Vlora në mesjetë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Vlora në mesjetë

~Konstantin Jereçek

Vlora

Në bregun në jug të Durrësit një rëndësi historike kanë grykëderdhjet e lumenjve si dhe krahina kodrinore që ndodhet aty. Qyteti i Kavajës që shtrihet tek lumi Leshnica, një orë e gjysmë larg bregdetit, përmendet për herë të parë në shek. XVI si "borgo Cavaglia" (Katundi Kavalja), i banuar në gjysmën e tij nga grekët. Zona kodrinore Laghi, pjesa e fundit e dalë e një zinxhiri kondrinor me një lartësi deri në 225 m, në shek. XIV dhe XV ishte e njohur si një vcnd portual me emrin "caput de Lachio". Në vitin 1446, tri anije raguziane që kishin si detyrë të shkonin e të merrnin në Glarencë të Moresë Helenën, nusen e të birit të despotit serb Lazarit, e cila ishte e bija e despotit Tomas Paleologos, ndaluan aty që të ngarkonin ujë të pijshëm, porse shqiptarët "Albanenses" i penguan me shtiza dhe shigjeta, sepse këta raguzianë u kishin grabitur atyre dy dema. Ky lokalitet i përkiste në atë kohë territorit të Aranitëve.

Më tej në jug vijon grykëderdhja e Shkumbinit (Skunibi apo Skump), një lum i rnadh ky, burimet e të cilit ndodhen në malet midis Elbasanit dhe Ohrit. Në lashtësi ky lum quhej Genusus. Në shekujt e fundit të Mesjetës ai njihej me emrin Vrego, i cili gjendet edhe në hartat e Orteliusit (f 1598) dhe të Merkatorit (1584). Në një dokument të vitit 1210 lexojmë "lum të cilin e quajnë Vrekus i cili ndodhet në dukatin e Durrësit" (flunien, qui dicitur Vrecus, quod est est de ducatu Durachii); ndërkaq atë e shënonin edhe me nyjen shquese Luvrego ose Lurco. Krahas këtyre ai haset edhe me emrin e tanishëm që e ka origjinën nga qyteti i lashtë Skampa (Scanipae) në krahinën e Elbasanit, i cili nuk përmendet më që nga koha e Justinianit. Krahina e princit (comes) Tanush Topia (1338) shtrihej nga lumi Mat deri në Shkumbin (a Maet usque Scampinum), apo Sconibino të despotit Muzaka, pra deri tek lumi Shumbin "fiunie Scunibino" me ujë pak, sipas një përshkrimi venedikas të vitit 1571.

Gjatë shek. XIV dhe XV grykëderdhja e këtij lumi nga raguzianët quhej Vreguni, Vrieguni, Brego, Brieyo, Brieçhum. Zotër të vendit ishin Matarangët, pas vitit 1371, Muzakajt. Tregtarë nga Venediku, Raguza, Ulqini, etj., merreshin aty me eksportin e drurit dhe të drithërave (egjër): kurse mallrat që importoheshin ishin vera dhe kripa. Sheshi i tregut ndoshta është identik me Bashtovën e sotme që ndodhet rreth një gjysmë ore mbi grykëderdhje. Aty është një kështjellë e vogël katërkëndore me kulla të rrumbullakëta në çdo qoshe, me kulla katrore në mesin e çdo ane dhe me një portë në anën perëndimore. Johan Georg von Hahn gjeti në këtë kështjellë 14 shtëpi gegësh muhamedanë, gegët e fundit në jug, në kufi me krahinën gjuhësore të toskëve.

Më tej vijon laguna e Karavastasë e lidhur me detin me një fshat me të njëjtin emër. I ndarë nga kodrat shtrihet në afërsi liqeni pa dalje i Tërbufit, me brigje moçalore të mbuluara nga kallamishtet, i pasur me peshk dhe me ushujza, të cilat ishin shumë të kërkuara deri në shek. XIX. Tërbufi gjatë periudhës së turqve ishte pronë e një teqeje të Sinan Pashës në Shkup. Emri Karavnsta është greqisht dhe do të thotë vendqendrim anijesh. Një fshat me emrin Karavostasi ekziston edhe në More, përballë Mesolongit. Që në vitin 1297 një padi në gjykatën e Raguzës përmend "njerëzit e Matarëngëve nga Karavastasi, të cilët janë nën sundimin e zotit perandor", pra të perandorit bizantin (homines Matarangi de Garavastassi, qui sunt sub dontinio domini uuperatoris).

Menjëherë më pas vijon grykëderdhja shumë e dalë e Senienit apo të Semanit, i cili në rrjedhën e sipërme quhet Devoll. Burimet e këtj lumi gjenden larg, në brendësi të vendit në jug të liqenit të Prespës, në perëndim të Kosturit, në anën lindore të vargut qendror të Gramozit. Dega tjetër më e rëndësishme që derdhet në të është Osumi që del nga ana perëndimore e Gramozit, i quajtur ndryshe edhe lumi i Beratit apo Beratino, pra në qytetin e Beratit, Bellagradës mesjetare, i cili në burimet sllave quhet gjithnjë Bëlgrad, ose në italisht edhe Belgrado in Roniania. Ky është Asoni i Ana Komnenës, Asunes i Pachymeser. Një degëzim i dytë po ashtu në anën e majtë, i cili ndodhet edhe më lart është Tomorrica, e cila e ka burimin në grupimin malor gjigant të malit Tomorr që ka dy maja (2413).

Semani është Apsosi i lashtësisë. Në Mesjetë i gjitlië lumi nga burimi deri në grykëderdhje quhej Dëvol ose Djdvol. Emri e ka origjinën nga qyteti i vjetër ilir Debolia, të cilin e përmend edhe Ptolemeu, por në Mesjetë lumi mori kuptimin si Lunii i Djallit: Tcorapioo AiapoAccoo i Ana Komnenës, flumen Diaboli dhe (bile tek Fulcherius Carnotensis) flunien Daentonis në epokën e kryqëzatave. Ai u quajt edhe lumi i Pirgos. Në dokumentet e shek. XIV, veçanërisht në Raguzë, kjo grykëderdhje quhet Dievalo ose Dievali dhe në atë kohë ishte e njohur për eksportin e zhvilluar tc drithërave, kurse si mallra kryesore të importit ishin pëlhura dhe vera. Si zotër të krahinës gjatë viteve 1297- 1374 përmenden Matarangajt, më vonë Muzakajt.

Ana Komnena në historinë e luftës kundër normanëve të zhvilluar nga babai i saj Aleksios I përmend një qytet të vogël të quajtur Mylon, i cili në fakt nuk ishte i njohur dhe që ndodhej pranë lumit Diabolis. Më vonë shfaqet në grykëderdhje një kullë (juopyocf) "turris de Dievali" 1389, i njohur më shumë si turris Pirgi Pirgo ose në sllavisht Pirag (mbiemri pirzanski) që kishte edhe një doganë. Kur në vitin 1389 princesha e Vlorës, Komnena bëri luftë kundër Nikollë Muzakës, Nikolla u zu rob, por njerëzit e tij nuk deshën ta dorëzonin këtë kullë, deri sa ai të lihej i lirë.

Të dyja partitë ia dorëzuan kullën (turris distans a niarina super quadani fiuntaria) bajlozit venedikas të Korfuzit, dhe ky pas lirimit të Nikollës në vitin 1390 ia dorëzoi atë përsëri Komnenës, por këtë herë si feud venedikas, me detyrimin që për çdo vit ajo të vinte në gatishmëri tre marinarë për flotën e Korfuzit. Në vitin 1417, Pirgo u bë zonë turke. Ai shfaqet edhe në Hartën e Benincasa-s (1476) po ashtu edhe në përshkrimin e lartpërmendur venedikas të vitit 1570 që përmend "lumin që indikon Pirgun" (fiume, che si dice il Pirgo). "Qytetin e Pirgut, të ndodhur në ajersi të bregdetit" (rivpyoo IIoXicj noTE jrapaQakaacjia) e përmend edhe metropoliti Meletiosn (f 1714), i cili kishte lindur në Janinë. Nëse sot ka akoma ndonjë mbetje të kësaj kulle, apo jo, këtë nuk e di.

Fusha bregdetare që vazhdon më tej quhet Muzakia ose Myzeqe, sipas shqiptimit në toskërishte.

Myzeqeja e Madhe shtrihet në veri të lumit Seman deri në Shkumbin, kurse Myzeqeja e Vogël shtrihet në jug të Semanit. Kjo është "Rrafshina ilirike"  që shtrihet midis Vlorës dhe Durrësit për të cilën shkruan Ana Komnena dhe që e përmend edhe Nikeforos Gregoras në historinë e kohës rreth vitit 1280 si "Fushën e Vlorës që është e përshtatshme për mbarështimin e kuajve". Përshkrime të këtij vendi fushor ka edhe tek Hahn-i, tek "Studinie Shqiptare" (Vjenë, 1853), tek Weigand-i, Die Aromunët^Lajpcig, 1895), tek Patsch-i, "Sanxhaku i Beratit në Shqipëri" (Vjenë, 1904), por përshkrimin më të qartë e më të detajuar e jep një fisnik shqiptar M. Ekrem Bej Vlora në fletët e ditarit të tij me vlerë "Prej Bcratit dhe nga Tomori" të botuara në Sarajevë më 1911, tek përmbledhja e Dr. Karl Patsch-it, "Për hulunitiniin e Gadishullit Ballkanik, fletore 13.

Sipas Hahn-it kjo fushë është si një "Lombarti e lënë shkretë". Shtrati i lumit Seman me ujërat e tij të pista e turbullta ka depërtuar deri në 6 m thellësi në baltën e butë të këtij trualli. Ajri është i avullt me një mjegull që ngrihet mëngjeseve disa metra lart dhe që lë një vesë të madhe. Toka është punuar pak, me çifligje të sulltanit dhe me bejlerë e agallarë të shumtë si dhe me prona muhamedane dhe ortodokse. Fshatarët që janë kolonë të çifligarëve banojnë nëpër kasolle me thupra të endura që kanë çati prej kallamesh dhe kashte, të rrethuara nga misri që arrin mbi lartësinë e një burri.

Gjithkund të sheh syri buaj që janë të lyer me një kore balte. Nëpër shtëpi shihen hardhitë që u janë ngjitur sallgameve. Misri, drithi, egjra dhe tërshëra importohen për në Dalmaci, Epir dhe Korfuz. Evgjitët e shumtë të kësaj fushe gjatë periudhës së turqve kanë qenë "skllevër të sulltanit". Stanet e shumta dimërore të barinjve endacakë aromunë dhe maqedonas gjatë verës janë të shkreta e të braktisura. Aty ka kope të mëdha kuajsh, të cilët më së shumti importohen për në Itali, dhe tufa të shumta lopësh, delesh dhe dhish. Lokaliteti kryesor i Myzeqesë së Vogël është Fieri, i banuar nga arumunët e Voskopojës (Moschopolis).

Raguzianët raportojnë tashmë që në vitin 1417 se si turqit u nisën kundër Vlorës duke kaluar nëpër rrugën e Muzakisë (ad viant de Musachia). Emri i dytë më i vjetër i kësaj fushe, siç duket, është Savra. Barleti (rreth 1480) flet për fushat e Savrës (planicies Saura), në afërsi të Beratit, si vend i betejës, ku Balshë Balsha (1385) u mund dhe u vra nga turqit. Relacioni venedikas "Relazione dell'Albania" i vitit 1570, përmend "fushat e gjera të Savrës, të cilat quhen ndryshe edhe Muzakia" (spatiose pianure della Savra, la quale in altro nonte si dice Musachia) (Starine 12, 197) të ndodhura ndërmjet Beratit dhe Vlorës. Ky emër i dytë e ka origjinën nga familja fisnike Muzakaj (Musachi, Musac, Musacus), e cila gjatë periudhës 1280-1600 ishte ndër fiset inë të famshme të Shqipërisë. Pas epokës së Skënderbeut ata u arratisën për në Napoli (tabela tek Hopf, Chroniques 532). Memorjet e despotit Gjon Muzaka (Giovanni Musachi 1510) përmendin qytetin e Beratit si qendër të Myzeqesë (Muzakies), e cila shtrihet deri në lumin Vjosa, tek vendi i quajtur dy shkëmbinjtë (insino al fhune cte Viossa al loco iioniinato le due pitre) (e dhënë tek Hopf, po aty, 280).

Në lashtësi qendër e kësaj krahine ishte Apollonia në Gjirin e Jonit, e themeluar në vitin 558 para Krishtit nga helenë dorikë prej Korfuzit, 10 stade nga porti lumor Aoos dhe 60 stade (sipas Strabonit) apo sipas Plinit 4 milje romake larg nga deti. Sot rrënojat ndodhen 8 km në vijë të drejtë larg nga bregu i detit. Siç na njofton Aristoteli tek Pohiika e tij, pozicionet më të larta ishin në dorën e pasardhësve të themeluesve, të cilët i ngjanin një oligarkie. Me taulantët ilirë që ishin komshinjtë e tyre, ata shpeshherë bënin luftë.

Monedhat e argjenta të Apollonisë, të cilat ashtu si ato të Dyrrhahionit gjenden gjithkund në brendësi të gadishullit deri në Danub, ndonjëherë edhe përtej tij, janë dëshmi e një tregtie të lulëzuar të qytetit. Këtu Herodoti përmend edhe një kope të shenjtë dhensh të perëndisë së diellit Helios, e cila gjatë ditës kulloste në breg të lumit aty afër, ndërsa gjatë natës ruhej brenda një shpelle për çdo vit nga një prej qytctarëve më fisnikë dhe më të pasur të qytetit. Kjo bashkësi greke mbante gjithmonë miqësi me romakët, ndaj të cilëve Apollonia u nënshtrua në vitin 229 para Krishtit.

Sipas Cezarit "Mbi Luftën civile III, 12" kështjella (arx) ishte e furnizuar keq me ujë. Ciceroni e quan Apollonin "qytet të madh dhe hijerëndë" (niagna urbs et gravis), Straboni e cilëson atë si një qytet të administruar nga ligje të mira. Nxënës të shumtë në numër mblidheshin përreth mësuesve të famshëm. Këtu studioi Oktaviani August (Octavianus Augustus) derisa vrasja e Cezarit e thirri atë në arenën e një lufte të re civile. Ai mbeti gjithnjë dashamirës ndaj Apollonisë edhe pasi u bë perandor.

Në rrethinat e saj qe me famë një burim sere që digjej, i cili ishte vend kulti për perëndinë Pan dhe për nimfat. Tingujt e fyejve që dilnin nga pylli i shenjtë dëgjoheshin edhe në qytet që ndodhej rreth 5000 hapa larg. Mbi monedhat e Apollonisë paraqiten nimfat që vallëzojnë përreth zjarrit. Pas çdo ndryshimi të asfaltit që digjej thuheshin profecira të reja. Sipas Patsch-it ,këto gropa asfalti tashmë janë të mbyllura, të tjerat ndodhen rreth 3-4 orë larg. Peshkopët e Apollonisë përmenden vetëm në shek. V. Në katalogët grekë të peshkopëve ky qytet mungon. Apollonia përmendet pra për herë të fundit vetëm në katalogun e qyteteve sipas Hierokles, nën sundimin e perandorit Justinian. Menjëherë më pas kolonia e vjetër helenike shkretohet si shkak i disfavorizimit të kohërave dhe të kënetëzimit të zonës përreth, në mënyrë të ngjashme me Naronën në grykëderdhjen e lumit Narenta, e cila po ashtu u braktis po në të njëjtën kohë.

Emri i qytetit tek rrënojat mbeti i paharruar përgjatë gjithë shekujve: Ln Polina në një dokument raguzin më 1297; Polina e hartave detare mesjetare; tek një autor anonim venedikas më 1570, ndërmjet Pirgos (Devollit) dhe Vojussës flitet për një "kënetë" (pahtdo), apo "liqe, nga i cili buron lumi i Apollonisë" (lago, dal qnale nasce il fiunie della Apollona), një vend fshehjeje për piratët; Pollona-n e njeh edhe Mariano Bollizza nga Kotorri (1614); Pollina përmendet edhe nga Metropoliti Meletios i Athinës në gjeografinë e tij në greqishten e re (Venedik, 1728).

Rrënojat janë të përshkruara tek Pouqueville, Leake, Lord Holland, Heuzey, Dimitsas, VVeigand dhe Patsch. Pika qendrore është një kodër me lartësi prej 85 m, me siguri kështjella (arx) e Cezarit, sipas Heuzey vendndodhja e tempullit të Apollonit. Mbi sukën e pyllëzuar sot ekziston një manastir ortodoks kushtuar Nënës së Tën'Zot. Sipas përshkrimit në librin e mitropolitit Anthimios mbi Beratin, ndër afresket e kishës gjendet një pamje e perandorit Andronikos II (1282-1328) me gjithë familjet e tij, i cili kishte rinovuar manastirin1 *. Në rrëzë të malit ku shtrihet manastiri ndodhet fshati i vogël aromun P6jani. Gjithkund shihen segmente muresh gurë të skalitur dhe mozaikë. Nga materiali ndërtimor antik janë ndërtuar shtëpi të tëra dhe vetë manastiri është si një muzeum, me statuja, skulptura dhe me mbishkrime mbi gurë. Sipas Anhimios, në rrethina të tregojnë edhe mbetjet e një "rruge perandorake" (shqip "Udha nibret"), kjo është "Via Egnatia" e cila dilte si nga Durrësi ashtu edhe nga Apollonia dhe që bashkohej pastaj në brendësi të vendit për të arritur në Selanik, duke kaluar nga Ohri (Lychnidus).

Më në jug gjendet grykëderdhja e Vjosës (Vojussa), një lum i madh ky, burimi i të cilit ndodhet në Pindus, në Mexovo. Ky është lumi antik Aoos, i quajtur në Mesjetë Bocorya, sipas një dokumenti të perandorit Basilios II në vitin 1019, Boovaatsk. Anna Komnena, Bocoot Kinnamos, Viossa tek Muzaka. Në Mesjetë zona e grykëderdhjes quhej Spinariza (krahaso Acta Albaniae 1, tek regjistri nën këtë emër). Sipas një dokumenti venedikas të vitit 1205, Spinarsa i përkiste Durrësit. Mbreti Manfred në vitin 1258 e konsideron veten si Zot i Durrësit (Dyrrhachion), Beratit (Belgrad), Vlorës (Aulon) pra të Kodrës së Sfenaritës'. Stani, një sevast bizantin gjatë viteve 1277- 1284 ishte "kapiten" i Beratit dhe i Spinaricës. Shënimc raguzianc të viteve 1297 dhe 1298 përmendin udhëtime nga Durrësi për në Spinaricë. Ato përmendin "grykën e Spinaricës"  (fauces = grykë, grykëderdhje), ku bëhej tregti drithi, seli e një konsulli veneidkas dhe raguzian. Në aktet venedikase, më 1319 shfaqen pranë njeri-tjetrit persona nga Vlora dhe nga Spirnaza apo Sfinariza. Në hartën e Andreas Benincasa nga Ankona më 1476 lexohen përgjatë bregdetit këto emra sipas kësaj renditjeje: Duraco, Cavo Lachi, Pirgo, Levalli (Devol), Spinarca, Cavo de Caurioni, Lavelona, Porto Ragaxio, ishulli Saxino, Val de Lorso (sot gjiri Orso në jug të kepit Linguetta), Ciniarra. Edhe Hartat e Orteliusit dhe të Mercatorit në shek. XVI e kanë emrin Spinarsa të Polina-s.

Zona paramalore, e cila tek Benincasa dhe tek Mercator mban cmrin Cavo de Cavrioni, tek Anna Komnena përmendet si Kavalion, në afërsi të Vjosës. Mitropoliti Meletios shkruan që lumi antik Apsos (saktësisht Aoos) quhet Kavrione. Ndoshta kjo është dalja e bregut që ndodhet në fshatin Gryka, në të cilën, në jug të derdhjes së lumit Vjosa përfundon një degë e vdekur e këtij lumi.

Senati i Raguzës në vitin 1474 shkroi një letër drejtuar Venedikut, ku thuhet se turqit duan të gërmojnë për flotën e tyre një kanal që shkon nga Vjosa për në Vlorë (Lettere e Conunissioni, Arkivi i Raguzës). Më tej vijon Arta ose Narta që është një lagunë e rrumbullakët, e pasur me peshq, që lidhet me detin dhe që ka dy ishuj. 1 pari quhet Karakonisi (ishulli i Korbave), kurse i dyti quhet Zvërnec, i cili është i njohur nëpërmjet një manastiri ortodoks, të përshkruar tek Patsch. Kjo lagunë në vitin 1335 quhet nga raguzianët Balta de Avalona (Balta e Vlorës) (Acta Albaniae 1, p. 236). Ndërmjet lagunës dhe detit shtrihet fshati Plaka me rrënojat dhe mbetjet e rëndësishme të mureve të portit.

Sipas Patsch-it këtu ndodhej Aidoni antik, pararendës i Vlorës. Fshatin Plakë (La Placa) e kanë edhe hartat e Orteliusit dhe të Merkatorit. Edhe venedikasi i vitit 1570 e njeh Plakën që ndodhet në fillim të Gjirit të Vlorës (Starine 12, 195, aty është i shtypur emri Plava). Më tej vazhdojnë kriporet e Vlorës, të ndodhura gjysmë ore larg nga porti i qytetit, në fshatin Arta ose Narta, i cili banohet nga grekë (ortodoksë-E. M.) dhe që ka dy kisha. Sipas përshkrimeve të Hahn-it (Albanesische Studien 1, 71), gjatë kohës së turqve aty kishte 150 fusha kripe të ndara ndër 150 shtëpi të Artës, të cilat ishin të detyruara të punonin nëpër kripore kundrejt lirimit nga taksat. Gjatë verës kripa thahej për 48 orë dhe grumbullohej në grumbuj rrethorë që arrinin deri në 10 këmbë lartësi. Në atë kohë ajo eksportohej më së shumti për në Shkodër (Skutari). Në kohët më të vona ky aktivitet pësoj një rënie të madhe.

Skela e Vlorës numëron vetëm disa ndërtesa të mjera me një kastel tetëkëndësh të rënë, turk. Qyteti i Vlorës me afërsisht 800 shtëpi shtrihet rreth një gjysmë ore më larg, në drejtim të lindjes, piktoresk, i shpërndarë midis kopshteve dhe i rrethuar me ullishte të gjera. Për shkak të ctheve kënetore, Vlora është shumë e pashëndetshme veçanërisht gjatë muajve të verës. Në juglindje ngrihet mbi krahinë Kështjella e madhe e Kaninës që arrin lartësinë 379 m mbi nivelin e detit. Sot ajo është rrënojë. Muret e saj kanë pësuar dëme të mëdha nga tërmetet. Nga ndërtesat e mëdha të saj ka mbetur vetëm kulla turke e sahatit. Sipas përshkrimeve të Hahn-it kështjella kishte tri pjesë të ndara në etazhe. Pamja e mrekullueshme arrin deri në Durrës dhe deri në majat e Tomorrit. Nën kështjellë shtrihet fshati muhamedan Kaninë.

Qyteti antik Aulon, i përmendur për herë të parë nga Ptolemeu, siç u tha edhe më sipër, shtrihej më në veri, në Plakë. Në shek. V dhe VI këtu kishte një peshkop, i cili më vonë ishte nën juridiksionin e mitropolitit të Dyrrhahionit (Durrësit). Emri aulon është greqisht dhe don të thotë luginë, hon, gropë, kanal. Krahas Vlorës, ka ekzistuar edhe një qytet tjetër me emrin Aulon i cili ndodhej në Kalkidike, dhe përveç kësaj edhe një vend me këtë emër: Aulona e Mesenisë. Kalimi i qytetit nga Plaka për në vendin e tanishëm duhet të ketë ndodhur në fillim të Mesjetës. Edhe bizantinët e quanin atë ho Aulon (oAulov). Forma e mëvonshme Aulona është në rasën kallzore (eiaAvAovd). Burimet latine dhe italiane përdorin format Avalona, Avelona, Lavalona, Lavellona, kurse dokumentet serbe Avlona ose Vavlona. Në shqip, nga gegët qyteti quhet Vljona, kurse nga toskët Vljora. Kanina përmendet që prej vitit 1018.

Popullsia rurale që nga shek. VII ndryshoi shumë për shkak të ngulmimeve të sllavëve, të cilët nuk arritën që të kishin epërsi kombëtare: fshatrat e Vlorës kanë pjesërisht emërtime sllave, megjithatë janë të banuara nga toskët: Cerkovna, Gorica, Novoselo, Babica, Lepenica, Vodica, Zelenica etj.

Vlora përmendet shpesh gjatë dy luftërave të perandorit Aleksios I Komnenos (1081-1118) kundër normanëve, kundër Robert Guiskadit dhe Boemundit. Pas vitit 1205 kjo krahinë i përkiste Despotatit të ri grek të Epirit ose të Artës. Mbreti Manfred i Napolit nëpërmjet martesës së tij me të bijën e despotit Mihael II u bë zot i Durrësit, i Vlorës dhe i Beratit gjatë viteve 1258-1266. Më vonë Shqipëria e Mesme u pushtua nga sunduesi i ri i Napolit, Karl I Anzhu. Kastelani i Vlorës, Jacques de Baligny (Jacobus de Balsiniano) u bë me mbretin e ri, kur ky i konfirmoi atij për gjithë jetën "kështjellën e Kaninës, Kaninën dhe Vlorën" , së bashku me shumë arkondi (archondias) dhe fshatra të tjera të krahinës përreth. Ai në vitin 1274 i shkëmbeu këto troje me disa feude në Bari dhe në Basilikatë.

Pas këtij, në Vlorë deri në vitin 1284 përmenden shtatë kastelanë anzhuinë. Në atë kohë, në qytet pati edhe një ipeshkëv katolik me titullin "Avellonensts et Glavinicensis". Megjithatë emrat e ipeshkëve njihen që prej vitit 1286, kur ata qëndruan në Romë. Ndërkaq perandori Mihael Paleologos e zvogëloi shumë zotërimin e Anzhuve në Shqipëri, veçanërisht pas pushtimit të Beratit më 1274 dhe pas fitores para këtij qyteti më 1281. Territoret e Beratit, të Spinaricës dhe të Vlorës i mbetën Perandorisë së Kostandinopojës, kufijtë e së cilës avanconin si pykë, nga njëra anë midis serbëve dhe napolitanëve dhe nga ana tjetër midis epirotëve deri në bregdetin adriatik. Gjatë sundimit të Andronikut në këtë krahinë përmenden zyrtarë bizantinë të shumtë në numër. Qeveritari më i lartë e kishte rezidencën në Berat.

Në Vlorë kishte një qefali (kapiten), një prokathemenos (president), një protontinos, etj. Anzhutë nuk ia arritën ta pushtonin sërish qytetin, megjithatë Filipi i Tarentit që "bënte paradë" si perandor titullar latin, në vitin 1328 emëroi Raymund de Termes jo vetëm si vikar të përgjithshëm të Korfuzit, por edhe si "conies Bellogradi et Avalone" (administrator të përgjithshëm të Beratit dhe të Vlorës). Pas vdekjes së perandorit Andronikos III (1341), i cili kishte bërë tashmë aneksimin e Despotatit të Epirit, luftërat civile bizantine mundësuan një ofensivë të serbëve në drejtim të jugut. Mesa duket Vlora u pushtua në korrik të vitit 1345. Epilogu i psalterit të Branko Mladenovic-it paraqet marrjen e Beratit dhe të Kaninës më 1345-1346 (Starine 4, 29).

Në gusht të vitit 1347 cari Stefan Dushan, vërteton që tre raguzianë Nikola Lukarevic (Luccari), Marin (Dersa) und Domagna Goljebic (Golliebo), të cilët kishin marrë me qira doganën e Vlorës që prej dy vjetësh, kishin  paguar të gjitha detyrimet. Menjëherë më pas cari Stefan Dushan emëroi si administrator të tijin despotin Ivan "Komnenos Asën-in", i cili administroi Beratin, Vlorën dhe Kaninën afërsisht në periudhën '1350-1363. Sipas kronikës së murgjve Proklos dhe Komnenos të Janinës, ai ishte vëllai i carit bullgar Ivan Aleksandri dhe i careshës serbe Helena. Ky kunat i carit serb u martua me të venë e despotit të fundit të Epirit, Ana Despinan dhe kështu u bë trashëgimtar i sundimtarit të mëparshëm grek. Në dy letra sllave drejtuar raguzianëve ai nënshkroi madje greqisht me emrin "Despoti Komnenos"

Në vitin 1353 "zoti i Madhërishëm Ivan Komnene e Aseni, Despot i Romanisë" (niagnificns vir dominus Johannes Comminos et Assanis. Romanie despotus) nga venedikasit mori titullin qytetar nderi, pasi ishte lutur për këtë gjë nëpërmjet të dërguarve të tij. Ky despot përmendet për herë të fundit më 1363, mesa duket ai vdiq nga murtaja që ra po atë vit. Pasues i tij qe Aleksadri "Zot (gospodin) i Kaninës dhe i Vlorës", i cili përmendet vetëm nëpër dokumentet e viteve 1366-1368. Në vitin 1368, nëpërmjet një fisniku të tij me emrin Dimo ai iu lut raguzianëve që t'i jepnin qytetarinë, që të ishte "vëlla i Komunës Raguziane". Si rrjedhim, ai mori një certifikatë për këtë dhe bëri betimin e qytetarisë para të dërguarit raguzian Nikola Kabuzië (Kaboga). Si dëshmitarë të Aleksandrit, dokumenti sllav i shkruar nga kancelari (logofeti) Gjurica, përmend 15 fisnikë nga Vlora, të cilët sipas emrave të tyre janë sllavë, shqiptarë dhe grckë. Midis tyre janë një vojvodë i quajtur Prodan, një qefali me emrin Mikleus nga Vlora,  qefalia Branilo Kastrioti nga Kanina, i pari nga kjo familje e famshme që shfaqet nëpër dokumente, me tej një administrator oborri, një gjyqtar etj. Aleksandri ishte padyshim një i afërm i despotit Ivan, mbase vetë biri i tij.

Në vitet 1372-1385 zot i Vlorës dhe i Beratit ishte Balshë Balsha (BalSa Balsic), njëri prej vëllezërve Balshaj, sipas Orbinit, një njeri pa mendjemprehtësi të madhe, por personalisht shumë trim. Në fund, ai emrin e shkruante edhe si "Dukë i Durrësit". Pronat e tij në Shqipëri ai i kishte përfituar nëpërmjet gruas së tij Komnenës, që ishte bijë e Ivanit, despotit të Beratit dhe të Vlorës. Orbini i cili kishte të dhëna të besueshme për këto familje, e përmend atë shprehimisht si "të bijën e despotit të Beratit" (la figliuola del despoto di Belgrado).

Despoti Gjon Muzaka (Giovanni Musachi) në Menionet e tij e quan atë gabimisht Komitë (Comita) dhe, me qëllim që të vërtetojë të drejtat e familjes së tij mbi këtë krahinë, thotë që ajo kishte qenë bijë e Andrea Muzakës dhe kështu Hopfi e futi në tabelën e tij. Balsha qëndronte herë pas here në vendlindjen e tij. Aty ai datonte edhe në  dokumentet që lëshonte (p. sh., në Lezhë dhe në Manastirin e Rotecit në Tivar). Ai u vra më 18 shtator 1385 në një betejë kundër turqve, të zhvilluar në fushën pranë bregdetit, në veri të Vlorës: në lidhje me këtë ngjarje Lambros ka botuar dy shënime greke të lëna dorëshkrim tek revista "Neos Hellenomnemon 7,/25. E veja e Balshës, Komnena nga frika e turqve donte t'ua kalonte vendin e saj venedikasve që në vitin 1386, megjithatë ajo mundi që ta mbante atë. Më pas, në vitet 1389-1390 u bë vasale e Venedikut për ishullin e Sazanit dhe për kullën e Pirgos.

Pastaj, princi i fundit i krishterë i Vlorës qe Mërksha Zharkoviq (MrkSa Zarkovic), i cili ishte martuar me Ruginën, të bijën e Komnenës (në dokumente ajo përmendet vetëm me këtë emër). Korrespondenca e venedikasve me të është e pasqyruar tek Ljubic, pjesërisht edhe tek Jorga, ndërsa ajo e raguzianëve tek Pucic dhe në përmbledhjen time tek Spomenik të Akademisë Serbe, vëll. 11 (1892). Gjenealogjinë paksa të ngatërruar të këtij burri e kam sqaruar në mënyrë të detajuar në hyrjen e kësaj përmbledhjeje (tek Spomenik- E.M.). I ati ishte fisniku serb Zharko Mërkshiq (Zarko MrkSic), i përmendur në Zetë në vitet 1356-1357, i përmendur nga Venedikasit si "Zharku, baron i zotit mbret të Rashës" (Sarcus, baro doniini regis Raxie) dhe tek Halkondyles me emrin Zarkos.

Nëna e tij ishte Teodora, e njohur më vonë si murgesha Ksenia e cila ishte motër e Konstatin Dejanovië-t, princ ky i fuqishëm që kishte një pjesë të Maqedonisë Verilindore. (t 1394). Në martesën e saj të dytë ajo u martua me Gjergj Balshën (Georg  Balsic) (t 1378), të vëllain e Balshë Balshës (BalSa BalSic). Me Gjergjin ajo pati një djalë Konstantin Balshën që luajti një rol në Shqipërinë Veriore, por që u ekzekutua në vitin 1403 në Durrës nga venedikasit, dhe një vajzë që quhej Eudokia, e cila ishte bashkëshortja e tretë e despotit të atëhershëm të Janinës, fiorentinasit Esau (ose Izau) de Buondelmonti.

Martesa e Mërkshës nuk ishte aspak në harmoni me të drejtën kishtare bizantine. Ai ishte thjeshtri i Gjergj Balshës, kurse e shoqja ishte e bija e Balshë Balshës dhe si rrjedhojë, njerku dhe i ati i bashkëshortes së tij ishin vëllezër të një gjaku. Vetëm aty nga viti 1394, Mërksha dërgoi tek patriku i Kostantinopojës murgun Athanasios, si ambasador të tijin, që të parashtronte këtë çështje, me sqarimin se martesa e tij ishte kryer shpejt vetëm për shkak të rrezikut turk që u kanosej të krishterëve të atij vendi dhe se ishte bekuar edhe nga argjipeshkvi i Ohrit. Tek patriku në favor të tij ndërhynë edhe perandori Manuel Paleologos dhe perandoresha Helena, që ishte bijë e Konstantin Dejanovic-it dhe mbesë e nënës së Mërkshës, dhe për këtë arsye konsiderohej kushëri i çiftit perandorak. Patriku u përgjigj që martesën ai as nuk mund ta anulonte dhe as nuk mund ta leçiste, por i këshilloi zotit Mërkshë dhe gruas së tij që të bënin një jetë sa më besimtare dhe me frikë e dashuri për Perëndinë.

Për shkak të pushtimeve të mëdha të sulltan Bajazitit I gjendja po bëhej gjithnjë e më shumë problematike. Komnena i vlerësonte të ardhurat e saj (duke përjashtuar Beratin) me rreth 9000 dukatë venedikas dhe në yitin 1395 ajo ishte e gatshme fu lëshonte venedikasve tashmë katër lokalitete të vendit të saj kundrejt një pensioni prej 7000 dukatësh. I dërguari i saj "një farë peshkopi nga Shqipëria" (qiddani episcopiis Albanie) i përmendi këto vende me emër: "lokalitetet e saj që janë katër, pikërisht Vlora, Kanina, Himara dhe Kulla e Pirgut" (loca sua, que suiit quatuor, scilicet Avalona, Canina, Cintera (Chiniara) et turris Pirgi).

Pas vdekjes së Komnenës (1396) pushtetin e mori në dorë dhëndrri i saj zoti Mërksha dhe ia përsëriti ofertën Venedikut edhe shumë herë të tjera, deri sa fitorja e Timur Lengut ndaj Bajazitit në Angora (Ankara) më 1402 solli përsëri lehtësim. Mërksha posedonte Vlorën, Kaninën, Himarën, Beratin dhe Kullën e Pirgut (Avalonam, Caninant, Cimeram, Belgraduni et turrim Pirgi) dhe i llogariste të ardhurat e këtyre pesë lokaliteteve po ashtu në shumën e 9000 dukatëve në vit.

Venedikasit i përgjigjeshin atij gjithnjë me fjalë të bukura dhe me justifikime boshe, duke pasur parasysh kostot e mëdha për dominimin e këtij vendi dhe përdorshmërinë e vogël të portit të Vlorës. Princi, i cili e quante veten "zot" (gospodin) e kishte rezidencën e tij në kështjellën e Kaninës, nga ku janë datuar edhe letrat e tij. Ai ishte qytetar i Venedikut dhe i Raguzës, qiramarrësit e zyrave të tij doganore në Vlorë dhe në Pirg ishin më së shumti • raguzianë. Kancelaria e tij me Janin si protonoter dhe me shkruesin Dimitar ishte më tepër sllavisht dhe greqisht, sesa latinisht. Si fisnikë të oborrit përmenden: Davidi, Miralija, Georg Kuvedatic, shqiptari Kosta Barda (Bardha) dhe Janja Janjetic, më vonë tek Rugina përmendet vetëm Nikola Corka.

Në librat zyrtarë të Raguzës, Mërksha shfaqet për herë të fundit më 1412, sipas Hopfit, ai vdiq në vitin 1414. E veja e tij Rugina ua ofroi vendin e saj venedikasve sërish në vitet 1414-1415, kundrejt një dëmshpërblimi prej 10.000 dukatësh. Për vete ajo rezervoi vetëm Pirgun me dy fshatra që gjenden aty afër dhe që i sillnin asaj të ardhura vjetore prej 1000 dukatësh. Por tashmë në vitin 1417 në territoret e saj depërtoi një ushtri turke që pushtoi Beratin, Kaninën e Vlorën dhe Rugina u detyrua që të kërkonte strehim në Korfuz (Letër e raguzianëve dërguar Mbretit Sigismund më 26 gusht 1417).

Komandanti turk Hamza Begu u bë komandues i Vlorës dhe kështu turqit, të cilët për herë të parë posedonin tashmë një port në brigjet e Adriatikut, filluan shumë shpejt të ndërtonin aty anije. Venedikasit u munduan më kot në vitin 1418 për të nxitur sulltan Mehmetin I që t'ia rikthente Vlorën dhe vendet e tjera Ruginës së përzënë, meqë ajo ishte qytetare venedikase. Rugina i depozitoi dhomat e saj të thesarit në Raguzë. Njëherë erdhi personalisht në Raguzë (1421), por që prej vitit 1422 nuk lexohet më asgjë për të. Në Vlorë, midis turqve kishte ndërkaq edhe qiramarrës të krishterë të doganës. Tregtia ishte jo më pak e gjallë sesa më parë. Kur Mbreti Vladislav i Polonisë dhe i Hungarisë ndërmori në vitin 1444 një ofensivë kundër turqve, raguzianët, kur të ndahej plaçka e pritshme, dëshironin të mermin Vlorën dhe Kaninën, megjithatë pasoja ishte katastrofa e Varnës.

Eksporti nga Vlora përbëhej kryesisht nga drithi dhe kripa, por krahas këtyre, eksportoheshin edhe mëndafsh, lëkura delesh, peshk, putarga (bottarga) dhe fajkonj për gjueti. Në lidhje me importin përmenden pëlhurëzat dhe vegla prej hekuri (plugje etj.).

Banorët në shek. XIV qenë më së shumti grekë, krahas shqiptarëve dhe sllavëve: Vasili i biri i një farë Mihael Sinofit 1326 (Vasilius filius quondam Michaelis Sinoffi 1326), Armiraia 1350, Micali Politi dhe Costa Sinat 1354, Dhimitër Shpatari i vëllai i Armirajas 1364 (Dyniitrius spndnriits frnter Anniraye 1364), Micha de Lareti 1390, Janis Pepano dhe Manucl Lurricha 1391, Miraglia Laretich 1408, Dimitrius Spata dhe Georgius Politi i biri i kapitenit  Leo nga Vlora (Georgius Politi films coniiti Leo de Avallona 1414), Nicolaus Ribiza (ribica = serbokroatisht "peshk i vogël"), greku nga Vlora (Grecus de Avelona 1429) etj.

Aty kishte edhe hebrenj: Hebreu Kaini, banor i Vlorës (Ebreus Chainus, habitator Yalone 1414), Frain Judeu i Vlorës 1425 (Frainus Judeus de Avalona 1425). Siç shkruan edhe mitropoliti Anthimos, hebrenjtë e fundit të Vlorës emigruan në shek. XVIII në Korfuz, Kostur dhe në Manastir. Përsa i përket lidhjes kishtare, Vlora deri në shek. XVIII i përkiste Kryepeshkopatës Autoqefale të Ohrit. Hahn-i përmend tek qyteti rrënojat e 6-7 kishave apo manastireve. Sipas Anthimos, të krishterët ortodoksë (në origjinal: të krishterët grekë - E. M.) të qytctit kishin një kishë të Shën Vlashit. Rreth vitit 1600 kishte akoma një peshkop të Vlorës dhe të Kaninës. Peshkopata e tij u bashkua më vonë me Mitropolinë e Beratit dhe kështu mbeti deri në ditët e sotme.

Përballë Vlorës shtrihet ishulli i Sazanit me rnaja me lartësi deri në 331 m, i quajtur në lashtësi Sason dhe i përmendur edhe nga Cezari, tani ai ka një farë ndriçues dhe në verë është i gjallëruar nga barinjtë. Dikur ai ishte një vend ku fshiheshin piratët. Siç u përmend, ishulli që  prej vitit 1389 i përkiste si feud administratës venedikase të Korfuzit. Gjatë mesjetës ai përmendet ndonjëherë nëpër udhëtimpërshkrime.

Gjiri i Vlorës është një gji portal mjaft i mirë, i rrethuar nga male shkëmbore, por kur era nuk është e favorshme anijet shpeshherë mbesin aty të lidhura fort. Në perëndim ai është i mbyllur ndaj detit nëpërmjet një vargu malesh shkëmbore të zhveshura dhe të pjerrëta që janë të pyjëzuara vetëm në majë, me kreshta që arrijnë lartësinë deri në 839 m. Ky gadishull malor përfundon me Kepin e Gjuhëzës (Cap Linguetta) apo në greqisht Glossa (gjuha). Ky është Paramali Akrokeraun (Acroceraunium promontorium) i romakëve, fundi i Craunii (i Kerauneve) ose i Maleve Akrokeraune (Acroceraunii montes).

Anna Komnena tregon, se si duka norman Robert Guiskard pikërisht tek ky vend paramalor në vitin 1081 në fillim të fushatës së tij kundër bizantinëve me anijet e tij gati sa nuk pësoi një disfatë të madhe nga një stuhi e tmerrshme. E bija e perandorit përshkruan në mënyrë të gjallë, se si erërat frynin me furi nga mali dhe përplaseshin mbi det ndërkohë që po binte edhe dëborë, sesi thyheshin rremat nga dallgët e larta dhe si griseshin velat e më pas direkët e zhveshur rrëzoheshin mbi kuvertë duke shkaktuar kështu përmbytjen e shumë anijeve të flotës normane, ose thërmimin e tyre për shkak të përplasjes me bregun. Një vend strehimi i ndodhur në anën perëndimore ndër këto male quhet Porto Raguseo (ose Raguseiko) (Porti Raguzian). Ai quhet kështu që në vitin 1476 tek Harta e Benincasa-s që përmendet edhe tek kronistat raguzianë. Sipas një venedikasi të shek. XVI, këtu ndodhej skaji jugor i Shqipërisë "il fine dell'Albania".

Në perudhën e vonshme romake në jug të Aulonës gjendej kufiri ndërmjet provincave Epirus nova (Epirit të Ri, me kryeqytet Durazzo-n) dhe Epirus vetus (Epirit të Vjetër). Në jug të Gjirit të Vlorës, e ndarë nga deti nëpërmjet rripit të Pashalimanit, shtrihet laguna me ujë të kripur e Dukatit, plot me kallamishte dhe me peshk, e thellë rreth 3-4 m, që ka edhe një dalje në det. Mbi rripin e tokës ndërmjet lagunës dhe detit ngrihet një kodër që në origjinë ka qenë ishull, e quajtur Paleokastro me rrënojat e një qyteti antik të zbuluara nga arkeologu francez Heuzey.

Aty shtrihej bashkësia greke Oricum, e përmendur shpeshherë nga Cesari (tek "Mbi luftën civile" de bello civili), që dikur, siç thotë Plini, ka qenë një qytet ishull, i cili e kishte portin e brendshëm në lagunën e sotme (tek Cezari: "porti i poshtëm pas qytetit" inferior portus post oppiduin). Kur Orikumi u shkatërrua nga një termet, atë e rinovoi me kostot e tij retoriku i famshëm Herodes Atticus, i cili ishte një mecen i pasur i qytetit të Athinës dhe favorit i perandorit Hadrian. Një përshkrim me skicë dhe me pamje nga ky lokalitet na e ofron libri i Patsch-it. Në mesjetë, të ndikuar nga Bibla këtë vend e quanin edhe Jericho; kështu quhet ai tek Anna Komnena dhe në një dokument të vitit 1199 "provincia Jericho et Caninon" (d.m.th. provinca Jeriko dhe Kaninë). Arkondia (arcondia) e Arikos (Arico) shfaqet sërish edhe në kohën e Azhuve në një dokument të vitit 1274.

Sot aty gjithçka është e shkretuar, por e gjithë zona përreth është plot me mbetje antike dhe mesjetare. Megjithëse ky  territor është i banuar kryesisht me muhamedanë, aty janë ruajtur shumë emra të krishterë kishtar: Shën Onufri, Shënkoll (S. Nikolaus), Shën Gjergji, Shën Jan, Shën Dre (S. Andreas), siç mund të shihet edhe tek harta e Patsch-it. Islami është përhapur më tej edhe tek gjenerata e fundit e të krishterëve të mbetur. Në jug të rrënojave të Orikumit shtrihet edhe një rrënojë e madhe kishe me kupolë të lartë dhe me mbetje afreskesh. Në greqisht ajo quhet "Kisha e Burimit Jetëdhënës" (Zoodochu Pigis), në shqip Kisha e Marniiroit (Kisha e Mermertë). Dr. Patsch është i mendimit që kjo duhet të jetë Glavinica mesjetare, ose më saktë Glavsnica (sllavisht glava = koke), emër që mund të lexohet edhe tek Visio Danielis (Vizioni i Danielit) apo tek Officiuni të Shën Klementit të botuar nga Balasev. Për të parën herë ky lokalitet shfaqet rreth vitit 900 tek biografia e peshkopit Klementi i Ohrit, i cili ishte nxënës i apostujve sllavë. Në listat më të vjetra të selive ipeshkvnore të Mitropolisë së Dyrrahionit nga shek. VIII deri në shek. X përmendet edhe një ipeshkëv i Glavinicës, krahas atij të Auloneias ose Vlorës.

Aty Glavinica shpjegohet si Akrokeraunia, gjë që të çon në malet që ndodhen në jugperëndim lë Vlorës.

Në dokumentet e Perandorit Basileios II (rreth vitit 1020) për kryepeshkopatën e Ohrit e gjejmë peshkopatën e Glavinicës nën Ohrin, dhe në të vërtetë në krahinën e saj bënte pjesë edhe Kanina, Vlora nuk përmendet. Në dy listat të gjetura nga Gelzer që u përkasin peshkopatavc të kishës së Ohrit aty nga shekulli XI selitë e peshkopatave të Glavinicës dhe të Kaninës janë të ndara nga njëra tjetra. Glavinica përmendet shpesh herë edhe nga Anna Komnena në historinë e luftërave normane, por pa dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me pozicionin. Dokumentet e viteve 1204-1210 përmendin një "Kartularat" të Glavinicës (territor i një kartulari) në provincën e Durrësit.

Ky territor (kartularat) në vitin 1204 në afërsi të Spinaricës dhe Vlorës përbëhej nga 3-4 fshatra (casalia), nën zotërimin e Durrësit (sub Dirrachio). Së fundi, kryepeshkopi Demetrios Komatianos i Ohrit (rreth 1230) përmend në Glavinicë një manastir të Shën Dhimitrit. Ja vlen për t'u përmendur, që në kohën e Anzhuve ipeshkvijtë katolikë të Vlorës mbanin titullin "Avelloniensis et Glavinicensis" (i peshkvijtë e Vlorës dhe të Glavinicës). Një shekull më vonë, në vitin 1376, por edhe në vitin 1438, Glavinica shfaqet në titullin e peshkopit ortodoks të Beratit, Berat. Siç ka vënë re Tafel me saktësi, të gjitha të dhënat të  çojnë në mënyrë mjaft të qartë në krahinën në jug të Vlorës dhe të Kaninës, tek malet Akrokeraune dhe tek Gjiri i Vlorës. Kështu bëjnë mjaft të mundur edhe hamendësimin e Patsch-it.

Në malet në lindje të Vlorës në lashtësi ka pasur dy bashkësi qytetare më të mëdha. Në territorin e fisit ilir të Bulionëve (Bulliones), të cilët në shek. III dhe II para Krishtit shtypnin edhe monedhat e tyre prej bronxi, romakët themeluan koloninë e Bylisit (Colonia Byllis). Rrënojat e tyre që përshkruhen edhe nga Patsch-i ndodhen rreth 22 km vijë ajrore në lindje të Vlorës, në të vërtetë rreth 7 orë të vështira udhëtimi, në fshatin Hekal, në krahinën e Mallakastrës mbi shpinën e Gradishtës (546 m) që bien thikë mbi Vjosë. Aty tek rrënojat që shtrihen lart hapet një pamje madhështore panoramike.

Prej aty shihen malet e Tomorrit, në perëndim Adriatiku me ishullin e Sazanit. Muri i qytetit vende- vende arrin deri në 8 m lartësi, me një kullë porte. Ekzistojnë edhe mbetje lagjesh periferike me një ujësjellës. Një mbishkrim latin i madh mbi shkëmbin gëlqeror në muret e qytetit raporton në lidhje me ndërtime romake rrugësh dhe urash rreth vitit 165 pas Krishtit. Në shek. V përmenden ipeshkvij të Bullis-t apo të Byllis-t, por qyteti përmendet në shek. VI, për herë të fundit tek Hierokles. Në mesjetë këtu kishte një lokalitet që quhej Graditzion (sllavisht grad, gradec = kështjellë), që ishte seli e peshkopit, të njërit nga 15 peshkopët që dikur ishin nën superioritetin e Mitropolitit të Durrësit.

Në juglindje të Vlorës shtrihej Aniantia, 30 milje roniake larg nga Apollonia në rrugën për tek Hadrianopoli epirot [në Gjirokastër (Argyrokastro)]. Krahina e aniantinëve në perëndim shtrihej deri në bregdet. Për këtë arsye në kohët më të reja këtë  lokalitet e kërkonin më afër Gjirit, porse Patsch-i i gjeti rrënojat e tij në Plloçë, gjithashtu rreth 22 km vijë ajrore në juglindje të Vlorës, në krahinën malore (615 m lartësi) ndërmjet lumit Vjosa dhe degës së saj të majtë Shushicës. Atje qëndrojnë në këmbë akoma mure me blloqe guri të qytetit, të cilat arrijnë lartësinë deri në 3 m, mbetjet e një Porte, rrënojat e dy ndërtesave më të mëdha, skulptura (gjithashu edhe kapitele me kryq), relieve varresh, statuja, ctj. Një mbishkrim dygjuhësh raporton mbi ngritjen e një hambari për drithë aty rreth vitit 200 pas Krishtit. Madje edhe perandori Justinian bëri që muret e Amantias të rinovoheshin, por pas përmendjes së tij tek Prokopios dhe Hierokles qyteti nuk përmendet më dhe duhet të jetë braktisur menjëherë më pas. Mesjeta nuk e njeh më Amantian.

info@balkancultureheritage.com