Gostia e dijetarëve
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Libri I

Në Isa, ishull në Adriatik, bëhet thotë Agatarhidi, verë, e cila po të krahasohet me të tjerat, është më e mirë.

Libri II

Theopompi thotë se rreth lumit Erigon ndodhet një ujë i tharptë; ata që pijnë nga ky, dehen sikurse ata që pijnë verë.

Libri III

Fylarhu thotë se kurrë më parë, në asnjë vend, bathët egjiptiane nuk janë mbjellë dhe ato të mbjellura nuk janë rritur veçse në Egjipt; në kohën e mbretit Aleksandër, djalit të Pirros, ndodhi që të mbijnë bathë në një vend moçalor, pranë lumit Tyam të Thesprotisë, në Epir.

Tek athamanët një lloj buke quhet dhramikes e araksis

Libri VI

Thesalët quajnë penestë jo ata që lindin skllevër, por ata që shtihen në dorë me anë të luftës.

Ardianët, thotë /Teopompi/ kanë treqind mijë prospelatë si helotë, çdo ditë pijnë e dehen dhe bëjnë gostira dhe nuk e mbajnë dot veten sa duhet në punën e të ngrënit e të pirit. Prandaj edhe keltët, kur luftuan kundër tyre, duke ua ditur këtë dobësi, porositën të gjithë ushtarët që të përgatitnin nëpër çadrat një darkë sa më të mirë dhe të vinin nëpër ushqimet një farë bari të njomë helmonjës i cili të shkaktonte të prerët e barkut... Kjo u bë, dhe atëherë disa prej tyre u kapën nga keltët dhe u vranë, kurse të tjerët u hodhën në lum duke mos mundur të zotërojnë barqet e tyre.

Agatarhidi, nga Knidi, në librin e tridhjetë e tetë të veprës "Europaikon" thotë se dardanët kanë kaq shumë skllevër sa dikush kishte një mijë... kurse të tjerë edhe më shumë. Secili nga këta skllevërj në kohë paqeje punon tokën, kurse në kohë lufte merr pjesë në ushtri, duke pasur si prijës të zotin e vet.

Libri VIII

Heraklidi, nga Lembo, në librin 21 të Historisë thotë se perëndia hodhi prej qielli në Paioni dhe Dardani bretkosa. Sasia e tyre ishte aq e madhe sa u mbushën shtëpitë dhe rrugët plot.

Libri IX

Posidoni, stoiku, në librin 27 të historisë së tij thotë se në Dalmati ka rrepa fushe dhe rrush të egër.

Libri X

Në librin e dytë të "Filipika" /Teopompi/ thotë: "Ilirët hanë dhe pijnë duke ndenjur; nga ana tjetër, nëpër gosti marrin edhe gratë me vete, për të cilat është një gjë e mirë që të pijnë për shëndetin e cilitdo nga të pranishmit... Kur pijnë, (ilirët) i mbështjellin barqet e tyre me breza të gjerë; dhe këtë gjë në fillim e bëjnë me masë, por sa më tepër që pijnë, aq më tepër e shtrëngojnë brezin".

Në përshkrimin e Evropës /Hekateu/ thotë se paionët pinin një pije bryton prej elbi dhe parabije prej meli e konyzi; thotë gjithashtu se lyhen me lyrë.

Libri XI

Gjedhët e Molosisë thuhet se kishin brirë shumë të mëdhenj. Për trupin e tyre flet Teopompi. Afër Molosisë është Jolko, në të cilën u bë ndeshja e Peleut.

Teopompi në librin e dytë të "Filipika", duke folur për mbretërit e paionëve, thotë se brirët e qeve, që rriteshin në tokat e tyre, ishin aq të mëdhenj sa zinin 3-4 koe dhe prej tyre bënin kupa, buzët e të cilave i vishnin në argjend ose ar.

Skyfosi tek epirotët quhet lytros, sikurse e thotë Seleuku.

Libri XII

Klitua aristotelian, në veprën e tij mbi Miletin, thotë se Polykrati, tiran i banorëve të ishullit Samo, i grumbullonte gjërat e qejfit nga çdo anë, nga Epiri qentë, nga Skyro dhitë, nga Mileti dhentë dhe nga Siqelia derrat.

Libri XIII

Filipi martohej gjithmonë në kohë lufte. Gjatë sundimit të tij 22 vjeçar ai u martua sikurse thotë Satyri në veprën e tij "Jeta e Filipit", së pari me iliren Audata, dhe pati me të të bijën Kynën. Filipi mori si prikë edhe mbretërinë e molosëve, kur u martua me Olympinë, e cila i lindi Aleksandrin dhe Kleopatrën... Mbas gjithë këtyre martesave u martua më në fund me dashuri me Kleopatrën, të motrën e Hipostratit dhe mbesën e Atalit. Këtë e mori për grua krahas Olympisë. Por kjo /martesë/ ia shkatërroi jetën, mbasi menjëherë mbas dasmës Atali tha: "Tani padyshim do të lindin mbretër të vërtetë dhe jo dobiça". Aleksandri kur i dëgjoi këto, dërgoi tek Atali kupën që mbante në duart e veta dhe pastaj Atali ia ktheu në të njëjtën mënyrë. Olympia atëherë shkoi tek molosët, kurse Aleksandri tek ilirët.

Duri, nga Samo, thotë se u bë edhe lufta e parë ndërmjet dy grave: Olympisë e Eurydikes. Në këtë luftë ajo u lëshua në mënyrën më bakhike, me daulle, kurse Eurydika ishte armatosur maqedonçe, duke qenë ushtruar në punë të luftës prej Kynës me prejardhje ilire.

623d 27 Quhen datat ata që e kanë kërcimin më të thjeshtë, më të ngadalshëm dhe më të ndryshueshëm, si kërcimi jambik molos...

info@balkancultureheritage.com