Roma Mbretërore
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit

Roma Mbretërore

~Shaban Dervishi
Populus Romanus Reformat e Serv Tulit

Fqinjët e etruskëve ishin fiset italike të latinëve, sabinëve, ekvëve, hemikëve dhe volskëve. Kur erdhën në Gadishullin Apenin, latinët u vendosën kryesisht në Lacio.

Në shekujt VIII - VI aty ekzistonin shumë vendbanime të vogla, të cilat gradualisht, nëpërmjet procesit të bashkimit, u shndërruan në qytet - shtete relativisht të mëdha për kohën e tyre. Autorët antikë flasin për 30 qytet-shtete të tilla, ku përmendin edhe Romën.

Sipas tyre, ato qenë bashkuar në një federatë të vetme me Alba- Longën në krye, e cila ishte një qendër fetare. Në të kremtet që organizoheshin për nder të perëndisë së tyre të përbashkët, Jupiter- Latinit, të gjithë banorët e federatës latine mblidheshin në Alba-Longa dhe festonin. Më vonë, ndër qendrat urbane të Lacios, rëndësi të madhe mori qyteti i Romës.

Për origjinën dhe historinë e hershme të Romës nuk dihet asgjë e saktë, pasi mungojnë dokumentet e shkruara për këtë çështje, ndaj, për themelimin e Romës jepen dy versione: versioni mitologjik dhe ai shkencor-arkeologjik.

Versioni mitologjik lindi mbi bazën e përpjekjeve për të shpjeguar origjinën e Romës, për t'u dhënë përgjigje pyetjeve se kur u formua Roma dhe kush e themeloi atë. Kështu u krijuan mite të ndryshme, nga të cilat fitoi të drejtën e qytetarisë edhe kjo legjendë:

Kur Troja u shkatërrua nga grekët, një nga heronjtë e saj mitikë, Enea, së bashku me babanë e tij, gruan dhe të birin, u detyruan të largoheshin. Pas shtatë vjet udhëtimesh, plot aventura e peripeci, më nëfund Enea arriti në Latium ose në Lacio, ku ai themeloi një qytet, të cilin e pagëzoi ine emrin Levinje, për nder të vajzës së mbretit të Latiumit me të cilën u martua.

I biri, Askani, themeloi Alba-Longën. Mbreti XIV i Alba-Longës, Numitori, u vra nga i vëllai, Amuli, i cili ia zhduku Numitorit edhe djalin, ndërsa të bijën, Rea Silvian, ia dërgoi në manastir dhe e detyroi të bëhej vestale, priftëreshë e hyjneshës Vesta. Ligji i shenjtë nuk i lejonte vestalet të martoheshin.

Një ditë të bukur manastirin e vizitoi hyu Mars, i cili më vonë u bë perëndia romake e luftës. Rea i pëlqeu shumë Marsit. Kjo ndjenjë, si dhe misioni për të vënë në vend drejtësinë hyjnore, e shtynë atë të hynte në marrëdhënie intime me hyun. Ajo mbeti shtatzënë dhe lindi dy djem. Kur e mori vesh këtë gjë, mbreti uzurpator urdhëroi t’ia hidhnin foshnjat në Tiber, mirëpo krijesat e hyjnizuara ishin paracaktuar që të jetonin. Engjëjt (të materializuar në valët e lumit) i nxorën binjakët në breg.

Nga klithmat e tyre, u afrua një ulkonjë. Megjithëse ishte e uritur bisha, nuk i hëngri, përkundrazi, i ushqeu me qumështin e vet për disa ditë. Më pas foshnjat i gjeti bariu i mbretit katil, i cili, në fshehtësi të plotë, i rriti binjakët me sakrifica e mundime të mëdha, dhe i vuri njërit emrin Rem dhe tjetrit Romul.

Kur vëllezërit binjakë e mësuan të vërtetën e vranë xhaxhanë e tyre mizor, i cili nga etja për pushtet, i kishte lyer duart me gjak.

Pas këtyre ngjarjeve tragjike, në njërën prej të cilave ata ishin protagonistë, si dhe duke e konsideruar vendlindjen si vend të mallkuar, vëllezërit binjakë u larguan përgjithmonë nga Alba-Longa. Me të ikur andej, ata iu përveshën punës për themelimin e një qyteti të ri, pikërisht në vendin ku i kishte gjetur bariu.

Gjatë punës për ndërtimin e qytetit, vëllezërit u zunë keqas ndërmjet tyre, dhe në grindje e sipër Romuli e vrau Remin. Qytetit të ri, Romuli i vuri emrin e tij dhe në këtë mënyrë ai u bë mbreti i parë i Romës.

Për sa i përket kohës së përurimit zyrtar të qytetit, qysh në antikitet nuk ekzistonte një mendim i vetëm. Apriori janë dhënë disa variante. Prej tyre fiksohet data që jep Mark Terenc Varroni, sipas të cilit, Roma u themelua rreth viteve 754-753 p.e.s. Kështu e paraqet legjenda themelimin e Romës.

Për sa i përket kohës së përurimit zyrtar të qytetit, qysh në antikitet nuk ekzistonte një mendim i vetëm. Apriori janë dhënë disa variante. Prej tyre fiksohet data që jep Mark Terenc Varroni, sipas të cilit, Roma u themelua rreth viteve 754-753 p.e.s. Kështu e paraqet legjenda themelimin e Romës.

Në dritën e të dhënave arkeologjike del qartë se themelimi i Romës nuk ishte vepër e një “themeluesi”, siç thotë legjenda, por edhe që Roma më e lashtë kish ekzistuar si vendbanim që nga shek. X p.e.s. Ajo ishte ndërtuar në bregun e majtë të lumit Tiber, rreth 25 km larg grykëderdhjes së tij.

Roma e atëhershme ngrihej në shtatë kodra: Palatini, Eskuilini, Aventini, Kuirinali, Viminali, Celi dhe Kapitoli. Çdonjëra banohej deri vonë nga bashkësi gjinore të veçanta dhe të izoluara. Duke filluar nga shek. VII p.e.s. bashkësitë fqinje filluan të afroheshin dhe të shkriheshin me njëra-tjetrën. Të parët u bashkuan banorët latinë të Palatinit dhe ata sabinë të Eskuilinit.

Në shek. VII p.e.s. kodra e Celit u popullua nga etruskët. Në fillim të shek. VI p.e.s. filloi të banohej kodra e Kapitolit, kurse në këmbët e kodrave të lartpërmendura ose më mirë të themi, në hapësirën ndërmjet tyrc nisi të merrte formë Forumi i Romës, apo tregu i përgjithshëm i qytetit që po krijohej. Më vonë, kur Roma mori trajtë e fizionomi të plotë si qytet-shtet, forumi u bë edhe qendra e jetës së saj politiko-shoqërore e kulturore.

Zbulimet arkeologjike kanë vërtetuar se në këtë kohë mbi Kapitol u ndërtuan një mori fortesash, si dhe tempulli i Jupiterit, çka e shndërroi Kapitolin në një qendër të rëndësishme fetare dhe ushtarake të Romës. Në përgjithësi, arkeologët janë të mendimit se themelimi i qytetit në kuptimin e vërtetë të fjalës është bërë në shek. VI p.e.s. Sipas bindjes, të tyre gati unanime, Roma lindi si rezultat i bashkimit të fiseve latine, sabinc dhe atyre etruske.

Prejardhja e emrit të qytetit, pra të Romës, përbën një problem më vete. Përpjekjet për ta nxjerrë atë nga rrënjët e disa fjalëve të greqishtes së vjetër nuk janë vërtetuar. Si më me baza duket supozimi për origjinën etruske nga fjala “Gens Ruma”, që do te thotë fisi ruma.

Populus Romanus

Bazën ekonomike të shoqërisë romake të epokës mbretërore e përbënte bujqësia dhe blegtoria. Sipas gojëdhënës, fill pas themelimit të qytetit, Romuli u dha qytetarëve romakë nga dy jugerë tokë.

Mbi këtë tokë, romakët e asaj kohe gëzonin të drejtën e trashëgimisë (heredium). Gjithë pjesa tjetër e tokës ishte në përdorim kolektiv dhe quhej ager publicus, ose tokë e përbashkët.

Fuqia ekonomike e familjeve patriciane ose e aristokracisë gjinore mbështetej kryesisht te blegtoria. Bagëtitë përdoreshin si masë e vlerës për shkëmbim produktesh. E thënë ndryshe, bagëtitë luanin rolin e parasë. Jo më kot fjala pecunia (para) rrjedh nga pecus, bagëti. Kjo tregon se ekonomia kishte karakter të theksuar natyror, të mbyllur dhe të vetëmjaftueshëm. Gjithçka që prodhohej, konsumohej brenda për brenda bashkësive gjinore romake. Zejtaria dhe tregtia nuk ekzistonin si degë më vete të ekonomisë. Ato ndodheshin në fazën embrionale të zhvillimit të tyre.

Fillimisht, Roma e hershme banohej nga tri fise ose tribu (Ramnes, Tities, Luceres), respektivisht latine, sabine dhe etruske. Secila prej tyre përbëhej nga 100 gjini të bashkuara në 10 kuri. Në këtë mënyrë popullsia e Romës në agimet e shoqërisë së re ishte e organizuar në tri tribu, 30 kuri dhe 300 gjini, këto të fundit të marra së bashku përbënin popullin romak (populus romanus).

Gjinia romake kishte pothuajse të njëjtin organizim social- politik, që kishte dhe gjinia greke e epokës homerike. Anëtarët e gjinive romake që zotëronin tokë, quheshin me emrin e gjinisë, kishin festa kolektive dhe varreza të përbashkëta.

Epoka mbretërore në Romë zgjati për afro dy shekuj e gjysmë (753 - 510 p.e.s.)Gjatë kësaj periudhe në Romë qeverisën shtatë mbretër, Romuli, Numa Pompili, Marci, Tarkuini, Prisku, Serv Tuli, Tarkuini Krenar, nga të cilët, katër të parët konsiderohen si figura mitologjike, kurse tre të tjerët persona historikë. Tipike për atë epokë historike ishte ekzistenca e marrëdhënieve të vjetra gjinore në shthurje e sipër.

Në thelb, epoka mbretërore përfaqësonte në vetvete një periudhë tranzicioni historik me përmasa epokale. Në rrjedhat e proceseve objektive të karakterit ekonomik, social, politik që u zhvilluan gjatë asaj kohe u krye kalimi nga komuniteti primitiv në shoqërinë e organizuar në shtet.

Me kalimin e kohës, si rezultat i progresit teknik, i përdorimit më të gjerë të veglave të punës prej hekuri dhe i shtimit të numrit të skllevërve nisi të shfaqej pabarazia, si ndërmjet gjinive, ashtu dhe brenda gjirit të tyre.

Në procesin e pakthyeshëm të shpërbërjes tërësore të shoqërisë së vjetër nisën të veçoheshin elementët më të shkathët, më ambiciozë dhe më energjikë, që filluan të pretendonin për pjesën më të mirë të gjahut, për trofetë më të mëdha të luftës. Gjithnjë e më këmbëngulës për ta bërë realitet me çdo kusht e me çdo mjet etjen për pushtet, elementë të tillë arritën të zotëronin tërë jetën ekonomike, politike, ushtarake etj., ndërsa institucionet e vjetra gjinore filluan t’ua përshtatin interesave të tyre personale e familjare.

Kështu, doli në skenë aristokracia gjinore ose familjet patriciane, që ishin të organizuara nëpër gjini, kuri e tribu dhe vetëm pjesëtarët e tyre konsideroheshin qytetarë me të drejta të plota dhe vetëm ata përbënin popullin romak. Edhe pse në pakicë patricët bënin ligjin mbi masën e gjerë të popullsisë së lirë, që cilësohej e huaj dhe nuk përfshihej në përbërjen e popullit romak. Familjet e varfra jopatriciane, pra, dhe joromake, binin në varësi të llojeve të ndryshme, (deri në skllavëri), për borxhe te patricët.

Dukuri të kësaj natyre, të cilat, në kushtet e lulëzimit të komunitetit pnmitiv as që mund të imagjinoheshin, u bënë fenomene të zakonshme. Për shkak të luftërave dhe thellimit të dallimeve social- ekonomike, kontingjenti i skllevërve, i njerëzve të varur e gjysmë të varur rritej vazhdimisht në progresion gjeometrik. Ata përbënin shumicën prandaj quheshin plebenj.

Plebenjtë ishin njerëz të lirë, merreshin me të gjitha aspektet e prodhimit material; ishin bujq, zejtarë e tregtarë të vegjël. Pavarësisht nga këto, ata jo vetëm që nuk qenë qytetarë me të drejta të plota, por as që hynin në popullin romak, dhe nga patricët (romakët) nuk trajtoheshin as si qytetarë të dorës së dytë, siç ndodhte me periekët në Spartë ose me metekët në Athinë. Plebenjtë ishin të privuar nga të drejtat politike dhe qytetare. Kështu, ata nuk mund të mermin pjesë në kuvendet e kurive të patricëve, nuk mund të shërbenin në ushtri, nuk pranoheshin në ceremonitë dhe festat fetare të patricëve.

Diskriminimi ndaj plebcnjve arrinte deri aty, saqë martesat e patricëve me plebenjtë ndaloheshin me ligj. Po kështu ata nuk mund të përfitonin nga toka e përbashkët (ager publicus). Kjo gjendje bëhej edhe më e rëndë për plebenjtë e varfër, me pak tokë dhe të mbytur në borxhe. Huamarrësit që nuk arrinin të shlyenin borxhin në kohën e caktuar, burgoseshin nga haudhënësit dhe mbaheshin të lidhur 60 ditë në shtëpitë e tyre. Pas këtij afati, në rast se detyrimi nuk shlyej, borxhlinjtë e humbnin lirinë dhe shndërroheshin në skllevër.

Paralelisht me këto fenomene ndodhte edhe një dukuri tjetër sociale. Turma plebenjsh të rrënuar, të mbetur mes katër rrugëve, pa burime jetese e përkrahje u drejtoheshin për ndihmë e mbrojtje patricëve më të fuqishëm. Njerëzit e kësaj kategorie plebenjsh quheshin klientë, kurse patricët e pasur dhe me influencë, që i mëshironin ata, quheshin patronë. Patroni e pranonte klientin në gjininë e tij, i jepte tokë, bagëti, e mbronte në gjyq etj. Për këtë klienti duhej të ishte besnik ndaj patronit të vet, t’i nënshtrohej pa kushte atij, të merrte pjesë në repartin e tij ushtarak, të bënte punë angari për të etj. Lidhjet e klientelës konsideroheshin të shenjta dhe të përjetshme.

Në klientë, madje në skllevër mund të përfundonin jo vetëm plebenjtë, duke përfshirë këtu plebenjtë e pasur, por edhe vetë romakët. Në kushtet kur nuk ekzistonte një pushtet shtetëror i përcaktuar qartë, inslituti i klientelës ishte mjaft i përhapur. Ky institut vazhdoi të ekzistonte gjatë gjithë antikitetit romak.

Gjithashtu pushtimi i Romës në shek. VII p.e.s. nga etruskët dhe sundimi i tyre për afro një shekull e gjysmë e përshpejtoi zhvillimin ekonomik, social, politik e kulturor të shoqërisë romake.

Reformat e Serv Tulit

Një shtytje të fuqishme këtij progresi të gjithanshëm i dhanë reformat që ndërmori në shek. VI p.e.s. mbreti i gjashtë i Romës dhe i dyti nga dinastia etruske, Serv Tuli. Siparin e reformave të tij e hapi regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë së Romës, patricë e plebenj.

Në vend të ndaijes së vjetër gjinore në tri tribu fisnore, SERV Tuli e ndau Romën në katër tribu territoriale. Në shekujt e mëvonshëm numri i këtyre të fundit arriti në 35, prej të cilave 4 qytetare dhe 31 fshatare.

Tributë territoriale, megjithëse e ruajtën emrin e tyre të mëparshëm, nuk kishin asgjë të përbashkët me tributë e vjetra gjinore. Ato u bënë njësitë e para administrative të shtetit romak në formim e sipër; në to hynte gjithë popullsia që zotëronte tokë, pavarësisht nëse ishin patricë ose plebenj.

Duke ecur më tej në rrugën e transformimit të shoqërisë romake, përmes reformave civilizuese, mbreti novator hodhi një hap tjetër përpara edhe më radikal. Gjithë popullsinë mashkullore të Romës, patricë e plebenj, ai e klasifikoi në gjashtë kategori shoqërore.

Si kriter themelor për këtë klasifikim, Serv Tuli mori madhësinë e sipërfaqes së tokës që zotëronin qytetarët dhe joqytetarët (patricët dhe plebenjtë) ose vlerën e pasurisë së tyre të shprehur në assa.

 

Cenzi i pasurisë përcaktonte se në cilën kategori bënte pjesë çdo njeri. Kështu, në kategorinë e parë hynin të gjithë ata qytetarë, që kishin 20 jugerë. tokë e lart ose që pasuria e tyre vlerësohej në mbi 100000 assa. Në kategorinë e dytë përfshiheshin ata që kishin 15 jugerë (75000 assa). Në kategorinë e tretë deri në të pestën renditeshin gjithë ata pronarë tokash, që zotëronin respektivisht: 10 jugerë (50000 assa), 5 jugerë (25000 assa), 2 jugerë (11000 assa) dhe në kategorinë e fundit bënin pjesë proletarët, të cilët nuk kishin asgjë.

Ndarja e popullsisë romake sipas pasurisë synonte para së gjithash, shpëmdarjen e detyrimeve ushtarake. Gjithë meshkujt e rritur nga radhët e patricëve dhe të plebenjve mund të shërbenin në ushtrinë vullnetare.

Në këtë kuadër, secila nga kategoritë shoqërore përkatëse, në përputhje me sasinë e tokës ose vlerën e pasurisë që zotëronin qytetarët e përfshirë në to, duhej të vinte në dispozicion të ushtrisë një numër të caktuar centurish.

Duke qenë se ndërkohë, cenzi i pasurisë përcaktonte pozitën shoqërore, kategoria e parë ishte më e privilegjuar, madje në mënyrë të dukshme, në raport me kategoritë e tjera. Ajo jepte gjithsej 98 centuri, nga të cilat 80 centuri këmbësorësh të armatosur rëndë dhe 18 centuri kalorësish.

Gjithë kategoritë e tjera të marra së bashku nxirmin 95 centuri këmbësorësh të armatosur lehtë dhe reparte ndihmëse. Armatosja e ushtarëve dhe mbajtja e ushtrisë në raste luftërash bëhej me shpenzimet e vetë luftëtarëve dhe jo me shpenzimet e shtetit.

Pjesë përbërëse e transformimit të shoqërisë romake nga Serv Tuli ishte dhe reforma institucionale, që ai bëri.

Krahas kuvendeve fisnore, siç ishin komiciet kuriate filluan të funksiononin edhe komiciet centuriate. Në këtë lloj të ri kuvendesh të popullit mermin pjesë të gjithë meshkujt e aftë për luftë. Votimi në to kryhej sipas centurive; ku çdo centuri kishte një votë. Epërsi absolute në votim ose në zgjedhjet e përgjithshme elektorale kishte kategoria e parë, e cila siguronte 98 vota kundrejt 95 që mund të mermin gjithë kategoritë e tjera të marra së bashku.

Reformat civilizuese të nismëtarit të tyre Serv Tulit, patën rëndësi të madhe historike për Romën. Në tërësinë, kompleksitetin dhe thelbin e vet, ato ishin një revolucion politik. Nëpërmjet tyre lidhjet e vjetra farefisnore, marrëdhëniet konservatore dhe institucionet e rendit gjinor morën një goditje të rëndë.

Reformat në fjalë hodhën themelet e një organizimi të ri me të vërtetë shtetëror, që bazohej në ndarjen territoriale, në pozitën ekonomike dhe në aftësitë personale. Ndërkohë i hapën rrugën edhe zhvillimit të marrëdhënieve të pronësisë, iniciativës private dhe konkurrencës.

Gjithashtu reformat e Serv Tulit i zbutën dallimet e theksuara ndërmjet patricëve e plebenjve. Këta të fundit mund të shërbenin në ushtri dhe fituan të drejtën të mermin pjesë në komiciet centuriate.

Kështu, ata u përfshinë në përbërjen e popullit romak. Duke i parë në këto këndvështrime, mund të themi se reformat që projektoi e zbatoi Serv Tuli ishin një hap i madh përpara drejt triumfit të plotë të civilizimit mbi primitivizmin, të shtetit mbi gjininë. Ato realizuan në një masë të ndjeshme kthesën epokale të kalimit të shoqërisë romake në një shkallë më të lartë zhvillimi historik.

Megjithatë do të ishte gabim të mendonim se aristokracia e vjetër patriciane i humbi plotësisht pozitat, privilegjet dhe ndikimin e vet. Përkundrazi, ajo e ruajti me fanatizëm gjithçka që i kishte mbetur dhe, për më tepër, u orvat të rifitonte ato që kishte humbur.

info@balkancultureheritage.com