Sulltan Mehmed V Reshad 1909-1918
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Sulltan Mehmed V Reshad 1909-1918

Mehmed Reshad, djali i Abdyhnexhidit, zuri fronin e Halifit-Sulltan më 27 prill 1909. Në vitin 1910, shpërtheu një kryengritje në Shqipëri. Kjo kryengritje ishte drejtuar fillimisht nga katolikët, por më pas edhe muslimanët shqiptarë u bashkuan me ta. Sulltan Reshadi shkoi në Kosovë, në qershorin e vitit 1911, për të qetësuar situatën dhe shpalli një amnisti të përgjithshme. Kryengritja përfundoi më 4 shtator 1912.

Lufta e Tripolit 1911

Britania dhe Franca pushtuan pjesën më të madhe të tokave muslimane në Afrikën e Veriut dhe atmosfera politike ishte e favorshme për një aventurë italiane në Tripolitania (Libi), ku kishte dhe shumë tregtarë italianë. Franca ishte e gatshme që në vitin 1900 të pranonte epërsinë e Italisë mbi Tripolitaninë, në këmbim të pranimit nga ana e Italisë të pushtimit francez të Marokut. Në vitin 1909, Italia i dha mbështetjen e saj kërkesës këmbëngulëse të Rusisë për liri lundrimi në Ngushticat e Stambollit dhe Çanakkalesë (Dardaneleve), me shpresën se kjo do ta bindte Rusinë të mbështeste pushtimin italian në Tripolitani.

Qeveria italiane i shpalli luftë Tripolitanisë në 29 shtator 1911, me pretekstin se nënshtetasit e saj trajtoheshin keq atje. Trupat italiane pushtuan brigjet, por nuk arritën të futeshin më tej, pasi Sulltan Abdylhamidi, duke e ditur qëllimin e Italisë mbi Tripolin, kishte krijuar një njësi prej 5.000 ushtarësh të përbërë nga kulloglije (kuloglu: të lindur nga martesa midis ushtarëve turq dhe grave të vendit) dhe vullnetarë të popullsisë lokale. Gjithashtu, edhe Rexheb Pasha kishte formuar një njësi kalorësiake prej 1.200 kalorësish të përbërë nga kulloglije, duke siguruar në këtë mënyrë mbrojtjen e vendit në rast të ndonjë sulmi të papritur italian, deri sa të mbërrinte ushtria osmane. Disa oficerë të ushtrisë osmane shkuan atje dhe u bashkuan me lëvizjen për rezistencë të vendasve. Kushçbashë Eshrefi, një nga themeluesit e Teshkilat-i Mahsusa (organizatë forcash speciale) u vendos në Kajro në fshehtësi. Ai zotëronte gjuhën arabe dhe organizoi transferimin e oficerëve osmanë në Libi, ku shkoi dhe vetë. Në radhët e këtyre oficerëve vullnetarë ishin Enveri, Mustafa Kemali, Fet'hiu (Okjari), Nuriu (Xhonker), Aliu (Çetinkaja), Omer Naxhiu (hatib). Këta oficerë shiheshin si oficerë me leje, pasi Devleti Osman nuk ishte "zyrtarisht" në luftë me Italinë. Ata shkuan në Libi si vullnetarë dhe morën pjesë në rezistencë.

Pasi nuk arriti të pushtonte Libinë, Italia e provoi fuqinë e saj në Dardanele dhe bombardoi Bejrutin. Italia pushtoi edhe Rodosin, dhe 12 ishuj të tjerë në Detin Egje, Dodekanezet. Këto humbje të rënda ushtarake e detyruan Devletin Osman të ulej në tryezën e bisedimeve dhe të nënshkruante një traktat me Italinë më 15 tetor 1912. Devleti Osman pranoi sovranitetin e Italisë në Libi, por hutbeja në xhamitë e Libisë vazhdoi të mbahej në emrin e Halifit, duke e mbajtur në këtë mënyrë një lidhje me Islamin. Një naib (zëvendës) do të qëndronte si përfaqësues i sulltanit në Libi dhe Italia pranoi ti dorëzonte Rodosin dhe 12 ishujt e Dodekanezit Devletit Osman. Megjithatë, pak kohë pas kësaj, shpërtheu Lufta Ballkanike dhe Italia nuk i mbajti premtimet e saj. "Fazëll Beu, një nga anëtarët e delegacionit osman, që ishin dërguar për nënshkrimin e Traktatit të Ushit me Italinë, e vizitoi Ministrin e Luftës, Nazëm Pashanë. Ndërkohë që po bisedonin për nënshkrimin e këtij traktati, Fazëll Beu i tha Nazëm Pashait: "Mes nesh ka tradhtarë, gjatë debatit, unë u përpoqa të arrija disa koncesione nga të deleguarit italianë dhe ata pranuan. Por gjatë seancës së dytë, pashë se kishin ndryshuar. Kur unë pyeta se cili ishte shkaku, ata u përgjigjën se ambasadori i tyre në Stamboll kishte biseduar me Ministrin e Punëve të Jashtme, G. Norodongëjan, i cili i kishte thënë ambasadorit se "ne jemi në një situatë të rëndë dhe jemi të detyruar të japim gjithçka që dëshironi, këmbëngulni në kërkesat tuaja dhe mos e humbim rastin, dhe se ambasadori italian në Stamboll ia përcolli këtë informacion delegacionit italian.

Luftat Ballkanike 1912-1913

Sulltan Abdylhamidi, një shtetar i mençur dhe i aftë, shfrytëzoi me zgjuarsi dallimet fetare midis grekëve dhe bullgarëve, ndërsa qeveria pa përvojë e Ittihad ve Terakki shpalli në korrik të vitit 1910, një dekret që iu dha një zgjidhje diferencimeve mes tyre. Ndërkohë që prej kohësh ekzistonin ndryshime historike të mëdha midis grekëve dhe bullgarëve për disa kisha dhe shkolla në Maqedoni, që nga ndarja e Kishës Bullgare nga Kisha Ortodokse Greke, në një masë të tillë që Patriarkati Grek e shkishëroi Kishën Bullgare.

Për shkak të shtypjes nga Ittihad ve Terakki, si dhe të nxitjes nga shtetet evropiane, në Shqipëri shpërthyen përsëri kryengritjet. Ittihad ve Terakki dërgoi në Shqipëri një forcë të armatosur ushtarake, por disa nga oficerët e kësaj force formuan një grup të quajtur halaskaran (shpëtimtarët) dhe u shpërngulën në pjesën kodrinore, ashtu sikurse kishin vepruar edhe Enveri dhe Nijaziu, nga Ittihad ve Terakki, në vitin 1326/1908. Anëtarët e këtij grupi në Stamboll, ushtruan shumë presion mbi qeverinë. Për këtë arsye, Said Pasha dha dorëheqjen në 1 Sha'ban 1330/16 korrik 1912, dhe për pasojë edhe Ittihad ve Terakki hoqi dorë nga pushteti.

Qeveria osmane shkarkoi ushtarët e stërvitur mirë të Batalionit 120 në Rumeli, për shkak të garancisë së rreme që Rusia i kishte dhënë Ministrit osman të Punëve të Jashtme, Norodon-gëjan Efendiut. Nga ana tjetër, Ittihad ve Terakki synonte disfatën e ushtrisë osmane në Rumeli, në mënyrë që të vinte sërish në pushtet.

Forcat e Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi, pasi kishin zgjidhur problemet falë dekretit të korrikut të vitit 1910, u bashkuan dhe sulmuan territorin osman në tetor të vitit 1912. Ata pushtuan territore të gjera në Evropën osmane; ish-Ministri i Brendshëm i Ittihad ve Terakki, Talat Beu, u kthye në një ushtar vullnetar, shkoi në Edrene dhe u përpoq të propagandonte në radhët e ushtarëve të tjerë, për t'i bindur ata që të mos luftonin. Me pak fjalë, organizata Ittihad ve Terakki ishte e angazhuar për disfatizëm!

Shykri Pasha e mbrojti Edrenenë për 155 ditë, por më pas qyteti ra. Mbreti Ferdinand ia ktheu shpatën këtij heroi. Lufta e Dytë Ballkanike do të fillonte midis shteteve aleate, vetëm 52 ditë më pas, për shkak të dallimeve; Rumania, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi luftuan ktmdër Bullgarisë. Edhe Devleti Osman hyri në luftë dhe rimori Edrenenë. Ushtria osmane rimori vetëm disa pjesë të territoreve që ishin pushtuar nga shtetet aleate ballkanike, por statusi i ardhshëm i këtij territori mbetej i paqartë.

Nga ana tjetër, anëtarët e Ittihad ve Terakki vendosën lidhjet me Ministrin e Luftës, Nazëm Pashanë, i cili njëkohësisht ishte dhe drejtuesi i halaskaranëve dhe i premtuan atij se nuk do të ndërhynin më në çështjet politike. Kështu, Enveri dhe Xhemali u emëruan në postet kyçe në Stamboll, duke marrë nën kontroll një pjesë të rëndësishme të ushtrisë në atë qytet. Enver Beu sulmoi Bab-ë Ali (ndërtesën qeveritare) më 14 Safer 1331/23 janar 1913, dhe e detyroi Sadrazamin Kamil Pasha të jepte dorëheqjen. Vendin e tij e zuri Mahmud Shevket Pasha, por edhe ai u vra. Xhemal Pasha, njëri nga tre udhëheqësit e Ittihad ve Terakki vendosi në Stamboll ligjin ushtarak. (Ittihad ve Terakki Komitesi) "Komiteti për Bashkim dhe Përparim caktoi njërin nga anëtarët e tij, Mehmed Sait Halim Pashanë, një princ egjiptian dhe stëmip i Muhammed Aliut, si Vezirin e Madh, si dhe 4 anëtarë të tjerë të këtij komiteti u emëruan në pozicionet kyçe të kabinetit qeveritar. .Në këtë mënyrë filloi diktatura e Komitetit për Bashkim dhe Përparim ...(12 qershor 1913) duke e çuar përfundimisht Devletin Osman në një katastrofë."

Një grup oficerësh filluan përpjekjet për të vendosur Enver Beun në postin e Ministrit të Luftës; atij iu njohën tre vite përvojë në pjesëmarrjen e tij në luftërat e Libisë dhe të Ballkanit, dhe për këtë arsye, ai u gradua menjëherë nga nënkolonel në rangun e pashait, dhe në të njëjtën ditë u emërua edhe Ministër i Luftës, më 3 janar 1914. Izet Pasha kishte dhënë ndërkohë dorëheqjen nga posti i Ministrit dhe zv/Kryekomandantit. Edhe Xhemal Beu pati të njëjtat favore, duke u ngritur në rangun e pashait. Këto dy figura, nxorën në pension të gjithë oficerët e lartë, që kishin më shumë përvojë se vetë ata me pretendimin se ishin duke rinovuar dhe rigjallëruar ushtrinë dhe flotën. Dhe, pas kësaj, administrata u përqendrua në duart e Enver Pashait, i cili ishte martuar me Naxhije Sulltanen, vajzën e Sylejman Efendiut, që ishte një nga djemtë e Abdylmexhidit, dhe që u bë dhëndër i Familjes Osmane.

Lufta e Parë Botërore 1914-1918

Me mbarimin e Revolucionit Industrial dhe me dështimin e fuqive evropiane për ndarjen e burimeve, dhe pasurive bazë botërore, ndryshimet, diskutimet dhe konfliktet mes tyre u thelluan. Kjo e përshpejtoi dhe e bëri të paevitueshme një luftë në shkallë të gjerë. Duke qenë se fuqitë evropiane garonin krye-sisht për përvetësimin e territoreve osmane, rruga më e këshillueshme që mund të ndiqte Qeveria osmane, ishte të përpiqej në maksimum që të mbante një qëndrim asnjanës dhe të qëndronte jashtë konfliktit. Konflikti ishte krijuar midis fuqive industriale, për të ndarë dhe për të plaçkitur burimet botërore, Devleti Osman nuk ishte në pozitën për të pretenduar dhe nuk kishte as burimet e duhura financiare, ushtarake dhe politike për të arritur një pozicion të tillë.

Britania, Franca dhe Rusia krijuan Antantën Trepalëshe ndërsa Gjermania, Austria dhe Italia krijuan në kundërpërgjigje një aleancë të quajtur Fuqitë Qendrore. Megjithatë, Italia deklaroi qëndrimin e saj asnjanës, duke u tërhequr nga fuqitë e tjera aleate, më 1 gusht 1914. Shkaku kryesor i fillimit të Luftës së Parë Botërore ishte vrasja e princit të kurorës Austro-Hungareze, në Saraj-Bosna (Sarajevë), më 28 qershor 1914. Ittihad ve Terakki kishte tre liderë: Enverin, Talatin dhe Xhemalin. Ndërkohë që Enveri ishte në favor të Gjermanisë, prijësi i tretë, Xhemal Pasha, preferonte më shumë asnjanësimin, ndoshta edhe mbështetjen e fuqive të Antantës, edhe pse kjo në atë kohë nuk ishte në interes të tyre. Megjithatë, Said Halim Pasha dhe Enver Pasha nënshkruan një traktat të fshehtë me Gjermaninë më 2 gusht 1914. Britania nuk kishte pranuar më parë të nënshkruante një traktat për t'i dorëzuar Devletit Osman dy anije: anijen Sulltan Osman dhe anijen Reshadije, edhe pse kishte paguar për to. Dy luftanije të tjera gjermane, Goben dhe Breslau, u ndoqën nga anijet luftarake britanike nga Mesdheu deri në Ngushticën e Dardaneleve, dhe Enver Pasha i pranoi ato në ujërat territoriale osmane, më 11 gusht 1914. Për të kamufluar këtë veprim, këto anije u deklaruan si anije të blera nga osmanët dhe emrat e tyre u ndryshuan në Javuz dhe Midil-li, ndërsa Admirali gjerman Sushon (Souchon) dhe ekuipazhi i tij veshën uniformën osmane. Gjermania synonte që Devleti Osman të hynte zyrtarisht në luftë në anën e saj, për t'i angazhuar në këtë mënyrë armiqtë e saj, rusët në Odesa, dhe britanikët në Kanalin e Suezit. Nga ana tjetër, Britania dhe Rusia natyrisht synonin të siguronin asnjanësinë e osmanëve, duke iu ofruar atyre garancinë e sigurimit të integritetit dhe pavarësinë e të gjitha territoreve të tyre. Më 14 shtator 1914, Bahrije Naziri (Ministri i Forcave Detare), Xhemal Pasha, i dha urdhrin Admiralit Sushon për t'u nisur drejt Detit të Zi dhe për të bombarduar çdo anije ruse që mund të ndeshnin gjatë rrugës, por kjo u ndalua nga qeveria osmane. Më 11 tetor, ambasadori gjerman i propozoi qeverisë osmane 2 miliard kurush, nëse ata hynin në luftë në mbështetje të aleancës së Fuqive Qendrore, dhe faktikisht kjo shumë u pranua në 21 tetor. Enver Pasha dhe miqtë e tij anuluan kapituladonet më 7 shtator, duke iu dhënë një goditje të rëndë interesave ekonomike të Fuqive të Antantës.

Pa u këshilluar me Ministrat e tjerë të kabinetit osman, Enver dhe Xhemal Pasha, i dhanë edhe një herë urdhrin Admiralit Sushon për të sulmuar rusët në Detin e Zi, urdhër që u zbatua më 29 tetor 1914, duke mbytur disa nga anijet ruse. Nga ana e saj, Rusia i shpalli luftë Devletit Osman më 2 nëntor 1914, dhe kjo u ndoq edhe nga Britania dhe Franca. Për më tepër, Britania kishte aneksuar Qipron, dhe njëkohësisht i kishte dhënë fund sundimit osman të Egjiptit, që ishte shpallur më 18 dhjetor 1914 protektorat i Britanisë. Halifi-Sulltani osman Reshadi, më 11 nëntor 1914, shpalli xhihadin (Luftën e Shenjtë) kundër Fuqive të Antantës, duke iu bërë thirrje të gjithë musli-manëve, veçanërisht atyre në Britani dhe Rusi, që të bashko-heshin në këtë fushatë kundër jobesimtarëve. Por, britanikët në Indi dhe Egjipt, dhe rusët në Azinë Qendrore arritën ta shtypnin thirrjen e sulltanit për një lëvizje Pan-islame. Megjithatë, thirrja e sulltanit për xhihad pati më shumë sukses nga ç'mund të pranohet, pasi kjo thirrje i detyroi fuqitë të vendosnin gamizone të mëdha në këto vende, në mënyrë që të parandalonin kryengritjet e rajës muslimane kundër fuqive të Antantës.

Hyrja e Devletit Osman në Luftën e Parë Botërore shënoi fundin e Devletit. Pasi kishte filluar të humbiste dinamikën e tij, Devleti ishte përpjekur të mbijetonte që nga viti 1826, duke ndërmarrë një sërë reformash të pastudiuara mirë dhe duke i vënë fuqitë e mëdha ndërkombëtare në lojë me njëra-tjetrën. Sulltan Abdylhamidi pati mjaft sukses në zbatimin e politikës së tij të jashtme. Por, prijësit e Ittihad ve Terakki, të cilët, edhe pse ishin të vendosur në synimet e tyre, nuk kishin arritur të krijonin një baraspeshë midis aftësive dhe ambicieve të tyre, e tërhoqën Develtin drejt katastrofës.

Rusia sulmoi në nëntor të vitit 1914. Edhe pse osmanët arritën ta zmbrapsnin këtë sulm, dhe u hodhën në kundërsulm ndaj Rusisë më 21 dhjetor, Rusia u hodh në një ofensivë në shkallë të gjerë në janarin e vitit 1915, që shkatërroi ushtrinë osmane dhe i hapi rrugën përparimit të ushtrisë ruse drejt Anadollit Lindor.

Flotat më të fuqishme detare të asaj kohe, britanike dhe franceze së bashku me luftanijet ruse u përpoqën të hynin në Ngushticën e Çanakkalesë (Dardaneleve), por ata pësuan një disfatë të madhe më 18 mars 1915, gjatë të dlës pati dhe shumë viktima. Lufta vazhdoi më tej në Galipoli ku zbarkuan, por përfundimisht u detyruan të tërhiqeshin. Nëse ata do të kishin arritur të mermin Ngushticën e Dardaneleve, ata do të kishin pushtuar, më pas Stambollin, kryeqytetin osman, dhe përpjekjet e Gjermanisë për të avancuar drejt lindjes do të ishin paralizuar. Për më tepër, kjo do ti kishte dhënë mundësinë Britanisë të shtrinte zotërimin e saj edhe në Mesopotami, dhe të konsolidonte posedimet e saj në Egjipt, ndërkohë që Aleatët mund të kishin dërguar municione dhe ti kishin ardhur në ndihmë Rusisë nëpërmjet Detit të Zi. Luftërat në brigjet e Ngushticës së Dardaneleve iu kushtuan shtrenjtë osmanëve: 250.000 viktima nga të cilët 50.000 ishin oficerë.

Forcat britanike avancuan edhe drejt frontit të Irakut, me shpresën për tiu bashkuar forcave ruse. në Kaukaz. Edhe pse ushtria osmane iu shkaktoi atyre humbje në Kutu'I Amareh në prill të vitit 1916, ata morën përforcime dhe pushtuan Bagdadin më 11 mars 1917.

Edhe ushtria osmane avancoi drejt Kanalit të Suezit në vitin 1915. Trupat britanike u mundën dy herë në Gaza, por dolën fitimtare në betejën e tretë, të vitit 1917. Ndërkohë, britanikët korruptuan në vitin 1916 Sherif Hysejinin e Mekës dhe e bindën atë që të tradhtonte Halifin Osman, dhe të ngrihej në revoltë kundër tij. T.E. Lorens (Lavvrence), i diplomuar në Universitetin e Oksfordit, folës i rijedhshëm i gjuhës arabe, dhe për të cilin ishin përhapur fjalë se ishte një fëmijë ilegjitim dhe spiun homoseksual, luajti një rol të rëndësishëm në këtë kryengritje, dhe ndoshta ishte ai truri i saj. Rusët pushtuan Anadollin Lindor, por Devleti Osman arriti ti shpëtonte pushtimit të tyre, për shkak të shpërthimit të Revolucionit Komunist të vitit 1917 në Rusi. Një çështje interesante është edhe fakti i përhapjes së fjalëve për ardhjen e Leninit në Rusi për këtë revolucion, pasi mendohej se ishte asistuar, madje edhe organizuar, nga Teshkilat-ë Mahsusa (organizata speciale) osmane, por kjo është një çështje për të cilën është e nevojshme të kryhen studime të veçanta.

info@balkancultureheritage.com