Vizatimi i Reçit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Vizatimi i Reçit

~Muzafer Korkuti

Vizatimi i Reçit

Vizatimi shkëmbor i Reçit gjendet në territorin e Shqipërisë Verilindore, në afërsi të luginës së mesme të Drinit të Zi. Për të mbritur tek vendi ku ndodhet vizatimi i Reçit, duhet të marrësh rrugën nacionale Peshkopi-Kukës, e pasi të mbërrish në Zall Reç të ndjekësh këmbësoren për në fshatin Tharkë e pas rreth dy orë rrugë malore të del për- para syve shkëmbi masiv i Gjurë-Reçit, e midis tij dallon Kepin e Keq, i cili në anën veriore ka një faqe thikë rreth 30 m të lartë. Në fund të kësaj faqeje, në vendin e quajtur "Bitha e Gjurit", është bërë vizatimi prehistorik, të cilin parapëlqyem ta quajmë i Reçit, me toponimin më të njohur e më të përdorur në këtë zonë.

Kepi i Keq ka një pozicion dominues mbi luginën dhegrykën engushtë të lumit Malla. Shkëmbi i zgjedhur, një formacion gjeologjik i tercialit, ngjason me shkëmbin e Spilesë (ku është bërë piktura e Trenit), me shkëmbin e Bovillës (ku është bërë piktura e Bovillës), me shkëmbin e Xibrit (ku është bërë piktura e Xibrit), dhe me shkëmbin Mrizi i Kobajës (ku është bërë piktura e Vlashnjes-Prizren). Për nga pozicioni ngjason edhe me strehën shkëmbore të Lepenicës (ku është bërë piktura e Lepenicës), si dhe me strehën shkëmbore të Rubikut (ku është bërë piktura e Rubikut). Zgjedhja e vendit dhe e shkëmbit që shquhej për nga monumentaliteti në tërë zonën , nuk ishte rastësi, por një kërkesë për realizimin e veprave të tilla.

Vizatimi i Reçit është bërë në faqen vertikale relativisht të sheshtë të shkëmbit, në një lartësi që fillon nga 1,3 m nga toka dhe arrin në 2,90 m. Gjithë sipërfaqja që zenë figurat e incizuara (gërvishtura) është sa një tablo e madhe pikture me përmasa 1,80 m x 1,75 m. Në vështrim të parë mund të veçojmë tri pjesë të pikturës, që, mesa duket, janë kushtëzuar edhe nga çarjet natyrore të faqes së shkëmbit. Për lehtësi përshkrimi, paraqitjen e motiveve po e bëjmë sipas tri pjesëve, duke filluar nga pjesa kryesore.

Pjesa në krah të djathtë (C) zë vendin qendror si nga përmbajtja ashtu edhe nga përmasat (1,50 m x 0,56 m). Në pjesën e sipërme është vizatuar një fig- urë që ka formën e një katërkëndëshi të shrregullt me qoshe të rrumbullakuara me madhësi 50 cm x 50 cm, i cili përshkohet nga një vijë vertikale dhe nga disa vija të tërthorta që e ndajnë katërkëndëshin në 13 pjesë jo të barabarta dhe pa pika në mes. Sipër kësaj figure është vizatuar një rreth shumë i rregullt me katër rreze plotësisht të barabarta, me madhësi 22 cm.

Poshtë figurës qendrore e vijës vertikale që zgjatet poshtë katërkëndëshit, janë vizatuar pranë ose ngjitur me njëra-tjetrën shumë figura me mad- hësi të vogël, si 4 rrathë me shumë rreze (10-12 cm), 2 rrathë me katër rreze, një rreth jo plotësisht i mbyllur, 17 kryqe pa rreth të përmasave të ndryshme dhe dy tri vizatime të papërcaktuara, që ngjajnë me figura antropomorfe ose vija të thjeshta.

Vizatimet e pjesës B, dallohen nga dy të tjerat, jo vetëm nga pjesa e thelluar e shkëmbit, por edhe nga disa elementë të vaçantë. Ato janë vendosur shumë afër me njëra-tjetrën e zenë një sipërfaqe të vogël 75 cm x 42 cm; vendin kryesor e zenë 16 kryqe të thjeshtë pa rrathë, me krahë  të barabarta e me madhësi nga 3 cm në 18 cm; 2 figurë në formë katrore dhe një figurë an tropomorfe me përmasa 20 cm x 3 cm.

Vizatimet e pjesës A janë të pakta në numër, të vendosura më larg njëra- tjetrës, në një sipërfaqe prej 80 cm x 34 cm. Ato përfaqësohen nga një rreth i rregullt me tri rreze, një rreth jo i rregullt me 5 të ndara, 3 kryqe pa rreth kufizues dhe dy kryqe të bashkuar (Tab.IV A).

Të gjitha figurat e vizatimit të Reçit janë bërë me teknikën e incizimit, me vija të thelluara 2-5 mm e të gjera 1-2 mm. Linjat që formojnë figurat janë të rregullta, gjë që dëshmon për cilësi në realizimin e tyre; janë të ruajtura mirë, me përjashtim të disa figurave të pjesës C, që janë të mbuluara nga një sh- tresë e hollë smërçi e formuar nga lëpirja (rrjedhja) e vazhdueshme e ujit.

Viztimi i Reçitnukështë vizatim i thjeshtë, po një kompozim që dëshmohet nga shumëllojshmëria e numri i madh i motiveve. Nga 58 figura e shenja, kemi një katror të madh qendror e dy katrorë të veg- jël; 37 copë kryqe të thjeshtë pa rreth kufizues, 5 copë rrathë me shumë rreze, 3 rrathë me katër rreze e një rreth të thjeshtë; një figurë antropo- morfe dhe disa vija të shkurtëra e të pa qarta. Edhe nga përmbajta, vizatimi i Reçitështë i qartë, kryqet e shumtë, rrathët me katër e me shumë rreze janë simbole të kultit të diellit. Në mbështetje të këtij interpretimi vijnë edhe përputhjet e motivit të rrathëve të Reçit me rrathët e pikturës së Rubikut, të pikturës së Bovillës dhe të incizimit të Xibrit. Figura qendrore në formën e katërkëndëshit të rregullt me shumë ndarje jo të barabarta ka të njëjtën zgjidhje konceptuale me figurat e shrregullta gjeometrike të Lepenicës dhe të Rubikut. Nëse në Xibër do të kishim një paraqitje më të qartë të figurës antro- pomorfe, kjo do t'i bënte më të plota analogjitë me Lepenicën dhe Rubikun.

Në vizitën e parë në sipërfaqen rrëzë shkëmbit, më 1983 ku është bërë vizatimi i Reçit, gjetëm disa fragmente enësh të epokës së bronzit. Aty toka ishte e butë dhe mund të ketë mbetje të objekteve që janë përdorur gjatë ceremonive rituale, ndaj në një të ardhme e vlen të bëhen sondazhe, sepse është rasti i vetëm ku ka mundësi për gjetje të tjera.

info@balkancultureheritage.com