Revista "Monumentet" nga nr. 10, 1975
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Revista "Monumentet" nga nr. 10, 1975

 

Punë letrare e Institutit të Monumenteve të Kulturës pronë e Ministirsë së Arsimit dhe Kulturës.

Shtypur : Kombinati Poligrafik Shtypshkronja "Mihal Duri", Tiranë.

Apollon Baçe - Qendrat e fortifikuara të gjirit të Vlorës në Antikitet

Në arkitekturën qytetare ilire ndërtimet sepulkrale përbëjnë një nga gjinitë më karakteristike. Në literaturën arkeologjike ky tip monumentesh është prekur shkarazi dhe megjithëse janë përmendur pothuaj të gjitha rastet e njohura deri më sol, mungon ende një botim i plotë i tyre. Kjo ka ndodhur edhe për faktin se janë të rallë ekzemplarët e gërmuar plotësisht dhe, nga ana tjetër, vetëm pak prej tyre kanë dhënë objekte që ndihmojnë në datim. Paraqitja e tërë materialit për këtë arësye është e domosdoshme dhe jep mundësi të bëjmë njëkohësisht një përpjekje për të përcaktuar vendin e ndërtimeve sepulkrale në kuadrin e fondit arkitektural ilir, si dhe për të shfrytëzuar të dhënat e deritanishme për tipizimin dhe datimin e këtyre monumenteve.

Duke e përqendruar vështrimin vetëm tek ato varre që përmbajnë elemente ndërtimore, jemi kufizuar të hapemi në një fushë mjaft të gjerë, ku mund të përfshiheshin edhe varret me konstruksione të thjeshta. Një kufi të dytë përbën edhe territori gjeografik mbi të cilin hidhet ky vështrim, në përputhje me shtrirjen e kulturës qytetare ilire. Gjithashtu janë lënë jashtë edhe varret shkëmbore të cilat i kemi trajtuar gjerësisht në një punim të mëparshëm.

Rastet e njohura të ndërtimeve sepulkrale na japin mundësi të bëjmë një klasifikim paraprak te tyre. Tipi më i thjeshtë arkitektonik është ai me një ambient të vetëm, të ndërtuar me tulla apo me blloqe guri. Tipi i dytë, që ka përveç kësaj edhe një paradhomë, është ndeshur deri më sot i punuar vetëm me blloqe guri. Për sa i përket formës arkitektonike, e cila përcaktohet

tek ata kryesisht nga mënyra e mbulesës, kemi një numër më të madh zgjidhjesh. Tek tipi i parë është përdorur mbulimi me pllaka të vendosura horizontalisht, ose në formë çatie, mbulimi me qemer të rremë (gjithnjë prej tullash) dhe me qemer të vërtetë (prej blloqesh guri). Tipi i dytë ka gjithmonë mbulesë me qemer të vërtetë.

Të dy tipet kanë një përhapje të caktuar gjeografike në një territor që shtrihet në veri deri tek lumi Erzen, ndërsa nga jugu në kufirin antik të llirisë. Pjesa më e madhe e tyre gjëndet në luginën e Vjosës, veçanërisht në Amantia. Për këtë arsye është më lehtë të krijohet një tablo më e qarë për ndërtimet sepulkrale ilire, po të nisemi nga nekropoli i këtij qyteti.

AMANTIA

Ky qytet na ka dhënë deri më sot numrin më të madh të ndërtimeve sepulkrale. Ato ndeshen në grupe të vendosura në anë të rrugëve kryesore që të çonin dikur nga ana perëndimore për në qytet. Shumica e tyre është dëmtuar rëndë pas grabitjes dhe na jep vetëm elemente të planimetrisë dhe formës arkitektonike. Megjithatë edhe në gjendjen e sotme, duke u mbështetur kryesisht në vrojtimet e monumenteve mbi sipërfaqen e tokës, mund të konstatohet se tipi zotërues është ai i varrit me dy ambiente të mbuluara me qemer të vërtetë. Më rrallë ndeshet edhe tipi i dytë, vetëm me një ambient.

Për sa i përket grupimit të varreve, ai nuk përputhet me ate të tipeve, mbasi në të njëjtin grup zakonisht hasen të dy tipet. Grupi më i madh është ai i anës veri-perëndimore në vendin e quajtur Qafa e Varreve, ku ka mbi 20 varre të rreshtuara anës rrugës që ngjitej gjatë një kurrizi kodre për ne qytet. Erozioni dhe faktorët e tjerë dëmtues pothuaj nuk kanë lënë asnjë ndërtim të qartë dhe e gjithë kjo pjesë e nekropolit monumental paraqitet sot si një masë e çrregullt blloqesh. Dallohet një numër i konsiderqeshëm gurësh qemeri, ndërsa in siki ndeshëm një qoshe varri me tri radhë blloqesh, të vendosura mbi një zokol prej një rreshti gurësh. Tipike është lartësia e vogël e rreshtave (0.30 m) dhe gjatësia e madhe e gurëve (0.90 m.). Nga brendi ishin ruajtur ende blloqet e sofatit, ku vendoseshin urnat me hirin e të vdekurve.

Gjatë tërë anës perëndimore të quajtur Vërri, atje ku shpati i pjerrët i kodrës së qytetit antik lidhet me kurrize brigjeshi që ndajnë lugina të vogla (fig. 1), gjenden të veçuar varre të tjera monumentale. Kryesisht ata janë të tipit me dy dhoma të mbuluara me qemer.

Grupi i dytë i madh i varreve monumentale gjëndet në anën jug-perëndiore në vendin e quajtur Vrakal. Këtu ndeshen të dy tipet e varreve, jo aq dendur sa në anën veri-perëndim nga që kanë qënë vendosur së bashku me varret e zakonshme.

Një grup i vogël, i përbërë vetëm nga tre varre, ndodhet në fillim të faqes jugore, në vendin e quajtur Varri i Çifutit.

Gjatë vizitës së tij, K. Paçi vrojtoi njërin prej varreve të vendosur në vendin e quajtur Kishë. Ai na përshkruan një ndërtim katërkëndësh 5.90x3.90 m, prej dy ambientesh nga të cilat njeri (2.78 x2.75 m) është dhoma e varrimit dhe tjetri paradhoma. Kishte një hyrje të vetme dhe një derë të brendshme për të komunikuar të dy ambientet. Mbulimi bëhej me qemer cilindrik që mbyllej në lartësinë 1.90 m. K. Paçi ka vënë re edhe një mur të dytë në anën e jashtme të dhomës së varrimit, funksioni i të cilit mbetet i paqartë. Duke konstatuar edhe varre të tjera të këtij tipi ai vë re se midis tyre kishte një largësi prej 15 hapash, që i korespondon gjerësisë së një rruge.

Një varr tjetër monumental na kumtohet nga S. Anamali. Me sa del nga përshkrimi i shkurtër, ai ka formë katërkëndëshe, vetëm me një kthinë të mbuluar me qemer. Punimi i trashë i faqes së jashtme të gurëve dëshmonte se varri ka qenë vendosur brenda në tokë.

Nga të dhënat e autorëve të mësipërm, nuk mund të krijohet ende një tablo e qartë e ndërtimeve të karakterit sepulkral në Amantie. Për këtë arsye është e nevojshme që atij t'i shtohet edhe materiali i ri, i mbledhur nga vrojtimet sistematike në terren.

Varri 1 gjendet në grupin e Qafës së Vrakalit, në faqen e kodrës të gërryer thellë nga erozicni. Kjo gjë ka bërë të zbulohet varri në tërë planimetrinë e vet. Forma e tij është katërkëndëshe 5.60 x 3.80 m, me dhomën katrore të varrimit dhe para-dhomën të ndara nga një mur tërthor me të njëjtën gjerësi sa të mureve anësore (0.45 m). Të dy ambientet komunikojnë me një derë të gjerë 0.80 m, përballë hyrjes kryesore të monumentit. Në anët e dhomës së varrimit ruhen sofate prej blloqesh me gjerësi 0.45 dhe 0.55 m.

Muret janë ndërtuar me blloqe konglomerote katërkëndëshe, me faqe të punuara rrafsh me çukitje. Në brinjët anësore vihen re fuga të pjerrëta. Rreshtat janë paralelë, me ndonjë shkallëzim të vogël. Rreshti i bazës ka lartësi 0.49 m dhe gurë të gjatë deri 1.26 m, ai mbi të ka lartësi 0,53 m dhe gjatësi gurësh deri 0,98 m. Qemeri që fillonte në rreshtin e tretë, nuk ruhet in situ, por ka në rrënojë disa blloqe që tregojnë formën cilindrike të tij.

Varri 2. Ndodhet mbi një kurriz kodre në vendin e quajtur Lëmi i Daliut në Vërri. Ka formën e kotërkëndëshit të zgjatur 9.20x4.20 m. Përbëhet nga dy ambiente, nga të cilat i pari është një kthinë fare e ngushtë me gjerësi 0.60 m. Hyrja me gjerësi 0.98 m është zhvendosur nga e majta. Ajo mbulohej dikur me një arkitra të gjatë, i cili është rrëzuar aty afër. Nga hyrja për në ambientin e dytë, që është tepër i përzgjatur, dallohet vetëm një arkitra i madh. Pranë tij ruhet in situ njëri prej gurëve të qemerit, që ka posur formë cilindrike.

Blloqet janë në përgjithësi gëlqerorë, me faqe të punuar rrafsh. Në fugaturat anësore ndeshen shpesh vija të pjerrëta.

Krahas varrit të përshkruar nga K. Paçi, dy monumentet e mësipërme janë të vetmet që ruhen, të paktën në planimetri, në nekropolin e Amanties. Të tjerat siç, thamë edhe më lart, vetëm mund të konstatohen nga gërmadhat në Qafën e Varreve apo në Vërri.

Varri 3. Është i tipit me një ambient dhe gjendet në vendin e quajtur Lugu i Gjovasos, ku njihet nga vendasit me emrin Varri i Çifutit. Vetë ambienti i varrimit është inkuadruar në një ndërtim katërkëndësh në formë platforme 8.37x2.55 m, të vendosur në pjerrësinëe një bregu. Për këtë arsye ai ngrihej mbi sipërfaqen e tokës me tri anë, ndërsa ana e katërt mbështetej në faqen e kodrinës. Fasada e monumentit ka pasur lartësinë 2.15 m. In situ ruhen dy rreshtat e bazës dhe një rresht kornizë me lartësi 0.38 m, që krijon një kontrast të thjeshtë hije-drite me pjesën e thelluar në formë strehë. Ky element mungon në anët e ngushta të platformës. Mbi kornizë ngrihej një rresht orthostatësh me lartësi 1.10 m, prej të cilit ka mbetur në vend vetëm një gur në brinjën jug-perëndimore të monumentit. Gurët konglomeratë dhe gëlqerorë solidë janë punuar në forma katërkëndëshe me nga brenda me blloqe, duke fshehur edhe ambientin e varrimit të vendosur në anën veri-lindore të saj. Ambienti ka formë katërkëndëshe 2.30x1.10 m me lartësi 1.07 m. Dyshemeja është shtruar me pllaka shtufi, ndërsa mbulimi është bërë në lartësinë e kornizës me pllaka të mëdha guri me lartësi 0.33 m.

Aty pranë gjenden edhe dy ndërtime të tjera të të njëjtit tip.

Varri Nr. 4 Është gjithashtu një platformë 7.60x5.80 m e vendosur rëzë një bregu tek Qafa e Vrakalit (fig. 8). Mbi rreshtin e bazës vjen një kornizë me lartësi 0.35 m, që del me një sipërfaqe konvekse 0.15 m nga rreshti i tretë, i cili përfaqësohet nga orthostatë. Këta kanë lartësi 0.90 m, gjatësi 0.90 m dhe trashësi 0.36 m. Në platformë ka pasur më tepër se një varr. Ruhet kapaku i njerit prej tyre, i punuar njëlloj si ata të sarkofagëve. Gurët janë trajtuar në forma katërkëndëshe me faqe të rrafshtë. Njëlloj si në varrin nr. 3 janë bërë delta në relief në faqet e gurëve.

GJIRI I VLORËS

Në një zonë të kufizuar që përfshin vetëm brigjet e Gjirit të Vlorës, është ndeshur një tip interesant varri, i cili nga përmasat përbën një ndërtim të thjeshtë, por nga konstruksioni i mbulesës mund të rreshtohet në tipin arkitektonik që po trajtojmë.

Varri nr. 1 (tab. V, 1). U gërmua në fshatin Radhimë, pranë një vendbanimi antik me karakter fshatar, Varri ishte vendosur në shpatin e kodrës, ku përveç tij u hetuan varre të tjera të po atij tipi, si dhe të tilla të ndërtuara metjegulla.

Varri përfaqësohet nga një ambient katërkëndësh 2.50 x 1.10 m prej gjysma tullash 0.38 x 0.33 x 0.08 m, të lidhura me llaç. Paretet anësore kanë lartësi 0.58 m, ndërsa në anët e ngushta ngrihen edhe pesë radhë të shkallëzuara në formë frontonesh. Në shkallëzimet orientohen rreshtat e një qemeri të rremë prej tullash të plota, të lidhura me llaç. Vetë qemeri nuk përbën një bllok të plotë mbi varrin, por shkallëzohet nga lart për të kursyer materialin.

Në varr ishte varrosur një person i vetëm, që nga inventari kuptohet se ishte grue. Ai përbëhej nga një piksidë, në kapakun e së cilës qe aplikuar reliefi i një satiri, një kalpidë, një kandil, një varëse prej pete ari me figurën e një erosi etj. Mbi varr ishte vendosur një amforë që përmbante eshtrat e një kafshe. Objektet janë tipike për gjysmën e dytë të shek. III p.e.sonë.

Varri 2 (tab. V, 2). U ndesh rastësisht gjatë hapjes së një rruge në pikën nr. 1 të Jonufrit. Dhomëza ka formë katërkëndëshe me përmasa 2.40x0.90 m. Mbi muret anësor e me lartësi 0.50 m ngrihet qemeri i rremë prej tullash të plota 0.38 x 0.38 x 0.08 m, të lidhura me llaç të dobët, me gëlqere dhe pak rërë. Qemeri formohet prej nëntë rradhë tullash dhe mbyllet në një lartësi 0.70 m. nga paretet anësore. Nga jashtë volumi i qemerit vjen duke u ngushtuar.

Në varr ishte vendosur një person me kokën nga lindja. Inventari kishte humbur, me përjashtim të një kandili që u gjet në drejtim të baçinit dhe pjesëve të një skifosi kantaroid. Jashtë varrit, në këndin veri-perëndimor u gjet një amforë. Objektet janë tipike për gjysmën e II të shek. II p.e.sonë.

Varri 3. U hap gjatë punimit të tokës në fshatin Dukat i Ri. Dhomëza ka formë katërkëndëshi 2 m x 0.68 m, me lartësi të pareteve 0.50 m. Qemeri i rremë është krijuar me tulla, njëlloj si në dy varret e më-sipërme, dhe përbëhet nga gjashtë rreshta. Varri është orientuar lindje-perëndim. Inventari i varrit kishte humbur.

Në zonën e Dukatit dhe Tragjasit hetuam edhe gjurmë të tjera varresh të këtij tipi.

MATOHASANAJ

Varri 1. Ndodhet në njërin prej shesheve të vegjël, në perëndim të të cilave ngrihet faqja e pjerrët e lartësisë së kalasë së Matohasanajt. Një varr tjetër me arkë prej pllakash guri dëshmon se vendi ka shërbyer si nekropol.

Nga një çarje e qemerit hyhet në dhomën e vorrimit, që ka formë katërkëndëshe 2.30 x 1.40 m me orientim në veri. Muratura përbëhet nga blloqe katërkëndëshe gëlqerorë të gjatë, me lartësi të vogël (0.24 x 0.33 m). Rreshtat janë të rregullta dhe paralele. Faqja e gurëve është punuar me fryrje, ndërsa brinjët anësore janë lënë disa herë të pjerrëta (tab. III, 1 b). Nga këto veçori muratura është e ngjashme me periudhën e fundit të ndërtimit të kalasë së Matohasanajt.

Varri mbulohet me qemer të vërtetë cilindrik, të ndërtuar me gurëtë gjatë smerçi. Punimi i faqeve është i sheshtë.

Hyrja e varrit gjendet në anën jugore, në kënd të ballit të ngushtë të dhomës. Gjerësia e saj është 0.68 m, por lartësia e saj, ashtu si e dhomës, nuk mund të matet me saktësi për shkak të mbushjeve. Hyrja dhe një korridor me të njëjtën gjerësi që e paraprin atë, janë mbuluar me pllaka guri, por nuk kuptohet gjatësia e këtij të fundit për shkak të shembjes.

Varri Nr. 2. Eshtë zbuluar rastësisht gjatë punimeve bujqësore në një arë poshtë rrugës automobilistike, rreth 2 km në veri të kalasë. Ka formën e një dhome katërkëndëshe 2.70x 1.82 të mbuluar me qemer cilindrik. Muratura është ndërtuar me gurë smërçi katërkëndësh dhe rallë gëlqerorë. Blloqet janë të mëdha (0.70 — 1.50 m) të vondosura në rreshta izodomikë (lartësi 0.60x0.67 m). Qemeri është ndërtuar krejtësisht me gurë smërçi dhe i mbulon anët e ngushta. Dhoma është suvatuar me llaç gëlqereje me përzierje të shumtë rëre, mbi të cilin është kaluar një cipë e hollë boje të bardhë.

Hyrja ndodhet në anën lindore, e spostuar në këndin e ballit. Shembja e pllakave që e mbulonin korridorin nuk lejon të ndiqet drejtimi i tij, por vihet re qartë se nuk ka pasur paradhomë dhe hyrja në varr bëhej drejtpërdrejtë nga korridori.

Në varr u gjet një arkë mermeri katërkëndëshe. Është punuar në dy pjesë në formën e një godine monumentale. Pjesa e poshtme është punuar thjeshtë dhe vetëm gjatë buzës është kaluar një kornizë me dhëmbëza. Kapaku ka formën e çatisë me dy frontone me akrotene palmetash dhe nga një rozetë në mes. Nuk mungon edhe paraqitja e tjegullave solene, të mbuluara me kalyptere.

BYLIS

Varri Nr. 1. Gjatë punimeve të çlirimit nga dherat e portës IV, u vu re një ndërtim i vogël katërkëndësh në lindje të saj. Pas pastrimit doli në dukje një varr monumental, i gdhëndur pjesërisht në gur dhe pjesërisht me muraturë blloqesh katërkëndëshe. Planimetria që ruhet plotësisht, është katërkëndëshe 1.90 x 2 m, me një hyrje të vendosur tek këndi veri-lindor i dhomës, së cilës i paraprin një korridor i shkurtër me gjatësi 0,74 m. Ruhet në krahun e majtë të korridorit kanali vertikal i derës që tregon se pllaka monolite ulej nga lart, për tu mbuluar me gurët e fasadës. Muratura ruhet në një rresht të vetëm dhe konstruksioni mund të kuptohet vetëm nga foleja e harkut të qemerit, që është punuar në shkëmb në thellësi 0.10 — 0.20 m (lab. III, 3 b). Ajo fillon 0.92 m nga dyshemeja dhe mbyllet me hark të plotë në lartësinë 1.84 m, që shënon edhe lartësinë e dikurshme të qemerit. Blloqet katërkëndëshe kanë qenë latuar vetëm nga brenda, duke lënë jashtë një sipërfaqe të trashë, që fshihej nën mbulesën e dheut. Nga brenda varri ishte i suvatuar me llaç me shumë gëlqere dhe mbushës prej zhavori të imët e grimca të shumta tjegullash.

Dyshemeja e varrit është gdhendur tërësisht në shkëmb. Pjësa jugore e saj ka qenë veçuar nga një paret i ulët, prej të cilit ruhet in situ një bllok me gjerësi 0.30 m. Ndërmjet tij dhe murit krijohej një hapësirë prej 0.57 m, ku vendoseshin dhuratat. Një ndarje të tillë e gjejmë edhe në varret me qemer të Selcës dhe Persqopit.

KLOS

Varri Nr. 1. Eshtë i vendosur në nekropolin e qytetit ilir, ndërmjet varreve të zakonshme L. Papajani na e përshkruan si një ndërtim katërkëndësh 2.40x3.45 prej dy ambientesh të ndërtuara në mënyrë të ndryshme. Dhoma është ndërtuar me gurë gëlqerorë të punuar në formë katërkërdëshe me faqe të sheshtë nga brenda. Mbi muret anësore, që kanë lartësi 1 m, të përbërë nga tri blloqe, ngrihej mbulesa prej pllakash guri të vendosura në formë çatie dyujëse. Gjatësia e pllakave është 1.86 m, ndërsa dy anët e ngushta mbylleshin me gurë trekëndësh në formë frontoni. Paradhoma me sa duket është shtuar më vonë. Muratura e saj është bërë me gurë të mëdhenj të papunuar, mbi të cilët ngrihej një qemer prej tullash sektoriale, nga të cilat u gjetën në vend pak copë.

SELCA E POSHTME

Varri Nr. 4. Përbën një ekzemplar të veçantë në rreshtin e varreve monumentale të këtij qyteti ilir, që karakterizohen nga punimi në shkëmb. Ai është i vendosur në anën e veri-lindore të qytetit, rreth 40 m. poshtë brezit shkëmbor, ku janë gdhendur varret e tjera.

Varri ka farmën katërkëndëshe 4.25x2.50 m dhe mbulohet me një qemer cilindrik që mbyllet në lartësinë 2.40 m nga dyshemeja. Muret e tij janë ndërtuar me blloqe ranore, të punuara në forma katërkëndëshe. Ato ngrihen mbi një platformë blloqesh që përbën njëkohësisht dyshemenë e godinës. Mbi rreshtin e parë vjen një radhë orthostatësh, mbi të cilat mbështetet qemeri.

Një mur i brendshëm e ndante godinën në dy pjesë, në një paradhomë 1.80x1.20 m. dhe në dhomën e varrimit, në formë katrore 1.80 x 1.80 m. Muri ndarës ngrihet mbi lartësinë e qemerit, duke e ndarë këtë në dy pjesë dhe ka nga të dy anët nga një prag harkor, që shërbente si mbështetje orientuese për gurët e qemereve. Në prag i njëjtë është gdhendur edhe në murin fundor të dhomës së varrimit.

Qemeri ruhej i dëmtuar, vetëm mbi dhomën e varrimit. Pjesa e sipërme e gurëve të tij është lënë e papunuar, meqë i gjithë ndërtimi ishte parashikuar të mbulohej nga dheu, Megjithëse forca shtytëse e qemerit do të shkarkohej në këtë mënynë në tokë, gurët e qemerit, si dhe ato të mureve anësore, janë lidhur në drejtim horizontal me kllapa hekuri dhe plumb.

Hyrja për në paradhomë është 0.85 m e gjerë dhe mbyllej me një derë dyflegërsh guri. Eshtë ruajtur vetëm njëra, me faqe të punuar thjeshtë. Fleta ka qenë llogaritur përtë lëvizur mbi gondën, vendi i së cilës përfaqësohet nga një thellim katërkëndësh pas pragut, në dyshemenë e paradhomës. Për këtë, njëri krah i fletës është trajtuar me profil të rrumbullakët dhe në qoshet gjenden thellimet, ku inkastroheshin boshtet.

Hyrja ,e dhomës së varrimit është katërkëndëshe 1.60 x 0.96 m. Ruhet vetëm njera nga të dy fletët e derës, me përmasa 162x0.43 m. Ajo është një pllakë monolite ranore, e punuar në trajtat e një dere druri. Kjo përshtypje krijohet nga diazomat (ndarjet) dhe nga imitimi i kokëve të gozhdëve, të vendosura në dy rreshta horizontalë në anët dhe në një rresht në mesin ,e fletës. Të dy fletët fiksoheshin me plumb prapa pragut dhe në piatabandë, ku ruhen gropat për vendosjen e kllapave. Në krahun e djathtë të hyrjes, pas vendosjes së derës, mbetej një hapësirë vertikale 0,18 m e gjerë, së cilës i korrespondon një e ngritur në prag. Kjo hapësirë drite, që nuk lejon kalimin e njeriut, përdorej me sa duket për vendosjen e objekteve gjatë ceremonive.

Tri anët e dyshemesë së dhomës zihen nga një prag i ulët I krijuar nga tri pllaka pothuaj të njëllojta, me përmasa 1.30x0.45 m.

Në buzë të tyre kalon një kornizë që mbështetet në këmbë kafshe të punuara skematikisht. Duke lënë të theksuar kornizën, ngriheshin mbi prag tre gurë katërkëndësh me lartësi 0.34 m. Prej tyre ruhet vetëm njëri, i cili ka në anë reljefin skematik të një këmbe shtrati. Në gjerësinë prej 0.30 m dhe gjatësinë 1.30 m gurët ishin të pa përshtatshëm për vendosjen e trupave dhe varrimi ka qenë bërë me urna që futeshin në hapësirat e krijuara midis këtyre gurëve dhe pareteve të dhomës.

Gjatë pastrimit të varrit nuk u gjetën objekte që kishin të bënin me inventarin e tij, pasi ai ka qenë grabitur që në kohën antike dhe më pas është përdorur për strehim.

KALAJA E PËRSQOPIT

Varri Nr. 1. Është i vetmi varr monumental i zbuluar në këtë qendër ilire, i cili shënon njëkohësisht kufirin më verior të përhapjes së këtij tipi arkitektonik. Ai gjendet në anën veriore të kodrës, mbi të cilën ngrihen murot e qytezës ilire, rreth 100’m nën një ku-llë të ruajtur të kësaj anc. Gjatë restaurimit (krahaso tab. V, 2 dhe 3) u arrit të ngrih&shln mur.et anësore dhe një pjesë e qemerit.              '

Varri ka formë katërkëndëshe 4x3.60 m, me një ndarje të brendshëme në dy ambiente (tab. V, 1 b). Ambienti i parë, që ishte paradhoma ie varrit, paraqitet si një kthinë e ngushtë 2.65 x 0.80 m dhe pjesa kryesore e ndërtimit zihet nga dhoma e varrimit që ka përmasa 2.65 x 2 m.

Muret janë ndërtuar me gurë të mëdhenj katër-këndësh, me faqe të sheshtë. Trashësia e tyre është e ndryshme dhe ana e jashtme është lënë e papunuar, meqë ndërtimi mbulohej me dhe. Mbyllja nga sipër e varrit ka qenë bërë në lartësinë 2.60 m me qemer cilindrik, i cili fillon mbi rreshtin e dytë. Qemeri është lidhur organikisht me muret transversale dhe i mbulon ato. Dyshemeja e varrit është e shtruar me rrasa. Faqet e brendshëme të tij janë suvatuar me llaç, me grimca tjegullash, duke mbuluar kështu edhe trajtimin jo fort të kujdesshëm të formave të gurëve.

Hyrjet e paradhomës dhe të dhomës qëndrojnë ballë njëra tjetrës pothuaj në aksin e godinës. E para është më e gjerë (0.90 m) dhe i ka paturat për vendosjen e një dere monolite nga jashtë, për të formuar kështu një tërësi me faqen e jashtme të varrit. Hyrja e dhomës është më e ngushtë (0.60 m) dhe i ka paturat e derës nga brenda, duke vënë në dukje kuadratin e saj. Pesha e derës rëndonte këtu jo në dysheme si në hyrjen e jashtme, por mbi një prag të krijuar nga një gur, që është shkallëzuar nga ana e brendshëme. Paturat janë thelluar me vija të pjerrëta në gurët anësorë për ta kapur më mirë derën, e cila përveç kësaj lidhej edhe me plumb. Shenjat ,e një lidhjeje të tillë dallohen në pjesën horizontale të paturave, në lartësinë e pragut.

Varrimi ka qenë bërë me vendosje urnash. Këtë e tregojnë dy gropa katërkëndëshe me përmasa 0.50x0.25 dhe 0.85x0.45 m. të formuara në qoshen perëndim dhe jug të dhomës . Në muret anësore dallohen shenjat, ku mbështeteshin gurët që mbulonin të dy gropat.

 

Gjatë pastrimit të varrit nuk u gjet asnjë objekt që mund të ndihmonte për datimin e tij.

Ekzemplarët që përshkruam më lart, janë më të ruajturit dhe më përfaqësuesit e kësaj kategorie monumentesh që njihen sot në qendrat qytetare ilire. Pjesa tjetër, përderisa mungojnë gërmimet arkeologjike, na jep vetëm të dhëna të veçanta, në bazë të të cilave mund të krijojmë një mendim më të gjerë për tipet.

Në fillim të artikullit bëmë një ndarje skematike të ndërtimeve sepulkrale në bazë të tipit arkitektonik, që na shërben për një orientim të përgjithshëm gjatë përshkrimit të tyre. Tani që kemi përshkruar me hollësi ekzemplarët e ndryshëm, mund të themi se më përcaktues për klasifikimin e tyre është forma arkitektonike sesa tipi planimetrik. Mbi këtë bazë mund të veçojmë ndërtime që mbulohen me qemertë vërtetë cilindrik, të tillë me qemer të rremë dhe së fundi varre me mbulesë prej pllakash.

Në grupin e parë ndeshen dy variante që dollohen nga planimetria, por që kanë një lidhje të qartë gjenetike. I pari me dy ambiente (paradhomë dhe dhomë varrimi), përfaqësohet nga varret 1-2 të Amanties nga ai Nr. 4 i Selcës dhe nga varri i Persqopit, Varianti i dytë përfshin dy varret e Matohasanajt, disa ekzemplarë të pasqaruar plotësisht nga Amantia, dhe varrin 1 të Bylisit. Me përjashtim të rastit të Selcës dhe Persqopit, të gjitha monumentet e këtij tipi gjenden në luginën e mesme të Vjosës, kryesisht në bregun e majtë të lumit. Megjithatë, edhe ekzemplarët e shkëputur gjeografikisht, qëndrojnë brenda tipit arkitektonik. Ky i fundit, në variantin e parë, karakterizohet nga përmasat modeste të planimetrisë katërkëndëshe, brinja e gjatë e së cilës lëviz rreth 4-5 m, ndërsa e shkurtëra 2.5-0-3.80 m. Bën përjashtim varri Nr. 2 i Amanties, madhësia e të cilit përcaktohet nga brinja e gjatë. Në të gjitha rastet për gjerësinë është patur parasysh hapësira e qemerit, e cila lëviz nga 1.80 në 2.90. Vendosja e monumenteve është bërë në përgjithësi pranë mu-reve të qyteteve, gjithmonë gjatë rrugëve kryesore që të shpinin atje. Hyrja gjendet zakonisht drejt lindjes me devijime nga veri-lindje ose jug-lindje.

Muratura është gjithnjë me blloqe katërkëndëshe, me faqe të sheshtë. Në Persqop dhe në Selcë faqja e jashtme është lënë e papunuar, gjë që dëshmon për groposjen e tyre në tokë, por pa përdorur tuma. Në Amantie, përkundrazi, faqja e jashtme është e punuar dhe monumentet duken qartë se kanë qenë mbi sipërfaqen e tokës.

Vendin kryesor në volumin e godinës e zinte dhoma, e cila në përgjithësi ëshië me planimetri katrore. Në varrin 2 të Amanties dhe në atë të Persqooit vemë re një ngushtim të theksuar të paradhomës saqë ajo pothuaj e humb funksionin si e tillë.

Gjerësia e mureve formohet përherë nga një bllok i vetëm dhe lëviz nga 0.35 në 0.65 m. Për gjerësitë e vogla (Selcë, Arnantia) qëndrueshmëria e murit është siguruar duke bërë edhe lidhjen me pllaka hekuri dhe plumb të gurëvenë drejtim horizontal. Në rastet që njohim shtroja është bërë me gurë të gdhendur (Selcë) ose me pllaka guri të çrregullta (Persqop).

Mbulimi i këtyre varreve është bërë me qemer të vërtetë cilindrik. Në rastet kur monumenti ishte nën tokë, shtytja e tij përballohej nga masa e dheut, por për shkak se ekzemplarët e Amanties nuk ruhen të plotë, e kemi të vështirë të përcaktojmë zgjidhjen statike të qemereve të tyre. Në varret e Amanties dhe në Përsqop qemeri ka të njejtën lartësi në të dy ambientet dhe mbulon edhe murin ndarës të tyre, si dhe muret e ngushtë të varrit. Në Selcë qemeri ndahet në dy pjesë nga ngritja mbi të e murit ndarës të ambienteve. Të tri muret tërthore kanë pasur gdhendje harkore për të orientuar mbështetjen e qemerit dhe për t'u lidhur më mirë me të. Të dy hyrjet gjenden përballë njëra tjetrës dhe kanë gjerësi rreth 1 m. Mënyrën e mbylljes së tyre e kemi të qartë nga varri i Selcës, ku dyert janë dykanatëshe dhe lidheshin te pragu dhe piatabanda me kllapa hekuri dhe plumb. Ndërsa dera e jashtme vendosej nga jashtë, e brendshmja i ka paturat nga brenda dhomës. Varrimi në të gjitha rastet bëhej me urna, që vendoseshin brenda në sofatet e krijuar të dhomës në krahun e majtë të hyrjes (Persqop), apo në të tri anët (Selcë, Amantie). Për këtë qëllim lihej një hapësirë e ngushtë midis sofatit dhe murit, ku vendosej urna. Këto hapësira në Persqop duket qartë se mbuloheshin me rrasa guri.

Varianti tjetër, dmth me një ambient të mbuluar me qemer, duket qartë se ka një lidhje organike me të parin. Nga pikëpamja e formës arkitektonike nuk kemi ndryshim, sepse përdoret i njejti qemer cilindrik. Planimetria është më e thjeshtë me që nuk ka paradhomën, e cila zëvendësohet me një korridor të ngushtë dhe të shkurtër, në të cilin vendosej hyrja. Ky korridor mbulohet vetëm me pllaka guri. Mungesa e paradhomës dhe përmasat më të vogla e kanë bërë ndërtuesin të vendosë hyrjen në anën e dhomës. Në Bylis vëmë re të njëjtin sofat si tek varret me dy ambiente, ndërsa në Matohasanaj, ku sofati mungon, gjejmë të përdorur arkën e hirit.

Varret e variantit të dytë na japin edhe disa pika për një datim më të vonë në krahasim me ato të varian-tit të parë. Urna e gjetur në varrin 2 të Matohasanajt dëshmon për një punë të vonë. Në përgjithësi varrimi me arka hiri hyn në lliri që nga shek. II dhe bëhet tipik për shek. I. p.e.sonë, Edhe varri 1, i vendosur pranë murit rrethues, karakterizohet nga një teknikë ndërtimi e ngjajshme me fazën më të vonë të këtij muri, e cila i korrespondon materialeve më të vona të qytezës, që datohen në shek. II-I p.e.sonë.

Gjatë pastrimit të varrit të Bylisit u gjetën disa fragmente nga enët që përmbante dikur varri. Forma të përcaktuara japin fragmentet e një qypi të madh guzhine me prag për kapakun në buzë, të një hidrie me grykë të hapur dhe të një tasi. Format janë tipike për shek. II-I p.e.sonë.

Përsa i përket tipit me dy ndarje, ende nuk mund të shtojmë të dhëna të plota për një datim të saktë, prandaj mbetemi në përfundimin se ai futet si tip në llirinë e Jugut nga gjysma e dytë ,e shek. IV p.e.sonë.

Origjina e këtij tipi arkitektonik mund të diskutohet pa u shkëputur nga ajo e qemerit të vërtetë, i cili përbën tiparin e tij kryesor. Nuk është pa rëndësi edhe forma planimctrike me variantet e saj.

Pa u futur në diskutimin e mirëfilltë për qemerin, mund të shënojmë se kjo formë arkitektonike filloi të përdoret në llirinë e Jugut që nga fundi i shek. IV p.e. sonë, ndërkohë kur në Maqedoni është përdorur që në fillim të këtij shekulli. Sidoqoftë koha e përhapjes së kësaj forme është fundi i shek, IV dhe qendra ballkanike e rezatimit është Maqedonia.

E njejta gjë mund të thuhet edhe për tipin arkitektonik të varrit me qemer. Rastet e njohura jashtë vendit tonë janë kryesisht nga Maqedonia, megjithëse shtrirja e tyre arrin Rusinë Jugore, në lindje, dhe Etrurinë, në perëndim.

Pjesa më e madhe e varreve me qemer cilindrik është zbuluar në Maqedoninë Perëndimore, ku zotëron varianti me dy kthina. Ajo që i dallon ata nga varret ilire të të njejtit tip, është kryesisht realizimi me përmasa të mëdha, trajtimi arkitektonik i fasadave dhe mbulimi me tuma. Siç e kemi vënë në dukje një herë tjetër, më afër tyre qëndron varri më i hershëm shkëmbor në Selcën e Poshtëme, qoftë për tipin planimetrik, për trajtimin në formë qemeri të tavanit, fasadën ,e stilit jonik, e deri në mënyrën e varrimit mbi sofatet e vendosur anës dhomës. Fundi i shek. IV dhe shek. III p.e.sonë është koha kur varret me qemer të ndërtuar me blloqe gurësh bëhen të zakonshëm në qendrat ilire të jugut. Ato zhviliohen në një rrugë të pavarur dhe dallohen nga varret maqedone të së njëjtës kohë nga përmasat e vogla dhë trajtimi i thjeshtë. Në ndryshim nga Maqedonia ku ato u përdorën kryesisht për elitën e klasës skllavopronare dhe gjenden pranë rezidencave mbretërore, në lliri ato i takojnë një shtrese më të gjerë të klasës skllavopronare të qyteteve, gjë që kuptohet nga numri i madh i ekzemplarëve dhe vendosja midis varreve të thjeshta në Amantia. Për këtë arsye mund të themi se ky tip varri u bë një element përbërës i arkitekturës qytetare ilire. Gjithashtu harku dhe qemeri nuk mbetën forma të ndërtimeve sepulkrale, por janë përdorur në portat e qytetit në Amantia dhe në godinat e këtij qyteti.

Ky tip arkitektonik pasi formohet plotësisht njeh edhe një evolucion të brendshëm duke kaluar në tipin me një ambient, që siç e pamë është më i vonë. Pavarësisht se një gjë e tillë duket se ndodh ,edhe nië Maqedoni (Karica, Malatheria), ne nuk njohim një lidhje të drejtpërdrejtë, sepse në lliri kjo kryhet në mënyrë graduale. Tek varri i Bylisit shohim të zhduket para dhoma dhe hyrja zhvendoset nga e djathta me një korridortë shkurtër. Njëkohësisht vetë dhoma ruan sofatet si element me rëndësi i ritit të varrimit. Në varret ,e Matohasanajt, si një fazë e dytë, zhduket edhe sofati, duke i lënë vendin arkave të hirit. Gjatë këtij evolucioni, tipi merr një formë ,e cila vetëm në dukje u ngjan varreve më të vona të Maqedonisë, të cilat e kanë hyrjen në mes të ambientit dhe janë pa sofate.

Në kuadrin e këtij tipi është konceptuar nga ndërtuesit ilirë edhe varri i Klosit. Ndryshon vetëm mënyra e mbulimit me qemer diedër të krijuar nga mbështetja e pllakave. Si formë planimetrike ai rreshtohet në tipin me dy ambiente (në qoftë se janë të sigurta mbeturinat e paradhomës). Sidoqoftë trajtimi i pjesës qendrore dhe veçanërisht mbulimi me pllaka në formë çatie nuk gjen paralele në arkitekturën ilire të kohës. Nga ana tjetër ky tip varri njihet gjerësisht në Rusinë Jugore (Olbia), që nga shek. IV p.-e.sonë, por nuk mungon dhe në Greqi dhe Italinë e Jugut. Përderisa në vendin tonë kemi një ekzemplartë vetëm që lidhet me një farë mënyre me tipin e parë të varreve, ende nuk mund t’i japim atij një vend të veçantë. Materialet e zbuluara në të , nuk shkojnë më herët se shek. II p.e.s.

Tipi i dytë ai me qemer të rremë, megjithëse përfaqësohet nga një numër i madh ekzemplarësh, ka një shtrirje gjeografike mjaft të kufizuar. Ai është konstatuar deri sot vetëm në zonën e ngushtë të Gjirit të Vlorës.

Për sa i përket pjesës së poshtme, dhomës me tulla, ajo njihet në pak raste si ndërtim sepulkral në Apolloni dhe Belsh. Por ajo që i tipizon varret ,e Gjirit të Vlorës është qemeri i rremë, prandaj nuk mund të vendosim lidhje të drejtpërdrejtë të tyre me ato të Apollonisë. Një paralelizëm të largët si vend, por të afërt si mënyrë ndërtimi e gjejmë tek një varr i fundit të shek. IV — fillimi i shek. III p.e.sonë, nga rrethet e qytetit Sevtopol në Trakë. Megjithëse qemeri i këtij varri është i njejtë në parim, ai është ndërtuar me tulla në formë trapezcide të pregatitura për këtë qëllim dhe ka në prerje formë pyke. Natyrisht ne nuk shohim këtu asnjë lidhje origjine por vetëm rrugë të ngjashme në përdorimin e formave arkitektonike nga mjeshtrit ilirë dhe trakë.

Tipi i tretë i ndërtimeve sepulkrale të qyteteve ilire, ai me embient katërkëndësh të mbuluar me pllaka dhe të vendosur brenda një platforme, është zbuluar deri më sot vetëm në Amantia. Jashtë llirisë nuk njohim ndonjë ndërtim të ngjashëm dhe ka shumë mundësi që ai të jetë një krijim origjinal i mjeshtërve ilirë.

Të tria tipet e ndërtimeve sepulkrale që ndryshojnë nga forma dhe moteriali i përdorur, kanë të përbashkët jo vetëm destinacionin por edhe karakterin, në kuptimin e gjerë të fjalës. Ato i bashkon fakti se janë ndërtime me karaktër qytetar, duke patur parasysh ndeshjen e tyre kryesisht në nekropolet e qendrave qytetare. Tipet më të zhvilluara nga pikëpamja arkitektonike, me qemer cilindrik dhe ai me platformë, i përkasin padyshim shtresës skllavopronare të qyteteve. Ato dalin si ndërtime në fund të sh.ek. IV p.e.sonë, krahas krijimit të qyteteve dhe zhduken në shek. I p.e.sonë, kur qytetet ilire ishin në një rënie të vazhdueshme. Gjatë kësaj kohe ato pësojnë një evolucion që prek kryesisht tipin planimetrik dhe pjesët që kishin të bënin me ritin e varrimit. Si pasojë e përpunimit të tipcve ata shkëputen gjithmonë e më shumë nga prototipet, ndonjeri prej të cilëve (varri me dy ambiente me qemer) u huazua drejtpërdrejtë nga popujt fqinjë. Me interes është të theksojmë zhvillimin paralel të tipeve dhe formave arkitektonike të varreve me qemer në llirinë e Jugut dhe vendet e tjera të kohës helenistike (Maqedoni, Trakë, Propontide, Greqi etj.), që pat si pasojë krijimin e disa varianteve me veçori të theksuara lokale. Për këtë arsye mund të themi se ndërtimet sepulkrale përbëjnë një kategori të veçantë në arkitekturën ilire që dallohet për tipare karakteristike të lindura gjatë zhvillimit të pavarur lokal, disa herë mbi bazën e prototipeve me karakter të përgjithshëm helenistik.

Neritan Ceka - Qendrat e fortifikuara të Amantëve

Neritan CEKA - QENDRAT E FORTIFIKUARA TË AMANTËVE

Është vënë në dukje se në llirinë e Jugut shtrirja e uniteteve të lashta etnografike, që vazhdojmë t‘i quajmë në mënyrë konvencionale fise, përputhet në përgjithësi me territore gjeografike me kufij pak a shumë të qartë natyrorë. Një shembull për këtë do të ishte territori i amantëve që shtrihej në formën e një paralelogrami ndërmjet Vjosës dhe Akrokeraunëve deri në det. Mund të veçojmë brenda këtij territori një numër ambientesh gjeografikë, boshti i të cilave është lugina e Shushicës. Në pjesën e sipërme të saj, që nga Gjormi, kemi një pellg të mbyllur nga male lë larta (nga jug-perëndimi vargu Lungarë-Çikë-Bogonicë, ndërsa në anën e kundërt Gribë-Çipin i Bolenës-Gjeshnikosh) që ngushtojnë në dy anët e lumit një zonë më tepër kodrinore sesa fushore. Ky pellg komunikon nga veriperëndimi nëpër rrugët që krijon vetë lugina, ndërsa në anët e tjera ka vetëm qafa, më e lehta e të cilave është ajo e Kuçit që të nxjerr në Borsh. Nëpër të kalonte edhe rruga kryesore që përshkonte luginën. Qafa e Kudhësit, që krijon lidhje me bregdetin Jon dhe ajo e Shëngjergjit (Tragjas) për të kaluar në fushën e Dukatit, janë më të vështira dhe duket se përdoreshin kryesisht për shtegtime bagëtish. Këtë funksion kanë pasur edhe qafat e larta në malet e Kurveleshit. Këtë pellg në kohën antike e zotëronte Kalaja e Cerjes, një fortifikim i vendosur në qendër të tij, pranë fshatit Brataj, në vendin ku lumi i Smokthinës derdh ujërat në Shushicë. Më tepër kështjellë sesa qytet, ajo reflektonte kushtet ekonomike të një zone pothuaj krejt blegtorale. Në kuadrin e përgjithshëm të territorit amant, kështjella e Cerjes kontrollonte edhe rrugën kryesore që lidhte këtë territor me Kaoninë.

Pjesa e poshtme e luginës së Shushicës deri në Vjosë është më e hapur. Fusha aluvionale në të dyja anët e lumit është mjaft pjellore dhe kufizohet nga vargje kodrash të buta, të përshtatshme për zhvillimin e frutikulturës. Në ndryshim nga pjesa e sipërme ajo ka qenë kryesisht një territor bujqësor. Përveç rrugës së Kaonisë, që kalonte përgjatë bregut të lumit, atë e përshkorite edhe një rrugë që vinte nga Gjiri i Vlorës, për të dalë në Vjosë drejt Epirit. Të dy rrugët kryqëzoheshin në këmbët e kodrave të Mavrovës, ku ngrihet Kalaja e Rethunit. Këtu ka qenë një qytet i vërtetë, që konkuronte nga forca ekonomike me vetë Amantien. 'Në anën tjetër të luginës ngrihet Kalaja e Kaninës, e cila përveç zotërimit të fushës së Babicës siguronte edhe lidhjen e territorit amant me detin.

Ndërmjet luginës së poshtme të Shushicës dhe Vjosës shtrihet një zonë kodrinore e përçarë nga përrenj të shkurtër, që derdhin ujërat në të dy lumenjtë. Luginat e përrenjve si dhe fusha e Sevasterit dhe e Romësit krijonin një bazë të mirë për zhvillimin e bujqësisë. Edhe pjesa kodrinore përveç prodhimit të dnthrave ishte mjaft e përshtatshme për frutikulturë dhe bleglori. Përveç rrugës së Epirit, që vinte nga gjiri i Vlorës, nëpër këtë zonë kalonte edhe degëzim verior i rrugës së Kaonisë. Të dy këto rrugë kryqëzoheshin rrëzë malit të Tartarit, në qafën e Ploçës, ku ngrihet qyteti Amantia. Në veri të tij, mbi rrugën që vinte nga Bylisi, ndodhet kështjella e vogël e Hadërajt, ndërsa në veriperëndim, në rrugën e Apolonisë, kështjella e Armenit.

Një nga ambientet më të qarta gjeografike të territorit amant është ai që kufizohet ndërmjet harkut të malit të Cribës dhe luginës së Vjosës. Në qendër të tij ngrihet Kalaja e Matohasanajt, që kontrollon luginat e dy përrenjve që e përshkojnë këtë pellg dhe fushën buzë Vjosës. Rrëzë saj kalon edhe rruga që vjen nga Amantia gjatë shpatit të malit për të dalë në ngushticat e Vjosës. Një degë e kësoj rruge që kalonte gjatë bregut të lumit zotërohej nga fortifikimi i vogël i Horës.

Zona rreth gjirit të Vlorës ka dy ambiente të dalluara qartë. Në veri është zona fushore, që kufizohet ndërmjet kodrave të Treblovës dhe Trevëllazrit, Vjosës dhe detit. Qendra e gravitetit ekonomik të kësaj zone në kohën antike duket se ka qenë në bregdet, sepse në zonën kodrinore ndeshim vetëm vendbanime antike të tipit fshat. E vetmja qendër urbane gjendet aty në gjirin e Treportit. Përveç rolit si skelë tregtare, duket se ajo lidhej ngushtë edhe me peshkimin që ushtrohej në detë apo në lagunën e Nartës.

Pjesa jugore e tokave amante rreth gjirit të Vlorës përbëhet nga fusha e Dukatit dhe e Tragjasit, të kufizuara nga harku i maleve Memuç-Çikë-Lungarë dhe Shashicë. Krijimi i kolonisë helene të Orikut e shkëputi politikisht këtë pellg nga territori amant. Kontrolli i rrugës së Akrokeraunëve dhe i skelave natyrale që formojnë këto male me detin Jon, bëri që territori i polisit orikas të shtrihet edhe në bregdetin kaon, të paktën deri në Panorm. Ky i fundit cilësohet nga Straboni (VII, 316) si skelë e Orikut.

Megjithëse nga pikëpamja gjeografike bregdeti i sotëm i Himarës bënte pjesë në Kaoni, duket se politikisht dhe ekonomikisht kjo pjesë është lidhur më tepër me Orikun dhe amantët. Veçanërisht dalja natyrore e territorit amant nëpërmjet përroit të Borshit, ka shumë mundësi që të përbënte edhe kufirin e këtij territori me Kaoninë, bërthama kryesorc e së cilës ishte fusha e Vurgut. Për këtë arsye kështjellën e Borshit, që kontrollonte këtë dalje tepër të rëndësishme për amantët dhe mjaft periferike për kaonët, e kemi trajtuar si një fortifikim amant.

Qendrat e fortifikuara amante: vetë Amantia, Mavrova, Armeni, Cerja, Borshi, Matohasanaj, Hadëraj, Kanina, Treporti dhe Hora kanë qenë objekt i vrojtimeve të vazhdueshme arkeologjike , edhe të gërmimeve. Megjithatë mungon ende një vështrim përmbledhës mbi fortifikimet e tyre. Një trajtim i tillë është me interes veçanërisht për njohjen e teknikave të ndërtimit, që shfaqen herë si faza të një pas njëshme në të njëjtën qendër dhe herë si periudha të vetme në qëndra të ndryshme. Vetë vendi që zë territori amant ndërmjet Epirit dhe pjesës tjetër të llirisë së Jugut ka bërë që të pasqyrohen aty edhe rrugët e përhapjes së këtyre teknikave, duke dalë në pah njëkohësisht edhe roli që kanë luajtur amantët në zbatimin e mënyrave të reja të ndërtimit. Nuk janë pa rëndësi edhe të dhënat kronologjike që kemi për këtë territor, qoftc nga përmëndja e qendrave amante nga autorët e lashtë, qoftë nga të dhënat e gërmimeve arkeologjike. Për të sintetizuar këto të dhëna, është e nevojshme në radhë të parë të bëhet një paraqitje e plotë e mureve rrethuese të qendrave amante, pastaj të vihen ato në raport me njëra-tjetrën dhe me fortifikimet e krahinave fqinje dhe, në fund, të arrihet në paraqitjen kronologjike të zhvillimit të teknikës së ndërtimit të tyre.

AMANTIA

Në një artikull të gjatë mbi këtë qendër  S. Anamali trajton të gjithë materialin e njohur deri më sot dhe na jep një studim që ka zëvendësuar artikujt ë mëparshëm mbi këtë qytet antik. Për herë të parë ai na paraqet në tërësi sistemin e fortifikimit të qytetit me elementet mbrojtëse të tij. Duke parë në tërë kër të sistem një dorë të vetme ndërtimi ai e daton atë në bazë të gjetjeve arkeologjrke dhe teknikës së ndërtimit në gjysmën 1 të shek. IV p.e. sonë.

Me gjithë kontributin që sjell për qytetin në përgjithësi, trajtimi i sistemit të fortifikimit lë vend për plotësime dhe saktësime të reja. Këto prekin paraqitjen e përgjithshme të planimetrisë (e cila pothuaj nuk kuptohet në rilevimin topografik që shoqëron artikullin), përcaktimin e elementeve mbrojtëse, diferericimin e teknikëve dhe dallimin e periudhave të ndërtimit. Për këtë arsye del e nevojshme të parashtrohet edhe një herë i tërë materiali në një kënd më të gjerë vështrimi.

POZITA DHE PLANIMETRIA E QYTETIT

Qyteti i Amanties ngrihet mbi një lartësi shkëmbore që shkëputet nga mali i Tartarit në drejtim të perëndimit. Ky pozicion jepte mundësi që të kontrolloheshin prej aty rrugët që vinin nga deti nëpër luginën e Shushicës dhe përmblidheshin në një kalim të detyruar në qafën e Sevasterit, për të vazhduar gjatë shpatit verior të malit drejt Epirit. Po në këtë qafë shkonte detyrimisht edhe rruga që vinte nga Bylisi për të kaluar gjatë shpatit perëndimor të malit të Tartarit nëpër luginën e sipërme të Shushicës drejt bregdetit të Kaonisë. Territori që lidhet drejtpërdrejt me qytetin antik është kryesisht malor dhe kodrinor, me përjashtim të rripave të ngushtë fushorë në luginën e Vjosës dhe të përrenjve. Në shpinë të qytetit fillonin kullotat e pasura malore dhe duket se ekonomia fshatare bazohej po aq në blëgtorinë sa në një bujqësi me vaditje të kufizuar dhe me zhvillim të frutikulturës.

Vetë qyteti zinte pllajën e kodrës shkëmbore në një sipërfaqe 13 ha, duke pasur një shtrirje të kufizuar të lagjeve të jashtme në anën , ku gjendet edhe stadiumi. Godinat e tjera që dallohen në sipërfaqe në këtë anë janë të rralla dhe keramika në përgjithësi i takon shek. II-I p.e.sonë. Në anën e kundërt të kurrizit kodrinor, ku bashkohen rrugët që deri aty mund të ndiqnin luginat e degëve të veçanta të Shushicës, gjendet tempulli dhe zona e varreve. Pikërisht në drejtimet kryesore të ngjitjes ndeshen edhe grupe varresh monumentale.

Rrafshi që shtrihet mbi kurrizin e zgjatur të lartësisë shkëmbore ka përbërë gjithmonë vendin e qytetit. Një qafë e cekët e ndan atë në mes, duke lënë nga lindje pjesën më të lartë që kurorzohet në fund nga një kurorë shkëmbore. Muri rrethues e qarkon plotësisht rrafshin, duke kaluar edhe buzë rrëpirave dhe rënieve shkëmbore që e bëjnë të pangjitëshme lartësinë në tërë anën perëndimore në mesin e faqes  si dhe në një pjesë të anës veri-lindore të saj. Në tërë këtë sipërfaqe të zgjatur nuk vihen re ndarje të brendshme me përjashtim të një shtese në pjesën më lindore të qytetit. Traseia e mureve në përgjithësi ndjek vija të drejta me thyerje të rralla në kënd të drejtë apo të gjërë. Kullat janë të rralla dhe të pazhvilluara, gjë që lidhet edhe me rolin e vogël që luanin ato në kushtet e një mbrojtjeje të fortë natyrale. Shpatet e pjerrëta dhe shkëmbinjtë e paafrueshme kanë përcaktuar edhe një numër të vogël hyrjesh. Pjesa kryesore e tyre gjendet në anën jugore ku rrugët ishin të detyruara të kalonin ndërmjet pjerrësisë dhe mureve që ngriheshin mbi faqet e thikta të shkëmbinjve. Në mesin e anës veriore ka një sistem prej dy hyrjesh, ndërsa gjurmët e një porte të vogël dallohen në këndin veri-perëndimor.

Për sa i përket teknikës së ndërtimit dhe stilit në të cilin janë realizuar fasadat e mureve dallojmë muraturën me blloqe trapezoidë të çrregullt, atë poligonale dhe më në fund muraturën katërkëndëshe izodomike, të gjitha me faqe të sheshtë. Megjithëse secili prej këtyre nuk përfaqëson një periudhë të veçantë ndërtimi, ata nuk përbëjnë së bashku një dorë të vetme siç mendon S.Anamali, kjo duket qartë në anën jugore ku mund të ndiqet shoqërimi i muraturës trapezoidale me atë poligonale me faqe të sheshta nga njëra anë, ndërsa veçohet prej tyre muratura katërkëndëshe izodomike nga ana tjetër. Të dyja grupet diferencohen në një trakt të ruajtur mirë po në këtë anë të murit rrethues, ku katërkëndëshi është shtuar në linjën e vjetër të trapezoidit . Gjithashtu në kullën IV dallohen dy periudha ndërtimi, nga të cilat e poshtmja është me muraturë trapezoidale me faqe të sheshtë, ndërsa e sipërmja me katërkëndësh izodomik. Dallimin ndërmjet dy periudhave mund ta vërejmë edhe në ndryshimet që ka pasuar planimetria e qytetit, veçanërisht te hyrjet që ishin pikat më delikate të mbrojtjes. Te hyrja e madhe jugore ndertuesit e rinj të periudhës së dytë kanë krijuar një linjë të re të murit që kalonte disa metra më lart se e vjetra. Një ndërtim të ri të kësaj periudhe të dytë përbën edhe shtesa lindore në planimetrinë e qytetit, e realizuar me muraturë katërkëndëshe izodomike.

Periudha e parë e ndërtimit. Traktet e kësaj periudhe gjenden kryesisht në anën jugore të kodrës, ku muri rrethues ruhet në gjendje më të mirë dhe mund të ndiqet pa ndërprerje.

Pranë hyrjes, në pikën T ruhet një trakt muri 8 m i gjatë. Ai është vendosur mbi shkëmbin e prerë në formën e një faqe muri dhe të rrafshuar lart. Blloqet janë poligonale me faqe të sheshtë.

Ndërsa vetë hyrja ka pësuar një rindërtim në periudhën e dytë, në pikat T-V ndeshet përsëri muratura e periudhës së parë, kësaj radhe në pamjen trapezoidale. Gurët gëlqerorë kanë forma trapezoidale dhe katërkëndëshe të çrregullta dhe vijat horizontale të bashkimit të tyre thyen vazhdimisht. Faqet e dukshme të gurëve janë punuar pothuaj rrafsh. Muri është vendosur para faqes së shkëmbit, duke lënë një hapësirë që është mbushur me gurë të mëdhenj e mesatarë. Në vazhdim drejt perëndimit muri kalon mbi shkëmbin që është rrafshuar në një vijë të përkulur dhe me fole për vendosjen e gurëve. Njëlloj si në traktin poligonal edhe këtu faqja e shkëmbit është prerë duke formuar një të tërë me murin.

Në pikën ku takohen muraturat e dy periudhave të ndërtimit. Pjesa  më e shkurtër e trahut, me gjatësi rreth 3 m dhe lartësi 2 m është ndërtuar me blloqe trapezoidale. Madhësitë e gurëve janë të ndryshme dhe përpjekja e mjeshtërve për të ruajtur vijat horizontale të puthitjes së tyre është zgjidhur nëpërmjet shkallëzimit të vazhdueshëm të rreshtave. Kjo është bërë ose nëpërmjet shkallëzimit të blloqeve, ose duke plotësuar boshllëqet e krijuara me gurë të vegjël. Në një periudhë të dytë një pjesë e shembur e murit ka qenë zëvendësuar me muraturë katërkëndëshe izodomike. Për lidhjen e të dy pjesëve gurët e murit të vjetër në pjesën e bashkimit janë shkallëzuar në lartësinë e rreshtave të murit të ri (rreth 0.60 m). Në këtë mënyrë diferencimi në kohë i të dy stileve është krejt i qartë. Ky dallim duket edhe në mënyrën e mbushjes së dy mureve: te më i hershmi ajo përfaqësohet nga një masë gurësh, ndërsa tek i dyti ndahet nga parete tërthore.

Muri i periudhës së parë dallohet qartë edhe në kthesën para hyrjes . Edhe këtu gurët me përmasa të ndryshme kanë përgjithësisht forma trapezoidale dhe faqe të rrafshuara me çekan. Ndeshet edhe ndonjë formë poligonale, veçanërisht në gurët. e mëdhenj, të cilët janë marrë nga sipërfaqja dhe janë trajtuar me një ekonomi të volumit dhe punës. Mbushja është bërë me gurë të mëdhenj pa përdorim. paratesh ndarëse. Krijimi i një hyrjeje më të mbrojtur në periudhën e dytë, ka zhdukur shenjat e murit më të vjetër. Që këtu, në drejtim të perëndimit, ndërtuesit e periudhës së dytë kanë ngritur një mur të ri, reth 6 m më poshtë se i pari. Në pjesën Z-Y të dy linjat bashkohen përsëri (e vjetra si substruksion) dhe aty dallohet edhe një kullë katërkëndëshe me ballë 9.20 m dhe dalje 2.70 m (fig. 4). Pjesa e poshtme e saj përbëhet nga muratura trapezoidale, ndërsa mbi të është ngritur muratura katërkëndëshe e periudhës së dytë.

Pasi shfrytëzonte shkëmbin, muri i periudhës së parë e spostonte linjën në një rënie paralele shkëmbore duke lënë midis tyre një korridor nalyral për hyrje. Edhe këtu hyrja e ruajtur është riformuar (hyrja ) gjatë periudhës së dytë të ndërtimit, por pa e nxjerrë jashtë përdorimit linjën e vjetër. Ajo përfaqësohet sot nga gjurmë të hyrjes së parë dhe nga disa trakte me gurë gëlqerorë me forma trapezoidale, të cilët mbyllin kalimin për në qafë (tab. II, 2 dhe fig. 5). Përtej hyrjes gjurmët e këtij muri ndiqen persëri, kësaj radhe të përdorur si substruksion për murin e periudhës së dytë. Në pikën B në një shteg shkëmbor është lënë një hyrje e vogël (hyrja 2) nëpërmjet ndërprerjes së linjës së murit. Pas saj është ruajtur një trakt i mirë i murit trapezoidal. Ai është vendosur mbi shkëmbin e niveluar për këtë qëllim me një rresht gurësh të rrafshuar vetëm në faqen e sipërme. Gurët janë trapezoidalë me madhësi të ndryshme dhe përshtatja e tyre në rreshta është bërë nëpërmjet përdorimit të shkallëzimit apo mbushjes së boshllëqeve me gurë të vegjël katërkëndësh apo trekëndësh. Faqet e gurëve janë punuar pothuaj rrafsh, ndërsa anët janë prerë pak. Gjerësia e murit është 2.60 m, me mbushje gurësh të mëdhenj e të vegjël që përshkohet aty-këtu nga gurlidhës. Në anën perëndimore muri lidhet me shkëmbin, i cili për këtë qëllim është punuar me fole për futjen e gurëve. Pranë kësaj lidhjeje, në mur është thelluar një kanal peshimi me seksion katërkëndësh 0.10 x 0.06 m.

Në vazhdim për nga perëndimi shkëmbi është prerë rreth 60 m në një faqe të thepisur në lartësi 4-6 m dhe është gdhëndur në pjesën e sipërme për vendosjen e murit. Në këtë pjesë muratura ndryshon pamjen me përdorimin e gurëve gëlqerorë me forma poligonale (pesë deri në shtatëkëndëshe). Në vendosjen e tyre mungon parimi i rreshtit dhe dallohet se ngritja e murit nuk është bërë gradualisht nga poshtë lart, siç veprohet në muraturën katërkëndëshe, por me një farë pjerrësie nga e djathta në të majtë të fasadës. Kjo gjë lehtësonte përshtatjen e formave poligonale në muraturë. Faqet e gurëve janë daltuar rrafsh dhe fugat theksohen nga prerja e lehtë e anëve. Në fasadë dalin dy lugje për shkarkimin e ujërave.

Në ndërtimin e brendshëm muri përbëhet nga dy parete dhe mbushja me gurë të vegjël dhe çakull. Mungojnë ndarjet tërthore, të cilat ndeshen në muret më të vona. Kjo gjë e lidh murin poligonal me atë trapezoidal edhe nga pikëpamja konstruktive. Në pjesën e fundit të shkëmbit ka një bastion katërkëndësh 6.30 x 0.90 m.

Në vazhdim nga perëndimi muri përshkon një vend të sheshtë ku vihen re forma më të rregullta të gurëve. Më tej vazhdon një muraturë trapezoidale me rreshta të lakuar. Blloqet kanë madhësi mesatare me mjaft forma poligonale. Faqet janë gdhendur me një farë fryrje që bie në sy kur ky mur kalon gradualisht në një pjesë me trapezoidal me punim të rrafshtë të faqeve të gurëve dhe prerje të lehtë të anëve. Ka një kombinim të vendosjes për së gjati dhe për së gjeri të gurëve, por pa krijuar parete ndarëse në mbushjen me gurë të vegjël e mesatarë. Trashësia e murit është 2.70 m. Me gjithë rregullsinë e rreshtave ky trakt muri mbetet si një dorë e veçantë ndërtimi e tipit të muraturës trapezoidale. Kjo provohet edhe nga thyerjet e rreshtave dhe veçanërisht nga përdorimi i plotësimeve, që e afrojnë me traktatin para murit poligonal. Këtu konstatohet një kullë katërkëndëshe me ballë 7.60 m dhe dalje të paktë (2.20 m dhe 2.30 m), prej së cilës ruhet vetëm një qoshe dhe konturet. Gurët trapezoidalë dhe katërkendësh janë vendosur mbi shkëmbin e punuar.

Drejt perëndimit muri përshkon një terren të thyer shkëmbor, të cilit i përshtatet me përdorimin e formave të çrregullta trapezoidale dhe poliganale, gjë që përcakton edhe pamjen e murit si poligonal i rreshtuar. Edhe këtu shkëmbi është punuar në një faqe që shërben si cokolaturë për murin, si dhe në pjesën e sipërme për vendosjen e gurëve. Blloqet kanë përmasa të mëdha (1.75 x 2.60; 2x1 m., 1.60 x x 1.70 m) dhe janë punuar me faqe të rrafshta ose pak të fryra. Shpeshherë gjerësia e murit përftohet midis paretit të jashtëm dhe shkëmbit duke mbushur hapësirën me gurë të vegjël dhe çakull.

Shkëmbi i anës perëndimore përbënte një mbrojtje të sigurtë natyrale dhe njëkohësisht kishte pak hapësirë për një sulm frontal. Në këtë pjesë muri ka mbyllur vetëm shtigje midis shkëmbinjve. Janë përdorur për këtë qëllim gurë trapezoidalë me shkallëzime.

Gjatë gjithë faqes veriore muri ndiqet me vështirësi dhe vetëm në anën veri-lindore., ku ai me dy dhëmbëzime i ngjitet pjesës më të lartë të qytetit, ka një trakt të ruajtur mirë. Gurët janë në përgjithësi trapezoidalë, por ka midis tyre edhe poligonalë. Megjithatë përshtypja nga fasada është se kemi të bëjmë me një muraturë poligonale. Kjo përshtypje krijohet nga vendosja e çrregullt e gurëve sa që përveç rreshtit të bazës nuk mund të ndiqet rresht tjetër. Muri ka pjerrësi nga brenda, njëlloj si ai poligonal i anës jugore. Në kthesat janë përdorur vetëm gurë trapezoidalë. Format e gurëve, punim i rrafshtë i faqeve me theksim të fugave dhe përdorimi i plotësimeve e lidh edhe këtë trakt me muraturën trapezoidale. Në pjesën e sipërme të këtij trakti kanë qenë shtuar në një periudhë të dytë ndërtimi tre rreshta me muraturë katërkëndëshe. Për lidhjen e tyre është bërë edhe një shkallëzim në murin e vjetër.

Muri i ngjitej që këtu majës më të lartë dhe o mbyllte rrethimin në anën 1 të kurorës së saj. Sot vihen re aty vetëm foletë e gurëve të murit të gdhen-dura në shkëmb dhe rrafshimi karakteristik i faqes

së shkëmbit, tipik për periudhën e parë. Zgjerrmi f murit rrethues në anën lindore gjatë periudhës së. dytë, e ka nxjerrë jashtë përdorimit këtë pjesë të murit të vjetër, ndërsa materiali i tij është përdo-rur në murin e ri.

Siç vumë në dukje gjatë përshkrimit, janë ruaj-tur pak elementë nga sistemi i fortifikimit të kësaj kohe. Gjurmë të hyrjeve dallohen vetëm në anën jugore, ku janë prekur ku më shumë, e ku më pak nga periudha e dytë. Nga hyrja 5 ruhct vetëm krahu jugor i koridorit ndërsa krahu tjetër, që shkonte perpendikular me te në drejtim të shkëmbit duke lë-në hapsirën e hyrjes prej 3 m, është rindërtuar në periudhën e dytë (tab III, 3). Të njëjtin tip hyrje, me takim perpendikular të krahëve të murit, duhet të ke-mi pasur edhe te porta 6, e cila është rindërtuar plo-tësisht. Hyrja 1 dhe 2 përbëjnë zgjidhje në për-shtatje me terrenin shkëmbor; e para ka një koridor me gjërësi 3 m të formuar ndërmjet murit dhe shkë-mbit, ndërsa tek e dyta korridori kalon me shkallë në një të çarë në shkëmb, ndërmjet dy mureve, që janë 'në nivele të ndryshme. Në të dyja rastet kemi të bëjmë me skemën e hyrjes me korridor të formuar nga krahët paralele të murit.

Të tre kullat bastione të kësaj periudhe janë katërkëndëshe me ballë të gjatë dhe dalje të paktë. Të bie në sy vendosja e tyre në pika të larta ku lua-nin kryesisht rol vrojtimi në sektorë të gjerë të murit, dhe ishin larg vendeve të mundshme të sulmit.

Periudha e dytë e ndërtimit. Kjo periudhë që karakterizohet nga përdorimi i muraturës katërkëndëshe izodomike me faqe të sheshtë, ka prekur gjithë sistemin e fortifikimit në pikat më të rëndësishme të tij? Në këtë kohë janë riformuar pothuaj të tëra hyrjet dhe është shtuar pjesa e re në anën . të qytetit në pikat P-S. Gjithashtu janë rindërtuar edhe trakte muresh në planimetrinë e qytetit.

Ndërtimi më i plotë që ruhet nga kjo periudhe është muri i gjatë ndërmjet dy hyrjeve të anës veriore të qytetit, prapa të cilit ishte krijuar një tarracë e gjerë. Me këtë funksion të dytë, si mur mbajtës, lidhet edhe trajtimi i veçantë i strukturës së tij. Gjërësia e dukshme e murit prej 2 m, nuk përbëhet si zakonisht nga dy këmishë dhe mbushja, por është e ndërtuar plotësisht me blloqe të punuara. Në mënyrë të alternuar, të gjithë gurët e një rreshti janë vendosur së gjati (gjatësorë), ndërsa të rreshtit tjetër së gjëri (tërthorë), gjë që i jep fasadës një pamje karaktcristike. Përveç kësaj në pjesën qendrore ku terreni është më i pjerrët qëndrueshmëria e murit është rritur nga shkallëzimi i rreshtave dhe nga përdorimi i kontraforteve, çdo 1.90 m. Këta kanë dalje 0.65 m dhe gjerësinë e një blloku, 0.63 m, dhe shkallëzohen së bashku me murin. Lidhja e kontrafortit me murin është hërë me futjen e gurëve të tij në rreshtat e tërthorëve. Blloqet në fasadë kanë forma katërkëndëshe me faqe të rrafshta, me prerje të lehtë të anëve. Lartësia e rreshtave lëviz ndërmjet 0.50 dhe 0.60 m, ndërsa gja-tësia e blloqeve është rreth 0.45 për tërthorët dhe 1.45 për gjatësorët. Për të evituar rëshqitjen e tokës, që mund të prekte qëndrueshmërinë e murit, poshtë këtij është ngritur një mur terracimi me të njëjtën vendosje të gurëve sipas sistemit gjatësor dhe tërthor. Ndryshimi qendron në punimin më pak të kujdesshëm të gurëve dhe në ndërtimin e kontraforteve. Këto dalin 0.40 m nga muri dhe kanë gjërësi 1 m, të formuar nga dy lidhës ose një gjatësor i lirë.

Në formën e saj të zakonshme muratura e periudhës së dytë ndeshet në anën jug-lindore, në pikën U, ku shkel në një vijë zigzage mbi atë të periudhës së parë. Në një gjatësi prej 15 m muri ruhet në pesë rreshta. Është ndërtuar kryesisht me gurë gëlqerorë konglomeratë, katërkëndësh, por përdoren edhe gurë solidë gëlqerorë, njëlloj si të murit të periudhës së parë. Rreshtat janë të rregullt, plotësisht horizonlale. Në fugat anësore vihet rezpërdorimi i shpeshtë i brinjëve të pjerrëta. Lartësitë e rreshtavce  janë 0.57 (dy këmbë), por ka edhe të tillë 0.43 m (një këmbë e gjysëm), megjithatë përshtypja është izodomike. Faqet e gurëve janë punuar rrafsh dhe anët janë prerë lehtë, duke theksuar fugat. Mbi rreshtin e pestë muri krijon një shkallëzim duke u futur 0.30 m më brenda.

Gjerësia e murit është 2.50 m dhe formohet nga dy këmisha dhe mbushja me gurë të mëdhenj, të papunuar. Çdo 2.60 m muri ndahet tërthor nga parete të brendshme, të cilat krijojnë në gjatësinë e tij ndarje katrore, Lidhja e tyre me paretin e jashtëm dallohet në fasadë nga gurë tërthorë të alternuar çdo dy rreshta. Në këtë mënyrë muri i periudhës së dytë dallohet nga ai i hershëm jo vetëm nga trajtimi i gurëve, por edhe nga ndërtimi i brendshëm.

Një ndërtim ex novo të periudhës së dytë përbën shtesa lindore e planimetrisë së qytetit, që ndahet nga pjesa tjetër nga një mur tërthor, që nis nga hyrja 5, dhe nga vetë kreshta e majës më të lartë. Në ndërtimin e murit vëmë re një veçori: gjerësia e tij prej 1 m përbëhet .nga dy blloqe gjatësore të alternuar me një tërthor. Në fasadë kjo dallohet me alternimin karakteristik të një blloku të gjatë me një të shkurtër. Blloqet janë trajtuar njëlloj si në traktin e mësipërm me të cilin kanë të përbashkët edhe lartësitë 0.47 dhe 0.53 m.

Pjesët e tjera të murit rrethues të rindërtuara gjatë periudhës së dytë ruhen dobët dhe një tabllo më e qartë për këtë mund të krijohet nga hyrjet dhe kullat.

Ndërsa kurtinat, që kalonin në një terren të qëndrueshëm shkëmbor dhe në pjesën më të madhe ishin të paprekshme nga sulmet e armikut, e ruajtën vlerën e tyre gjatë tërë kohës, hyrjet e vjetra dolën të papërshtatëshme për arkitektët e periudhës së dytë. Po thuaj të gjithë ato pësuan gjatë kësaj periudhe një transformim rrënjësor.

Hyrja 5, që ruan nga periudha e parë vetëm krahun jugor, nuk e ka ndryshuar trajtën e dikurshme planimetrike, por mbrojtja ë saj është forcuar nga krijimi i një koridori brenda hyrjes dhe nga degëzimi lindor i murit të shtesës, që kontrollonte rrugën para saj. Kjo komunikonte vetëm me pjesën kryesore të fortifiki mit, ndërsa shtesa duhet të ketë pasur një hyrje tjetër.

Hyrja 6 përbën një ndihmë të plotë të periudhës së dytë që është futur në linjën e murit të hershëm trapezoidal. Vendosja e saj pas kthesës kënddrejtë që bën muri, me një rrugë që kalonte detyrimisht midis rënies shkëmbore dhe këtij , muri pengonte afrimin e sulmuesve ndaj saj, duke goditur krahun e djathtë të tyre.

Hyrja ka një korridor me gjërësi 2.70 m dhe gjatësi 5.30 m. Porta dallohet si një ndërtim me hark të vërtetë cilindrik, prej të cilit ka mbetur guri i shpatullës që ruhet in situ. Gjerësia e tij prej 0.85 m na jep edhe gjërësinë e qemerit, i cili nga ana e jashtme kufizohej me një kornizë 8 cm të gjerë. Në mbarim të gjërësisë së qemerit ka një kanal vertikal me gjërësi 0.10 m, ku futej binari vertikal i kasës së derës. Pjesa e fundit e korridorit zgjerohet në gjatësinë prej 2-35 m nga 0.20 m nga të dy anët, me sa duket për vendosjen e një porte te dytë. Në një periudhë të vonë hyrja ka qenë mbyllur me gurë të marë nga korridori. Në anën veriore të hyrjes, mbi shkëmbin e thepisur ka një kullë katërkëndëshe 8.55 x 3.70 m, e ndarë në dy ambiente. Si korridori ashtu edhe kulla janë ndërtuar me gurë katërkëndësh, me faqe të sheshtë, të vendosur në rreshta izodomikë.

Te njëra nga qoshet e ruajtura të kullës ka një vijë peshimi.

Hyrja 1, që ndodhet në mesin e anës jugore përbëhet nga një korridor i kufizuar midis shkëmbit dhe murit rrethues. Fillimi i tij që është rië fakt hyrja e vjetër ngushtohet në një shteg ndërmjet shkëmbit të thepisur, mbi të cilin kalon muri rrethues dhe një pragu shkëmbor, kalimet anësore të të cilit janë mbyllur me një mur që përmban trakte trapezoidalë, të tillë katërkëndësh izodomik me faqe të sheshtë dhe nga një pjesë e rindërtuar në kohën e Justinianit.

Shtegu nuk të fut menjëherë në qafën e qytetit, sepse në mbarim të tij fillon një mur tjetër që krijon njëoborr me sipërfaqe të kufizuar. Pas-murit janë krijuar dy ambiente katërkëndësh të mbuluara në pjesën më të madhe nga dheu, të cilat me sa duket, shërbenin si kulla të brendshme për mbrojtjen e hyrjes. Në fund të tyre muri kthente paralel me buzën e shkëmbit dhe që aty fillonte korridori i vërtetë i hyrjes, nga i cili ruhen vetëm gjurmë të pakta në krahun e djathtë. Në murin e ambientit perëndimor është vendosur një kontrafortë me tek gur, 0.80 m i dalë dhe 0.50 m i gjërë.

Në anën e kundërt të qafës gjendet një kompleks prej dy hyrjesh (hyrja 3 dhe 4) që formohet midis krahëve të murit rrethues dhe një muri të gjatë paralel me drejtimin e tyre.

Hyrja më e ruajtur gjendet në anën 1 ku ka shfrytëzuor një shteg midis dy rënieve shkëmbore. Prej saj është ruajtur vetëm pjesa e majtë e portës me dhjetë radhë, nga të cilat tri të poshtmet i takojnë bazamentit . Ndërtimi është bërë me gurë katërkëndësh me faqe të sheshta me rreshta izodomikë (rreth 0.48 m). Ruhet blloku i shpatullës së një qemeri të vërtetë cilindrik, si dhe dy gurë të murit që kalonin mbi qemer. Prej këtyre të fundit duket se është nisur S.Anamali për ta konsideruar atë, gabimisht, si qemer të rremë. Në gjërësinë e vet muri i hyrjes vjen duke u ngushtuar. Dallohen aty edhe dy thellime katërkëndëshe për fiksimin e kasës së derës. Hyrja ka qenë mbyllur me një mur me gurë e llaç të' kohës së Justinianit. Ndërsa nga e majta muri lidhej me shkëmbin, për t'u kthyer sipër tij pas 1.45 m. drejt Iindjes nga e djathta shkonte drejt perëndimit buzë pjerrësisë për në hyrjen tjetër që gjendet rreth 120 m larg saj. Kjo hyrje na ruhet më pak, por kuptohet deri diku forma e saj planimetrike. Korridori i saj formohet nga e majta prej murit te gjatë, ndërsa e djathta kufizohej prej një dhëmbëzimi që shkëputej prej krahut të murit rrethues duke lënë një hapësirë 3 m për hyrjen. Ky do të ketë qenë edhe vendi ku inkastrohej porta, pas së cilës vazhdonte një korridor i mbuluar pjesërisht nga dheu.

Gjatë periudhës së dytë të ndërtimit, kullat mbeten një element i rrallë në planimetrinë e qytetit. Vetëm në shtesën lindore ndeshim dy ndërtime të reja të këtij lloji.

Kulla IV ka formë katërkëndëshe me ballë 4.30 m dhe dalje 3.70 m. Blloqet konglomeratë janë vendosur në rreshta izodomikë me lartësi 0.60 m. Punimi i faqeve është i sheshtë dhe anët pak të prera. Mbushja e brendshme është bërë me gurë të mëdhenj të palatuar, të vendosur me rregull.

Kulla V, e vendosur 20 m më larg, përbën pjesën më ekstreme të një daljeje të murit rrethues me bri-një 9.50 dhe 11 m (tab. II, 6). Vetë kulla diferencohet në një projeksion prej 3 m dhe balli 4.85 m. Muratura ka të njëjtin trajtim me rreshta izodomikë me lartësi 0.47 dhe 0.53 m. Ruajtja më e mirë na jep mundësi të dallojmë një rresht themeli që del 0.15 m dhe vijën e peshimit te qoshet. Gjërësi prej 1 m e murit të kullës përbëhet nga një bllok tërthor ase dy blloqe gjatësore të alternuara, njëlloj si në kullat e Kalasë së Jermës. Mbushja është bërë me gurë të mëdhenj dhe përshkohet së gjati nga një paret gjatësor në mes të kullës.

Teknikën e periudhës së dytë e ndeshim edhe në ndërtime të tjera të qytetit, të cilat nuk kanë karakter mbrojtës. Në anën jug-perëndimore, të qytetit në vendin e quajtur Lëmi i Peçit gjendet një mur që tarracon jug-lindje., e kodrinës, mbi të cilën ngrihet tempulli. Muri është ndërtuar me gurë konglomeratë katërkëndësh të rregullt. Faqet janë trajtuar rrafsh, fugat janë theksuar nga prerja e anëve të gurëve. Rreshtat janë paralelë me lartësi 0.47 m, por ka edhe rreshta me gjërësi deri 0.61 m. Muri ka kontraforte me gjërësi 0.80 m dhe dalje 0.67 m me gurë të vendosur njëlloj si në murin e teracimit të anës veriore në radhë pa mbushje.

Ndërtime me gurë katërkëndëshe me faqe të sheshta janë edhe stadiumi, tempulli dhe varret monumentale nga ana perëndimore e qytetit, por prej tyre nuk mund të nxirren ende të dhëna më të sakta për kronologjinë.

Në disa pika të anës jugore dhe veriore vumë re edhe gjurmë të një periudhe të tretë ndërtimi të reaiizuar me blloqe të ripërdorur të murit antik, të lidhur me llaç. Trakte të ruajtura mirë gjenden pas. hyrjes 5, në murin e poshtëm të hyrjes 1, në hyrjen 4 dhe në disa pika të planimetrisë. Të gjitha këto rindërtime i takojnë një dore të vetme dhe lidhen pa dyshim me punimet e kryera gjatë kohës së sundimit të Justinianit, kur Amantia del në listën e fortifikimeve të rindërtuara në Epirin e Ri (Prokop, De Aed. IV 4,3). Ato tregojnë nga ana tjetër se, qyteti e ruajti tërë sistemin e vjetër të fortifikimit, duke mbyllur vetëm disa hyrje.

Analiza tipologjike. Muratura e periudhës së parë të ndërtimit i takon tipit trapezoidal, por nuk mund të klasifikohet, në bazë të parimit të vendosjes së gurëve, në llojin e çrregullt apo pseudoizodomik të tij. Ajo është e ndërtuar në bazë të formave trapezoidalë, duke zbatuar reshtimin, por jo në pranimin e vijave të drejta, por të një thyerje të vazhdueshme të tyre. Për këtë arsye do të përdornim për cilësimin e saj termin trapezoidal me reshta të thyer. Që ky përbën një tip të veçantë murature provohet nga zbatimi i tij edhe në fortifikimet fqinjë të Matohasa-najt dhe Klosit. Muri i Amanties njëkohësisht dallo-het prej tyre nga pikpamja stilistike dhe e strukturës; nga trajtimi i rafshtë i faqeve të gurëve dhe nga mungesa e ndarjeve tërthorë në mbushjen e murit.

Përsa i përket planimetrisë shënojmë trajtën e thjeshtë të saj. Hyrjet kanë korridor paralel me murin ose të hapur në gjërësinë e tij; nuk ndeshen kulla pranë tyre, por vetëm rrallë gjatë vijës së murit, ku shërbejnë kryesisht për vrojtim ose si bastione.

Muratura e periudhës së dytë të ndërtimit është një shembull i qartë i katërkëndëshit izodomik me faqe të sheshtë. Në strukturën e tij ai karakterizohet nga ndarjet tërthore me gurlidhës që alternohen në fasadë. Ndeshim si rast të vetëm në vëndin tonë, si një dorë të veçantë të kësaj periudhe, muraturën me gjatësore e tërthore, ndërsa te kullat gjejmë arlternimin e tyre në të njëjtin rresht.

Për sa i përket planimetrisë, në periudhën e dytë ajo nuk pëson ndryshime rrënjësore. Hyrjet mbeten përsëri të thjeshta, me korridor paralel me murin dhe nuk kanë pranë kulla për mbrojtje, megjithëse për sigurimin e tyre është treguar më tepër kujdes se në periudhën e parë. Efekti i mbrojtjes rritet nëpërmjet kontrollit nga muri të rrugës për në hyrje. Kullat që shtohen gjatë murit lindor, përveç mbrojtjes, luajnë përsëri edhe rolin e kundrafortëve. Nga kjo varfëri e elemenleve mbrojtëse në planimetri, periudha e dytë e ndërtimit në Amantia afron me muraturën katërkëndëshe izodomike 17b të Bylisit, Klosit, Apolonisë dhe Persqopit dhe dallohet nga ato të luginës së Drinosit, Zgërdheshin dhe Dorëzit, ku këto elementë përdoren gjerësisht.

KALAJA E MATOHASANAJT

Lugina e Sinanajt, që krijohet ndërmjet harkut të malit të Gribës dhe shtratit të Vjosës, ndahet në mes nga një kurriz shkëmbor, pjesa më e lartë e të cilit mban emrin kalaja e Matohasanajt . Që aty kontrollohet i tërë pellgu gjeografik që përbëhet nga një zonë malore e favorshme për blegtorinë në pjesën jugore dhe nga tarraca natyrale me toka të përshtatshme për bujqësi, që zbresin deri në Vjosë nga ana veriore. Rruga natyrore që vjen nga Amantia për në Epir apo Maqedoni përshkonte shpatin e malit pak a shumë në linjën e sotme të rrugës auto-mobilistike, duke kaluar në rrëzë të kalasë së Matohasanajt. Përveç kontrollit të kësaj rruge kalaja siguronte edhe mbrojtjen e territorit të amantëve nga lindja.

Sipërfaqja prej 3 ha e kalasë përbëhet nga sheshe të përshtatshme për banim që ndërpriten në anën perëndimore dhe verilindore nga rrëzime të pakalueshme (tob. IV). Duke e quajtur të tepërt rrethimin e këtyre pjesëve, ndërtuesit e kalasë kanë kaluar një mur gjatë tërë anës jugore dhe juglindore, ku afrimi është më i lehtë. Gjithashtu në anën veriore një mur i gjatë mbyll shtegun që formon kurrizi i kodrës, mbi të cilën ngrihet kalaja.

Planimetria e kalasë paraqitet e thjeshtë, ajo ka vetëm një hyrje permes kullës në anën jugore dhe dy kulla të tjera pranë saj një të rrumbullakët dhe një katërkëndëshe. Në linjën e mureve ndeshim kthesa të rralla me kënd të drejtë apo të gjerë në përshtatje me terrenin, por pa funksion mbrojtës.

Në muret rrethues dallohen tri periudha ndërtimi. Më e hershmja, e realizuar me muraturë trapezoidale, ndiqet gjatë tërë linjës së mureve, asaj i takon hyrja për në kala si dhe kulla e rrumbullakët. Periudha e dytë përfaqësohet nga një rindërtim përreth 30 m i murit të anës jug-lindore, nga kulla katërkëndëshe dhe nga shtesa në formë kulle e hyrjes së kalasë, të gjitha me muraturë katërkëndëshe. Periudha e trctë i takon antikitetit të vonë dhe përfaqësohet nga njët rakt me llaç gëlqereje ndërmjet kullës katërkëndëshe dhe hyrjes.

Muratura e periudhës së parë përfaqësohet më mirë në traktin A-B të anës veriore, i cili është ndërtuar mbi kurrizin shkëmbor. Pjesa perëndimore e tij paraqet një ndërtim me blloqe trapezoidale të madhësive të ndryshme (1.40 x 0.94; 0.94 x 1.46 m), që janë inkuadruar në rreshta. Për ta realizuar këtë, mjeshtërit kanë përdorur shpesh shkallëzimet dhe plotësimin e boshllëqeve me gurë të vegjël trekëndësh apo katërkëndësh, si rrjedhim rreshtat thyhen vazhdimisht në pamjen e vijave zigzage deri sa në pjesën lindore kalohet në një muraturë poligonale. Edhe ketu rreshti përgjithësisht vazhdon të ruhet, por në një linjë të thyer dhe jo të lakuar si te poligonali i rreshtuar. Përdoren gjithashtu plotësimet me gurë të vegjël si në pjesën tjetër. Për të gjithë traktin, që përbën një dorë të vetme ndërtimi, është karakteristik i njëjti trajtim i fasadës: gurët janë lënë me faqe guroreje ose janë punuar lehtë me çekan.

Muri është vendosur mbi shkëmb, që diku është punuar pjerrët në vazhdim të faqes së murit si në Amantia. Vetëm në një pjesë ku muri shkel mbi tokë është përdorur themel prej gurësh të punuar trashë, që dalin jashtë planit të fasadës. Trashësia e murit prej 3.20 m, është mbushur me gurë të vegjël dhe ndërpritet çdo 3 m nga ndarje tërthore, të cilat nuk dallohen në fasadë. Në një gur të bazës është thelluar lugu i një kanali që përcillte ujërat që mblidheshin prapa murit.

Ndërsa në anën lindore trakti lidhet me shkëmbin nëpërmjet një kthese kënddrejtë, në anën tjetër zbret gjatë pjerrësisë së kodrës deri në takimin me greminën. Në të dy pjesët që janë ruajtur dobët vihet re një zotërim i formave trapezoidalë të gurëve.

Një pamje të ngjashme ka edhe trakti i ruajtur në pikën , në takimin e krahut tjetër të murit me greminën e anës perëndimore. Ndiqen qartë pesë rreshta me lartësi 0,70-0,80 m, të plotësuar me gurë trapezoidalë të madhësive të ndryshme dhe me pyka katërkëndëshe dhe trekëndëshe. Si një element i veçantë dallohet një vijë e lehtë peshimi në kthesën kënddrejtë të murit ku lidhet me shkëmbin.

Që aty deri te kulla e rrumbullakët (kulla III), muri është i periudhës së parë të ndërtimit. Vetë kulla që ka një diametër prej 7 m. mbron anën më të mundshme të sulmit. Muri i saj ka gjerësinë e një blloku të vetëm, prej 0.80 m. Gurët janë me përmasa të mëdha (1 x 0.85; 1.10 x 0.60 m) trapezoidalë dhe katërkëndësh, me ndonjë formë të rrallë poligonalë. Mbushja e pjesës së poshtme të kullës që është bërë me gurë të vegjël, ndërpritet gjatë diametrit me një mur të brendshëm. E tërë faqja e brendëshme e murit në këtë pjesë është ndërtuar me blloqe të vogla me forma poligonale, gjë që provon edhe një herë se janë përdorur në një periudhë ndërtimi me ato trapezoidalë.

Kësaj periudhe i përket edhe e vetmja hyrje për në kala. Ajo krijohet nga ndërprerja për 2.85 m e vijës së murit, që lejon një korridor me gjatësi sa gjërësia e murit (3.40 m). Muri i saj është ndërtuar kryesisht me blloqe trapezoidalë. Dallohet vija e peshimit në qoshen e portës si dhe njëri prej kanaleve për futjen e asës së derës.

Pjesa me përfaqësuese e periudhës së dytë të ndërtimit është trakti C-D në anën juglindje Për 26 m ai është ngritur drejt mbi shkëmbin që sa është rrafshuar, ose mbi tokë. Në të dy rastet nuk është përdorur bazament i veçantë, vetëm se rreshti i bazës është 2-10 cm më i dalë, pak më i lartë (0.40 m) dhe me punim më të fryrë të faqes. Të pesë rreshtat e tjerë, që vijnë pas një nivelimi prej 0.18 m, janë pothuaj të barabartë (0.34 - 0.36 m). Blloqet janë mjaft të gjata (1.37; 1.45; 1.55 m), me faqe guroreje. Brinjët anësore të tyre janë pothuaj gjithmonë të pjerrëta, gjë që përcakton edhe tipin trapezoidal të muraturës. Si gurore për këtë trakt janë përdorur formacionet gëlqerore që gjenden aty pranë, për të cilat janë karakteristike shtresat e holla që kanë për-caktuar edhe lartësinë e vogël të blloqeve.

Gjerësia e murit prej 3.30 m ndërpritet çdo 2.90 m nga ndarje transversale, ndërmjet të cilave janë hedhur gurë të vegjël dhe çakull. Gurlidhësit e tyre shfaqen regullisht në fasadë në mënyrë të alternuar, gjithmonë në të njëjtin rresht.

Në pjesën jug-perëndimore të tij, muri i periudhës së dytë ka përdorur për 14 m si substruksion murin më të hershëm. Lidhja është bërë duke përdorur gurë më të vegjël për plotësimin e rreshtave; gjithashtu në vendin e një ndarjeje transversale muri është rindërtuar që nga themeli për të vënë gurlidhësin .

Kësaj periudhe të dytë i takon edhe kulla III, që ka formë katërkëndëshe me ballë 6.60 m dhe dalje 7.55 m. Ajo është e shtuar mbi hyrjen e vjetër të kështjellës. Është ndërtuar me gurë të mëdhenj konglomeratë të vendosur në rreshta paralele me lartësi 0.53 — 0.64 m. Brinjët anësore të blloqeve janë pothuaj të gjitha të pjerrëta, gjë që i jep pamjen trapezoidale muraturës së kullës. Faqet janë lënë siç kanë dalë nga gurorja. Qoshet e kullës janë trajtuar me vijat e peshimit. Muri i kullës është ngritur drejt mbi shkëmbin që vetëm sa është rrafshuar, ose mbi tokë, njëlloj si te muri i anës juglindje gjërësia e tij prej 0.95 m formohet nga dy radhë gurësh dhë lidhja është bërë me gurlidhës të vendosur në mënyrë të çrregullt. Mbi gurët ka thellime të vogla për mbështetjen e levës gjatë lëvizjes së blloqeve të tjerë që viheshin mbi të.

Faqja verilindore e kullës përshkohet nga një hyrje 2.40 m. Në anët e saj ruhen kanalet me gjerësi 0.15 m për vendosjen e kasës së derës. Në murin juglindor të kullës dallohet një frëngji 0.23 m e gjërë që ngushtohet brenda në 0.06 m. Mbulimi i saj ka qenë bërë me një rrasë guri. Frëngjia ndodhet mjaft ulët dhe i përkiste me sa duket katit të parë të kullës. Në këtë mënyrë kulla krijonte korridor të mbrojtur për hyrjen e kështjellës, që në periudhën e parë ishte krejt e ekspozuar ndaj goditjeve të rrethuesve. Gjithashtu, nëpërmjet ndërtimit të kullës dhe vendosjes së hyrjes në anën verilindore të saj, krijohej një zonë e kontrolluar mirë ndërmjet vetë kullës dhe murit të kështjellës.

Nga traktet e tjera të periudhës së dytë dallohet më qartë një pjesë e murit pranë kullës së rrumbullakët, me ndarje tërthore çdo 2.15 m.

Përveç murit rrethues në sipërfaqen e kalasë nuk dallohet ndërtim tjetër mbi sipërfaqe dhe duket se ajo ka qenë më tepër një qendër me karater ushtarak sesa ekonomik.

Në anën  1. të kalasë janë zbuluar varre që tregojnë se nekropoli i saj ishte në këtë anë.

Muratura e periudhës së parë të ndërtimit mund të tipizohet si trapezoidale me rreshta të thyer. Si e tillë ajo ngjason me atë të periudhës së parë të Amanties, por përfaqëson një shembull më të përparuar nga pikëpamja teknike. Kjo vihet re në ndërtimin e brendshëm të murit ku janë përdorur ndarjet tërthore të mbushjes. Fasada me faqe gurore e ndan edhe nga pikëpamja stilistike muraturën e Matohasanajt nga ajo e Amanties, që është trajtuar me faqe të sheshtë. Gjithashtu edhe me Klosin, ku kemi të njëjtin tip murature, ka dallime në strukturën e murit dhe në stilin e fasadës. Klosi paraqitet edhe më i avancuar për lidhjen e ndarjeve tërthore me paretet nëpërmjet gurlidhësve që dalin rregullisht në fasadë. Gjithashtu faqet e gurëve janë trajtuar me një fryrje të lehtë.

Muratura e periudhës së dytë të ndërtimit i takon tipit trapezoidal izodomik me faqe guroreje. Në territorin amant ai përbën një rast të vetëm dhe paralelizmin më të afërt e kemi në Berat. Është e njëllojtë dhe struktura e murit me ndarje tërthore që dallohen në fasadë nga dalja e alternuar e gurlidhësve. Kjo ngjashmëri shtrihet edhe në tipin e hyrjes përmes kullës, që përveç Beratit nuk ndeshet në ndonjë qendër tjetër antike të vendit tonë.

Qyteza e Hadërajt

Vargu i kodrave që nis në vendin e takimit të Snushicës me Vjosën arrin pikën më të lartë në ma-sivin gëlqeror të Hadërajt. Prej majës së tij hapet një vështrim i gjerë mbi luginën e Vjosës dhe drejt lartësive të kodrave në jug të saj; përtej Vjosës drejt veriut dallohet qartë Bylisi dhe Klosi; në vijë të kundërt nga jugu ngrihet qyteti i Amanties, nga jugperëndimore shikohen Mavrova dhe Kropishti. Ka qenë kjo arsyeja që ky vend qe zgjedhur për ndërtimin e një fortifikimi antik. Ndryshe vendi ofronte një mbrojtje te kufizuar natyrale. Maja e kodrës që është përfshirë në muret e rrethimit ka një sipërfaqe të sheshtë, por të kufizuar. Nga ana jugore ajo zbret më butë në një lug që të nxjerr në fshatin Hadëraj. Ana perëndimore bie me pjerrësi më të madhe mbi një tarracë të gjerë të përshtatëshme për bujqësi. Në anën e kundërt kalohet lehtë drejt qafës që e lidh me një kodër të ulët fqinje. Vetëm ana veriore zbret me pjerrësi të madhe dhe përbën një mbrojtje të vërtetë natyrale.

Zona që kontrollohet nga maja e kodrës është kodrinore e thyer, e përshtatshme kryesisht për frutikulturën dhe blegtori. Dy rrugë kryqëzohen në qafat pranë Majës së Qytetit: nga perëndimore nëpër luginën e përroit të Vllahinës vjen një rrugë që të nxjerr në luginën e Vjosës dhe vazhdon gjatë bregut të majtë të saj drejt lindjes. Rruga tjetër që vjen nga Bylisi, pasi kalon Vjosën, ndjek kurrizin e kodrave që të çon rrëzë qytezës drejt Amanties.

Muret e qytezës me gjatësi rreth 380 m përfshijnë një sipërfaqe afër 0.6 ha mjaft të përshtatshme për banim. Linja e mureve është kaluar buzë pjerrësisë në anën veriore dhe perëndimore, ndërsa në pjesën tjetër është kaluar sipas vijës rrushkulluese. Kjo ka përcaktuar formën shumëkëndëshe të çrregullt të planimetrisë. Muri përshkon në përgjithësi vija të drejta me lakime të buta sipas formës së terrenit. Kthesat merren në kënd të drejtë apo të gjerë dhe në dy vende janë përforcuar me kulla. Këto janë edhe pikat më të mundshme të sulmit. Nga ana 1. ku terreni gjithashtu i favorizonte sulmet, funksionin e kullës e luante vetë balli i ngushtë i murit të qytezës.

Muri është ndërtuar me blloqe gëlqerore të nxjerra nga shkëmbi i kodrës që ka një vendosje gjeologjike në fomnë shtresash me lartësi të bara-bartë. Kjo ka përcaktuar edhe formën paralelpipedo të zgjatur (1.70 — 2m) të gurëve me lartësi të vogëf (0.25 — 0.30 m). Gurët janë vendosur në mur pothuaj ashtu siç janë nxjerrë nga gurorja me faqen e jashtme të papunuar. Në gjërësinë prej 2.80 m muri përbëhet nga këmisha e jashtme dhe e brendshme me mbushjen prej gurësh mesatarë dhe të vegjël. Lidhja e të tri pjesëve arrihet me gurë tërthorë, të cilët herë pas here formojnë parete lidhëse në gjerësinë cemurit. Lartësia e ruajtur e murit nuk e kalon një rresht dhe është e vështirë të flasësh më tepër për veçoritë e tjera të tij.

Nga kullat ruhet në gjendje më të mirë ajo nr. 2 në anën jugore, e cila ëshlë inkastruar në murin rrethues. Dallohet si një ndërtim katërkëndësh 8 x 7 m. Paretet me gjerësi 1.20 m përbëhen nga dy gurë gjatësorë. Ambienti i brendshëm lidhej me një derë me gjërësi 2 m. Kulla tjetër lidhet organikisht me murin dhe ka gjithashtu formë katërkëndëshe me ballë 10 m dhe dalje 7.20 m. Hyrja e vetme në qytezë duket se ka qenë në anën jugperëndimore., buzë pjerrësisë, ku mund të mbrohej më lehtë.

Në sipërfaqen e qytezës dallohen një numër godinash, prej të cilave, njëra e ndërtuar me gurë të mëdhenj, shkon paralelisht me murin rrethues pranë kullës jugore.

Gjetjet e keramikës janë të zakonshme në territorin e përfshirë nga muret rrethuese dhe në terracën që shtrihet në 1. të qytezës. Mbizotërojnë tjegullat solene me buzë të trashura apo të kthyera. Në keramikën e përdorimit përmendim një grykë amfore dhe një buzë skifosi me vernik kafe të errët, një fund skifosi me vernik gri në qielli dhe dy grykë enësh kuzhine, të cilat datohen si tipa në shek. III-II p.e.sonë.

Qyteza e Hadërajt bën pjesë në grupin e vend-banimeve që kanë pasur si qendër Amantien. Në këtë kuadër roli i saj qëndronte në kontrollin e rrugës Bylis-Amantie si dhe të kryqëzimit të saj me një nga rrugët sekondare për në luginën e Vjosës. Ajo ishte njëkohësisht një qendër e vogël banimi me karakter fshatar. Kjo ka përcaktuar edhe pamjen arkitektonike të mureve, të cilat, për sa i përket zgjidhjes planimetrike dhe strukturës së murit, janë të tipit qytetar, ndërsa nga stili i punimit të fasadës mbeten primitiv. Duke u nisur nga të dhënat që disponojmë, mund të japim si terminus ante quem për ndërtimin e qytezës, shek. III p.e.sonë. Materialet e mbledhura në sipërfaqen e saj tregojnë se jeta nuk vazhdoi aty përtej shek. I p.e.sonë.

KALAJA E MAVROVËS

Kodra me dy maja e Rethunit, mbi të cilën ngrihej qyteti antik i Mavrovës, ndodhet mbi bregun e djathtë të Shushicës, atje ku lumi zgjeron shtratin e tij në një luginë aluvionale. Prej saj kontrollohet një pjesë e mirë e zonës kodrinore që pason në jug të Shushicës si dhe fusha në të dyja anët e lumit. Gjithashtu degëzohej nën këmbët e kësaj kodre rruga natyrale drejt Cerjes për në Kaoni apo drëjt Amanties për në ngushticat e Antigonesë.

Pjesa perëndimore e kodrës përbën një shpat të butë, i cili zihet sot pjesërisht nga lagjja «Çakallovë» e fshatit Mavrovë. Ana lindore e saj pritet thikë nga një rënie shkëmbore dhe ka qenë lënë e zbuluar nga ndërtuesit e murit të qytetit. Ky mund të ndiqet pothuaj pa ndërprerje duke u nisur nga këndi juglindor. i qytetit, prej ku bën një zbritje drejt perëndimit. Pothuajse në mesin e kësaj distance muri është çarë nga një rrugë e sotme që ka nxjerrë në dukje gjerësinë prej 3.30 m të tij, me mbushjen prej gurësh të vegjël (fig. 27). Nuk dallohet kthesa që bën muri drejt veriut në faqen perëndimore të kodrës, por trakte të veçanta të tij mund të ndiqen në drejtim të vijës rrushkulluese. Pothuaj në mesin e faqes ruhet një trakt në pesë radhë, që qëndron mbi një themel prej blloqesh që janë lënë siç kanë dalë nga gurorja. Mbi njërin prej tyre ruhet kanali i bërë për shkëputjen e gurit dhe vendet e katër pykave të gjëra. Që këtu muri bën një kthesë në drejtim të lindjes, për të kaluar në një hark të gjerë lugun që formon faqja e kodrës në këtë anë. Këtu ruhet edhe trakti më përfaqësues në një gjatësi rreth 30 m dhe lartësi 3 m. Blloqet janë gëlqerore me forma katërkëndëshe dhe pjerje të lehtë të njerës prej brinjëve anësore. Faqet e jashtme të tyre janë trajtuar me goditje çekani me një fryrje të butë. Radhët janë izodomike me lartësi 0,53-0,60 m. Si themel janë përdorur gurë të papunuar, mbi të cilët kalon për nivelim një rresht pllakash më i dalë se muri. Në fasadë, çdo 2,60 m, dallohen gurlidhësit e ndarjeve tërthore që përshkojnë mbushjen prej gurësh të vegjël. Këtu muri bën edhe një kthesë në kënd të gjerë.

Gjurmët e murit humbasin në drejtim të lugut, ku duhet të ketë qenë edhe një nga hyrjet e qytetit. Më tej ai del përsëri në drejtimin verilindje, me një trakt që ka shenja të qarta rindërtimi. Vetëm nga tarraca e dheut që është formuar mbi murin, mund të ndiqet traseja e tij, që ngjitet drejt kodrës më të ulët të anës veriore.

Gjatë gjithë kësaj gjatësie të mureve nuk dallohet ndonjë kullë apo hyrje. Që ky nuk ka qenë i vetmi rrethim i qytetit, duket nga një kullë që gjendet brenda sipërfaqes së tij, në faqen e kodrës më të lartë. Është një kullë me ballë 6.60 m e ndërtuar me blloqe trapezoidale me faqe guroreje. Gjatësia e tyre lëviz nga 0.80 m. në 1.90 m, ndërsa lartësia është 0.80 m. Blloqet janë vendosur në radhë të rregullta, por vija horizontale e fugave thyhet nga shkallëzimet. Në qoshet e kullës janë përdorur vija peshimi. Gjithashtu rreshti i parë del më jashtë në ballin e saj, duke formuar një farë cokoli. Vendësit tregojnë edhe për gjurmë të tjera të këtij muri, gjë që vërteton qenien e një muri akropoli që rrethonte vetëm majën më të lartë të kodrës..

Nga teknika e ndërtimit e përdorur në të dy muret, kuptohet se ato u përkasin dy periudhave të ndryshme. Më i hershëm nga pikëpamja stilistike paraqitet muri i kullës (akropolit), që është i tipit trapezoidal me rreshta të thyer, me trajtim të fryrë të faqes. Në krahasim me Amantien ai paraqet një variant të zhvilluar të këtij tipi, ku linja horizontale është më e qetë dhe format e gurëve më të rregulltë. Nga kjo veçori ai dallon edhe nga muri i të njëjtit tip në Klos, me të cilin ka të përbashkët faqen e papunuar të fasadës. Më afër është ai me murin e periudhës së dytë të Butrintit (të portës së Liqenit).

Duhet menduar se muri trapezoidal i Mavrovës i takonte fazës më të hershme të zhvillimit të vendbanimit, siç vërtetohet edhe nga gjetja e disa fragmenteve arkaike në majën e kodrës ku gjendet. Zgjerimi i vendbanimit dhe kthimi i tij në një qytet bëri të nevojshëm ndërtimin e një muri të dytë rrethues, ndërsa i pari mbeti në funksionin e akropolit. Muri i periudhës së dytë është i tipit katërkëndësh izodomik me trajtim pak të fryrë të faqes që të kujton deri diku murin e Bylisit dhe veçanërisht atë të periudhës së parë të ndërtimit në Berat. Kjo veçori e dallon atë nga muri i periudhës së dytë të Matohasanajt ku faqet janë shumë të fryra. Mungesa e kullave në planimetrinë e Mavrovës duket se është një veçori që lidhet me një fazë të hershme të këtij tipi.

QYTEZA E CERJES

Mbi rafshin që shtrihet në vendin e takimit të lumit të Kuçit me përroin e Smokthinës ngrihet në formë piramide kodra e Kalasë së Cerjes . Muret antike rrethojnë një sipërfaqe rreth 2 ha në shpatin jugor të saj, që është më pak i pjerrët dhe më i përshtatshëm për banim. Ky shpat ndërpritet në një rrëpirë të pakalueshme mbi bregun e lumit, vend që është lënë i pafortifikuar nga ndërtuesit e qytezës. Anët e tjera të kodrës karakterizohen nga një pjerrësi mesatare.

Planimetria e qytezës është pothuaj katërkëndëshe. Hyrja kryesore gjendet nga ana juglindore, ku një rrugë zbret në breg të lumit, te këmbët e urës antike. Një hyrje e dytë, e mbrojtur me kullë, gjëndet në këndin e kundërt të qytezës. Në dy këndet e tjera ka gjithashtu një kullë katërkëndëshe dhe një të rrumbullakët. Gjatë kurtinave vihen re dy thyerje që spostojnë vijën e murit dhe një kullë katërkëndëshe.

I gjithë muri i qytezës paraqet një dorë të vetme ndërtimi. Pjesë të ruajtura të tij takohen në anën veriore dhe I., ndërsa ana perëndimore pothuaj është rrafshuar. Në anën Iidore (në pjesën B-C) ruhet një trokt prej dy radhësh prej blloqesh gëlqerore me forma katërkëndëshe me lartësi të barabartë 0.63 m. Faqet e tyre janë rrafshuar me çukitje. Vijat e bashkimit që janë theksuar me prerje të anëve 2-3 cm, janë shpesh të pjerrta, gjë që jep nganjëherë përshtypjen trapezoidole të tyre. Gjërësia prej 3.30 m përbëhet nga dy këmishat dhe mbushja me gurë të vegjël, që ndërpritet çdo 2.15 m nga ndarjet tërthore. Gurlidhësit e tyre dalin rregullisht në mënyrë të alternuar në fasadë. Mbi blloqet ka gjithmonë një ose dy thellime në formë kanali, që shërbenin për vendosjen e levës gjatë lëvizjes së gurit që vihej sipër.

Në anën veriore lartësia e rreshtave është 0.59 m, gjë që tregon se kudo muri ishte izodomik. Në anën perëndimore (në pjesën G-H) ruhet një trakt i vendosur mbi shkëmbin e niveluar me anë të një rreshti që del 0.16 m. Mbi të vijnë dy blloqe me lartësi 0.53 m. Disniveli që krijohej nga shkëmbi në pjesën tjetër është eliminuar nëpërmjet shkallëzimeve dhe përdorimit të mbushjeve në formë pykash, që të kujtojnë muraturëne tipit trapezoidal. Në vendet ku muri kalonte në tokë, janë përdorur si themel  gurë të punuar vetëm në pjesën e sipërme.

Hyrja juglindore formohet nga një kthesë në kënd të gjerë e murit dhe nga vendosja e një muri paralel buzë rrëpirës, ndërmjet të cilëve mbetet një korridor me gjërësi 3 m. Kjo hyrje, që është një variant i tipit me korridor paralel me murin mbrohet në dy drejtime që nga kthesa këndgjërë në krah të djathtë të saj.

Hyrja veriperëndimore (Hyrja II) paraqet një tip më të zhvilluar me korridorin 2.80 m të gjerë të krijuar buzë kullës që e mbron atë. Kjo e fundit ka formë katërkëndëshe me ballë 6.70 m dhe me dalje 3.50 m përpara hyrjes. Një tip të ngjashëm hyrjeje kemi te porta e liqenit (skea) në Butrint.

Në raport me gjatësinë e kufizuar të kurtinave kulla është një element i përdorur në masën e duhur në planimetrinë e qytetit. Atë e ndeshim në tre prej këndeve të saj dhe në njerën prej brinjëve. Kulla e këndit jugperëndimor është një ndërtim katëkëndësh, që nga dalja përbën një zgjatim të murit, jugor të qytezës. Formën katërkëndëshe e përcakton prerja prej 7 dhe 3.40 m në anën perëndimore. Rreshti i fundit, pak i dalë, përbën njëkohësisht themelimin e kullës. Mbushja është bërë me gurë mesatarë midis murit dhe shkëmbit që kufizon nga prapa ndërtimin.

Pas saj, në një të tretën e murit perëndimor të qytezës, gjendet kulla 3 në formën katërkëndëshe të çrregullt, me ballë 6 m dhe brinjë 4.60 dhe 7 m. Në qoshen e ruajtur ajo ka të gdhëndur një vijë peshimi. Në të njëjtën mënyrë si kulla 4, nga një zgjatim prej 3.50 m i murit verior të qytezës është  formuar edhe kulla 2, që mbron hyrjen veriperëndimore. Ajo ka formë katërkëndëshe me ballë 6.70 m.

Kulla v.l. (nr. 1) ka formë rrethore me diametër 9 m. dhe del nga muri 7.30 m. Dallohet gjerësia e murit prej 3 m, pas të cilit ka pasur një ambient por mbrojtësit. Rreshti i poshtëm i murit të kullës, punuar njëlloj si të tjerët, del më jashtë në formë cokoli. Mbi të ruhet një radhë blloqesh me lartësi 0.70 m. Në mes të faqes ka një vijë peshimi në formë kanali katërkëndësh me seksion 9x5 cm.

Në sipërfaqen e rrethuar nga muret dallohen gjurmë banesash të ndërtuara me gurë të papunuar. Ka edhe mjaft gjetje qeramike të shek. Ill-I p.e.sonë.

Muratura e qytezës së Cerjes i takon katërkëndëshit izodomik me faqe të sheshtë. Mjaft afër është ajo me muraturën e të njëjtit tip të Kaninës, me të cilin ka të përbashkët lartësinë e rreshtave dhe trajtimin me çukilje të faqeve të sheshta. Megjithëse nga pikëpamja formale ai është i të njëjtit tip si muri katërkëndësh i Amantias, ndërmjet tyre ka një ndryshim që del në pah nga krahasimi i planimetrisë. Në Cerje vëmë re një komplikim të saj nga vendosja e kullave gjatë kurtinave dhe pranë hyrjes në funksio-nin e vërtetë të tyre. Në këtë pikëpamje Cerja lidhet më tepër me qendrat e luginës së Drinosit, me Zgërdheshin dhe Dorëzin.

Ura e Bagdanit. Nën Kalanë e Cerjes, rreth 70 m para kthesës që bën lumi rrëzë kodrës ku ngrihet ajo, gjenden këmbët e një ure antike. Bregu i majtë i lumit është në këtë vënd më i ulët dhe shtrati zgjerohet duke krijuar një va. Gjithashtu një shkëmb i madh në mes të tij ishte një mbështetje natyrale për hedhjen e urës. Nga ura ruhet më mirë një këmbë që mbështetej në trapin e bregut të majtë. Ajo ka në plan formë trapezi me ballë 3.05 m të gjërë. Nga ana e rrjedhjes muri i këmbes takon në kënd të gjërë me trapin, ndërsa nga ana tjetër në kënd të drejtë .

Nga balli i këmbës ruhen tri radhë blloqesh. Radha e poshtme, që përbën themelin, është vendosur mbi shtufin e bregut për ta niveluar. Faqja e dukshme e tyre është punuar trashë. Nga sipër ata janë niveluar për vendosjen e blloqeve të radhës së dytë, duke lënë edhe një prag 0.10-0,12 m të lartë për mbajtjen e tyre. Blloqet e radhës së dytë janë vendosur 0.10 m më brenda. Format e tyre janë katërkëndëshe, disa herë me brinjë të pjerrëta, me prerje të anëve dhe punim të sheshtë të faqeve, të realizuar me vijëzim, njëlloj si në murin e qytezës. Lartësitë e rreshtave janë 0.48 dhe 0.52 m, gjë që tregon për një trajtim izodomik të fasadës. Mbushja ndërmjet faqes së murit dhe trapit është berë me gurë të vegjël, të hedhur, pa rregull. Këmba ngrihej në këtë mënyrë deri në lartësinë e bregut, rreth 3 m nga themeli.

Gjurmët e këmbës së dytë të urës përfaqësohen nga dy blloqe në vend, mbi një damar shtufi që përshkon zallishtën e lumit, 7 m larg këmbës së parë. Kanë formë katërkëndëshe me gjatësi rreth 1 m dhe lartësi 0.43 m. Dy kanale për lidhje plumbi mbi njërin prej tyre tregojnë se ka pasur edhe gurë të tjerë. Me të vërtctë, 1.50 m më tej dallohet një bllok i tretë, i lëvizur pak nga ujërat, i cili shkon paralelisht me fasadën e këmbës së parë. Prej këtyre elementëve mund të rikonstruktohet në një farë mase këmba e dytë e urës, e cila brinjën kundër rrjedhjes e kishte të pjerrët për t’i qëndruar forcës së ujit. Nuk ruhen gjurmë të këmbës së tretë, ndërsa rolin e këmbës së katërt e luante shkëmbi brënda në lumë që gjendet rreth 7 m larg bregut të djathtë. Pjesa e sipërme e tij, rreth 4 m mbi sipërfaqen e ujit, është punuar për vendosjen e dërrasave të urës. Në bregun e djathtë të lumit nuk ruhen më gjurmë të urës, përveç një blloku të rrëzuar që ka mbetur nga një këmbë, e cila mbahet mend nga vendasit, përpara Çlirimit.

Gjatë bregut të lumit ka edhe mjaft blloqe nga të urës, që janë zhvendosur nga uji, por ndërmjet tyre, ashtu si dhe ndër ata që ruhen në vend, nuk ka asnjë shenjë qemeri. Kjo tregon se ura ka qenë ngritur me këmbë murature, mbi të cilat vendoseshin dërrasat. Ka pasur gjithsej pesë këmbë të tilla në një largësi prej rreth 30 m, në një vendosje rreth 7 m larg njëra-tjetrës. Lartësia e tyre mbi pasqyrën e ujit sipas së dhënës që mund të nxjerrim nga shenjat mbi shkëmbin në lumë, ka qenë rreth 4 m. Ndërtime të ngjashme me shtrojë dërrasash mbi pilona kemi në urën e Topçiasit mbi Shkumbin dhe urën e kalamasit në Epir. Veçoria e urës së Bogdanit qëndron në mungesën e përdorimit të llaçit. Ngjashmëria e muraturës së saj me atë të qytezës së Cerjes na bën të mendojmë se ato janë ndërtime të së njëjtës kohë. Përvec banorëve të qytezës, ura u shërbente udhëtarëve të rrugës që vinte nga Amantia për të dalë në Borsh apo në skelën Panormit nëpër luginën e lumit të Kuçit.

KALAJA E BORSHIT

Rruga natyrale nëpër luginën e Shushicës, pasi ngjitej në qafën e Kuçit, ndiqte luginën e përroit të Çorrajt për të dalë në bregdet në fushën e Borshit. Në këtë pjesë të dytë rruga ishte e detyruar të ndiqte shpatet në bregun e majtë të përroit, i cili kishte një shtrat të ngushtë dhe tepër të thepisur për t'u kaluar. Qafa e fundit mbi bregdet ndan nga ana e përroit një kodër 385 m të lartë, ku gjenden gjurmët e një fortifikimi antik. Në pjesën e sipërme të kodrës ka disa rrafshe të përshtatshme për banim që përfshihen tani brenda një rrethimi mesjetar. Që aty shpati jugor zbret në pjerrësi mesatare drejt fushës. Një kurriz shkëmbor shënon kufirin e tij me shpatin lindor, i cili së bashku me atë verior vijnë duke u pjerrur deri sa kalojnë në gremina mbi përroin e Çorrajt. Ana lindore që lidhet me qafën është më e

butë, me përjashtim të dy kreshtave shkëmbore që ngrihen mbi rrugën që vjen prej saj. Vendi ishte në këtë mënyrë mjaft i mbrojtur dhe përveç kontrollit nga afër të rrugës së Amanties, zotëronte fushën e Borshit dhe gjirin e detit që krijohet pranë saj.

Gjurmët e fortifikimit antik, që mund të ndiqen pothuaj gjatë gjithë gjatësisë së tyre formojnë një paralelogram të çrregullt me perimetër rreth 600 m (fig. 3B)26). Mc një sipërfaqe rreth 1.8 ha dhe mundësitë e kufizuara ekonomike, qyteza e krijuar në këtë mënyrë, ishte kryesisht një qendër me korakter strategjik, që mbronte një nga hyrjet kryesore për në territorin e amantëve dhe njëkohësisht siguronte lidhjen e tij me detin Jon.

Traseja e mureve ndjek vija të drejta duke bërë kthesa në kënd të gjerë apo të drejtë, të paforcuar me kulla. E vetmja kullë e dallueshme gjendet në anën verillindore, ku shoqërohet me një kthesë në kënd të ngushtë, për të mbrojtur kurrizin e gjerë që formon kodra në këtë anë. Nga ana e qafës dallohet edhe e vetmja hyrje për në qytezë. Vihen re dy tipe murature. E para, me të cilën është ndërtuar pothuaj krejt fortifikimi, përfaqësohet nga një trakt i ruajtur mirë me anën jugore. Blloqet janë trapezoidale me punim të fryrë të faqes. Ndeshen edhe forma kakatërkëndëshe dhe, në një pjesë të vogël të murit, edhe poligonale. Lartësia e rreshtave është e ndryshme (0.25 — 0.75 m) dhe ato thyhen vazhdimisht nga shkallëzimet e shumta, por mbeten gjithmonë horizontale. Në fasadë ka tri vija peshimi të gdhendura rreth 15 m nga njëratjetra. Gjerësia e murit është 2.90 m dhe përshkohet krye 2.60 m nga ndarja tërthore që dallohen në fasadë nga gurlidhësit e alternuar. Mbushja midis tyre është bërë me gurë të vegjël. Si tip ky mur i përket trapezoidalit me faqe të fryrë.

Një dorë të dytë, me tipare pseudoizodomike përfaqëson muri i akropolit, nën muret mesjetare të anës perëndimore.

Periudha tjetër e ndërtimit përfaqësohet nga një trakt me pikat A - B, i ndërtuar me gurë pak të punuar në forma katërkëndëshe. Me gjithë pamjen primitive ai duket se përbën një rindërtim për vetë faktin e shtrirjes së kufizuar të tij. Këtij i përket edhe një hyrje e vogël e tipit me korridor paralel me murin, pranë hyrjes kryesore të qytezës.

Siç vumë në dukje, planimetria e qytezës është e varfër në elementë mbrojtës. Kulla e vetme ka formë katërkëndëshe 5 x 7 m dhe nga mënyra e krijimit nëpërmjet zgjatjes së brinjës së murit i ngjan kullës së Cerjes. tdhe hyrja është e pambrojtur nga kulla dhe është krijuar, në një mënyrë të veçantë, në njërën prej kthesave kënddrejta të murit.

Muraturën e Borshit mund ta shohim si një variant të vonë të trapezoidalit me rreshta të thyer të kohës kur rreshti sundon si koncept ndërtimor. Për këtë arsye vëmë re se vijat horizontale të fugave, megjithëse thyhen vazhdimisht, nuk pjerren pothuaj kurrë. Në disa vende shkallëzimet përdoren rrallë dhe muratura kthehet në një trapezoidal të vërtetë pseu-dozodomik. Vetëm në një rast ajo merr një karakter poligonal. Për një variacion të tillë të formave dhe linjave të fugaturave, muratura e periudhës së parë të Borshit të kujton Çukën e Ajtojt, me dallim se tek ajo e fundit prirja kryesore është ndaj poligonalit. E përbashkët është gjithashtu edhe varfëria e elementeve mbrojtëse në planimetri.

Në analizën e përgjithshme të qendrave të fortifikuara amante duhet të nisemi në radhë të parë nga roli i tyre në territorin e koinonit. Për sa u përket kushteve ekonomike dhe veçorive gjeografike ky territor ka dy treva kryesore. Treva e brendshme, që përmbledh luginën e Shushicës dhe zonën malore rreth saj, është edhe pjesa qendrore e territorit amant.

Ekonomia e saj bazohej në bujqësinë e favorizuar nga fushat pjellore gjatë luginës së Shushicës dhe degëve të saj. Gjithashtu pjesa kodrinore ishte mjaft e përshtatëshme për zhvillimin e frutikulturës. Këtu kalonin rrugët tregtare që përshkonin territorin amant drejt Epirit. Për vetë këtë territor, kjo trevë kishte rëndësi edhe për lëvizjen e tufave në shtegtimin nga kullotat verore për në ato dimërore.

Në këtë trevë qyteti kryesor ishte Amantia. Mbizotërimi i saj është përcaktuar nga pozita në strategjike mbi territorin amant, nga kushtet më të mira të mbrojtjes natyrale dhe nga kontrolli i afërt i rrugëve tregtare për në Epir. Nuk është pa rëndësi edhe ndodhja pranë zonës së pasur me kullota, që përbëjnë kodrat rreth saj dhe mali i Tartarit. Roli i veçantë ekonomik i Amantias del në dukje në radhë të parë nga prerja e monedhave prej bronxi, që u emëtuan në emër të tërë amantëve. Edhe për sa i përket sipërfaqes së qytetit (15 ha) dhe gjatësisë së mureve (2200 m) Amantia radhitet krahas gjashtë qyteteve kryesore ilire (Bylisi, Klosi, Berati, Lisi, Shkodra). Ajo ishte njëkohësisht edhe qendra politike kulturore dhe shpërtërore e amantëve, gjë që del në dukje nga mbishkrimet, skulpturat, tempulli dhe stadiumi i zbuluar në qytet.

Përsa i përket territorit, radhitet si qytet edhe Kalaja e Mavrovës, ku mund të identifikohet qyteti Olympe, i cili preu monedhë në periudhën 229-148 p.e.sonë. Procesi i rritjes së vendbanimit nga një qendër e vogël e fortifikuar në një qytet del sot për sot vetëm nga raporti i akrepolit me vetë qytetin që zë një territor rreth 4 herë më të madh.

Në zonën bregdetare, vendbanimi i tipit qytet përfaqësohet nga Kanina dhe Treporti, vetëm se roli i tyre ekonomik në krahasim me Amantien dhe Mavrovën ka qenë më i vogël. Si skela të pavarura ato konkuroheshin nga Oriku dhe Aplonia dhe e; luanin këtë rol kryesisht në funksion të zonës së brendshme amante.

Tipi i dytë i vendbanimeve përfaqësohet nga Matohasanaj, Cerja, Hadëraj, të cilët në kuadrin e territorit amant kanë kryesisht funksion strategjik. Ato sigurojnë krahët e qyteteve amante dhe njëkohësisht kontrollojnë pjesët e veçanta të territorit dhe rrugët që i përshkojnë ato.

Nuk përjashtohet edhe roli i tyre ekonomik në lidhje me pellgjet e vogla gjeografike, mbi të cilat zotërojnë këto kështjella. Ky karakter i tyre shprehet edhe nga arkitektura që përfaqësohet kryesisht nga fortifikimet. Ndërmjet vetë këtyre qendrave ka ndryshime për sa u përket madhësive, forcë së fortifikimeve dhe realizimit teknik të tyre. Në këtë pikëpamje qëndron në radhë të parë Matohasanaj, pastaj vjen Cerja, Borshi dhe qendrat e tjera më të vogla.

IDENTIFIKIMI

Nga qendrat e amantëve të kumtuara nga autorët antikë, përveç Amanties njohim Thronin dhe vendin e Karias të kumtuar nga Lykofroni identifikimi i Amanties qëndron sot jashtë çdo dyshimi në saje të një njohje më të mirë të mbeturinave të kalasë së Ploçës, gjetjes me shumicë të monedhave amante, dekreteve etj. Për këtë arsye është e tepërt rezerva e shprehur nga Hamondi dhe e pafrutshme përpjekja për ta hedhur atë në bregun tjetër të Vjosë, në Kalanë e Klosit. Me të dhënat e sotme ky problem mund të quhet i zgjidhur përfundimisht.

Ndryshe qëndron puna me Thronin, për të cilin ka përpjekje për ta identifikuar në Kaninë31). Kjo hi-potezë qëndron më mirë se ajo që e çon në Ploçë32), apo në Cakran33), por nuk mund të quhet e kënaqsh-me. Nga shpjegimi i Pausanies dhe nga mbishkri-mi34) del se apoloniatët nuk luftuan me tërë amantët, por vetëm me njërin prej qyteteve të tyre. Koha e ngjarjes është vendosur rreth vitit 470, gjë që na jep

mundësi të kufizohemi në ato qendra aman-te të fortifikuara, që na kanë dhënë materiale më të hershme. Si të tilla kemi Mavrovën dhe Trepor-tin.35 36) Sidoqoftë është vështirë të mendojmë se apo-loniatët në këtë periudhë synojnë drejt tokave të brendshme për të zgjeruar territorin c tyre, gjë që do t’i kishte vënë në armiqësi dhe luftë me tërë bylinët dhe amantët. Është e qartë se ata në këtë periudhë mundoheshin të mbanin marrëdhënie të mira me fqinjët, gjë që siguronte cdhe zhvillimin ekonomik të qytetit. Konflikti i vetëm mund të lindte në dete për sigurimin e lundrimit nga pirateria dhe për një skelë rezervë në rast se kalimi në grykën e Vjosës ishte i pamundur në kohë të keqe. Si një qendër e tillë vjen në konsideratë Treporti, i cili është një skelë natyrore, që veçohet lehtë nga pjesa tjetër e territorit amant. Nga mbishkrimi i Olympias del qartë se kemi të bëj-më jo me një qytet të madh, por me një qendër të vogël që mund të përputhet fare mirë me Treportin.

Në territorin amant është supozuar edhe lokali-zimi i Olympe.s, qytet llir, i cili deri para tri dekadave njihej vetëm nga një njoftim i shkurtër i Stefan Bizantinit. Gjetja e monedhave të këtij qyteti jo vetëm që vërtetoi këtë njoftim, por dha mundësi që të për-caktohet ajo zonë e llirisë ku duhej kërkuar qyteti. Në radhë të parë kjo u bë e mundur nga simbolet e moncdhave që ishin të ngjashmo me ato të Apolo-nisë, Amanties dhe Bylisit. Pra qyteti duhej të ndodhej diku ndërmjet këtyre tri qcndrave antike. Vendi i gjetjes së monedhave është gjithashtu një tregues që e ngushton edhe më shumë zonën e kër-kimit. Të dhëna të sakta kemi për dy monedha të Olympas të gjetura në Amantia dhe tri të tjera nga Mavrova.

Stilian Adhami - Një monument me vlerë i shek. XVII në Voskopojë

Nga qyteti mesjetar i Voskopojës, që në sajë të një sërë fqktorësh me karakter ekonomik dhe politiko-shoqëror arrrti kulmin e zhvillimit të tij ekonomik e kulturor në gjysmën e parë të shek. XVIII, trashëgojmë mjaft monumente që i përkasin periudhës së lulëzimit të gjithanshëm të tij. I vetmi monument, që ka arritur deri në ditët tona nga shek. XVII, domethënë nga periudha kur fshati i Voskopojës ishte në kapërcyell të rritjes së tij për të marrë fizionominë e një qendre ja të papërfillshme zejtaro-tregtare, është kisha e manastirit të shën Prodhromit.

Ky manastir gjendet nga ana veriore e Voskopojës, në një largësi rreth dy km tej kodrave të kishës së Shënepremtes, më e hershmja e kësaj qendre mesjetare. Pozita natyrore e këndshme që është zgjedhur për ndërtimin e këtij manastiri, në një lartësi 1279 m në mes të borigave e blerimeve dhe ujërave të rrjedhshme, mbrojtur nga erërat dëmtuese, lejon soditjen e një panorame të rrallë. Horizonti i gjerë, që shtrihet nga ana jugore dhe që

përvijon larg drejt kodraye e yargm.aleve të mbu-shura me bimësi, qrrin deri në Lenie, Ostroyicë dhe majat e Tomorit.

TË DHËNA HISTORIKE PËR MANASTIRIN

Mbi rrethanat, në të cilat u hodhën themelet e para dhe kohën e ndërtimit të këtij manastiri  si dhe pikturimit të kishës së tij, ka të dhëna dokumentare, që përkojnë, midis tyre. Së pari, flet mbishkrimi i gdhendur mbi mermer në faqen e brendshme të derës së kishës, sipas të cilit punimet e ndërtimit të kishës kanë filluar në vitin 1632, kurse pikturimi i saj ka përfunduar në vitin 1659, domethënë 27 vjet pas hedhjes së themeleve. Punimet e ndërtimit të kishës duhet të kenë vazhduar dy vjet. Kjo del nga burimi i dytë, siç është kronika e nxjerrë prej një kodiku të vjetër të këtij manastiri, sipas të cilit ndërtimi i kishës ka marrë fund në vitin 16344. Meqenëse shënimi nga kodiku jep datë themelimi vitin 1634, kurse mbishkrimi, edhe pse sqarues, por jo dhe pa të meta, jep vitin 1632, E. Kurilla6 jep këtë shënim: «Sigurisht ndodhi gabim ose në kopjim ose tipografik, sepse nuk pajtohet me sa thotë botuesi më poshtë, i cili nuk pa fare kontradiktën». Sipas mendimit tonë mundësitë janë që njëri të flasë për hedhjen e themeleve dhe tjetri për përfundimin e punimeve. Në një gojëdhënë korçare bëhet fjalë se manastiri i shën Prodhromit ka qenë një ndërtim i vogël më i vjetër i ngritur nga murgj voskopojarë, boboshtarë e mborjarë.

Rrënojat e ndërtimeve të dikurshme rreth kishës fënë të kuptohet se ç'qendër e madhe ka qenë ky manastir, i cili lidhej me qytetin me rrugë kalldrëmi, që aty-këtu ruhet pjesërisht. Manastiri ka qenë një godinë e madhe dykatëshe, me dhjetëra konakë, në trajtën e shkronjës L. Pranë manastirit dikur ka qenë edhe një kishëzë (parakiis) me emrin e Trearkondëve, por që e lë me kohë pas dore është kthyer në gërmadhë.

Siç del nga të dhënat e kodikut dhe burime të fjera (Vaigandi, Martiniani, Kurilla, Qafëzezi) ky ansambël monumental u rrit nga një faltorë e vogël private, që ka qenë fillimisht. Ndërmejt të tjerëve, në qytet si ktitorë fillestarë të dëgjuar për ndërtimin e këtij manastiri përmenden Andon Shipckjoti dhe Gjergj Guco e Mihal Milingjeri.

Nga kodiku mësojmë gjithashtu se Partheni (1765-1783), krahas rikopjimit dhe plotësimit të kodikut, bëri njëkohësisht meremetime dhe shtesa në ndërtesat e manastirit. Shtesa u janë bërë konakëve të manastirit edhe në vitin 1910. Nga përshkrimet që kemi, para Luftës së Dytë Botërore numri i dhomave të manastirit arrinte në dyzet.

ARKITEKTURA E KISHËS

Ndryshe nga kishat e tjera të Voskopojës, të tipit bazilikal, kisha e manastirit të shën Prodhromit dallohet në arkitekturë si tip tjetër në konceptimin e hapësirës së brendshme, duke qenë kishë e stilit bizantin në formë kryqi, e përbërë nga narteksi i thjeshtë, katolikoni në trajtë qemerësh me ndriçim të pamjaftueshëm me kube në gjysmë rrethi, nga absida në formë kamare shumë harmonike. Ajo ka një organizim planimetrik e vëllimor më të zhvilluar se kishat e tjera të kësaj kategorie. Në të kemi një hapësirë përpara absidës, që krijohet nga vendosja e dy pilastrave suplementare.

Kisha është trekonkëshe me kupolë mbi tambur dhe me qemere e kalota sferike mbështetur mbi dy pilastra të lirë dhe katër shtylla, tip trenefshe, me përmasa që përkapin 10.65 m x 6,45 m, ndërsa lartësia e nefit qendror arrin 9,30 m.

Nga një kalkografi e shek. XVIII ku figuron manastiri me gjithë kishën, vrojtojmë se kisha ka qenë e pajisur me dy kupola me tambur poligonal (6-faqëshe) me nga tri dritare të ngushta në çdo faqe. Me kalimin e kohës, siç duket, dy kupolat janë degraduar e rrëzuar dhe në vendin e tyre sot ka vetëm një, që është rindërtim i vonshëm me tambur po gjashtëfaqësh, por vetëm me 4 dritare gjithsej.

Muret e anëve veriore, perëndimore e jugore të narteksit përmasat e të cilit arrijnë 6,45 m x x 5,60 m janë rindërtuar sërish, kështu që prej narteksit të njëkohshëm me ndërtesën fillestare të kishës sot qëndron vetëm muri lindor.

Në ndryshim me kishat e tjera, që në shumicën e rasteve kanë hyrje si nga ana jugore e naosit qshtu edhe nga ana perëndimore e narteksit, në kishën që ne kemi në shqyrtim hyrje e vetme është ajo e narteksit, nga dera e brendshme e të cilit kalohet në naosin e kishës. Në të dy krahët e portës kryesore ka nga një dritare me hark. Të njëjtat përmasa e trajtë ka edhe një dritare tjetër nga ana jugore e narteksit.

Absida është pesëfaqëshe dhe ndriçohet nga një dritare e vogël, kurse dy të tjera anash në faqen lindore të murit të kishës plotësojnë deri diku ndriçimin e protezisit dhe diakonikonit. Me nga një dritare janë pajisur edhe dy konkat anësore.

Nga ana jugore e kishës, për mbrojtjen e së cilës janë vendosur dy kundërforca në të dy krahët e konkës, janë çelur vonë dy dritare të reja për të përmirësuar ndriçimin e pamjaftueshme të saj. Në pandativat e kishës janë vendosur 12 enë boshe nga 3 në secilën, që me brimat e tyre ato dalin në interierin e kishës. Këto enë vendoseshin në kupolat e kishave për akustikë dhe për të lehtësuar peshën.

I tërë ansambli i manastirit nga ana jugore dominohet nga një kumbanore e madhe katrore në hyrje, e cila ka pësuar cungime e deformime. Përmes portës së hyrjes, ndën kumbanore, me një kalim të harkuar, dilet në oborrin e manastirit, përballë të cilit (brenda mureve rrethuese) ndodhet kisha.

Në vitin 1955 në këtë monument me vlerë janë kryer disa punime konservimi e konsolidimi, në sajë të të cilave kisha u shpëtua nga rreziku i shembjes. Të kësaj kohe janë dhe dy kundërforcat që përmendëm më sipër.

PIKTURA DHE PUNIME TË TJERA ARTISTIKE

Krejt monumenti është i mbuluar me afreska, nga të cilat ruhon në gjendjen fillestare të padëmtuara vetëm ata të faqes lindore të narteksit të vjetër.

Eksplozionet e forta nga zjarri i vitit 1943 shkaktuan plasje të mëdha në kube të kishës dhe në murin jugor të saj, duke dëmtuar rëndë pikturat e naosit dhe të zonës së absidës, të cilat sot paraqiten të çngjyrosura. Këto piktura kanë pësuar një proces transformimi për shkak të djegies, që ka sjellë zhdukjen e pelikulit të ngjyrave, duke lënë të dukshëm krejt vizatimin si dhe intonacionin e ngjyrave bazë gati në monokrom në kafe dhe në disa vende në intonacione blu.

Piktura e faqes lindore të narteksit, i cili nuk mori zjarr, ruan pak a shumë konfiguracionin e mbulesës së vjetër të narteksit dhe përbëhet nga dy skena gati të plota në të dy anët sipër derës së hyrjes që të çon në naos, si dhe nga disa portrete më këmbë dhe në medalione. Dy nike në të dy krahët e derës janë gjithashtu të pikturuara. Këto piktura i përkasin shekullit XVII dhe janë të një niveli artistik të mirë, që dëshmojnë se kisha ka qenë e pikturuar nga mjeshtër të sprovuar.

Mjeshtri freskograf zotëron mirë tematikën si edhe mjeshtërinë e pikturimit, figurat janë të vizatuara ngurtësisht simbas traditës, duke vënë re dhe një farë karakteri skematik në trajtimin e tyre. Ngjyrat në pjesët e pikturës së padëmtuar janë të fuqishme, e kuqja dhe e zeza janë kryesisht ngjyra që mbizotërojnë. Piktura është e mbuluar nga një shtresë verniku dhe është bërë vetëm një tentativë e vogël pastrimi në figurën e një engjëlli në nikën e krahut të majtë të narteksit. Brezi i poshtëm i narteksit, pikërisht ndën pikturat murale, përshkohet nga një dekoracion me një sërë motivesh, që përmbajnë kryesisht figura bimore e shtazore si shpendë, grifone e të tjera figura mitologjike të trajtuara në formën e një motivi dekorativ të përsëritur, që të kujton gërshetime stilesh të ndryshme dhe karakterin e motiveve të përdorura për zbukurimin e ikonostaseve të gdhendura në dru dhe nëpër drapëri. Përdorimi i një motivi të tillë, me sa dimë, është një rast shumë i rrallë që ndesnet në pikturën murale të kishave tona.

Për të përcaktuar autorin e pikturimit të kësaj kishe, duhet të shërbehemi nga shqyrtimi kritik i dy dokumenteve historike: dokumenti mbishkrimor mbi pllakën e murosur në arkitrarin e derës së kishës dhe te kodiku i botuar nga Martiniani. Prej këtij të fundit (Symbolai.... f. 124) nxjerrim vetëm se “Ktitori i parë ka qenë murgu Andon dhe ndihmoi Guco dhe Milingjeri”. Duke e krahasuar këtë me përmbajtjen e mbishkrimit, të bie në sy menjëherë kontradikta. Sipas mbishkrimit ktitor del Gjergj Guco dhe jo murgu Andon. Kjo duhet të jetë më e besueshme dhe mund të nxirret si përfundim edhe nga vetë zbërthimi i shkrimit të kodikut, sipas të cilit Guco vihst në rolin e atij që ka ndihmuar (sigurisht nga ana materiale). Për sa i përket pikturimit të kishës, mbishkrimi na duket se është më i qartë: «U pikturua ky tempullme ndihmën dhe mundimin (nënvizimi ynë) e z. Andon Murg. . .». Më tutje mbishkrimi sqaron për njerëzit që kanë përballuar shpenzimet e pikturimit, kështu që përfundimi që nxjerrim ne është se pikturat e kësaj kishe janë vepër e murgut Andon Shipckjoti nga fshati më i afërt i Voskopojës, Shipcka. Origjinën e tij e marrirn vesh nga hyrja e kodikut të shën Prodhromit, ku murgu Andon Shipckjoti përmendet ndër tre ktitorët më të dëgjuar për ndërtimin e këtij manastiri. Edhe në ndonjë shkrim të mëvonshëm lexojmë se stolisja me kujdes e kishës me piktura ka qenë vepër e murgjve të atëhershëm të këtij manastiri.

Në përshkrimet që na jepen nga vizitorë para djegies së vilit 1943 flitet për pajisje të brendshme të kishës mjaft të pasura në ikona e piktura murale, punime të skalitura në dru, kandelabra (shandanë) gjigande e llampa të varura, gjë që pasqyron edhe dashurinë e voskopojarëve për arlin, gjendjen e tyre të pasur ekonomike dhe qytetërimin që ata kishin arritur. Ikonostasi dhe froni i dhespotit, në të cilët janë ekzekutuar me mjeshtëri punime të gdhendura në dru me teknikën e tejshpimit, me motive bimore dhe shtazore, janë sjellë këtu pas çlirimit nga kisha e Shënepremtes. Megjithatë ruhet këtu edhe një pjesë e anës së sipërme të ikonostasit të vjetër të vetë kësaj kishe, ngelur nga djegia e vitit 1943, nga e cila mund të vërehet niveli artistik i punimit të tij, objekt i gdhendur mjeshtërisht në dru, me figura bimore e shtazore të trajtuara bukur.

Kisha e manastirit të shën Prodhromit është një monument i rëndësishëm jo vetëm për vlerën historike që ka si ndërtim i vetëm i shek. XVII që ruajmë nga ky qytet mesjetar. Ajo dallohet edhe për sa u përket elementeve dhe trajtimit arkitektonik si kishë trekonkëshe e stilit bizantin në formë kryqi dhe si e tillë zë një vend të posaçëm në monumentet e kësaj kategorie në mbarë vendin. Jo më pak të rëndësishme janë edhe vlerat artistike, që me gjithë rrebeshet e kohës, kanë mundur të ruhen në këtë monument, veçanërisht pikturat murale që janë vepra të bukura të një artisti vendës.

info@balkancultureheritage.com