Veshjet si shprehje e veçorive kulturore të popullit tonë në mesjetë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Veshjet si shprehje e veçorive kulturore të popullit tonë në mesjetë

~Andromaqi Gjergji

Kuadri kostumologjik historik ngërthen në vetvete një varg elementesh tipike të kulturave më të vjetra të Ballkanit, por edhe shumë ndikime të ndërsjella të kulturave të tjera të shumta që janë përplasur në këtë trevë gjatë shekujsh. Duke qenë se veshja është një aspekt i mënyrës së jetesës që lidhet ngushtë me fatet historike të çdo populli e me nivelin e jetesës, ajo shpreh edhe veçoritë etnike të tij. Dëshmitë dokumentare që disponojmë nga lashtësia e deri në kohët e reja tregojnë se kjo specifikë etnike ka qenë kurdoherë e pranishme qoftë tek veshjet ilire qoftë ,tek ato të arbërve të mesjetës, e, pa dyshim, edhe në shekujt e fundit.

Megjithatë, meqë procesi i zhvillimit nuk shkon gjithmonë në vijë të drejtë, ka luhatjet e veta në njërin ose tjetrin drejtim, edhe këto veçori etnike herë janë shfaqur më fort, herë kanë qenë më të zbehta. Në këtë
kumtesë do të bëhet një përpjekje për të nxjerrë disa konsiderata të përgjithshme në këtë fushë.

Vështirësia kryesore këtu qëndron në faktin se burimet dokumentare mesjetare na japin fare pak të dhëna mbi veshjen, sidomos për atë të masave,të gjera fshatare, porse :janë disi të mjaftueshme përsa i përket veshjes se shtresave të larta. Këto mungesa e zbrazëti të dokumentacionit mesjetar do të përpiqemi t'i plotësojmë deri-diku, duke u ndihmuar nga identifikimi i disa elementëve të veshjes që janë të njohura që në antikitet e pastaj dalin në veshjet popullore të shekujve të fundit.

Gjurmimet e deritanishme në fushën e veshjeve popullore, sidomos njohje e tipave kryesorë dhe sqarimi i gjenezës së tyre kanë treguar mjaft qarte se disa prej tyre janë faza të mëtejshme të zhvillimit te tipave të lashtë (herë të ripërtëritjes e herë të rënies së tyre) të njohur e të argumentuar qartë si elemente kulturore të fiseve, ilire, te tjere janë mbijetesa të kulturave të hershme mesdhetare-ballkamke. Eshte provuar qartë gjithashtu se, në periudhën kalimtare nga antikiteti në mesjetë, në shumë zona të Ballkanit Perëndimor të banuara sot nga sllavët e jugut, sidomos në Dalmaci, në Bosnjë-Hercegovinë e Mal të Zi, por edhe në Maqedoni, kultura e vendasve ka ndikuar tek ardhësit në shumë sfera. Kjo provohet, ndër të tjera, edhe me faktin se shumë elemente të veshjes ilire, që kanë nxjerrë në dritë arkeologët nga monumente të kohës së vonë antike në Ilirinë e Veriut, simbas tyre, gjejnë analogji në veshjet popullore të zonave përkatëse, por mungojnë tek sllavët e tjerë.

Nëpërmjet antikitetit iu përcollën kulturës sonë të hershme mesjetare elemente të veshjes me tradita mijëravjeçare, si: xhubleta, fustani a fustanella, përparja me thekë, brezi me rrema, opingat etj. Forma të këtyre elementeve, për shkak rrethanash historike të caktuara, arritën të gjalla deri në shekujt e fundit (XIX-XX). E themi që në fillim se, në shumë raste, dukuria e mosruajtjes së emrave të tyre 'origjinalë dhe emërtimi me fjalë të shtresave të vona nuk duhet të na çudisë, sepse dihet mirë se leksiku është pjesa më e ndjeshme e gjuhës, ajo që ndryshon më lehtë.

Të dokumentuara qartë tek autorët klasikë ose në paraqitje figurative të antikitetit janë edhe disa elemente veshjeje që marrin interes të posaçëm, sepse në burimet janë të cilësuara me etnonime ilire. Këtu është
fjala për «linjën» apo këmishën e gjatë të njohur që në antikitet e deri në mesjetë me emrin «dalmatica» (pra veshje tipike e dalmatëve), pastaj për kapuçin e gjatë të bardejve e të liburnëve, për shallet e pelerinat e
dardanëve, si edhe për elemente të tjera veshjeje të dokumentuara në gjetjet arkeologjike, si: vargojtë e brezit, kallçijt e tirqit. Ruajtja e pasardhëseve të këtyre pjesëve të veshjes deri në dy shekujt e fundit, duke përshkuar mesjetën, provon se romanizimi, që pa dyshim preku ku më shumë e ku më pak zonat ilire, nuk çoi në përthithjen kulturore masive të tyre.

Kjo trashëgimi përfaqëson një përbërëse të rëndësishme të repertorit të veshjeve edhe në shekujt VII-XII. Gërmimet në varrezat mësjetare të Krujës etj., të shekujve VII-VIII, kanë dhënë shumë fibula masive, gjë që lë të kuptohet se veshjet e sipërme më të rëndomta të arbërve të kësaj kohe ishin ende shallet a strukat si ato të traditës ilire, tallaganet e ngjashme me lacernat antike etj. Burrat shqiptarë të mesjetës pra, do të duhej t'i mendonim të veshur me tirq kofsharë e këmishë të gjatë liri a kërpi, të ngjeshur në bel me një brez leshi ose me fustanen e gjatë gjer në gju, të shoqëruar me kallçij në këmbët.

Duke filluar nga shekujt XII-XIII vihet re një eksport i rregullt lëkurësh e kjo tregon se vendi i plotësonte nevojat e veta si për opinga, ashtu edhe për lloje të ndryshme bërrucash a xhokash, të cilat do t'i mendojmë të ngjashme me atë që mban bariu i Onufrit, Imitacioni i tyre në tekstil do të marrë përhapje të gjerë në mesjetën e vonë, duke arritur deri në veshjet popullore të dy shekujve të fundit. Në dokumentacionin ekzistues përmenden edhe mjeshtër lëkurëpunues (p.sh. në Durrës në vitin 1329), por edhe regjës e përpunues. Kjo traditë qe shumë e fortë edhe në shekujt e pushtimit osman, kur në qytetet kryesore të vendit, ndër mjeshtëritë më të zhvilluara ishte edhe ajo e lëkurëregjësve (tabakëve)'. Përsa u përket veshjeve të leshta, nga një dokument i vitit 1226 mësojmë se prodhoheshin edhe guna për eksporf1. Me sa duket, që në vitin 1340 nëpër qytete ekzistonin edhe mjeshtër që merreshin me përgatitjen e xhokave të leshta (çiuppari).

Edhe përdorimi i pëlhurave prej liri duket se ka qenë i zakonshëm sidomos për fshatarësinë, e cila e kultivonte vetë këtë bimë, veçanërisht në disa zona, dhe përgatistë me të linjat e gjata dhe brekeshat (braga). Në përgatitjen e veshjes në këta shekuj një vend me rëndësi zinte prodhimi i mëndafshit, i cili ishte i cilësive të ndryshme. Ai eksportohej në sasi të konsiderueshme, por përdorej edhe për nevojat e vendit. Një dëshmi e tërthortë për këtë është ruajtja dhe zhvillimi i mëtejshëm i traditës së punimit të pëlhurave të mëndafshit, traditë që njeh një lulëzim të madh në shekujt e mëvonshëm dhe jehona e së cilës ndihej në shek. XIX e në fillim të shek. XX.

Duke filluar nga shekulli XIII e sidomos gjatë shekullit XIV, në importimet nga Raguza përmendet shpesh një pëlhurë e fortë pambuku me çmim mjaft të ulët që quhet fustan. Duket se në shekullin XIV me këtë lloj pëlhure filloi të përgatitej ai fund i gjerë që dëshmohet si veshje që në lashtësi, emrin e vjetër të të cilit ende nuk e njohim.

Ashtu si ka ngjarë edhe në -raste të tjera analoge (p.sh. linjë, tirk, cohë, allaxha), emri i pëlhurës së re me të cilën filloi të përgatitej shërbeu për të treguar edhe veshjen e punuar me të, e cila u quajt fustan (më vonë edhe fustanellë). Një provë për këtë janë dy dokumente të viteve 1335 e 1336, ku fjala fustan duket se përdoret për një element të veshjes dhe jo për llojin e pëlhurës. I ripërtërirë në shekujt e mesjetës e i plotësuar me mëngoren luksoze prej cohe të zbukuruar pasurisht, kostumi me fustanellë fiton përherë e më tepër një pamje madhështor që kenaq—në variantet më të zhvilluara të tij — edhe shijen e kërkesat e burrave të shtresave të larta të kohës. Ai imponohet si veshje festash ni' shumë shtresa të shoqërisë shqiptare, duke fituar një popullaritet të gjerë jo vetëm në vendet e Ballkanit. por edhe në shumë vende të Evropës, sidomos në shekujt XV-XVI. Kostumi me fustanellë, me shtrirjen e gjerë që merr, arrin të njihet si kostumi më tipik i burrave shqiptarë. duke i karakterizuar ata edhe në pikëpamje etnike gjatë qindvjeçarëve, deri në shekullin XIX. që shënon fazën e rënies së tij.

Shiresat më aristokratike të kohës visheshin me luks të madh. Ato përdornin gjerësisht pëlhura luksi të punuara në vend. si ishte p.sh. «zambillotum vermelium- që, sipas një dokumenti të vitit 1390 punohej në Vlore'. atllase, kadife e cohëra të ndryshme që silleshin nga vendet e Lindjes ose nga Venediku e qytete të tjera italiane, me prerje të modës bizantine. Në shek. XIV venedikasit kishin në Vlorë magazina e depo të shumta me mallra të 

kushtueshme, në dallim nga ato që sillnin raguzanët në portin e Drinit ose në Durrës e që ishin mallra të lira. Kuptohet se pëlhurat më të shtrenjta të importit paracaktoheshin për shtresat më të pasura të kohës që ishin fisnikët, kleri e tregtarët.

Edhe në veshjet. ashtu si në aspekte të tjera të mënyrës së jetesës, shtresat e ndryshme shoqërore të kësaj kohe kanë dallime të mëdha, pra kemi të bëjme me një shoqëri të zhvilluar për kohën e vet, e cila njeh diferencime klasore të dukshme, të pasqyruara edhe në kushtet e jetesës. Në fushën e veshjeve ndihet qartë një zgjerim i ndjeshëm i modës dhe i luksit bizantin, për të cilin bëjnë fjalë shumë burime. P.sh. Simeonis pohon (më 1323) se shqiptarët vishen sipas mënyrës bizantine. Moda bizantine, me përshtatjet e rastit, do të vazhdojë edhe në shekujt e ardhshëm në shtresën e fisnikëve e të bujarisë shqiptare, sidomos në Shqipërinë e Jugut. (Një provë e tërthortë për këtë është fakti që dëshira për ta imituar do të ndihet në shekujt e mëvonshëm edhe në veshjet popullore të shumë zonave të Shqipërisë së Jugut, por jo aq në Veri). Sidoqoftë, përfundimi më i rëndësishëm që duhet nxjerrë këtu është se, sado të larguara që mund të ishin nga pikëpamja ekonomike klasat e shoqërisë feudale shqiptare, ato nuk ishin të mbyllura në vetvete. Ndikimi kulturor tek njëra-tjetra ishte i pashmangshëm dhe nuk ka munguar.

Në fushën e veshjeve vihet re se çdo risi ka. ardhur si pasojë e një vargu faktorësh: së pari, nga prirjet e një evolucioni të brendshëm dhe në lidhje të ngushtë me përparimet që vërtetoheshin në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik e shoqëror të vendit, si: lidhjet sa vjen më të gjëra mj tregun e brendshëm e të jashtëm, përparimet teknike në përgatitjen e pjesëve të veshjes etj,; së dyti, nga ndikimet që ushtronin rrezatimet e kulturave të huaja, me të cilat, për shkak të rrethanave të njohura historike, nuk kanë munguar kontaktet dhe ndaj të cilave veshja ka qenë kurdoherë një fushë shumë e ndjeshme.

Kështu, në shekujt e zhvillimit të kulturës arbëreshe, format lokale të veshjes së masave të gjera u zhvilluan dhe u pasuruan diku me ritme më të shpejta, diku me ritme më të ngadalshme. Nga sa tregojnë burimet dokumentare të kohës, mendoj se mund të pohohet pa mëdyshje se një vend të gjerë, edhe në shekujt XII-XV zinin veshjet prej pëlhurash liri, leshi e mëndafshi. Në sajë të përparimeve të vërtetuara në teknologjinë I përgatitjes së tyre, fondi i vjetër i veshjeve të trashëguara nga periudha e mëparshme u ripërtëri. Veshjet fituan vlera të reja edhe për shkak se disa elemente të tyre kishin filluar t'i punonin tashmë zejtarë profesionistë të vendosur nëpër qytete, sikurse dëshmon dokumentacioni i shek. XIV. Këta mjeshtër u bënë, me sa tregojnë procese të ngjashme të zhvilluara edhe më vonë, përçuesit kryesorë të ndikimeve të huaja kulturore, në rradhë të parë të kulturës bizantine. Ky ndikim ndërfutej edhe me ndërmjetësinë e aristokracisë së vogël lokale, që shumë herë ishte në marrëdhënie më të gjera me shtresat e larta e me fisnikët e mëdhenj të kohës. Duke qenë se kultura me të cilën ata kishin kontakte më të shpeshta, në këta shekuj ishte kultura bizantine, kuptohet se ndikimi i saj u ndje mjaft në fushën e veshjeve, jo aq në strukturën e tyre, e cila i kishte rrënjët më thellë, sesa në elemente të veçanta e në dëshirën për luks e shkëlqim etj. Natyrisht, nuk duhet harruar se ky qe një ndikim shumë i shkallëzuar, që ndryshonte nga një shtresë shoqërore në tjetrën dhe që nuk preku në të njëjtën masë gjithë territorin e Shqipërisë mesjetare.

Por kuptohet se, sa herë që ua kërkonin interesat e tyre ekonomike dhe situatat politike, fisnikët e kohës shkëputeshin nga ndjekja e modës bizantine për t'u afruar me veshjet vendase, sigurisht duke përdorur variante më të përpunuara e më luksoze nga ato të shtresave të gjera popullore.

Në këtë proces të ndërlikuar u kristalizuan ato veçori që i bëjnë veshjet e shqiptarëve të mesjetës të dallohen nga ato të popujve të tjerë, me fjalë të tjera të fitojnë një specifikë etnike. Disa dëshmi dokumentare të huaja ku flitet për pjesë veshjesh të shqiptarëve, që cilësohen me fjalët «sipas zakonit të tyre» ose «sipas mënyrës së tyre», tregojnë se shqiptarët kishin tashmë mënyrën e vet të veshjes. P.sh., në një dokument të vitit 1423, dy hlamida që u jepen dy pamaliotëve të dërguar në Venedik, përcaktohen si «të modës së shqiptarëve»- (.. .ad modum Albane-sibuse kurse në një dokument tjetër të po atij viti flitet për 50 hlamida të destinuara për Pastroviqët, të prera «sipas zakonit të tyre në 1467. një vasali të Arianitëve i jepet një petk kadifeje sipas mënyrës së tij- (una veste veluti more suo). Të cilësuara me epitetin shqiptare, në shekullin pasardhës dalin nëpër dokumente edhe elemente të tjera veshjeje. si p.sh. ajo -kapelë shqiptare» që përmend Rabelais dhe një botues freng i veprës së Nicolo de Nicolait, pastaj mëngoret e burrave që dramaturgu anglez Spenser, i shek. XVI, i përshkruan me mëngë që varen prapa «sipas modës shqiptare», gunat e -modës shqiptare», i: etj.

I përmendëm të gjitha këto për të theksuar se, që në fillim të shekullit XV. karakteri i veçantë i veshjeve shqiptare u bie në sy edhe të huajve. Tërësia e veçorive që i bënin veshjet tona të dalloheshin nga
të të tjerëve, mendoj se duhej të ishte formuar jo më vonë se shekujt XII-XIII, në saje të proceseve që u përshkruan më lart. Por dëshmitë më të fuqishme këtu janë, pa dyshim, vetë veshjet popullore shqiptare,
të cilat, ashtu si arritën në fund të shekullit 19, ruajnë një fond unitar në karakteristikat e tyre të përgjithshme, me tipare origjinale e të dallueshme nga veshjet e popujve të tjerë, si edhe me një varg karakteristikash të trashëguara pikërisht nga shekujt e mesjetës.

info@balkancultureheritage.com