Sulltan Abdylazizi 1861-1876
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Sulltan Abdylazizi 1861-1876

Abdylazizi zuri vendin e sulltanit dhe Halifit në moshën 30-vjeçare. Ai ishte i shëndetshëm dhe kishte fizik të formuar, si sportist i mirë dhe mundës që ishte. Ai e ktheu teatrin, që ishte ndërtuar nga vëllai i tij në oborrin e pallatit, në një stallë, që me gjasë ishte një reagim i rreptë dhe pafavorshëm i tij ndaj invadimit të kulturës perëndimore. Gjatë mandatit të parë të Fuad Pashait si Sadrazam, Devleti Osman kishte marrë hua nga Evropa. Kartëmonedha e quajtur "kaaime" kishte dalë jashtë qarkullimit dhe disa hua të parregullta ishin shlyer. Abdylazizi ndaloi shpenzimet e tepërta dhe të panevojshme, ndaloi përdorimin në pallat të enëve prej ari dhe argjendi, dhe bëri përpjekje për të parandaluar ryshfetet dhe mitmarrjen. Disa zyrtarë u dënuan me akuzën se kishin marrë ryshfete.

Por ishte mjaft e natyrshme që opinioni publik musliman, të mos ishte në favor të reformës që ishte praktikuar pa u menduar gjatë, dhe ishte ndërmarrë pa plan. Ndërsa populli osman musliman, i jepte mjaft rëndësi vlerave dhe etikës islame.

Si një shprehje e zhgënjimit ndaj shtytjes së shpejtë dhe të paplanifikuar të perëndimit, shoqëria osmane kishte aderuar gjithnjë e më shumë në vlerat dhe etikën islame. Turqit osmanë dhe muslimanët në përgjithësi, kishin shfaqur keqardhjen e tyre për gjendjen e vështirë në të dlën ndodheshin vëllezërit e tyre muslimanë turq të Turkestanit. "Në vitet 1860-ta, ndërgjegjë-simi i turqve otomanë për muslimanët e tjerë dhe popullsinë turke, ishte rritur nga kryengritjet e zhvilluara në Azinë konti-nentale. Pantaisët, muslimanët kinezë në provincën Junan, u rebeluan dhe themeluan një shtet të vetin. Jakub Beu arriti të merrte me sukses Turkestanin nga kontrolli i kinezëve dhe e drejtoi atë si një shtet musliman me qendër në Kashgar." Sulltan Abdylazizi u njoh nga populli i Turkestanit si Halif dhe Jakub Beu dërgoi në Stamboll si përfaqësuesin e tij Sejjid Mahmud Jakubin. Britania e lehtësoi rrugën e saj nëpërmjet Indisë për shkak të luftës së saj me Rusinë për çështjen e Turkestanit. Sejid Jakubi "u kthye në Kashgar së bashku me një grup turqish otomanë, ndër të dlët ishin edhe 4 oficerë ushtarakë, që do të vepronin si instruktorë në ushtri, si dhe disa oficerë të artilerisë së lehtë. Sejjid Mahmud Jakubi gjithashtu, u kthye nga Stambolli me titullin emir për Jakub Beun, dhe me një premtim për mbrojtje, sado i pavërtetë, nga Abdylazizi si kryezot. Jakubi vazhdoi të prodhonte monedhën me emrin e sull-tanit me mbishkrimin "Mbrojti Kashgarin", dhe emri i Abdyl-azizit përmendej edhe në lutje. Në vitin 1875, i dërguari i Jakub Beut vizitoi sërish Stambollin, u prit mirë nga Abdylazizi dhe u kthye me një ngarkesë prej 2.000 pushkësh të tipit Shnajder (Snider) me mbushje me fishekë dhe 6 pajime fushore ushtarake.

Nga ana tjetër, Rusia nuk ishte aspak e kënaqur me Traktatin e Parisit dhe kushtet e saj, por duke qenë e vetëdijshme se, nëse do f i shpallte luftë të drejtpërdrejtë Devletit Osman, fuqitë evropiane do f i vinin në ndihmë atij, ashtu siç kishte ndodhur edhe në Luftën e Krimesë, Rusia kërkoi mundësinë e ndërhyrjes dhe nxitjes së komuniteteve të krishtera në territorin osman, duke nxitur ndjenjat kombëtare tek ata. Në fshehtësi, Rusia nxiti bullgarët dhe popullin e Malit të Zi, për pasojë, një kryengritje e madhe shpërtheu në Mal të Zi, në vitin 1280/1863, që arriti të nënshtrohej nga Serdar-ë Ekrem Omer Pasha.

Ngjarjet në Vllahi dhe Moldavi 1861-1866

Sipas Traktatit të Parisit, në 1278/6 dhjetor 1861 u lëshua një ferman, sipas të cilit qeveria e Vllahisë dhe Moldavisë i besohej Princit Kuza, nën drejtimin osman, që shënoi themelimin e Rumanisë së ditëve të sotme. Por, parlamenti i bashkuar i saj nuk e miratoi një projektligj të paraqitur nga princi dhe ai për të marrë hak e shfuqizoi, dhe shpërndau parlamentin. Në vitin 1281/28 qershor 1864, u vendos që shteti osman të vazhdonte sundimin në Rumani, edhe pse kësaj të fundit iu dha leje që të drejtonte vetë çështjet e saj të brendshme. Parlamenti zgjodhi Leopoldin, që ishte Konti i Flandersit dhe vëllai i Mbre-tit të Belgjikës, si princ të Rumanisë, por ai nuk pranoi. Në këtë mënyrë, Franca thuri intriga për të siguruar zgjedhjen e Sharlit në këtë post. Aktualisht, ai erdhi në Stamboll në vitin 1866 për ti shfaqur respektin e tij të veçantë sulltanit, i cili pranoi ta njihte sundimin e tij trashëgimtar në Rumani, me kusht që të ishte nën sovranitetin osman, dhe që ushtria rumune të mos kalonte numrin prej 30.000 ushtarësh.

Ngjarjet në Serbi

Qeveria serbe rriti numrin e xhandarmerisë së saj në vitin 1278/janar 1862 dhe gjatë muajve shkurt dhe mars vrau disa turq. Kjo ngjarje u shoqërua nga një periudhë trazire dhe kaosi, gjatë të cilës kështjella e Beogradit iu dorëzua, në vitin 1284/1867, pa luftë serbëve. Qeveria osmane nuk ishte e aftë të bënte asgjë kundër Serbisë, sepse ata e dinin se fuqitë evropiane nuk do t'i lejonin turqit ta thyenin fuqinë e serbëve.

Kryengritja në Kretë

Në Kretë 15 për qind e popullsisë ishte muslimane, ndërsa pjesa tjetër ishte e krishterë. Disa nga këta muslimanë kishin ardhur nga Anadolli dhe të tjerët ishin të konvertuar në besimin islam. Fermani i Islahatit iu ofroi të krishterëve shumë privilegje dhe në vitin 1866, ata blenë sipërfaqe të gjera toke në Kretë. Megjithatë, ata u hodhën në kryengritje, ose ishin të detyruar të vepronin në këtë mënyrë, nën udhëheqjen e Mihailit, i cili kërcënoi se do tiu digjte shtëpitë atyre që nuk do të mermin pjesë në këto kryengritje, që kishin mbështetjen e Rusisë dhe Greqisë. Ndërkohë, fuqitë evropiane propozuan organizimin e një hulumtimi dhe plebishiti në Kretë, por Devleti Osman e kundërshtoi këtë ofertë. Ambasadori francez, Bure (Bourree), u prit në Stamboll nga vetë sulltani, që iu përgjigj këmbënguljes së tij për hulumtim: "...Në ishullin e Kretës gjendet një popullsi prej 300.000 rumësh (grekësh); ndërkohë që është e logjikshme të merret një monedhë floriri nga secili prej tyre si taksë vjetore dhe të ardhurat do të jenë 300.000 monedha floriri. Por, taksa është më pak se gjysëm lire dhe nuk ka një shtet të vetëm që merr një sasi kaq të vogël si taksë, dhe vazhdimisht është disku-tuar, dhe propozuar që të dërgohet një komision në këtë vend për shqyrtim.

Megjithatë, Devleti Osman e mbajti nën kontroll këtë krye-ngritje në Kretë, duke bllokuar brigjet e Greqisë në vitin 1968, që të parandalonte çd,o ndihmë të mundshme për kryengritësit, dhe në të njëjtën kohë shpalli një amnisti të përgjithshme. Në vitin 1869, u mbajt në Paris një konferencë që miratoi veprim-taritë dhe politikat e Devletit Osman në këtë kontekst. Faktikisht, gjatë kësaj kohe, Britania praktikonte në Indi një politikë të tillë taksash që ia merrte pronën atyre që nuk kishin mundësi të paguanin.

I Qeveritë e Britanisë, Austrisë, Francës dhe Rusisë, në vitin 1867, shqyrtuan shtrirjen e realizimit të reformave të premtuara nga Devleti Osman dhe gjetën shumë gabime. Ata u ankuan se gjykatat e përziera ishin të pakta në numër dhe se metodat e tyre të zgjidhjes së çështjeve nuk ishin të kënaqshme. Ahmed Xhevdet Pasha ishte emëruar si kreu i Divan-ë Ahkam-ë Adlijje (Gjykata e Shkallës së Lartë), që ishte e përbërë nga anëtarë muslimanë dhe jomusliamanë.

Sadrazami Ali Pasha, e këshilloi në vitin 1867 Sulltan Abdylazizin që ligji francez të përkthehej dhe të pranohej si kodi civil osman! Por Ahmed Xhevdet Pasha (1822-1895), i diplomuar në një medrese, ishte njohës i mirë i ligjeve islame, dhe për më tepër, e njihte mirë edhe Evropën. Ai ishte njohës i mirë i matematikës, historisë dhe i kodit civil francez. Me propozimin e tij, u vendos që të përpilohej një libër mbi ligjin me titullin Mexhel-le-i Ahkam-ë Adlijje për marrëdhëniet individuale të njerëzve, duke përdorur libra të fikhut (jurisprudencës islame), dhe duke marrë në konsideratë nevojat e kohes. Një shoqatë u themelua nën kryesimin e Ahmed Xhevdet Pashait, që brenda një 10 vjeçari përgatiti Kodin Civil Osman. Mexhel-le përbëhej nga një parathënie dhe 16 libra. 15 prej librave u përfunduan në vitin 1874 dhe libri i fundit i 16-ti përfundoi në vitin 1878.

Otomanët e rinj (Jeni Osmanllëllar)

Disa intelektualë osmanë, të ndikuar nga idetë e lirisë, dhe të liberalizmit, që frynin nga Evropa, themeluan një shoqëri të fshehtë të quajtur Jeni Osmanllëllar (Osmanët e rinj). Shoqëria e Otomanëve të Rinj u organizua në vitin 1865, dhe anëtarët e saj propagandonin idetë e tyre në gazetën Tesvir-i Elkar, dhe në gazeta të tjera. Ata filluan të propagandonin idetë e tyre në vitin 1866. Shoqëria e tyre e fshehtë ishte organizuar mbi bazën e Karbonarëve; ndër pjesëtarët e saj ishin: Zijai, (Namëk) Kemali, Ali Suaviu, gazetari Agah Efendiu dhe Shinasiu. Zhan (Jean) Pietri i Korsikës luajti një rol kryesor dhe të rëndësishëm për prezantimin e anëtarëve të kësaj shoqërie me njëri-tjetrin. Zhani iu prezantoi Osmanëve të rinj një person të quajtur Sukkakini, që në të vërtetë ishte me origjinë italiane. Sukkakini, kishte menaxhuar çështjet tregtare dhe çështjet e fshehta politike të Mustafa Fazil Pashait së Egjiptit. Mustafa Fazil Pasha, djali i Ibrahim Pashait, që ishte djali i Muhammed Ali Pashait, iu kimdërvu administratorëve të Tanzimatit, për shkak të faktit që Hedivi (titull që sulltani i kishte dhënë pashait trashëgimtar të Egjiptit) i Egjiptit, Ismail Pasha, ndryshoi sistemin e tij të trashëgimisë nga "trashëgimtari është djali më i madh i familjes", në "trashëgimtari është djali i Hedivit", me çka iu privua pushteti djalit të madh, dhe ky ndryshim u arrit me pranimin e administratorëve të Tanzimatit në Stamboll. Ai ishte mjaft i pasur dhe mbështeste nga ana financiare "Otomanët e Rinj": Zija Pashanë, Namëk Kemalin, Ali Suavin, Agah Efendiun, që ishin në favor të Kushtetutës.

Qeveria osmane nuk ishte në favor të prezencës së këtyre intelektualëve në Stamboll dhe Namëk Kemalin e emëruan si asistent të Valiut të Erzurumit, ndërsa Zijain si mutesarrif (guvemator) të Qipros; por Sukkakini, në emër të shefit të tij i thirri ata në Evropë, dhe iu propozoi atyre që të punonin atje.

Edhe pse Osmanët e rinj u emëruan në poste të larta jashtë Stambollit, ata preferuan të shkonin në Evropë, duke vlerësuar si më tërheqëse mundësinë që iu dha për të fituar para dhe famë. Kemali dhe Zijai u larguan nga vendi në fshehtësi, nga moli Tophane me ndihmën e ambasadorit francez. Suavi dhe Agahu, gjithashtu u dërguan në Evropë me ndihmën e Sukkakinit, dhe Mustafa Fazil Pasha i përshpejtoi veprimtaritë e tij në Evropë si mbrojtës i këtyre të "rinjve". Ata vazhduan të shkruanin dhe t'i dërgonin shkrimet e tyre nëpërmjet zyrave të huaja postare, që ishin jashtë kontrollit të Devletit Osman. Disa gazeta franceze i përshkruanin ata si "shpëtimtarët e Turqisë dhe pararoja e përparimtarëve".

"Ndërkohë këta "të rinj të rritur" dëshironin një liri të tillë që do t'i shkaktonte Devletit një tronditje të fortë me gjithë kuptimin e fjalës në interes të të huajve, "territori osman është një nga vendet më të lira në botë; çdo gjë është e lirë në Turqi me përjashtim të kritikës kundër Islamit dhe Sulltanit", një fjali kjo e Panait Istratiut, një shkrimtari me famë nga Rumania, që ishte një shtet që i paguante tagër Devletit Osman.

Në Dhilkade 1283/mars 1867, Osmanët e rinj filluan të propagandonin në Paris për idenë e një kushtetute të re për Turqinë. Në radhët e tyre kishte njerëz të sinqertë dhe të përkushtuar, por disa prej tyre punonin për të përmbushur interesat e tyre personale. Madje edhe Mustafa Fazil Pasha, që ishte në pozitën e kryetarit të shoqërisë, nuk ishte një njeri i besës; ai përpiqej t i bënte presion sulltanit, që ai ta caktonte atë princ dhe trashëgimtar të Hedivit aktual të Egjiptit. Duhet të përmendim në këtë rast se disa prej tyre, përfshi këtu edhe themeluesit paraardhës të tyre, Shinasiun, Namëk Kemalin dhe Zija Pashanë, ishin anëtarë të organizatës masone; ky është një fakt mjaft i rëndësishëm për të dlin është e nevojshme të kryhen studime të mëtejshme.

Mustafa Fazil Pasha u kthye në Stamboll pak kohë më vonë dhe u anëtarësua në Hej'et-i Vykela (qeveri) dhe për pasojë burimi financiar i Jeune Turks (Xhonturqve) u kufizua, dhe ata u kthyen në Turqi pas vdekjes së Ali Pashait, që ishte armiku kryesor i tyre. Ata hynë në shërbimin dvil të administratës që më parë e kishin kritikuar.

Ata vendosën lidhjet me Murad Efendinë, trashëgimtari i fronit dhe anëtar i organizatës së masonëve, siç ishin edhe ata. Sulltan Abdylhamidi thotë në veprën Muhtëra të Dr. Atif Beut, të publikuar nga Ibnulemin, "Vëllai im (Muradi) ishte mik i (Namëk) Kemal Beut. Ata pinin alkool bashkë nga darka deri në mëngjes, si dhe shkruanin dhe lexonin. Një ditë, unë pashë Kemal Beun dhe i thashë: "Kemal Bej, duhet të jesh i vetëdij-shëm se ti do të jesh shkaktari për vdekjen morale të vëllait tim, mos e nxit atë të pijë alkool deri në atë masë." ... Ata takoheshin në disa vende, por më tepër në Fermën Kurbagallëdere (Kur-bagalidere). Puna e tyre ishte të kritikonin Sulltan Abdylazizin dhe të thumin plane për ta kthyer opinionin publik lokal dhe atë të huaj kimdër tij, si dhe për ta rrëzuar atë nga froni sa më shpejt të ishte e mundur, që në atë fron të ulej Muradi.

Udhëtimi i Abdylazizit në Evropë

Perandori francez, Napoleoni III, ftoi Sulltan Abdylazizin në Paris, me rastin e Panairit Ndërkombëtar të Parisit, dhe i parashtroi atij, nëpërmjet ambasadorit të tij në Stamboll, mundësinë e shfrytëzimit të kësaj rrethane të përshtatshme për fuqizimin e paqes së përgjithshme. Në atë kohë, problemi i Kretës iu ishte bashkuar problemeve të rajonit të Ballkanit, dhe, për këtë arsye, Sulltani osman vendosi të shkonte. Ai u nis në Safer 1284/qershor 1867 në rrugë detare, mbërriti në Tulon dhe shkoi në Paris. Ai u prit nga perandori në stacion, por kur Napoleoni III i tha atij se mënyra më e mirë për të zgjidhur problemin e Kretës, ishte t'ia linte atë Greqisë, Abdylazizi iu përgjigj se: "Devlet-i Alijje, pasi luftoi për 27 vjet dhe pasi kishte sakrifikuar kaq shumë shpirtra, arriti të aneksonte ishullin; unë nuk pranoj asnjë propozim për ta dorëzuar këtë ishull dhe jam i vendosur të luftoj deri në fund për hir të tij." Pas kësaj deklarate të sulltanit, perandori hoqi dorë nga propozimi i tij. Dhe disa ia atribuan këtë fjalim Fuad Pashait, që ishte i famshëm për shpejtësinë e përgjigjeve të tij; kur ai u pyet gjatë një bisede miqësore për çmimin e shitjes së Kretës, ai. ia ktheu: "I njëjti çmim me të cilin e blemë!

Sulltan Abdylazizi shkoi dhe në Londër, ku takoi Mbretëreshën Viktoria. Kryeministri britanik, Palmerston (Palmer-stone), që e kishte kthyer në parimin e tij dhënien e mbështetjes për Devletin Osman kundër Rusisë, kishte ndërruar jetë dy vite më parë. Sulltani vizitoi shtëpinë dhe familjen e tij; kjo sjellje besnikërie pati një ndikim mjaft të mirë për opinionin publik. Sulltan Abdylazizi u kthye nëpërmjet Brukselit, Vjenës dhe Vamës në Rebi'ulahir 1284/gusht 1867.

Konferenca e Londrës

Me disfatën në Gjermani, në vitin 1870, Franca humbi ndi-kimin e saj në Lindje. Britania qëndroi asnjanëse dhe nuk mbeti asnjë fuqi që t'i kundërvihej Rusisë në Lindje, përveç Gjerma-nisë. Ishte e mundur që të ekzistonte një marrëveshje e fshehtë, midis këtyre dy fuqive, mbi çështjen e Lindjes. Rusia nuk ishte e kënaqur me nenin e Traktatit të Parisit që ndalonte luftanijet e saj në Detin e Zi. Rusia njoftoi shtetet pjesëmarrëse në nën-shkrimin e këtij traktati se ajo e shikonte këtë nen si të pa-vlefshëm. Pas ardhjes në fron të Sulltan Abdylazizit, Devlet-i Alijje kishte më shumë se 20 luftanije të blinduara dhe rreth 100 anije lufte druri që e shqetësonin Rusinë. Për këtë arsye, Rusia ngulte këmbë për amendimin e Traktatit të Parisit dhe një konferencë u mbajt në Londër në vitin 1288/1871. Në këtë konferencë, kushti i Rusisë për lejimin e anijeve të saj në Detin e Zi u pranua, por u vendos që në rast se Devleti Osman do të kërkonte që anijet e luftës së shteteve të tjera të hynin në Detin e Zi, ato do të futeshin aty, si dhe u konfirmua dhe një herë e drejta e Devletit Osman për t i mbajtur të mbyllura ngushticat. Pas kësaj konference, Pansllavizmi i mbështetur nga Rusia fitoi terren.

Shura-jë Devlet (Këshilli i shtetit)

Një rregull i ri i quajtur teshkil-i vilajat (vilajetet formuese) u publikua në 7 Xhumadel Ahire 1281/7 nëntor 1864, dhe kishte për qëllim riorganizimin e ejaleteve në sanxhaqe, kaza dhe në nahije. Sipas këtij rregulli çdo vilajet drejtohej dhe qeverisej nga një vali, çdo sanxhak nga një mutasarrif, dhe çdo kaza nga një kajmekam, dhe secili prej tyre do të kryesonte në mexhlis-i idare (këshillin administrativ) të zonës së tyre administrative. Çdo mexhlis-i idare (këshilli administrativ) do të kishte anëtarë të tij muslimanë dhe jomuslimanë, që do të zgjidheshin nëpërmjet zgjedhjeve të organizuara çdo dy vjet, së bashku me nëpunësit qeveritarë. Çdo vilajet kishte një mexhlis-i umumi (këshill të përgjithshëm), që mblidhej një herë në vit; ky mexhlis (këshill) do të ishtë i përbërë nga anëtarë të të gjitha kazave dhe do të diskutonte dhe do të merrte vendime mbi çështjet tregtare, bujqësore, industriale, arsimore dhe civile të vilajetit.

Kjo ishte një përqasje për vahdet-i kuva (bashkimi i fuqisë), por më 8 Dhilhixhxhe 1284/1 prill 1868 u themelua Shura-jë Devlet, për t'iu afruar tefrik-i kuva (shpërndarjes së fuqisë). Anë-tarë nga vilajete të ndryshme u mblodhën më 17 Muharrem 1285/10 maj 1868. Sulltan Abdylazizi mbajti një fjalim gjatë F ceremonisë së inaugurimit të Shura-jë Devlet. Është e sigurt se udhëtimi i sulltanit në Evropë dhe mbresat e tij nga vizita, kishin ndikuar në pranimin e propozimit të Ali Pashait për këtë riorganizim.

Shfronësimi i Sulltan Abdylazizit 1876

Trupat ruse pushtuan Tashkentin në Turkestan, në vitin 1865 dhe Samarkandën në vitin 1868, dhe Emiri i Buharasë u kthye në një vali të Carit rus. Trupat ruse pushtuan edhe Hiven në vitin 1873. Britarda nuk ishte aspak e kënaqur për shtrirjen e Rusisë drejt Indisë, dhe u përpoq ta angazhonte atë në rajonin e Ballkanit dhe në Kaukaz. Rivaliteti midis Britanisë dhe Rusisë mbi Azinë vazhdoi për disa kohë edhe në Persi dhe në Afganistan. Ky rivalitet u zvogëlua deri në një farë mase pas vitit 1872; dhe Rusia filloi t'i nxiste njerëzit në Ballkan kundër Devletit Osman. Ndërkohë, Britania i anashkaloi këto veprime të Rusisë, për shkak të balancimit të problemeve në Evropë, madje edhe i nxiti ato, dhe i siguroi mbështetjen e saj Mid'hatit dhe miqve të tij nëpërmjet ambasadorit Eliot. Ky ambasador thotë se Mid'hati u zgjodh në vitin 1871 si kryetar i mbështetësve të lirisë dhe reformës, me fjalë të tjera, "ata" e emëruan atë. Ai, gjithashtu, shton se, Mid'hat Pasha jetonte në fermën e tij pranë mureve të qytetit, dhe ishte i zënë duke thurur plane. Në anën tjetër, Murad Efendiu bashkëpunonte me komplotistët nëpërmjet mjekut të tij special, Kapoljonit, kambistit të tij Hristaki dhe Zija Beut.

Periudha e trazirave në Evropën osmane dhe ndërhyrja e fuqive të huaja në çështjet e Devletit krijoi shqetësim dhe zhgënjim në territorin osman. Pjesa më e madhe e popullsisë fajësonte Sadrazamin Mahmud Nedim Pashanë për të gjitha këto përkeqësime dhe ky fakt mund fi ketë nxitur studentët të demonstrojnë më 11 maj 1876, përpara Babë Ali (zyrave qendrore të qeverisë osmane). Ata kërkuan shkarkimin e menjëhershëm të Sadrazamit dhe Shejhulislamit. Me një përpjekje të tij të pasuksesshme për të mbajtur postin, Sadrazami zëvendësoi Shejhulislamin, Hasan Fehmi Efendiun, por në fund sulltani e shkarkoi edhe atë vetë nga detyra.

Për të qetësuar situatën, Sulltan Abdylazizi emëroi pa dëshirën e tij në postin e Sadrazamit myterxhim (përkthyes) Mehmed Ruzhdi Pashanë, dhe Hysejin Hajrullah Efendiun si Shejhulislam, ndërkohë që Hysejin Avni Pasha u emërua si Serasker (Shefi i Shtatmadhorisë dhe Ministër i Luftës). Edhe Mid'hat Pasha iu bashkua qeverisë. Me sa duket, sulltani nuk kishte besim tek ata dhe ishte vetëm një çështje kohe përpara se ai t'i shkarkonte nga detyra dhe të risillte Mahmud Nedim Pashanë në fuqi. Për këtë arsye, ata punuan fshehurazi që ta rrëzonin sulltanin nga froni dhe kjo mund të ketë qenë një ide e Hysejin Avni Pashait, i cili e bindi dhe Mid'hat Pashanë që t'i bashkohej këtij komploti. Sadrazami Mehmed Ruzhdi Pasha në fillim hezitoi, por pas kërcënimeve u bind. Shejhulislami ishte bindur në shtëpinë e madhe të Mid'hat Pashait dhe Seraskeri Hysejin Avni Pasha bindi Sylejman Pashanë, komandantin e Kolegjit të Luftës, Ahmed Pashanë nga Kajseri, dhe Ministrin e Forcave Detare për t'u bashkuar në këtë komplot. Konspiratorët lëshuan një fetva që e shpallte Abdylazizin të çmendur dhe për këtë arsye Hilafëti i tij konsiderohej si i dëmshëm për Devletin, dhe për milletin (popullsinë). Ata rrethuan pallatin, u betuan për besnikëri ndaj Murad Efendiut, dhe më 30 maj 1876, pushkët u shkrepën, dhe shpallën rrëzimin e Abdylazizit, dhe ardhjen në fron të Sulltanit të ri, Muradit V.

Ndërkohë që dy zyrtarët më të vjetër, Ali Pashai dhe Fuad Pashai mermin hua shuma të mëdha parash nga Evropa, Sulltan Abdylazizi ishte përpjekur të bënte të pamundurën për të reduktuar shpenzimet. Megjithatë, vetëm atij iu ngarkua edhe përgjegjësia e kësaj situate, dhe e rrëzuan nga froni, edhe pse ai duket se kishte qenë akoma popullor për masat. Xhelaleddin Pasha thotë për këtë rast: "Nëse një oficer i guximshëm do ta kishte nxjerrë Sulltan Abdylazizin jashtë dyerve të pallatit, dhe nëse sulltani do t'iu kishte shpjeguar ushtarëve situatën e vërtetë, pra komplotin, bajonetat e ushtarëve mund të ishin kthyer kundër komplotistëve, dhe ata, që kishin organizuar komplotin, do të ishin mundur dhe shkarkuar nga detyrat e tyre. Por, ata që e rrethonin atë, nuk ishin njerëz të tillë që të vepronin me trimëri. Në përgjithësi, ata ishin të dhënë pas përfitimeve dhe ryshfeteve." Pak kohë pas rrëzimit të tij nga froni, u njoftua se ish-sulltani kishte kryer vetëvrasje. Meqenëse kishte prerje në dy kyçet e tij. Abdylazizi ka shumë mundësi të ketë qenë viktimë e vrasjes politike.

info@balkancultureheritage.com