihet edhe në administratë, veçse këtu kufijtë e zonës janë shtrirë shumë, duke përfshirë edhe fshatrat në juglindje të Delvinës e në lindje të Livadhiasë (Hoxhës), bile nganjëherë edhe fshatrat e fushës së Mursisë. Meqenëse për zonën në f jalë kufiri është shumë i lëkundshëm dhe shpesh ka shumë ngatërresa, na duhet që, duke marrë parasysh të dhënat e popullit dhe disa faktorë të tjerë, si mënyrën e jetesës, veshjen, zakonet e jetës familjare etj. të përcaktojmë kufijtë e vërtetë të saj.

Sipas etnografit Rr. Zojzi e gjithë zona bën pjesë në Labëri, ndonëse populli nuk e quan veten lab3. Në veri, vija e kufirit që e ndan nga La- bëria e vërtetë, kalon sipër rrugës automobilistike që lidh Sarandën me Delvinën, ndërsa në lindje e juglindje kufiri kalon përfund kodrave që kufizojnë në këtë anë fushën e Vurgut e që fundi i tyre përkon me rru- gën automobilistike që lidh Sarandën e Delvinën me Konispolin. Ky kufi arrin deri në Livadhja e që këtu merr drejtimin jugeprëndimor, përfund malit Mile, e zbret në brigjet verilindore të liqenit të Butrintit, mandej ndjek bregun veriperëndimor të detit Jon, paralel me rrugën automo- bilistike që lidh Sarandën me Butrintin, deri në vendin ku është hapur kanali i Çukës për derdhjen e Bistricës në det. Këtu vija e kufirit lë rru- gën automobilistike dhe kalon në këmbë të malit të Lëkursit deri sa bash- kohet në Qafën e Gjashtës me rrugën automobilistike Sarandë-Delvinë.

Sikurse shihet kufijtë e zonës ne i kemi përcaktuar duke marrë për bazë disa vija të kohëve të vona, sikurse janë rrugët automobilistike, por kjo është bërë për të mos sjellë ngatërresa. Gjithashtu rrugët automobi- listike, që e kufizojnë zonën nga tri anë, përputhen me kufijtë natyrorë, sepse ato kalojnë në përgjithësi përfund kodrave.

Mbi kufijtë që përcaktuam më sipër, do të bëjmë disa vërejtje aepse, siç vumë re gjatë ekspeditave, jashtë këtyre kufijve ka fshatra që e quajnë veten e tyre «vurgarë» e që hyjnë në zonën tonë etnografike, ashtu si ka fshatra, që, ndonëse ndodhen brenda kufijve, nuk e njohin veten për vurgarë e për rrjedhim nuk hyjnë në këtë zonë.

Jashtë kufijve që përmendëm më sipër, por që nga zakonet, traditat. kultura materiale dhe shpirtërore, kanë të njëjtat karakteristika me po- pullsinë e fshatrave që përfshihen brenda kufijve të Vurgut të vërtetë janë: fshati Vromero, që ngrihet mbi kodrat e krahut të majtë të rrugës automobilistike Sarandë-Delvinë, ngjitur me urën e vjetër të lumit Kalasë. Gjithashtu në këtë zonë bënë pjesë edhe fshati Kranë, që ndodhet në krahun e majtë të rrugës automobilistike Sarandë-Konispol, mbi kodrën me të njëjtin emërr ngjitur me urën e Bistricës.

Siç vumë në dukje më lart, brenda kufijve ka një vendbanim, popullsia e të cilit nuk ka prejardhje të njëjtë e për rrjedhim nuk ka zakone e tradita të njëjta me popullsinë e zonës. Pikërisht aty ku zë fill rruga automobilistike që lidh Sarandën e Delvinën me Konispolin, është ngritur fshati Shënjan. Ky fshat është i banuar kryesisht prej popullsisë çame që erdhi e u vendos këtu me shumicë mbas çlirimit të vendit.

info@balkancultureheritage.com