Institucionet
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Institucionet

ahi: Ahijje-Fitjan ishte një forcë vullnetare policore religjoze-ushtarake në Anadoll, në shekullin e 13-të dhe të 14-të, që ishte e përbërë nga tregtarë dhe artizanë. Ata nuk paguheshin nga Devleti Osman dhe ishin të përjashtuar nga taksat.

akënxhë (akinxhi): Ishin forca vullnetare kufitare nën komandën e Akënxhë Begi (Begi/Beu). Këto komando sulmuese ishin muxhahidinë të fuqishëm, të stërvitur mirë, jashtëzakonisht të guximshëm. Ata përdoreshin për të demoralizuar armikun.

alp, alperen: Një luftëtar muxhahid i përgatitur shpirtërisht dhe fizikisht

beglerbegi (Bejlerbej): Bej i Bejlerëve. Devleti Osman kishte kryesisht dy bejlerbejë, gjatë periudhës klasike: njërin për Rumelinë (në Evropën Osmane), dhe tjetrin për Anadollin. Secili prej tyre qëndronte në krahun e djathtë të ushtrisë, kur xhihadi zhvillohej në rajonin që ai mbulonte.

bejtulmal (beytulmal) (në arab.: bejtu'I mal): Thesari Publik i Devletit Musliman.

berat: Dekreti i autorizimit

bork, boryk (bërk, boriik): Kapelja e turqëve. Forma e saj ndryshonte sipas klimës dhe kohës. Gokturqit (Gokturk) mbanin bërk (ose bdryk) të punuar nga lëkura dhe leshi i qengjit me lesh mbi të. Ndërsa, turqit që jetonin në pjesën veriore të Kaspikut dhe Detit të Zi. mbanin kapelen bork të punuar nga lëkura e qepur e qengjit, që quhej edhe krilpak. Turqit e Anadollit mbanin kapele (Mrk) prej shajaku.

Trupat jeniçere, që u krijuan nga Orhan Gaziu, mbanin kapelen bdrk me ngjyrë të bardhë.

dervish (në pers.: darvish): Ndjekës i një urdhri sufit.

devshirme: Fëmijë jomuslimanë që konvertoheshin në fenë islame, dhe më pas rekrutoheshin në shërbimin ushtarak që njihej me emrin jeniçeri (jeniçer). Ata, që ishin shkolluar në Enderun (Shkollën e Pallatit) bëheshin pashallarë, vezirë dhe sadrazamë.

dizdar: Komandanti i një kështjelle.

zimmi/dhimmi (në arab.: dhimmi): Jomusliman, që jetonte në mbrojtjen e Devletit Musliman.

ezan (në arab.: adhan): Mënyra islame e thirrjes për namaz. ferman: Dekreti i Sulltanit.

feta (në arab.: fata): I ri, i fuqishëm, i aftë dhe i virtytshëm.

fetva (në arab.: fatua): Mendim ligjor që jepej nga Shejhulislami, ose nga Muftiu.

gaza (në arab. ghaza): Sipas përdorimit osman, ka kuptimin e xhihadit. Xhihad dhe muxhahede janë mënyra paskajore e foljes xhahade, në gjuhën arabe, që do të thotë të luftosh. Xhihad do të thotë të luftosh kimdër jobesimtarëve dhe muxhahede do të thotë të luftosh me vetveten për të arritur nivele më të larta.

gazi (në arab.: ghazi): Muxhahid, luftëtar për çështjen e Islamit.

gusl (në arab.: ghusl): Abdesi i madh (larja e tërë trupit).

haxhet namaz: Dy rekate të namazit, për fiu lutur Krijuesit për ndonjë nevojë (salat el-haxheh).

hafëz (në arab.: hafiz): (shumësi: Huffaz) Një person që e di përmendësh gjithë Kur'anin Fisnik.

hamam (në arab.: hammam): Banjë publike.

hamamxhë esnafë: Njerëzit, që siguronin ujë të ngrohtë dhe vende të përshtatshme për ushtrinë osmane, për të bërë banjë gjatë xhihadit.

haraç (në arab.: haraxh): Taksë për tokën, që paguhej nga jomuslimanët, që jetonin në territorin e Devletit Osman.

haxh: Peligrinazhi në Ka'be, në Meke el-Mukerreme.

ixhazet (në arab.: ixhazeh): Leje për të kryer një veprim.

ikta (në arab.: ikta'): Ndarja e një pjese toke për fua dhënë individëve. Kjo praktikë u fillua nga Pejgamberi i Fundit, dhe më pas u pranua nga osmanët nëh emërtimin tëmar (timar). Tëmaret pak më të mëdha quheshin ze'amet dhe ato që ishin më të mëdhatë quheshin hass.

imaret (në arab.: 'imareh): Një ndërtesë që shërbente për të ushqyer njerëzit e varfër; ajo ndonjëherë shërbente edhe si strehë. Të ardhurat e saj vinin nga vakëfi, që ishte caktuar për mirëmbajtjen e saj. Tradita e imaretit vazhdoi në Turqi edhe pas rrënimit apo rënies së Develtit Osman. Pothuajse në çdo fshat gjendej një dhomë e veçantë e quajtur kdj odasë (kdy odast) për vizitorët që mund të qëndronin atje për tre netë dhe mund të ushqeheshin falas. Kjo periudhë (3 ditore) është e përcaktuar në mënyrë të veçantë në një nga hadithet sherif (thëniet e Pejgamebrit të Fundit).

jeniçeri: Ushtar i ri. Devleti Osman stërviste robërit e tij të konvertuar për t'i përgatitur ata si luftëtarë. Ata u quajtën jeniçeri, një tërm ky që më pas nga gjuha angleze u kthye në "janissaries".

kadë (në arab.: kadi): Gjykatës musliman që duhej të jepte vendime në përputhje me Sheriatin (Ligjin e Shenjtë të Islamit).

kazasker (në arab.: kadi asker): Gjykatës ushtarak. Devleti Osman, duke qenë se e kishte bazuar themelin e tij në idealin e xhihadit, e krijoi në një kohë mjaft të hershme postin e kazaskerit (gjykatësit ushtarak). Me kalimin e kohës, ky post u nda në dy poste kryesore: Kazaskeri i Rumelisë dhe Kazaskeri i Anadollit.

kaptan-ë derja: Kryekomandanti i forcave detare osmane.

mehter: Banda ushtarake osmane, që ka qënë një traditë selçuke, nga ku dhe u mor, dhe që luante zakonisht muzikë çdo pasdite. Kjo bandë përdorej në mënyrë të dobishme gjatë xhihadit. Ajo u kthye në një model të bandave të ardhshme evropiane.

menshur (në arab. manshur): Dekret i lëshuar nga sulltani, me të dlin u jepet rangu vezirit, bejlerbeut, etj., ose për emërimin e dikujt për kryekomandant të ushtrisë. Është sinonim i fermanit.

muxhahid/myxhahid (në arab.: muxhahid): Luftëtar në xhihad.

muderris/myderris (në arab.: mudarris): Një profesor apo mësues i medresesë.

mukashefe/mykashefe (në arab.: mukashafeh): Përqasja shpirtërore e një veliu për të arritur njohurinë për të panjohurën.

muselem/mysel-lem (në arab.: musel-lem): Një ushtar, që përjashtohej nga taksat. Fillimisht, pjesëtar i trupës së këmbësorisë së krijuar nga Orhan Gaziu.

muteveli/mytevel-li (në arab.: mutevel-li): Administratori i një vakëfi.

nedim (në arab.: nadim): Një njeri dijetar dhe i këndshëm me të dlin sulltanët kishin kënaqësi të bashkëbisedonin.

oshyr/oshr (në arab.: ushr): E dhjeta (1/10). Një musliman paguan oshyr për grurin e prodhuar që mund të ulet në të njëzetën, nëse përfshihen shpenzimet njerëzore dhe të tjera.

raijjet (në arab.: ra'ijjeh) (shumësi: ra'aja): Ata për të cilët Devleti Osman kujdesej. Popullsia e qeverisur në administratën islame nuk janë subjekte, por ishin dhe u quajtën ra'aja. Kjo fjalë nënkupton përgjegjësinë e Devletit ndaj popullsisë së qeverisur.

sadrazam (në arab.: sadr a'zam): Kryeveziri.

salat (në pers.: namaz): Mënyra muslimane e adhurimit pesë herë në ditë. Pejgamberi i Fimdit u mësua se si të falej nga Xhibrili (Gabriel).

sipahi (spahi): Kalorës. Njësitë sipahi u krijuan gjatë viteve të sundimit të Sulltan Muradit (1362-1389). Përveç njësive sipahi në kryeqytet, ekzistonin edhe njësi të tjera kalorë-siake të provincave, që po ashtu quheshin sipahi.

sufi: Njeri i devotshëm dhe besimtar: që i përket njërit prej urdhrave shpirtërore të quajtura tarikat.

syrre (mahmal) (në arab.: surreh): Dhurata dhe para që u dërgoheshin njerëzve të dy Qyteteve të Shenjta të Islamit, Mekës dhe Medinës. Sulltani i parë osman që dërgoi syrre, ishte Çelebi Mehemmedi (1413-1421). Që nga viti 1517 dhe deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore, osmanët rregu-llisht dërgonin syrre vjetore në Hixhaz. Dhe Syrre Emini (Kreu i grupit të syrres) kryente haxhin në emër të sulltanit.

sunnet/synnet (në arab.: sunnat): Tradita e Pejgamberit të Fundit.

shehzade (në pers.: shahzadeh): Djali i sulltanit.

shejh/sheh (në arab.: shejkh): Mjeshtër shpirtëror i urdhrit të sufive. Pjesa më e madhe e sulltanëve dhe e vezirëve osmanë kishin një respekt të konsiderueshëm ndaj shejhëve.

shejhulislam/shejhylislam (në arab.: shejhut Islam): Auto-riteti më i lartë gjyqësor dhe arsimor i Devletit Osman. Ai ishte në një nivel të barabartë në hierarki me Sadrazamin dhe Devleti Osman duhej të merrte miratimin e tij për çështje të rëndësishme.

tablhane (në pers.: tablkhaneh): (shiko mehter) Banda ushtarake muslimane.

tarikat (në arab.: tarikat): Një urdhër sufit.

tekke/teqe: Shtëpia e një shejhu dhe vendi ku mblidheshin anëtarët e urdhrit sufiz ku praktikohet trajnimi shpirtëror dhe u jepet ithtarëve.

tekfur: Guvematori romak i një qyteti apo një qyteze. tëmar/timar: Sistemi Osman i iktasë.

tug (tug): Maja e shtizës së flamurit me tre bishta kali që shënonte pozitën e lartë të pronarit të saj.

ulufe (në arab.: 'ulufeh): Paga që u jepej jeniçerëve çdo tre muaj.

vakëf (në arab.: uakf): Ndihma që ndanin të pasurit për qëllime fetare dhe shoqërore.

veli shum.: evlija (në arab.: ualiz shum.: eulija'): Një njeri shumë i dashur, i devotshëm, i pastër dhe i dlirë, që arrin në një nivel shumë të lartë shpirtëror.

vezir (në arab.: uazir): Sipas konceptit islam, një person i cili merr përsipër përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë për çështjet e Devletit, duke pasur më shumë fuqi dhe autoritet se një ministër i kabinetit qeveritar, në ditët e sotme.

xhihad: Lufta e shenjtë e Islamit.

xhizje (në arab.: xhizjeh): Rrënja e kësaj fjale vjen nga arabishtja xheza, që do të thotë të kompensosh. Pra, xhizje ishte një taksë lokale që paguhej nga jomuslimanët, që jetonin në mbrojtjen e Devletit Musliman. Kjo taksë ndry-shonte për nga sasia, dhe: të varfërit, gratë, fëmijët, skllevërit, murgjit dhe eremitët ishin të përjashtuar nga kjo taksë. Kjo ishte një urdhëresë e Krijuesit në Kur'anin Kerim [Sure et-Tevbe, 29] dhe u zbatua fillimisht nga Pejgamberi i Fundit, kur ai u nis për në xhihadin në Tebuk, në vitin 9/630; Peshkopi i Akabes (Ajles), Juhanna, shkoi tek ai me një kryq floriri, që varej në kraharorin e tij dhe pagoi taksën xhizje. Për pasojë, ai përfitoi mbrojtjen e Devletit Musliman.

zekat (në arab.: zakah): E dhënë fetare, që duhej të paguhej nga muslimanët e pasur. Zekati është urdhëresë e dhënë nga Krijuesi, në vende të ndryshme në Kur'anin Fisnik. Kur një musliman paguan zekatin e tij, prona e tij pastrohet dhe rritet.

Themelimi

Vula e pejgamberëve, Muhammedi (s.a.v.s) pranoi shpalljen e parë në vitin 610 e.s. Menjëherë pas hixhretit (emigrimit) historik për në qytetin e Medinës, ai themeloi në vitin 622 Devletin e Parë Musliman në histori. Ky devlet i ri dhe mjaft dinamik, u përhap me shpejtësi në të gjitha drejtimet dhe i përcolli mbarë njerëzimit mesazhin e lavdishëm dhe revolucionar të Islamit, dhe brenda një kohe shumë të shkurtër sfidoi edhe vetë autoritetin dhe ekzistencën e dy superfuqive botërore, asokohe, në rënie: Perandorisë Romake dhe Persisë Sasanide.

Megjithatë, muslimanët kishin kaluar si fillim në rajonin e Anadollit gjatë Hilafetit Emevit (41-132 p.h.  661-750 e.s.), kur ushtria e tij marshoi drejt këtij vendi, deri sa mbërriti në Skutari, përballë kryeqytetit të Kostandinopojës, në pjesën evropiane të Bosforit. Për pasojë, një forcë tjetër e komanduar nga Sufjan b. Avf sulmoi Kostandinopojën. Ndërkohë flota muslimane lundroi në Detin Mesdhe dhe Detin Egje, derisa u vendos në Istmin e Kapëdagë (Kapidagi), në bregdetin jugor të Detit Marmara. Nga kjo bazë detare strategjike, flota muslimane u hodh në sulm kundër flotës romake dhe më pas ndihmoi ushtrinë muslimane, gjatë rrethimit të Kostandinopojës.

Duhet të theksojmë këtu se midis luftëtarëve të ushtrisë muslimane, ishte sahabi i njohur (shok i Pejgamberit), Ebu Ejjub Halid b. Zejd El-Ensari, i cili strehoi Pejgamberin (s.a.v.s) gjatë emigrimit të tij në Medinë. Ebu Ejjubi vdiq atje në 49/669 dhe u varros jashtë mureve të qytetit të Kostandinopojës, në një vend që mbeti i papërcaktuar për 8 shekujt që do të pasonin. Njoftohet se kur Kostandinopoja "u hap" ndaj Islamit në vitin 857/1453, Sulltani osman Mehemmedi i Dytë (el-Fatih) i bëri apel shejhut (prijësit sufi), Sufi Akshemseddin, që ta gjente vendndodhjen e varrit të tij, gjë që ai e bëri. Më pas, një monument guri u vendos mbi varrin e Ebu Ejjubit dhe pranë këtij vendi u ndërtua një xhami për nder të kujtimit të tij. Turqit i dhanë këtij sahabi të madh titullin sovran Sulltan dhe ai, rrje-dhimisht, njihet mes tyre si "Sulltan Ejupi". Sulltanët osmanë e inauguruan këtë vend gjatë një ceremonie të quajtur "Këllëç Allajë" (Parada e shpatës); dhe ata së bashku me komandantët e tyre ushtarakë e vizitonin tyrben e Ensarit për të marrë bekimin e tij, sa herë që duhet të niseshin në fushatat e tyre të Xhihadit kimdër evropianëve jobesimtarë.

Një ushtri tjetër muslimane e rrethoi Kostandinopojën në vitin 99/717-718, por nuk arriti ta hapte atë ndaj Islamit. Edhe pse komandanti me famë Meslemeh b. Abd il-Melik (v.120/738), kishte arritur të depërtonte në Anadoll, dhe e kishte pushtuar qytetin Kajseri në vitin 108/726, ku Sejjid Battal Gaziu, miku i tij i famshëm dhe trim, e shok shumë i ngushtë me të, ra martir i Islamit në pjesën perëndimore të Anadollit në vitin 122/740, prapë Kostandinopoja nuk u hap.

Kur kjo zonë u aneksua nga turqit selçukë, mbi varrin e tij u ndërtua një tyrbe dhe një xhami. Për një kohë shumë të shkurtër, vendi u bë shumë i famshëm dhe qyteti pranë këtij vendi mori emrin e tij: Sejitgazi.

Abasidët ndërmorën sulme të reja në rajonin e Anadollit. Halifi Harun er-Rashid (170-193/786-809), mundi Perandorin romak Nikiforin, gjatë një beteje pranë Ereglit (Eregli), në Konja, në 190/806, dhe e detyroi atë të paguante taksën xhizje (taksë për frymë). Një Halif tjetër i Abasidëve, El-Me'mun (198-218/813-833), arriti të shkatërronte ushtrinë romake pas një beteje të ashpër që zgjati tre vjet (215-218/830-833), por ai vdiq në vitin 218/833 dhe u varros në qytetin e vogël historik të Tarsusit. Tyrbja e tij, sot, gjendet pranë xhamisë së madhe të këtij qyteti.

Pasardhësi i tij, El-Mu'tesim (218-227/833/842), i shkaktoi më 220/837, një humbje tjetër të turpshme Perandorit romak Theofilos, duke shkatërruar dhe qendrën e rëndësishme të vendlindjes së perandorit, qytetin Amorium.

Gjithashtu, el-Mu'tesim arriti të zotëronte dhe zonën "Avasim", që shtrihej nga Malatja (Malatya) deri në Tarsus. Por të gjitha këto fitore ishin të përkohshme edhe pse Islami kishte fituar kontroll të fuqishëm të Anadollit, gjatë periudhës së turqve selçukë, të cilët zotëruan dhe vendosën pushtetin e tyre në pjesën më të madhe të këtij territori.

Rënia

Sulltani Mustafa ishte tepër i zënë me gjueti në Edrene, dhe nuk angazhohej sa duhej për të kryer detyrat e tij në një mënyrë të drejtë dhe të mjaftueshme. Kjo bëri që në vitin 1115/1703, ushtarët dhe një pjesë e popullsisë ti drejtoheshin Edrenesë në shenjë proteste ndaj tij dhe për ta zëvendësuar atë me të vëllain, Ahmedin. Sulltan Mustafai e kaloi pjesën tjetër të jetës në vetmi, i mbyllur në pallat, derisa vdiq nga një sëmundje fatale, dhe u varros në tyrbene tij në Stamboll.

Shekujt e parë të historisë së Devletit Sublim Osman ishin karakterizuar nga qëndrueshmëria administrative. Guvematorët e provincave qëndronin në detyrën e ngarkuar për një kohë të gjatë, nga 10 deri në 20 vjet, dhe ishin për këtë arsye të aftë të kryenin detyrat e tyre me profesionalizëm. Por, me kalimin e kohës dhe me fillimin e rënies së pushtetit qëndror, ata filluan të qëndronin për një periudhë kohe më të shkurtër në detyrë, që rrallë arrinte 3 deri në 5 vjet. Kjo paqëndrueshmëri u shoqërua me ryshfete dhe korrupsion. Në këtë mënyrë, Devleti, edhe kur ishte në kulmin e lulëzimit të tij, ishte mbartës i farës së rënies dhe keqësimit. Megjithatë, deri në shekullin e 17-të, ai vazhdoi të ishte mjaft i fuqishëm për të hapur ndaj Islamit territore të reja të tilla si: Kretën, Uxhvarin, Kanixhen, Podoljen dhe Ukrainën. Kjo u arrit më tepër për shkak të faktit, se çështjet fiskale, ushtarake dhe administrative, veçanërisht ato në qendër të Devletit, iu besoheshin ende personave të aftë. Si fillim, fëmijët e devshirmesë merrnin një edukim të mirë që në vegjëlinë e tyre të hershme, dhe më pas dërgoheshin jashtë kryeqytetit, për të ndihmuar guvernatorët dhe për të punuar krah tyre, në mënyrë që të fitonin përvojë në fushën administrative dhe atë ushtarake, që i kualifikonte ata si vezirë të aftë. Por, ky rregull filloi të shpërfillej gjithnjë e më shumë, gjatë shekullit të 17-të, dhe pjesa më e madhe e tyre arritën të vendoseshin në poste të larta, në sajë të nepotizmit dhe intrigave, dhe jo për arsye të meritës së tyre personale. Ata kërkonin më tepër kënaqësinë, dhe bënin një jetë të shkujdesur. Rezultati i kësaj ishte dështimi administrativ dhe ushtarak, edhe pse disa drejtues të aftë arritën të gjenin rrugën e tyre deri në pushtet, dhe të ndalonin këtë situatë të çrregullt. Në këtë drejtim, situata në Dëvletin Osman Musliman, në shekullin e 17-të, ishte në mënyrë të habitshme e ngjashme me situatën në Spanjën e krishterë: "Në vitet 1600, Spanja, që kishte qenë një nga vendet më të fuqishme në Evropë, filloi të pësonte humbje të mëdha nga shpenzimet e luftës, si dhe të kishte një shërbim administrativ të fryrë dhe përhapje të korrupsionit. Nga fundi i shekullit të 17-të, të ardhurat mbulonin vetëm gjysmën e shpenzimeve të shtetit... Zhvlerësimet e vazhdueshme monetare, rritja e inflacionit dhe barra e një takse vrasëse e rrënuan industrinë dhe bujqësinë e Spanjës. Për pasojë, si një vend i varfëruar, Spanja e humbi influencën në rang global, pasi perandoria përfundoi në një copëz të fragmentizuar krahasuar me përmasat që kishte më parë.

info@balkancultureheritage.com